ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI: Pse pranova të jem pjesë e saj

NDRYSHIMI THEMELOR I PARTISË SË RE POLITIKE ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI NGA PARTITË E MAJTA DHE TE DJATHTA EGZISTUESE DHE PSE PRANOVA TË JEM PJESË E SAJ

Nga prof. Dr. Gëzim Boçari

Botuar në Koha Jonë, 10.02.2017

Në mes të Janarit 2017 mora një ftesë për të marë pjesë Konventën e të përndjekurve që kishin vendosur për të themeluar një parti politike. Mendimi im i parë ishte se në 66 subjektet politike që kandiduan në zgjedhjet e 2013, po bëhet thjeshtë një shtesë e numurit për efekt tërheqje votash. Para se të përgjigjesha për pjesëmarrjen analizova programin dhe statutin e kësaj nisme –Aleanca Popullore për Drejtesi ! Gjëja e parë që më ra në sy ishte ndyshimi  thelbësor i këtij  formacioni të ri politik nga partitë egzistuese. Ky formacion i ri merrte zotimin solemn se « Ne të gjithë sëbashku të mbrojmë, përfaqësojmë dhe realizojmë të drejtat Kushtetuese si dhe Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, për tre shtresat më vitale të shoqerisë shqiptare , që vazhdojnë të nëpërkëmben nga politika e këtyre 25 vjetëve dhe janë më pak të përfaqësuara politikisht në Shqipëri:Të Përnjekurit, Pronarët dhe Diaspora, emigrantët ose mërgata» ! Eshtë fakt i pakundërshtueshëm se prona është emërues i përbashkët për të tre këto kolona.

Të gjithë pranojmë se prona, duhet të ishte detyrimi i parë për tu zgjidhur me themel që në vitin 1991 nga Shteti i shpallur demokratik. Subjektet e ndryshme politike, në këto 25 vjet kanë premtuar shumë për pronarët dhe të përndjekurit, veçanërisht para fushatave elektorale për efekte votash, por klanet drejtuese kanë përfituar dhe pothuajse nuk bënë asgjë në këtë drejtim !  Vazhdoni leximin

Reklama

Pronat shqiptare, ligji i ri kthen polemikat e vjetra

Zëri i Amerikës, 10 maj 2016

Qeveria shqiptare po përgatitet të paraqesë përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ligjin e ri për trajtimin e pronave dhe aktet nënligjore si përpjekjen më të madhe shtetërore për të zgjidhur cështjen e pronave në mënyrë përfundimtare.

Përfaqësues të shtetit shqiptar u paraqitën në fillim të prillit në Gjykatën Europiane në Strasburg me ligjin e ri të pronave, ndërkohë që në Tiranë Gjyktata Kushtetuese vendosi në fund të prillit, që ligji i ri të mos i pezullohet zbatimi, ndërkohë që vazhdon shqyrtimi i padive ndaj tij.

“Jemi në limitet, ku dëmshpërblimi, që na vjen përditë për shkak të një mosveprimi të tejzgjatur të shtetit shqiptar, nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, po rrezikon kontributin e taksave të gjithë shtetasve shqiptarë në mbushjen e buxhetit të shtetit për veprimtarinë normale të shtetit” thotë Sonila Qato, drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Vazhdoni leximin

Boçari: Pronarët duan kthim, kompensimi vetëm për nevojat publike

Gazeta Telegraf më 08/12/2014

gezim bocariTryeza me pronarët ofron zgjidhje: Zbatoni Kushtetutën, shqyrtoni projektligjin tonë

Gazeta “Telegraf” vijon sot me zbardhjen e fjalës së dr. Gëzim Boçarit, si përfaqësues i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, mbajtur në pjesën e dytë të tryezës (që u zhvillua pa praninë e mediave) së organizuar në 24 tetor nga AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ. Anarkia me pronën prej moszbatimit të Kushtetutës ka qenë kryefjala në të gjithë fjalën e dr. Boçarit. Në lidhje me pronësinë, kemi “ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe secila prej tyre bie në kundërshtim me Kushtetutën”, shprehet dr. Boçari në fjalën e tij dhe si alternativë zgjidhjeje të këtij ngërçi, ai parashtron projektligjin e shoqatave të pronarëve.

Vazhdoni leximin

Gjykata e Strasburgut, faturë të kripur Shqipërisë për kompensim financiar të pronarëve

Shkrim botuar në Deutsche Welle, më 27 Shkurt 2014

Nga Ani Ruci

Gëzim Boçari , Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij. “ Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929.Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërrmarjen Bujqësore”Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivën e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë “ thotë për DW , Gëzim Boçari. Vazhdoni leximin

A e toleron Strasburgu mungesën e shtetit ligjor dhe korrupsionin në drejtësi?

Botuar në gazetën Telegraf, nga Ledjana SALIU më 07/01/2014

https://i1.wp.com/gazetatelegraf.com/wp-content/uploads/2014/01/jonufer-vlore.jpgKalvari i pronarëve në dyert e gjyqeve dhe institucioneve shtetërore për të drejtën e sanksionuar me ligj ndërkombëtar

Lidhur me standardet e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat Komisioneri Stefan Fyle deklaroi se nuk ka kushte shtesë. Kjo duhet lexuar me shumë vëmendje, pasi nga autoritetet e tjera u deklarua se në Qershor 2014 dhënia e statusit nuk është automatike, por duhet luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar. Populli e dëshiron perspektivën Europiane të Shqipërisë, por analistët dhe të huajt që duan ta ndihmojnë Shqipërinë nuk po dallojmë dëshirat dhe interesat e  popullit, që prej vitit 1991 kanë qenë dhe mbeten pozitive nga  veprimet e politikanëve mëkatarë që 1991-2013. Përgjegjëse për mosmarrjen e statusit është klasa politike dhe burim për korrupsionin e pushtetarëve dhe të sistemit të drejtësisë ka qenë dhe mbetet prona e trashëguar, që akoma nuk është kthyer tek pronari. Vazhdoni leximin

“Prona tek i zoti” është “prova e zjarrit” për KM Edi Rama

INTERVISTA/Flet Prof. Dr. Gëzim Boçari për programin e Qeverisë në lidhje me zgjidhjen e pronës

Botuar në Gazetën Telegraf, 3 tetor 2013, nga Ledjana SALIU

Prof. Dr. Gëzim Boçari: “Prona tek i zoti” është “prova e zjarrit” për Kryeministrin Edi Rama

Rama ka deklaruar se problemi pronës do zgjidhet përfundimisht dhe se puna do fillojë me çlirimin nga pushtimet dhe ndërtimet pa leje të zonës turistike të Bregdetit. “Lidhur me ndërtimet pa leje ose me leje në shkelje të ligjeve, qëndrimi duhet të jetë njëlloj për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe jo në mënyrë selektive, siç është bërë ndër vite, duke e bërë Policinë Ndërtimore dhe INUK një institucion gjobëvënës” shprehet në një intervistë për “Telegraf” prof. dr.Gëzim Boçari. Sipas Boçarit Kryeministri ka premtuar se do zgjidhë  problemin e pronës, por premtimi nuk është realizim. Ai tregon se zgjidhja është, mjafton që Qeveria të ketë vullnet politik për ta implementuar atë. Vazhdoni leximin