Botuar në Ballkan News, 16 shkurt 2017
Teksa nevojat për kompensimin e ish pronarëve janë shumë më të larta në krahasim me fondet buxhetore në dispozicion, sërish qeveria nuk arrin të alokojë në drejtim të kësaj shtresë edhe sasitë e programuara në buxhetet vjetore.
Sipas të dhënave fiskale paraprake të Ministrisë së Financave në vitin 2016 ish/pronarët morën 1.5 miliardë lekë si kompensim nga fondet buxhetore nga 3.6 miliardë të tilla që ishin programuar, duke u realizuar në vetëm 41 për qind të planifikimit. Nga fondet për kompensimin e i ish-pronarëve kanë tepruar 2,1 miliardë lekë ose 15 milionë euro të cilat kanë shkuar për uljen e deficitit buxhetor. Vazhdoni leximin