Pronat, regjistrim nga fillimi

Temat Kryesore

  • Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tregon se situata me pasuritë e paluajtshme është ende një shqetësim që kërkon ndërhyrje
  • Sipas tij, regjistrimi fillestar i pronave nga ekspertë të huaj u jep zgjidhje konflikteve
  • Tregu informal, më i madh se ai formal

Problemet me regjistrimin e pronave në 25 vitet e fundit duket se nuk kanë gjetur zgjidhje funksionale, edhe pse për të vënë rregull në pasuritë e paluajtshme të shqiptarëve janë akorduar rreth 100 milionë dollarë. Artan Lame, drejtori i përgjithshëm i ALUZNI-t, në një intervistë të dhënë për revistën “Monitor” shprehet se, gjatë këtyre viteve, në administrimin e çështjeve të territorit ka vënë re raste mjaft të komplikuara me çështjet e pronave, shumicën e të cilave i kanë krijuar vetë zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“Lëvizjet pa kriter të popullsisë, funksionimi i ligjit 7501 dhe elemente të tjera, e kanë bërë shumë të komplikuar gjendjen reale të pronësisë në vend”, tha Lame, i cili nuk është optimist as për zgjidhjen e situatës. Ai rekomandon të niset nga e para. “Duhet bërë një regjistrim fillestar i të gjitha pasurive të paluajtshme në vend nga ekspertë të huaj. Ka mjaft parregullsi dhe deformime me statusin e vërtetë të pronës. E bërë nga shqiptarët, kjo punë ka shkuar keq si shumë të tjera, shtoi ai, ndaj një kompani e huaj, larg ndikimeve vendase, do të ishte një zgjidhje e mirë për të kryer regjistrimin fillestar në të gjithë territorin”, këshilloi Lame.

Po të ketë plane rregulluese në të gjithë vendin dhe për më tepër të zbatohen me rigorozitet, toka bujqësore nuk do të shitej për truall dhe çmimi i tokës do të ishte sipas funksionit të përdorimit që vë shteti dhe jo sipas dëshirës të të zotit. Toka nuk është aset final i askujt, tha Lame, duke kujtuar se, në të gjithë botën, përdorimi i saj sanksionohet me rregulla dhe ligje. Nuk ka Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tregon se situata me pasuritë e paluajtshme është ende një shqetësim që kërkon ndërhyrje. Sipas tij, regjistrimi fillestar i pronave nga ekspertë të huaj u jep zgjidhje konflikteve. Tregu informal, më i madh se ai formal Regjistrimi për pronat të bëhet nga të huajt vend në botë që të lejon të përdorësh tokën sipas dëshirës, ndaj ai këshillon institucionet që të nisin kushtëzimin e përdorimit të tokës sipas destinacionit.

Mirëpo të gjitha ndërhyrjet që kanë për qëllim rehabilitimin e çështjeve të pronësisë duhet të bëhen gradualisht, pasi çdo rregullim me “forcë” mund të shkaktojë kosto të forta sociale se sa përfitime, thotë Lame. Sipas tij, tregu informal i pronave është më i madh se tregu formal. Edhe pse i pambikëqyrur, ky treg ka krijuar një sistem vetërregullimi dhe transaksionesh aktive, ndaj çdo ndërhyrje rregulluese e shpejtë do të krijonte kaos më shumë se zgjidhje. Kreu i legalizimeve shpjegon se, çështja e pronësisë do të kalojë në një vetërregullim gradual me ndërhyrje të kujdesshme të shtetit dhe do të duhet shumë kohë që prona të funksionojë mbi baza ligjore. Zgjidhja nëpërmjet kësaj forme do të kërkonte vite, por nuk ka një mënyrë tjetër me të shpejtë, – përfundon Lame. Vazhdoni leximin

Reklama

Boçari: Pronarët duan kthim, kompensimi vetëm për nevojat publike

Gazeta Telegraf më 08/12/2014

gezim bocariTryeza me pronarët ofron zgjidhje: Zbatoni Kushtetutën, shqyrtoni projektligjin tonë

Gazeta “Telegraf” vijon sot me zbardhjen e fjalës së dr. Gëzim Boçarit, si përfaqësues i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, mbajtur në pjesën e dytë të tryezës (që u zhvillua pa praninë e mediave) së organizuar në 24 tetor nga AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ. Anarkia me pronën prej moszbatimit të Kushtetutës ka qenë kryefjala në të gjithë fjalën e dr. Boçarit. Në lidhje me pronësinë, kemi “ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe secila prej tyre bie në kundërshtim me Kushtetutën”, shprehet dr. Boçari në fjalën e tij dhe si alternativë zgjidhjeje të këtij ngërçi, ai parashtron projektligjin e shoqatave të pronarëve.

Vazhdoni leximin

Pronat, gati 25 mijë hektarë tokë bujqësore për fondin e kompensimit fizik

Botuar në Gazetën Shqip, më 25 tetor 2014

AKKP: Plan-veprimi në bazë të vendimit të Strasburgut

Gjykata e Strasburgut

Vendimet – I kërkohet qeverisë hartimi i një liste të vendimeve që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën

Çmimi – Kërkohet të finalizohet një hartë e vlerës së tokës për të llogaritur koston e ekzekutimit të vendimeve

Kompensimi – Këshilli i Ministrave duhet të përcaktojë rregullat dhe metodat e hollësishme për kompensimin

Hartat – AKKP po realizon pozicionimin hartografik të vendimmarrjes në të gjithë territorin

Vlorë – Ka përfunduar hedhjen e të dhënave tekniko-ligjore të të gjithë vendimeve në Vlorë

25 mijë hektarë – Do të dërgohet për miratim në qeveri fondi fizik tokë bujqësore prej 25 mijë hektarësh

Nga Zamir Alushi 
https://i1.wp.com/gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2014/07/dosje-pronash.jpg
Kthimi i pronave tek ish-pronarët do të bëhet sipas detyrave të lëna qeverisë nga vendimi pilot i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në gjykimin lidhur me rastin “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”, gjykata mori vendim të shtyjë ankimimet e shtetasve shqiptarë për pronat, me kusht që të realizohej një strategji për kompensimin e ish-pronarëve, ku vend kryesor duhet të zërë kompensimi fizik. “Qeveria po bën gati fondin fizik për kompensimin”, u shpreh dje Sonila Qato, drejtore e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në një takim me grupet e interesit.

Vazhdoni leximin