Botuar në MAPO, 17 Jan 2016
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria kërcënohet nga një sërë rreziqesh të larta të financiare, ku më kryesori është ai që lidhet me faturën e kompesimit të pronave. Në një raport të posaçëm për Shqipërinë, FMN thotë se, pretendimet për kompesimin e ish-pronarëve janë sa 70% e Prodhimit Kombëtar, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 7 miliardë eurosh.
Kjo është një kosto e pamundur për Shqipërinë ndaj qeveritë e kanë shmangur përmes uljes së vlerave të kompesimit, që kanë dhënë për pronarët por edhe shtyrjen në kohë.
Pak muaj më parë, qeveria aktuale miratoi një ligj të ri për kompesimin e pronarëve. Sipas ligjit, në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollar, si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash, për kompesim fizik me vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë.