Pa kthyer pronën tek i zoti, lufta kundër korrupsionit është vetëm slogan politik

Nga Loro Stajka

Botuar në Gazetën Telegraf 23/11/2014

pronatKujtesë, drejtuar Kryeministrit z. Rama, deputetëve, gazetarëve, analistëve të politikës dhe shqiptarëve patriotë: Kontribuoni për vendosjen e shtetit ligjor dhe të drejtësisë në Shqipëri

Shqetësimi im për këtë kërkesë publike fokusohet tek politikat negative ndaj pronarëve që ka realizuar PD/PS, pas vitit 1991 e deri sot. Kjo politikë që shkatërron themelet e demokracisë dhe të ardhmen e popullit shqiptar, po vazhdon prej 23 vjetësh për shkak të mungesës së vullnetit politik për kthimin e pronës tek i zoti, duke zbatuar Kushtetutën e vendit. Kur popullit i mohohet prona e trashëguar, ai zhytet në mizerje, në konflikte dhe kjo është skllavëri e maskuar. Burimi i të keqes është anarkia e pronës dhe sistemi në Shqipëri nuk është demokratik, por pseudodemokratik…

Vazhdoni leximin

Nuk mund të shkohet në BE pa zgjidhur pronën dhe duke shkelur Kushtetutën

Letër e Shoqatës “Pronësi me drejtësi” drejtuar Zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe në kopje Ambasadorit të BE zotit Ettore Sequi, Ambasadorit të OSBE zotit Florian Raunig, Ambasadorit të Britanise Madhe zotit Nicholas Cannon OBE, Ambasadorit të SHBA zotit Aleksandër Arvizu & Law Enforcement Sectors the Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training Program (OPDAT), Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës zotit Martin de la Beij.

Tiranë, me 13.12. 2013

Zotëri të nderuar,

Shkak që ju drejtohemi është urdhëri i datës 2.12. 2013 për „lirimin nga detyra“, pa asnjë shkak apo motivacion të Zv. drejtorit të AKKP, z. Agim Toro. Nuk duam të besojmë se largimi i këtij specialisti 6 muaj pas emërimit të bërë me vendim të Qeverisë, u bë sepse ai ka kudërshtuar veprimet e arbitrare të paligjëshme apo sepse emërimi tij kishte firmën e kryeministrit pararendës Sali Berisha. Vazhdoni leximin

Ju orfojmë zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të pronës në përputhje me Kushtetutën dhe kërkesat e GJEDNJ

KRYEMINISTRIT  TË REPUBLIKËS ZOTIT EDI RAMA

I nderuar zoti Kryeministër,

Unë, Rrapo Hajredin Danushi, kryetar i shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve „Pronësi me Drejtësi“, në emër të pronarëve të ligjshëm, të cilëve Shteti Shqiptar, prej vitit 1991, vazhdon të mos ju kthejë konform detyrimeve kushtetuese, pronën e tyre të trashëguar të marrë padrejtësisht prej sistemit 45 vjeçar të diktaturës komuniste 1945-1990, ju parashtroj sa vijon. Vazhdoni leximin

Çfarë kërkojmë prej Kryeministrit Edi Rama, prej gjithë Deputetëve, prej Politikës së Brukselit dhe Washingtonit

Galeri

Demokracia fillon kur t’i ktheni shqiptarit pronën që ia grabiti diktatura Duke ndjekur në TV diskutimet e deputetëve për programin e Qeverisë Rama, me datën 14-15 Shtator 2013, si shtetas ndjej detyrimin qytetar, moral dhe patriotik të ripërsëris edhe një … Vazhdoni leximin