Publikuar më 26.12.2013 | në Gazetën Shekulli
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=37388&kat=116
Nga Rrapo Hajredin Danushi/Shoqata e të shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”
Fillimisht shpreh falënderim për shtypin që gjithnjë e më mirë po kryen rolin e tij si pushtet i pavarur dhe boton pa censurë shkrimet dhe opinionet për pronat. Është fakt se shumë qytetarëve agjencia e pronave i ka bërë pronarë, por pa të dhëna arkivore ose me të dhëna jo të plota në vlerë dhe dihet publikisht se pronarët e vërtetë janë gjykatave.
Ka raste kur për të njëjtën pronë ka disa vendime gjykate dhe pronari i vërtetë nuk është asnjeri prej tyre, por një tjetër, që nuk arrin ta fitojë gjyqin dhe arsyet dihen. Lidhur me programin e qeverisë “Rama” për pronat, ne nuk kemi qenë të ftuar dhe as të pranishëm në diskutim siç ka kërkuar OSBE-ja dhe me 15 pikat e programit i lexuam në gazetat e datës 20.12.2013. Vazhdoni leximin