Sequi: Prona, prioriteti për anëtarësimin në BE

Botuar në Gazetën Telegraf më 04/03/2014

Përgjigjja e Kreut të Delegacionit të BE-së, z. Ettore Sequi për pronarët

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi si dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle u shprehën në dhjetor se, “nuk do ketë kushte shtesë për Shqipërinë”, kur u shty për në qershor, marrja e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Ende nuk kemi një version zyrtar për sprapsjen e herëpashershme të statusit kandidat për në BE, pasi shumica e detyrave lënë qeverisë shqiptare në një farë mënyre janë plotësuar. E vetmja gjë që ka mbetur e paplotësuar dhe në vend të progresit ka bërë regres, është problemi i pronës. Vazhdoni leximin

Nuk mund të shkohet në BE pa zgjidhur pronën dhe duke shkelur Kushtetutën

Letër e Shoqatës “Pronësi me drejtësi” drejtuar Zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe në kopje Ambasadorit të BE zotit Ettore Sequi, Ambasadorit të OSBE zotit Florian Raunig, Ambasadorit të Britanise Madhe zotit Nicholas Cannon OBE, Ambasadorit të SHBA zotit Aleksandër Arvizu & Law Enforcement Sectors the Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training Program (OPDAT), Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës zotit Martin de la Beij.

Tiranë, me 13.12. 2013

Zotëri të nderuar,

Shkak që ju drejtohemi është urdhëri i datës 2.12. 2013 për „lirimin nga detyra“, pa asnjë shkak apo motivacion të Zv. drejtorit të AKKP, z. Agim Toro. Nuk duam të besojmë se largimi i këtij specialisti 6 muaj pas emërimit të bërë me vendim të Qeverisë, u bë sepse ai ka kudërshtuar veprimet e arbitrare të paligjëshme apo sepse emërimi tij kishte firmën e kryeministrit pararendës Sali Berisha. Vazhdoni leximin

Letër publike e shprehjes së qëndrimit të pronarëve drejtuar Ambasadorit të BE z. Ettore Sequi, Komisionerit z. Stefan Füle dhe autoriteteve të BE-së

LETËR PUBLIKE E SHOQATAVE “PRONËSI ME DREJTËSI” DHE “BREGDETI”

Botuar në Gazetën Telegraf, 12 nëntor 2013

Botuar në Gazetën Telegraf, 12 nëntor 2013

Për sa kohë që pronat e konfiskuara nga regjimi komunist nuk janë kthyer, Kushtetuta shqiptare shkelet, korrupsioni i bazuar në keqmenaxhimin e pronës do të vazhdojë  të lulëzojë , titujt e pronësisë do të mbeten të pasigurt dhe asnjë investitor serioz nuk do të guxojë të investojë në Shqipëri.

Edhe mbas 20 vjetësh nga dita e pranimit të parimit të kthimit të pronave të konfiskuara padrejtësisht nga regjimi komunist dhe miratimi i legjislacionit përkatës, shteti shqiptar ende nuk zbaton detyrimet e tij kushtetuese  (nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës). As vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk janë zbatuar  dhe në korrik të vitit 2012 është ndërmarrë një nismë për  procedurë  gjykimi pilot . Vazhdoni leximin