Shënim i Shoqatave

Ja nje tjeter presion ndaj Gjykates se Strasburgut dhe nderkombetareve ku Qeveria e shkel kushtetuten dhe abuzon me nocionin e interesit publik. Qeveria e Edi Rames po shpejton ta ngaterroje sa me shume anarkin e titujve te pronesise, per te justifikuar idene e gabuar se pronat i disponon Qeveria, dhe ligjet behen dhe ndryshohen ashtu si i intereson oligarkise.

Botuar në Gazetën Shekulli, 24 qershor 2016

Nga Neritan Gjergo

Familjeve që u është miratuar leja e legalizimit, do t’u jepet certifikata e pronësisë nga hipoteka, brenda 5 ditëve nga momenti i shlyerjes së detyrimeve. Kjo është saktësuar në udhëzimin e përbashkët mes kreut të ALUIZNI-t Artan Lame dhe kreut të hipotekave Ilirjan Muho. Në Udhëzim saktësohet se menjëherë sapo ALUIZNI përfundon shqyrtimin e dosjes përkatëse, ia kalon të dhënat ZRPP-së përkatëse. Më pas regjistruesi e ka detyrim të bëjë regjistrimin e objektit brenda 10 ditëve pune kalendarike. Pas kësaj, thuhet në udhëzim, ALUIZNI do të njoftojë subjektin për faturën që duhet të paguajë. Vetëm pas shlyerjes së detyrimeve do të veprohet me regjistrimin përfundimtar. Si masë paraprake, në udhëzim saktësohet se prona fillimisht do të regjistrohet me shënimin përkatës për detyrimet e subjektit. Vazhdoni leximin

APEL PUBLIK DREJTUAR AMBASADORËVE TË BE, KE, OSBE, PËRFAQËSUESVE TË B.BOTËRORE, FMN, USAID

U botua në Gazetën Telegraf dt 28.02.2015

Zotërinj të nderuar,

Gazetat japin vazhdimisht njoftime se ALUIZNI ka bërë gati lejet e legalizimit për ndërtimet pa leje dhe se Këshilli i Ministrave, në varësi të rasteve të deklaruara, përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Në kundërshtim me detyrimin moral dhe kushtetues z. Artan Lame, ka bërë disa here njoftime në TV, për mundësimin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme në zonat turistike. Kjo tregon se përvetësimi nga persona të tretë i tokave turistike, prej vitit 1991po vazhdon të bëhet edhe sot në emër të ligjit. Në terma praktike kjo është vazhdim i dhunimit të detyrimeve kushtetuese dhe i të drejtës së pronës sipas modelit të Katovicës. Eshtë absurde të mendohet se Qeveria ushtron forcën e shtetit për të legalizuar veprimet plotësisht antiligjore. Në analizën juridike të legjislacionit 1991-1998, për kthimin e pronave, të grabitura nga shteti i diktaturës të organizuar nga « Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut » dhe « Zyra Juridike Falas e CAFOD » në Shtator 2000, është analizuar dhe ligji “Për Zhvillimin e Zonave që kanë Përparësi Turizmin” nr.7665 datë 21.1.93. Relacioni përkatës i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit z. S.Gjinushi dhe për qeverinë i është dorëzuar ministrit kunder korrupsionit z.Ndre Legisi. Siç është shkruar edhe në relacionin përkatës në zonat turistike të bregdetit konstatohen veprime të kundraligjshme në dëm të pronarëve të shpronësuar nga sistemi i diktaturës, madje të dënueshme penalisht, siç janë pushtimet e territoreve të lira, të bëra nga persona juridikë a fizikë pa asnjë titull pronësie apo të drejte tjetër. Vazhdoni leximin

KLSH, kallëzim penal për nëpunësit e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

Botuar në Gazetën Telegraf më 25/02/2014

KLSH kallëzon në Prokurori një ish-drejtuese, dy juristë dhe një hartograf të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar auditim në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Tiranë, për veprimtarinë e Zyrës në periudhën janar 2011-dhjetor 2012.

Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh në drejtim të regjistrimit të tokës bujqësore dhe kryerje veprimesh, mbi pasuri të fituara me kontrata shitblerje nga pushteti vendor. Vazhdoni leximin