Qeveria ligj të ri për pronat. Shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeve

Botuar në Sot News, 5 maj 2015

 Qeveria ligj të ri për pronat, shtyhet me 6 muaj afati për shqyrtimin e 8 mijë dosjeveQeveria shqiptare së shpejti do të sjellë për diskutim një ligj të ri për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave të shtetëzuara në mënyrë të padrejtë. Aktualisht janë disa institucione që janë në bisedime e sipër për të gjetur formulën e re të kthimit dhe kompensimit të pronave. Mes këtyre institucioneve është Ministria e Drejtësisë, Banka Botërore dhe grupe të tjera të interesit. Këtë fakt e bëri të ditur nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, Olti Rakulli në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave, ku kërkoi shtyrjen më 6 muaj për shqyrtimin e mbi 8 mijë dosjeve me ligjin aktual. “Një vit më parë qeveria miratoi një plan veprim. Çështja e pronave është në zgjidhje përfundimtare, ku agjencia së bashku me ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave, ka kryer në vijimësi tryeza me diskutime të hapura për konsultimin dhe shqyrtimin e projektligjit të ri për pronat, që do të propozohet së shpejti”, tha Rakulli. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave tha se institucioni është në bisedime me disa palë të tjera. Vazhdoni leximin

Reklama

ZERI I KRAHINES “DUKAT-TRAGJAS E RADHIME”: GANGRENA 24 VJECARE ME PRONAT

Botuar në Gazetën Dielli, 1 mars 2015

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS “KRAHINA JONË DUKAT, TRAGJAS RADHIMË” LIDHUR ME POZICIONIMIN E BANKES BOTERORE PER PRONAT

Tiranë, me 01.03.2015

Sipas njoftimit të AKKP, me 26 Shkurt 2015, ky institucion ka zhvilluar një takim të frytshëm pune me ekspertë ndërkombëtarë nga Banka Botërore në kuadër të programit të Qeverisë për procesin e reformimit ligjor dhe institucional.
Sipas informacionit ekspertët e Bankës Botërore u shprehën pozitivisht për hapat e ndërmarrë deri tani dhe do të kërkojnë gjetjen e një formule të re, për kompensimin e subjekteve të shpronësuar .

AKKP dhe ekspertët e B. Botërore pretendojnë se në zbatim të vendimit pilot të GJEDNJ “Manushaqe Puto/2012 ” kanë realizuar një analizë të hollësishme të legjislacionit mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës dhe kanë evidentuar masat e nevojëshme për përfundimin e shqyrtimit administrativ për dosjet pa vendim përfundimtar (janë mbi 8000 dosje), për të realizuar kështu respektimin e të drejtës së pronësisë për subjektet e shpronësuar.

Sipas njoftimit të AKKP pronari do të shihet si partner me qeverinë për të zhvilluar projekte në të gjithë territorin. Reforma do të realizojë një proces për kthimin e pronës në mënyrë të unifikuar dhe në zbatim të planeve zhvillimore dhe strategjike të qeverisë sipas rregullave të përcaktuara dhe një proces kompensimi të bazuar në parimet kushtetuese për një shpërblim të drejtë për pronaret dhe real për buxhetin e shtetit dhe pretendohet se kjo “Reformë” pritet të përfundojë brenda muajit Prill 2015. Këto janë fjalë të bukura dhe shfrytëzim i ndërkombëtarëve për të justifikuar greminën dhe për të na bindur të pranojmë kompensimin në vend të kthimit fizik , si një lëmoshë bamirësie. Projekti është i gabuar dhe antikushtetues që në themel.

Gabimet me pronat janë gangrene 24 vjeçare e Shteti Shqiptar që ka në themel platformën e katovicës të realizuar nga kryeministrat e periudhës 1991-2014.

Vazhdoni leximin

AKKP mban një takim pune me ekspertët e Bankës Botërore

Shoqatat “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti” përsërisin me forcë në drejtim të Qeverisë/AKKP-së dhe organizmave ndërkombëtarë se zgjidhja kalon përmes respektimit të neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës.Kjo do të thotë:

  •  kthimi fizik ka përparësi mbi çdo lloj kompensimi
  •  realizimi i të drejtës së pronësisë të subjekteve të shpronësuara ka prioritet para çdo lloj legalizimi.

 

——————————————————————————————————————-

Informacion botuar në sitin internet të AKKP-së, 26 shkurt 2015

Sot pranë AKKP-së u zhvillua një takim i frytshëm pune me ekspertë ndërkombëtarë nga Banka Botërore në kuadër të programit të Qeverisë për procesin e reformimit ligjor dhe institucional.

Pjesë e rëndësishme e kësaj reforme dhe ligjit te ri është gjetja e një formule të re, realiste dhe efikase për kompensimin e subjekteve të shpronësuar , temë e cila u diskutua gjerësisht sot me ekspertët nga Banka Botërore.

Vazhdoni leximin

Pronat, gati 25 mijë hektarë tokë bujqësore për fondin e kompensimit fizik

Botuar në Gazetën Shqip, më 25 tetor 2014

AKKP: Plan-veprimi në bazë të vendimit të Strasburgut

Gjykata e Strasburgut

Vendimet – I kërkohet qeverisë hartimi i një liste të vendimeve që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën

Çmimi – Kërkohet të finalizohet një hartë e vlerës së tokës për të llogaritur koston e ekzekutimit të vendimeve

Kompensimi – Këshilli i Ministrave duhet të përcaktojë rregullat dhe metodat e hollësishme për kompensimin

Hartat – AKKP po realizon pozicionimin hartografik të vendimmarrjes në të gjithë territorin

Vlorë – Ka përfunduar hedhjen e të dhënave tekniko-ligjore të të gjithë vendimeve në Vlorë

25 mijë hektarë – Do të dërgohet për miratim në qeveri fondi fizik tokë bujqësore prej 25 mijë hektarësh

Nga Zamir Alushi 
https://i1.wp.com/gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2014/07/dosje-pronash.jpg
Kthimi i pronave tek ish-pronarët do të bëhet sipas detyrave të lëna qeverisë nga vendimi pilot i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në gjykimin lidhur me rastin “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”, gjykata mori vendim të shtyjë ankimimet e shtetasve shqiptarë për pronat, me kusht që të realizohej një strategji për kompensimin e ish-pronarëve, ku vend kryesor duhet të zërë kompensimi fizik. “Qeveria po bën gati fondin fizik për kompensimin”, u shpreh dje Sonila Qato, drejtore e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në një takim me grupet e interesit.

Vazhdoni leximin

Pronarët: Anarkia postkomuniste e pronës është turpi i politikanëve

Botuar në Gazetën Telegraf me 21/10/2014

gjykata-strasbourgPlani i veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ, në 24 tetor tryeza me pronarët, AKKP dhe M. e Drejtësisë.
Zgjidhja vjen vetëm me zbatimin e Kushtetutës dhe kthimin e pronës te i zoti

 AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ, (Për regullimin e anarkisë postkomuniste me pronat, për zbatimin e detyrimeve kushtetuese dhe për të plotësuar kushtet për përafrimin në BE), po ndërmerr hapat e para. Për këtë do të mblidhet në 24 tetor një tryezë e rrumbullakët me palën e dëmtuar, të përfaqësuar nga shoqatat e të shpronësuarve padrejtësisht nga diktatura komuniste. A ka rrezik që reforma ligjore dhe institucionale, ku është ingranuar AKKP dhe Ministria e Drejtësisë të jetë vetëm fasadë dhe shtytje e afateve kohore? A ka rrezik që kjo tryezë të jetë një mashtrim i radhës për t’i hedhur hi syve delegacionit që do të vijë nga Strasburgu, apo Kancelares së Gjermanisë znj.Angela Merkel, që ka bërë disa apele për problemin e anarkisë së pronës? Këto janë dyshimet që hedhin pronarët, në lidhje me këtë tryezë, duke pohuar, se kjo ka ndodhur me qeveritë e mëparshme; të djathta dhe të majta në periudhën e pluralizmit postkomunist. “Ajo që është e sigurt, është fakti se demokracia fillon me pronën. Që demokracia, e shpërthyer me studentët e vitit 1991, të rilindë, duhet që reforma të fillojë me pronën tek i zoti. Zgjidhja e problemit të pronës nuk ka qenë aspak e vështirë dhe zgjidhja nuk është e vështirë edhe sot, mjafton që të ketë patriotizëm dhe vullnet politik për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratik”, shprehet për “Telegraf” z. Rrapo Danushi, kryetari i shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Për pronarët, është një veprim shumë i mirë që Ministria e Drejtësisë dhe AKKP ulen në tryezë me përfaqësuesit e pronarëve. “Për të garantuar rilindjen e demokracisë do të sugjeronim që specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, t’i referohen shkrimeve që janë publikuar në gazetën “Telegraf” për pronën. Nëse këto shkrime nuk do kishin rënë në veshin e shurdhër dhe në indiferentizmin e politikanëve, problemi i pronës do ishte zgjidhur shumë vjet më parë. Koha që kalon bëhet bumerang dhe turpëron politikanët për faktin se kanë kaluar 23 vjet dhe Shqipëria ka mbetur në porositë e Ramiz Alisë; nuk është as lindje dhe as perëndim” shprehen pronarët.

Vazhdoni leximin

Qato: 8,343 dosje pronarësh për shqyrtim

Botuar në Gazetën Shqiptare Online, 21/7/2014

Nga Lorenc Rabeta

Zbardhja e plotë e arkivave të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) ka nxjerrë në pah se numri i dosjeve për shqyrtim është shumë më i madh nga ç’raportohej deri tani. Sipas drejtoreshës së AKKP-së, numri i saktë i pretendimeve për kthim-kompensim në pritje për shqyrtim është 8,343. “Prej kohësh, rëndom nëpër media thuhet që dosjet në pritjet për kthim ose kompensim janë diku te 5-6 mijë. Pas zbardhjes së të gjitha vendimeve dhe të gjitha aplikimeve nga ana e pronarëve, them me saktësi se shifra e plotë është 8,343 dosje”, – sqaron në një prononcim ekskluziv për “Gazetën Shqiptare”, Sonila Qato. Vazhdoni leximin

RRETHI VICIOZ I ÇËSHTJES SË PRONËS

Botuar në Gazetën SHQIP nga Arjola Tola, më 7 prill 2014

Shtyrja për një vit e afatit nga Gjykata e Strasburgut për mospranimin e ankesave të reja për cenimin e së drejtës së pronës, kundër institucioneve shqiptare, është njëkohësisht lajm i mirë dhe i keq, me gjithë deklarimet kontradiktore lidhur me këtë.

Kjo shtyrje e afatit rikonfirmon edhe njëherë se situata me pronat ka mbetur kaotike dhe, përpjekjet e deritanishme për ta zgjidhur atë kanë dështuar. Ajo rikonfirmon atë çfarë në mënyrë permanente, nga viti 2005 thonë progres-raportet e BE-së për pronat. Gjithashtu rikonfirmon atë me të cilën përballet çdo shqiptar, të cilit i është dashur të merret qoftë edhe njëherë të vetme me çështje pronësie. Ndërkohë, fakti që kjo vjen përsëri në vitin 2014 nga një institucion i këtij niveli, e bën këtë një lajm të keq. Vazhdoni leximin

Kushtetuesja urdhëron AKKP-në të ekzekutojë vendimet e formës së prerë të gjykatës

Botuar në Gazetën Telegraf nga Ledjana SALIU më 18/03/2014

Rasti i pronarit bëhet precedent për vendimin në tërësi të Kushtetueses: Ekzekutimi i vendimit përbën një element thelbësor të shtetit të së drejtës. 

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,  ZQRPP-së, por edhe të gjitha institucioneve shtetërore të ekzekutojnë vendimet e formës së prerë të gjyqësorit. Rasti i Sinan Drizës, trashëgimtarit të një sipërfaqeje trualli prej 6700 m2, e ndodhur në fshatin Prush Tiranë, është bërë precedent për Gjykatën Kushtetuese, duke e shqyrtuar çështjen në tërësi.

Vazhdoni leximin

Ja si i falsifikon AKKP-ja pronat e shtetit shqiptar

Botuar në Gazetën Telegraf më 21/01/2014

Është koha që shteti, të nisë hetimet, të kthejë pronat në origjinë, banditët e “veshur” me pushtet të futen në qelitë e dënimit.

Ardhja e demokracisë dhe periudha 23-vjeçare që kemi lënë pas, jo vetëm që nuk po e zgjidh lëmshin e krijuar, por përkundrazi e ka ngatërruar edhe më shumë atë. Nën justifikimin e ‘Katovicës’ drejtuesit e AKKP-së ndër vite janë shkaktarët kryesorë të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës së shqiptarëve dhe sidomos të shtetit shqiptar. E theksuam këtë të fundit, pra pasurinë e shtetit, jo vetëm se ajo është pasuria e të gjithë qytetarëve të saj, por edhe për faktin se ajo është vënë në shënjestrën e grabitjeve dhe është trajtuar si mall pa zot. Kjo, pasi vetë zoti kanë qenë Drejtuesit e AKKP-së, të cilët janë emëruar nga partia me qëllimin final për t’i shërbyer liderëve të partisë. Vazhdoni leximin

Pronat më të mira janë marrë me korrupsion

– Gazeta Telegraf – http://gazetatelegraf.com

Publikuar nga Ledjana SALIU më 09/12/2013

Flet Agim Toro, ish zv/drejtor i AKP-së: Mungon vullneti politik për zgjidhjen e pronësisë

Sa hektarë truall janë kompensuar deri më sot nga AKKP-ja, kaosi në legjislacionin për pronat, mungesa e vullnetit të politikës për zgjidhjen e titullit të pronësisë, zgjidhja e problemit të pronësisë nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”, dëmi në kurriz të pronarëve nga Ligji famëkeq 7501 dhe nga legalizimet falas janë çështjet kryesore që trajtohen në pjesën e dytë të intervistës, dhënë gazetës “Telegraf”, me z. Agim Toro, ish zv/drejtor i përgjithshëm i AKKP-së. Vazhdoni leximin