Nga: Agim Toro
Botuar në Gazetën Shqiptare, 11 Janar 2016
Pavarësisht nga diskutimet e shumta, kundërshtimeve dhe analizën që Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” i beri -projektligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, Kuvendi i Shqipërisë e miratoi atë me shumicë të thjeshtë votash.
Lind pyetja: a janë të ndërgjegjshëm për votën e tyre këta deputetë?
Ligji i miratuar në datën 5 dhjetor 2015, vetëm pesë ditë para së Këshilli i Europës të shqyrtonte progresin për realizimin e detyrave që i ka vënë Shqipërisë për integrimin në familjen europiane. Ligji u miratua me 78 vota të maxhorancës së sotme. Midis votuesve të këtij ligji janë votat e mëse 20 deputetëve, që para 11 vjetësh votuan ligjin nr.9235 dt. 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Para 11 vjetësh këta deputetë u betuan (votuan) se do kthenin 100% pronën pronarëve të ligjshëm dhe për pronat që nuk ktheheshin do kompensoheshin 100% me çmimet e tregut sot. Por, çfarë votuan këtë radhë?
Shoqata jonë ka kundërshtuar fort projektligjin, midis të tjerave sepse: Vazhdoni leximin