Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i është drejtuar kohët e fundit Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese si dhe Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve pranë Këshillit të Europës, në lidhje me kërkesën për opinion (Amicus Curiae) drejtuar Komisionit të Venecjas nga Gjykata shqiptare.
Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese bëhet në kuadrin e shqyrtimit të “Kërkesës për pezullimin e zbatimit të Ligjit Nr.133/2015” drejtuar kësaj Gjykate ndër të tjera dhe nga Shoqata. Shoqata kërkon shfuqizimin e këtij ligji si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
Kjo korrespondencë, të cilën e gjeni të publikuar këtu poshtë (shif links) i bën një analize të plotë juridike problemit të pronave dhe keqësimit të këtij problemi përmes ligjit të fundit dhe konkludon, se në stadin aktual regjimi pronësor në vendin tonë është aq i deformuar, sa qytetarët kanë humbur jo vetëm konceptin ligjor, por edhe atë logjik të asaj çfarë konsiderohet “e drejtë” në këtë regjim. Dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të adoptojë një baze interpretative autoritare të legjislacionit, që do përcaktonte, me preçizion dhe në mënyrë të parashikueshme kufijtë kushtetues të marzhit të vlerësimit të ligjvënësit gjatë miratimit të akteve ligjore që kufizojnë të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me forcë.
Dokumente:
- (sq) Letër Gjykatës Kushtetuese 201608-leter-gjk-nga-pronesimedrejtesi
- (sq) Shtojcë: Përmbledhje e Kufizimeve të imponuara nga Ligji i Ri mbi Pronat 201608-permbledhje-e-kufizimeve-te-imponuara-nga-ligji-i-ri-mbi-te-drejtat-e-pronareve
- (sq) Shtojcë: Konstatime mbi dy opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecias 201608-konstatime-mbi-dy-opinionet-e-komisionit-te-venecias
- (en) Letër Presidentit të Komisionit të Venecias 201608-letter-president-venicecommission-from-defendingproperty
- (en) Letër Departamentit të Ekzekutimit të Gjykimeve 201608-letter-defendingproperty-to-coe-dept-execution-judgments