Komunikatë e Koalicionit të Pronarëve

copy-kushtetuta.jpgKRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z. EDVIN RAMA

KRYETARIT TË PD Z. LULZIM BASHA

TRUPIT DIPLMATIK , TË AKREDITUAR NE SHQIPËRI

INSTITUCIONEVE FINANCUESE FMN, B.BOTËRORE, USAID

PRESIDENTIT TE KOMISIONIT TË VENESIAS Z. GIANNI BUQUICCHIO

KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EUROPËS

PRESIDENTIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS Z. DONALD TUSK

14 QERSHOR 2016

Të nderuar zotërinj !

Kuvendi i shoqatave të pronarëve shqiptarë që përfaqëson 10 shoqata që veprojnë nga Kopliku në veri deri në Konispol në jugë të vendit, i mbledhur në nje kuvend në Dukat të Qarkut Vlorës, më datën 5 Qershor 2016, i adreson këtë apel publik drejtuesve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve.

Shoqatat tona që përfaqësojnë interesat e pronarëve të shpronësuar dhe konfiskuar me ligjet e diktaturës komuniste, kërkojmë demokracinë nëpërmjet ligjit, pronën e trashëguar, që na garanton Kushtetuta në fuqi dhe Konveta e të Drejtave të Njeriut:

  1. Qeveria Shqiptare, duke mos marrë në konsideratë origjinën e pronës dhe cilat janë pronat që duhet të kompensohet, në vend që të gjejë një mekanizëm që të rregullojë anarkinë 25 vjeçare të titujve të pronësisë, me ligjin 133/2015 për të cilin Gjykata Kushtetuese akoma nuk po shprehet, kërkon të na japi kompensim për pronat, që në këto vite tranzicioni i ka përfituar padrejtësisht oligarkia politike. Ne apelojmë që institucionet të analizojnë origjinën e pronës së Shtetit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës, që saktëson se çfarë është prona dhe si fitohet prona si dhe cila pjesë e pronave tona të konfiskuara nuk mund të kthehet por duhet të kompensohet.

Vazhdoni leximin

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i shpreh pozicionin e saj Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës do shqyrtojë ekzekutimin nga ana e autoriteteve shqiptare të vendimit pilot “Manushaqe Puto” dhe grupit të rasteve “Driza” gjatë mbledhjes së ardhshme, 8-10 Dhjetor 2015.

Qeveria shqiptare ka paraqitur një projekt-ligj ” PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE” si tentativë përgjigje për kërkesat e formuluara nga gjykata në rastet e përmendura.

Ky projekt-ligj nuk zgjidh problemin madhor që është kthimi i fizik i pronës. Përkundrazi, kthimi i pronës anashkalohet dhe nuk trajtohet. Nga ana tjetër minimizohet edhe më tej vlera e pronave dhe mbyllet mundësia për t’u ankuar në Gjykatën e Starasburgut.

Shoqatat e të shpronësuarve u shprehën kundër projekt-ligjit që në momentin e paraqitjes së tij. Tani, shoqata “Pronësi me Drejtësi” i paraqet Komitetit të Ministrave, përmes një letre të sapo dërguar në Strasburg, argumentet juridike në kundërshtim të projekt-ligjit.

Shoqatat Bregdeti, Krahina Jonë, Dukati, Pronarët Legjitimë, Pronarët e Myzeqesë dhe Borshi i bashkangjiten këtij pozicioni dhe mbështesin kërkesat e përmendura në letër.

Në thelb, qëndrimi i shoqatave është si vijon:

  • Vetëm respektimi i neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe i shtetit ligjor i hap rrugën krijimit të një mekanizmi efikas siç e kërkon vendimi pilot (pika I e letrës);
  • Ne kundërshtojmë pretendimin e Qeverisë se projektligji krijon një mekanizëm efikas për zgjidhjen e problemit të pronës dhe japim argumentet tona (pika II e letrës);
  • Ne propozojmë një rrugëzgjidhje të qëndrueshme dhe ftojmë Komitetin e Ministrave t’i kërkojë Qeverisë dhe Parlamentit shqiptar të tregojnë vullnet politik për të respektuar nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe për të zgjidhur përfundimisht kthim kompensimin e pronave të konfiskuara nga regjimi komunist (pika III e letrës).

Letra në anglisht gjindet këtu.

Shoqatat shprehin besim se Komiteti i Ministrave do të insistojë që Qeveria shqiptare t’i aplikojë vendimet parimore të Gjykatës Evropjane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) që kanë për qëllim të zgjidhin problemin struktural të abuzimeve me të drejtën e pronësisë.

Shoqatat shprehen të gatshme të kontribojnë për gjetjen e një zgjidhje të mirëfilltë përmes ekspertave dhe komuniteteve lokale.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni fshihen pas problemit të pronës

Letra e Pronarëve të Dukatit, drejtuar z. Hanes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian dhe Mag. Thomas Schnöll, Ambasador i Austrisë në Shqipëri

Botuar në Gazetën Telegraf më 07/02/2014

Duke mos gjetur zgjidhje për të drejtën e pronësisë, edhe pse shumë e qartë në Kushtetutë, pronarët, gjithnjë e më shumë, kërkojnë nga ndërkombëtarët zgjidhjen e këtij problemi që ka çuar Shqipërinë në vëllavrasje. Pronarët mendojnë se, nëse ndërkombëtarët flasin me një zë dhe ushtrojnë presionin e duhur te qeveria shqiptare, vetëm atëherë do të gjendet zgjidhja për të drejtën e pronësisë dhe vetëm atëherë do të kemi demokraci dhe prosperitet të vendit tonë. Në këtë frymë është e ndërtuar dhe letra e Pronarëve të Dukatit, Qarku Vlorë, drejtuar z. Hanes Svoboda, anëtar i Parlamentit Europian dhe Mag. Thomas Schnöll, Ambasador i Austrisë në Shqipëri. Vazhdoni leximin

Ja si i falsifikon AKKP-ja pronat e shtetit shqiptar

Botuar në Gazetën Telegraf më 21/01/2014

Është koha që shteti, të nisë hetimet, të kthejë pronat në origjinë, banditët e “veshur” me pushtet të futen në qelitë e dënimit.

Ardhja e demokracisë dhe periudha 23-vjeçare që kemi lënë pas, jo vetëm që nuk po e zgjidh lëmshin e krijuar, por përkundrazi e ka ngatërruar edhe më shumë atë. Nën justifikimin e ‘Katovicës’ drejtuesit e AKKP-së ndër vite janë shkaktarët kryesorë të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës së shqiptarëve dhe sidomos të shtetit shqiptar. E theksuam këtë të fundit, pra pasurinë e shtetit, jo vetëm se ajo është pasuria e të gjithë qytetarëve të saj, por edhe për faktin se ajo është vënë në shënjestrën e grabitjeve dhe është trajtuar si mall pa zot. Kjo, pasi vetë zoti kanë qenë Drejtuesit e AKKP-së, të cilët janë emëruar nga partia me qëllimin final për t’i shërbyer liderëve të partisë. Vazhdoni leximin

Katovica dhe çështja e pronës

Artikull nga Frank Shkreli, botuar në Telegraf, 16 tetor 2013

Në vizitën e parë në Shqipëri në Mars/Prill të vitit 1991, me delegacionin e parë zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, ishim dëshmitarë të një vendi të shkatërruar shpirtërisht dhe ekonomikisht, por njëherazi u gjendëm edhe përballë një populli plotë pritje, i cili ëndërronte për
një të ardhme më të mirë, për një jetë të lirë dhe në drejtësi. Shqiptarët dëshironin integrimin me Perëndimin, rivendosjen e pronës private, të demokracisë, të zbatimit të ligjit. Dëshironin lirinë e shtypit, gjykata të pavarura dhe privatizim. Por sot, pas 20 e sa vjetësh, me gjithë dukjet dhe retorikën demokratike, Shqipërisë fatkeqësisht i mungon substanca e vlerave të vërteta demokratike dhe është kapluar nga një kulturë politike e rrënjosur në mosbesim dhe mungesë tolerance ndaj kundërshtarit politik, që e ka lënë vendin pas në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.

Strategjia e Gorbaçovit (njohur si strategjia e Katovicës) për kthimin e klasës komuniste në klasë kapitaliste është ndjekur saktësisht në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve “demokraci”. Porosia e Ramiz Alisë e 1989 në lidhje me të shpronësuarit nga komunizmi

Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Pasurinë e kemi krijuar ne dhe na takon ne

është zbatuar me përpikmëri. Lexoni artikullin e plotë…

“Prona tek i zoti” është “prova e zjarrit” për KM Edi Rama

INTERVISTA/Flet Prof. Dr. Gëzim Boçari për programin e Qeverisë në lidhje me zgjidhjen e pronës

Botuar në Gazetën Telegraf, 3 tetor 2013, nga Ledjana SALIU

Prof. Dr. Gëzim Boçari: “Prona tek i zoti” është “prova e zjarrit” për Kryeministrin Edi Rama

Rama ka deklaruar se problemi pronës do zgjidhet përfundimisht dhe se puna do fillojë me çlirimin nga pushtimet dhe ndërtimet pa leje të zonës turistike të Bregdetit. “Lidhur me ndërtimet pa leje ose me leje në shkelje të ligjeve, qëndrimi duhet të jetë njëlloj për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe jo në mënyrë selektive, siç është bërë ndër vite, duke e bërë Policinë Ndërtimore dhe INUK një institucion gjobëvënës” shprehet në një intervistë për “Telegraf” prof. dr.Gëzim Boçari. Sipas Boçarit Kryeministri ka premtuar se do zgjidhë  problemin e pronës, por premtimi nuk është realizim. Ai tregon se zgjidhja është, mjafton që Qeveria të ketë vullnet politik për ta implementuar atë. Vazhdoni leximin

Znj. Lovovsky, më lejoni të komunikoj publikisht dhe sinqerisht me ju

Në një letër të hapur, prof. Gëzim Boçari denoncon qëndrimin antikushtetues të Bankës Botërore ndaj çështjes së kthimit të pronave

 

KLIKO për të lexuar letrën e plotë

KLIKO për të lexuar letrën e plotë

Botuar në gazetën Telegraf, 1 qershor 2013

…Shpronësimin 45 vjeçar të diktaturës komuniste ju e keni përkeqësuar me 22 vjet anarki postkomuniste, duke rrezikuar të prishni themelin e Shqipërisë.

Mendoj se ju dhe këshilltarët tuaj ashtu si dhe drejtuesit e B.Botërore në Uashington, do të reagonit shumë më ashpër nëse në vendin tuaj B.Botërore me rekomandimet dhe me projektet e saj, duke shpenzuar të fondet e grumbulluara prej taksapaguesve amerikanë dhe europianë, do të mbronte këtë korrupsion dhe masakër me pronat turistike, ku fjala ligj dhe shtet ligjor zbatohen në mënyrë klienteliste.

Ju nuk mund të gjeni asnjë vend demokratik ku prona  fitohet duke e pushtuar, duke e rrethuar, në shkelje të detyrimeve kushtetuese ose me ligje apo vendime dhe shkresa që e përdhosin Kushtetutën e vendit dhe kjo të jetë mbrojtur direkt apo indirekt edhe nga Banka Botërore…

Apel drejtuar 54 Personave dhe Organizatave ndërkombëtare

Mbështetje për një Strategji dhe Ligj të drejtë mbi pronat

Botuar nga Gazeta Shqiptare, 1 Maj 2013

KLIKO mbi imazhin për të lexuar tekstin e plotë

20130501 Apel 54 personaliteteve

Letra apel, projektligji dhe lista e personave të adresuar gjinden në vijim:

  1. Apel (një shembull): (sq) 20130325LetterFule(Alb)
  2. Projektligji mbi pronat: (sq) 20130325 DraftLaw_on_Property(Alb)
  3. Apeli iu drejtua personave të mëposhtëm: Vazhdoni leximin

Appeal to 54 Key People & Organizations worldwide

Support for a fair Property Strategy and Draft Law

Associations “Pronësi me drejtësi” and “Bregdeti” write to 54 key personalities and organizations worldwide, directly or indirectly involved in property related issues in Albania. The appeal is an invitation to support the associations’ strategy as materialized in the proposed draft-law which aims at achieving a complete and sustainable solution to the property rights issue (return of properties confiscated by communist regime) in Albania.

The appeal is addressed to key persons in organizations and States such as European Union, Council of Europe and United States as well as their diplomatic representations in Tirana.

The appeal, the draf law and the list of addressees are indicated below:

  1. Appeal (sample) (en) 20130325 Associations Appeal to Fule
  2. Draft law on property: draft Law_on_Property in English
  3. The appeal was addressed to following people: Vazhdoni leximin