APEL PUBLIK DREJTUAR AMBASADORËVE TË BE, KE, OSBE, PËRFAQËSUESVE TË B.BOTËRORE, FMN, USAID

U botua në Gazetën Telegraf dt 28.02.2015

Zotërinj të nderuar,

Gazetat japin vazhdimisht njoftime se ALUIZNI ka bërë gati lejet e legalizimit për ndërtimet pa leje dhe se Këshilli i Ministrave, në varësi të rasteve të deklaruara, përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Në kundërshtim me detyrimin moral dhe kushtetues z. Artan Lame, ka bërë disa here njoftime në TV, për mundësimin e legalizimit të ndërtimeve të paligjshme në zonat turistike. Kjo tregon se përvetësimi nga persona të tretë i tokave turistike, prej vitit 1991po vazhdon të bëhet edhe sot në emër të ligjit. Në terma praktike kjo është vazhdim i dhunimit të detyrimeve kushtetuese dhe i të drejtës së pronës sipas modelit të Katovicës. Eshtë absurde të mendohet se Qeveria ushtron forcën e shtetit për të legalizuar veprimet plotësisht antiligjore. Në analizën juridike të legjislacionit 1991-1998, për kthimin e pronave, të grabitura nga shteti i diktaturës të organizuar nga « Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut » dhe « Zyra Juridike Falas e CAFOD » në Shtator 2000, është analizuar dhe ligji “Për Zhvillimin e Zonave që kanë Përparësi Turizmin” nr.7665 datë 21.1.93. Relacioni përkatës i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit z. S.Gjinushi dhe për qeverinë i është dorëzuar ministrit kunder korrupsionit z.Ndre Legisi. Siç është shkruar edhe në relacionin përkatës në zonat turistike të bregdetit konstatohen veprime të kundraligjshme në dëm të pronarëve të shpronësuar nga sistemi i diktaturës, madje të dënueshme penalisht, siç janë pushtimet e territoreve të lira, të bëra nga persona juridikë a fizikë pa asnjë titull pronësie apo të drejte tjetër. Vazhdoni leximin

Reklama

E drejta e pronësisë si pëlhura e Penelopës; pronarët thurin, qeveritarët shthurin

– Gazeta Telegraf – http://gazetatelegraf.com

Botuar në Gazeta Telegraf, 18/02/2015

bregdetiiiiiiPronarët shqiptarë kërkojnë nga ndërkombëtarët, referuar korrespondencës me ta, të ushtrojnë presion mbi qeverinë shqiptare për zgjidhjen e çështjes së pronës

E drejta e pronësisë dhe respektimi i Kushtetutës përbën thelbin e përpjekjeve të pandërprera dhe të vazhdueshme të pronarëve shqiptarë. Përpos përpjekjeve brenda vendit, çështja e pronave shqiptare ka trokitur që herët në dyert e Europës dhe më gjerë. Por, edhe pse një nga prioritetet për integrimin e Shqipërisë në BE, e drejta e pronësisë duket si një mision i pamundur në vend. Pronarët i kanë bërë thirrje Europës që të jetë bashkë me ta për  zgjidhjen e këtij problemi kaq të mprehtë. Por, edhe pse Bashkimi Europian ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë për kërkesat e pronarëve, qeveritë shqiptare lodhen shumë të shthurin natën atë që pronarët ndërtojnë ditën, duke zgjatur pafundësisht pritjen penelopiane. Njohja e të drejtës së pronësisë rrjedh nga angazhimet ndërkombëtare të shtetit shqiptar, megjithatë ajo ende ngelet një fjalë boshe për pronarët e ligjshëm. Por, për sa kohë që nuk zgjidhet drejt ky problem, për sa kohë që nuk eliminohet një herë e përgjithmonë korrupsioni në trajtimin e të drejtave të pronësisë, Shqipëria nuk mund të hyjë në rrugën e mirëfilltë të demokracisë, në të cilën populli shqiptar shpreson të hyjë.

Vazhdoni leximin

Pronat, qeveria strategji të re për kompensim fizik me tokë, zbardhet plani i veprimit për rishikimin e legjislacionit

Gazeta SOT News, 11 Shkurt 2015
Pronat, qeveria strategji të re për kompensim fizik me tokë, zbardhet plani i veprimit për rish
Qeveria po përgatit një strategji të re për reformën e çështjes së shumëdebatuar ndër vite, atë të pronave. Në Programin Kombëtar të Reformave Ekonomike 2015-2017, i cili i dërgohet çdo vit Komisionit Europian, qeveria konsideron se reformimi i sistemit kadastral dhe regjistrave të pronësisë është kyç për të përcaktuar të drejtat e pronësisë dhe për të thithur investime të huaja. Me gjithë shumëllojshmërinë e problemeve në këtë fushë, qeveria shprehet e vendosur të adresojë këtë çështje dhe të sqarojë situatën lidhur me titujt e pronësisë dhe regjistrat kadastralë. Vazhdoni leximin

Ministrja fton opozitën të bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Gazeta Shqip, 20 janar 2015

Nga ARTEMISA HOXHA

gjjosha klajdaPronat dhe reforma në drejtësi janë dy çështjet për të cilat Shqipëria do të fokusohet gjatë këtij viti.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, prezantoi sfidat që qeveria “Rama” ka në plotësimin e kushteve të vendosura nga BE-ja. “Është shumë e vërtetë që është një nga çështjet ku do të thoja që kemi qenë për disa kohë edhe në kundërshtim në fakt dhe me MSA, sepse ishte një çështje totalisht e pezulluar. Në momentet që ne flasim i është dhënë një fuqizim i plotë këtij prioriteti, ka qenë një prioritet i paprekur dhe i lënë pak a shumë si në mëshirë të fatit”, theksoi Gjosha.

Ndër të tjera, duke u ndalur në procesin e integrimit, ministrja e vuri theksin edhe te vonimi i ngritjes së një prej organeve të rëndësishme në procesin e integrimit siç është për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, organ i cili pritet që të ketë dy drejtues, një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Ajo i ka bërë dhe një herë thirrje opozitës që të marrë pjesë me anëtarët e saj, pasi vetë deputetët e djathtë kanë kundërshtuar drejtimin me dy kryetarë, duke pretenduar që PD-ja, konkretisht deputetja Majlinda Bregu, të jetë kryetare e këtij këshilli. “Dukë qenë se tashmë kemi një opozitë të kthyer në Parlament, më në fund do të kemi një diskutim së shpejti në Komisionin e Integrimit, për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ngritja e kësaj strukture është shumë e rëndësishme, sepse ky Këshill do të japë idetë dhe platformat si do të ecë Shqipëria për hapjen e negociatave. Ky Këshill do të ketë pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve që janë kyç në procesin e integrimit. Shpresojmë që Komisioni të mblidhet sa më shpejt në mënyrë që të procedojmë me tej me Këshillin”, tha Gjosha.

Ministrja nënvizoi se reforma në administratën publike, lufta kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut, janë prioritete që po ecin shumë mirë. “Sigurisht që arrestime apo ndëshkime të kësaj natyre, ju jeni të parët që i merrni vesh. Por doja të thoja se kjo është përtej kompetencës së qeverisë, e cila mund të ketë dorëzuar dosjet. U takon organeve të drejtësisë të ndjekin çdo sinjalizim, apo kallëzim që lidhet me çështjet e korrupsionit”, ishte përgjigjja e ministres në lidhje me kërkesat e Brukselit për masa konkrete nga vendi ynë për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Pse ende persekutohet Bregu?

Botuar në Gazetën Telegraf më 10/11/2014

breguHimara historike dhe qëndrimi sfidues i Ligjit 7501

Në brigjet e Jonit, në mes të fshatrave Dhërmi-Vuno, i ndërtuar në mes të gjelbërimit, ndodhet fshati im i lindjes, Iliasi. Iliasi i sotëm, buzëqesh dhe na tregon rrënjët e tij të lashta: Urinë, Cipin, Vralinë, Katafiqin-kalanë më të vjetër të botës ilire. Treva e Himarës ka faunën dhe florën e mrekullueshme, origjinalitetin e saj, ka skeptrin princëror, guximin që i ka bërë dhe po i bën ballë padrejtësisë. Ja vlen të thuhet diçka më tepër për këtë trevë të lashtë ilire. Historia e saj është e mbushur me ngjarje e personalitete tek të cilët shquhet dashuria për lirinë, për pavarësinë, shquhet trimëria, ndjenja e të pabindurit për t’u nënshtruar. Në shekuj ajo, për hir të vet himarjotëve më në zë për trimëri e mençuri, mbeti e lirë. Nuk e mori as nuk e shkeli dot turku, as me fermanë, as me djallëzi. Këmbimi i fesë kristiane nuk u pranua para asnjë kushti.

Vazhdoni leximin

Pronarët: Anarkia postkomuniste e pronës është turpi i politikanëve

Botuar në Gazetën Telegraf me 21/10/2014

gjykata-strasbourgPlani i veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ, në 24 tetor tryeza me pronarët, AKKP dhe M. e Drejtësisë.
Zgjidhja vjen vetëm me zbatimin e Kushtetutës dhe kthimin e pronës te i zoti

 AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ, (Për regullimin e anarkisë postkomuniste me pronat, për zbatimin e detyrimeve kushtetuese dhe për të plotësuar kushtet për përafrimin në BE), po ndërmerr hapat e para. Për këtë do të mblidhet në 24 tetor një tryezë e rrumbullakët me palën e dëmtuar, të përfaqësuar nga shoqatat e të shpronësuarve padrejtësisht nga diktatura komuniste. A ka rrezik që reforma ligjore dhe institucionale, ku është ingranuar AKKP dhe Ministria e Drejtësisë të jetë vetëm fasadë dhe shtytje e afateve kohore? A ka rrezik që kjo tryezë të jetë një mashtrim i radhës për t’i hedhur hi syve delegacionit që do të vijë nga Strasburgu, apo Kancelares së Gjermanisë znj.Angela Merkel, që ka bërë disa apele për problemin e anarkisë së pronës? Këto janë dyshimet që hedhin pronarët, në lidhje me këtë tryezë, duke pohuar, se kjo ka ndodhur me qeveritë e mëparshme; të djathta dhe të majta në periudhën e pluralizmit postkomunist. “Ajo që është e sigurt, është fakti se demokracia fillon me pronën. Që demokracia, e shpërthyer me studentët e vitit 1991, të rilindë, duhet që reforma të fillojë me pronën tek i zoti. Zgjidhja e problemit të pronës nuk ka qenë aspak e vështirë dhe zgjidhja nuk është e vështirë edhe sot, mjafton që të ketë patriotizëm dhe vullnet politik për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratik”, shprehet për “Telegraf” z. Rrapo Danushi, kryetari i shoqatës “Pronësi me drejtësi”. Për pronarët, është një veprim shumë i mirë që Ministria e Drejtësisë dhe AKKP ulen në tryezë me përfaqësuesit e pronarëve. “Për të garantuar rilindjen e demokracisë do të sugjeronim që specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, t’i referohen shkrimeve që janë publikuar në gazetën “Telegraf” për pronën. Nëse këto shkrime nuk do kishin rënë në veshin e shurdhër dhe në indiferentizmin e politikanëve, problemi i pronës do ishte zgjidhur shumë vjet më parë. Koha që kalon bëhet bumerang dhe turpëron politikanët për faktin se kanë kaluar 23 vjet dhe Shqipëria ka mbetur në porositë e Ramiz Alisë; nuk është as lindje dhe as perëndim” shprehen pronarët.

Vazhdoni leximin

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS KOMBËTARE TË TË SHPRONËSUARVE “PRONËSI ME DREJTËSI” DHE E SHOQATËS “BREGDETI”

PËR DETYRIMIN E PUSHTETIT

PËR ZBATIMIN E DETYRIMEVE TË KUSHTETUTËS, TE LIGJEVE QË PËRPUTHEN ME KUSHTETUTËN DHE ME VENDIMET E GJEDNJ

Pronarët e ligjëshëm te shpronësuar nga diktatura prej 23 vitesh po ju kërkojnë të vendosni ligjin. Një çerek shekulli pritje, që i janë shtuar 45 vjet të grabitjes nga diktatura komuniste, duhet t’i jepni fund.

Në emër të subjekteve të shpronësuar që prej gati një çerek shekulli presin nga Qeveritë dhe politikanët postkomunistë të rimarrin pronat që iu grabiti sistemi diktatorial komunist, kryesia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe e Shoqatës “Bregdeti”, ia drejton këtë Apel, institucioneve drejtuese të vendit, ndërkombëtarëve dhe mediave: realizoni përfundimisht kthimin fizik të pronave tek pronarët e ligjshëm të shpronësuar nga diktatura komuniste, duke respektuar titujt e pronësisë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe shpallni pavlefshmërinë për abuzimet e bëra me pronat tona në këto 23 vitet e fundit. Ritheksojmë se situata anarkike, korruptive dhe kleptokratike me pronat vazhdon dhe do vazhdojë ta mbajë Shqipërinë larg BE-së. Vazhdoni leximin

Pronarët: Vendimi i KiE-së, politik. GJEDNJ s’mund të ndikohet

Botuar në Gazetën Telegraf, më 09/06/2014 nga Ledjana SALIU 

A mund të vendosë Gjykata e Strasburgut shkeljen e parimeve të së drejtës për të mbrojtur interesat e oligarkisë politike?

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, mori vendimin politik për pranimin e kërkesës së Qeverisë Shqiptare për shtytjen një vit të afatit të shqyrtimit të dosjeve për kthimin e pronave. Pritet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për këtë kërkesë të drejtuesve të Shtetit Shqiptar. Zgjidhja e problemit të pronës në Shqipëri prej 23 vjetësh është sabotuar prej politikanëve. Prona është problem politik vetëm në sistemin komunist, ndërsa në demokraci është problem i së drejtës që në kushtet e kalimit nga diktatura në demokraci kërkon zgjidhje politike, por kurrsesi nuk është problem politik. Fakti se mungon vullneti politik për të zbatuar detyrimet kushtetuese dhe për ta kthyer pronën tek i zoti, tregon se shtetit shqiptar i mungon themeli i sistemit demokratik.

Vazhdoni leximin

Tapitë e pronarëve, pasaporta për në BE

 

Botuar në Gazetën Telegraf, më 03/06/2014

KE: Shtyhet miratimi i raportit për statusin e vendit kandidat. Raporti, për progresin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore

Vendimin përfundimtar për marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, Komisioni Europian do ta japë më 23 qershor. Ky vendim vjen pas shtyrjes së këtij vendimi në dhjetor, pasi sipas KE-së kishte akoma punë për t’u bërë nga Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe reformës në drejtësi. Vendimi për statusin do të jepet pas miratimit të raportit nga KiE, si dhe pas vendimit të Strasburgut për problemin e pronave në datë 17 qershor. Komisioni Europian njoftoi se raporti për statusin e Shqipërisë nuk do të publikohet më 3 qershor, siç ishte parashikuar, pasi është në procedurën e miratimit dhe pritet të miratohet nga fundi i kësaj jave. Raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian, ku ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Peter Stano njoftoi se nuk bëhet fjalë për një raport progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian i kanë kërkuar KiE-së të përgatisë një përmbledhje të përpjekjeve të qeverisë shqiptare dhe progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformës gjyqësore.

Vazhdoni leximin

Për kthimin fizik të pronave konform detyrimeve të Kushtetutës së Republikës

Përmendje

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATAVE TE PRONARËVE

Tiranë, 30 maj 2014

Duke marrë shkas nga anarkia në të cilën ndodhet aktualisht problemi i pronave në Shqipëri, Shoqata Bregdeti, Shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata Dukati (Degët Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier), u mblodhën së bashkupër të diskutuar lidhur me situatën anarkike e kleptokratike me pronat, si rezultat i mos zbatimit të Kushtetutës së Republikës, për kthimin e pronës pronarëve trashëgimtarë.

Në kuvënd u shpreh shqetësimi se Qeveria, nuk po zbaton nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës, të cilët sanksionojnë të drejtën e njohjes dhe kthimit fizik të pronës së trashëguar, por në mënyrë arbitrare vazhdon të zbatojë standarde të shumëfishta, duke e futur popullin në konflikt të përjetshëm me njëri tjetërin.

Argumenti i Qeverisë RAMA se: “ atyre që kanë gati çerek shekulli që po e punojnë tokën (dmth pronarëve të rinj ), do tua japim pronë në bazë të 7501-shit” përveç se është antikushtetues është edhe i padrejtë. Po ne pronarët që këtë tokë e kemi trashëguar e punuar në shekuj, si dhe kemi çerek shekulli që po e kërkojmë – a nuk paskemi shumëfish të drejtë ? Vazhdoni leximin