Botuar në Gazetën Shqip, më 30 tetor 2014
“Janë 395 ankime dhe 64 vendime të ish-pronarëve në Gjykatën Europiane”
Nga HERION MESIKLD-ja
“KLD nuk pranoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të 3 gjyqtarëve ku pasuria e tyre e pajustifikuar ishte dhjetëra dhe miliona euro”
Drejtësia
“Paraardhësi im nuk ma dorëzoi detyrën, por më la policin te dera. Pritet shumë shpejt të shpallet konkursi për dizajnin e pallatit të drejtësisë”
Procedimet
“Nga shtatori 2013 deri më sot dhe janë dërguar rreth 24 kërkesa në KLD. Janë në proces dhe 10 procedime të tjera që pritet shumë shpejt t’i dërgohen KLD-së”
Qeveria shqiptare dështoi me planin e saj të veprimit lidhur me nisjen e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për kthimin dhe kompensimin e pronarëve, të cilët të drejtën e pronësisë e kanë fituar në Strasburg. Sipas të dhënave që ka Ministria e Drejtësisë që vijnë nga të dhënat e Avokaturës së Shtetit rezulton se deri në janar të këtij viti janë të paktën 64 vendime që presin nisjen e ekzekutimit nga qeveria shqiptare si palë humbëse në proceset gjyqësore përballë qytetarëve shqiptarë të zhvilluara në Gjykatën e Strasburgut, të cilët kanë fituar të drejtën e kompensimit të pronës së tyre. Vazhdoni leximin