Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë: Bindje profesionale apo mision mashtrues?!

1 gjykataNga Axhem IMERI

Botuar në Dielli, 28 mars 2016

Reagim: Duke degjuar Ministrin e Drejtesise per pronat

Ka disa dite qe qeveria ka intesifikuar propaganden e vet per ligjin e ri te pronave (133/2015) Pothuajse perdite ka shkrime ne shtyp dhe dalje televizive nga qeveritaret ku reklamohen “te mirat” e ligjit te ri te pronave madje, Ministri Manjani e cilesoi nje fatkeqesi te madhe per pronaret neqoftese kete ligj e pezullon Gjykata Kushtetuese

Se sa “i mire” eshte ky ligj per pronaret, e dine mire edhe ata qe e reklamojne, panvaresisht se i sherbejne karrikes se tyre

Realiteti eshte se : Vazhdoni leximin

Reklama

Ligji i ri i pronave, Manjani: Nesër nis kompensimi fizik dhe monetar

Gazeta Shqip, 23 mars 2016

Në një deklaratë për shtyp, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se të gjithë ata persona që deri dje nuk janë trajtuar si duhet për çështjen e pronës, që nesër do të vlerësohen me seriozitet dhe korrektësi. Vazhdoni leximin

Strasburgu detyron Ramën të kthejë pronat e pronarëve

Rilindja Demokratike, 23 mars 2016

Në mbledhjen e fundit qeveria bëri me dije se nga sot do të nisë kthimi fizik i pronave aty ku ajo është e lirë, si dhe do të zbatojë kompensimin e pronarëve me një fond prej 24 milionë dollarësh.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se janë në dispozicion dhe 23 mijë ha tokë bujqësore me të cilat do të bëhet kompensim fizik për ata që e kanë të zënë tokën. “Ky është ligji i pronave dhe vendimi i qeverisë, është oferta më serioze që ka deri më sot shteti shqiptar për shtresën e pronarëve që pa të drejtë quhen ish-pronarë”. Vazhdoni leximin

Presidenti për ligjin e pronave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut

Rilindja Demokratike, 23 mars 2016

Presidenti Bujar Nishani i ka shprehur dje në Strasburg Presidentit të ri të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi shqetësimin e tij në lidhje me ligjin e ri të qeverisë për pronat. Ligj që thelb synon mohimin e të drejtës së pronësisë pronarëve.

Një vëmendje të veçantë Presidenti Nishani ia kushtoi çështjes së pronave dhe kompensimit të pronarëve të shpronësuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si një e drejtë fondamentale dhe një nga prioritetet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit e njohu Raimondin me këndvështrimin e tij për ligjin e miratuar së fundmi nga Parlamenti shqiptar për kompensimin dhe trajtimin e pronës, si dhe evidentoi ankimimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se, “përmes këtij ligji është prekur standardi i vendosur përmes Kushtetutës dhe jurisprudencës së saj, por edhe standardi i vendosur nga Konventa dhe jurisprudenca e saj, si dhe janë anashkaluar edhe mesazhet e dhëna nga GjEDNj jo vetëm përmes vendimit pilot, por edhe çështjeve më të fundit të trajtuara prej saj”. Vazhdoni leximin

Strasburgu, 10.7 milionë euro për gjashtë pronarë

Botuar në Gazetën Shqiptare, 18 mars 2016

Nga Ornela Manjani*

Qeveria shqiptare duhet të paguajë brenda tre muajve, deri në 17 qershor, 10.7 milionë euro për kompensimin e gjashtë dosjeve pronarësh që kanë fituar të drejtën e kompensimit nga Gjykata e Strasburgut. Vendimi është marrë dje nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, që dënoi shtetin shqiptar me një shumë prej 10 mln e 700 mijë euro. Vendimi është në favor të dosjes “Rista kundër Shqipërisë”, ku përfshihen shtatë çështje, gjashtë prej të cilave janë gjetur brenda afateve me konform ligjeve dhe konventave që zbatohen nga Strasburgu për rastet mbi të drejtën e pronës.

Vazhdoni leximin

Gjykata Kushtetuese: Poseduesi i tokës për 20 vjet bëhet pronar

Vlerësim i Shoqatës “Pronësi me drejtësi”

Gjykata Kushtetuese del me nje vendim dhe interpretim djallëzor e spekullativ. Ky vendim do te sherbeje si leve  per te justifikuar shkaterrimin e pronareve te ligjshem.  

Pak vite me pare Gjykata Kushtetuese, nën trysninë politike, pranoi ligjin 7501 si ligj ne perputhje me Kushtetuten. Ligji 7501 dhe ai vendim absurd i Gjykatës Kushtetuese, deri sot ka shkaktuar mbi 8500 viktima dhe po prodhon çdo dite korrupsion, krim të organizuar, popull hajdut dhe politikane kleptokrate. Reforma ne Drejtesi qe pretendojne nderkombetaret eshte si “demokracia e vertete”, qe populli kishte ne kohen e regjimit komunist te Enver Hoxhes.

Nese Diktatura i shpronesoi shqiptaret dhe pronat private i vuri ne sherbim te shoqerise, keto ligje qe jane miratuar pas vitit 1991 per pronat jane shkaterrim gradual por i plote i demokracise dhe i Shqiperise. E vetmja mundesi per te shpetuar Shqiperine nga shkaterrimi postkomunist mbetet Gjykata e Strasburgut. Pronaret qe mbahen peng prej 25 vjet qe AKKP tu ktheje pronat , nuk duhet te ushqejne iluzione por duhet ti drejtohen Gjykates se Strasburgut .  

Botuar në Gazetën Shekulli, 1 mars 2016

Temat Kryesore

  • Gjykata Kushtetuese lë në fuqi nenin 169 të Kodit Civil dhe rrëzon pretendimet e Gjykatës së Vlorës për antikushtetueshmërinë e këtij neni, edhe pse nuk parashikon të drejtën për kompensim të ish-pronarit

Nga Suela Topi

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi nenin 169 të Kodit Civil, sipas të cilit, nëse një person zotëron një tokë për 20 vite atëherë ai konsiderohet pronar i ligjshëm i saj. Vendimi i Kushtetueses u mor pas kërkesës së Gjykatës së Vlorës e cila argumenton se ky nen është antikushtetues në pjesën që nuk parashikon të drejtën për kompensim të ish-pronarit. Vazhdoni leximin

Skandali i ligjit të ri të pronave

Botuar në gazetën Dielli, 3 shkurt 2016, nga Andrea Stefani

Skandali i ligjit të ri të pronave

Respektimi i pronës private është guri i themelit të një shteti ligjor dhe i politikave të tij publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve. Por ligji i fundit i qeverisë, për kthimin dhe kompensimin e pronarëve të grabitur nga diktatura komuniste, është një tjetër provë se në qeveritë shqiptare vazhdon të dominojë koncepti komunist se e drejta e pronës private mund të sakrifikohet për interesa të ashtuquajtura publike. Të ashtuquajtura “interesa”, sepse nuk mund të ketë as një interes dhe as një të mirë publike, të themeluar mbi shkeljen e të drejtës së pronës qoftë edhe të një individi të vetëm.

Mjerisht, ligji në fjalë i qeverisë “Rama” ndërtohet pikërisht mbi një shkelje të tillë me justifikimin se kështu e kërkon “e mira publike”! Por a nuk u bë edhe shpronësimi i pronarëve nga diktatura komuniste nën sloganin e “të mirës publike” pra, të të bërit “mirë” duke ja marrë të pasurve për t’ia dhënë të varfërve? Cili është ndryshimi kur pronën e grabitur nga komunizmi premton ta kthesh a kompensosh vetëm pjesërisht, me çmime qesharake që as i aviten atyre të tregut të sotëm apo duke bërë akrobacira qesharake që e katandisin të drejtën e pronarëve në “kokoshi një thelë”, me justifikimin se kështu e do “e mira publike” ngaqë shteti nuk ka para?! Prandaj a nuk kemi të drejtë që për çështjen e kthimit të pronave të frikësohemi se po përballemi me një “Rilindje” proletare? Vazhdoni leximin

DEPUTETË, RISHIKONI LIGJIN PËR PRONAT!

DEKLARATË PUBLIKE E KOALICIONIT TË PRONARËVE ADRESUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Botuar në Gazeten Dielli
Tirane, 19 Janar 2016

1 pronat

Deputetë të nderuar,Dëgjuam në TV dt 19.01.2016 qëndrimin e antarëve të Komisionit të Ligjeve. Ju ftojme të rishikoni ligjin nr.133/2015 të propozuar nga AKKP dhe Ministria e Drejtesise “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit.” qe ju miratuat me 78 vota të maxhorances midis të cileve ishin 20 deputetë, që kishin votuar për ligjin 9235 dt.29/07/2004, që ndryshon në themel me draftin qe keni votuar me urdher politik.Presidenti Nishani ka percaktuar mangësitë e atij ligji që bien ndesh me nenet 181 dhe 41 të Kushtetutës, të asaj Kushtetute, që jeni betuar ta mbroni. Ju bëjmë këtë thirrje publike që për interesa partiake, të mos shkelni mbi parimin, ndershmërinë dhe betimin tuaj. Si mundet të pretendohet për drejtesi kur Kuvendi bën ligje që mbrojnë dhunuesit.? Drejtësia vonon por nuk harron. Mos harroni se populli do drejtesi dhe s’do t’ju a fali kurrë këtë faj !

Kryeministri qe e konsideron politik votimin e këtij ligji gabon rëndë, sepse ky ligj i thellon konfliktet e pronesisë, nuk zgjidh asgjë nga ato që vetë Edi Rama premtoi me rilindjen. Ne ju ftojmë të reflektoni dhe të votoni nji ligj që të zgjidhi problemet, duke mbyllur plaget, jo nji ligj që do të shtojë plagë të reja.! Kanë ndodhur mbi 8000 vrasje për pronat,ish kryeministra dhe deputete janë deklaruar se pas vitit 1991 janë bërë gabime të rënda me pronat. Ne urojmë që ju ta mbroni Kushtetutën dhe mos bëni të njejtin gabim dy here duke e votuar atë ligj, që është vazhdimësi e gabimeve të derisotme, pasi abuzimet me pronat janë të stimuluara nga kakofonia ligjore e deri tanishme. Është shansi juaj të merrni nji vendim të mënçur për mbylljen e këtij procesi brenda maxhorancës. Mos bëni nji ngatërresë e re më të madhe, prona është e shejtë, është identitet, është e sanksionuar ne Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne Kushtetutën tonë dhe mbrohet nga Gj.E.D.Nj. në Strasburg. Presidenti ju ka ftuar por edhe ne pronarët e grabitur nga diktatura dhe nga postdiktatura, ju ftojmë të reflektoni.

Vazhdoni leximin

Legalizimet në bregdet, procedurat për lejet

Botuar në Ballkanweb, 13 dhjetor 2015

Nga: Ornela Manjani

Mosazhurnimi i pasurive nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe mungesa e planeve rregulluese pengojnë dhënien e lejeve të legalizimit në zonat bregdetare. Në qytetin e Sarandës, ku janë shpërndarë shumë pak leje legalizimi, pritet miratimi i masterplanit për zhvillimin e zonës, i cili duket se po mban “peng” procesin e pajisjes me leje legalizimi për ndërtimet pa leje. Ndërkohë, në zonat e mbrojtura në Sarandë është ndërtuar në 1.000 raste pa leje, dhe ndërtuesit kanë vetëdeklaruar e janë në pritje të miratimit të planit urbanistik nga ana e pushtetit vendor për të vijuar me procesin e legalizimeve. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, drejtoresha e ALUIZNI-t për Sarandën, Otida Cama, shpjegon procedurat që do të ndiqen për legalizimet në zonën bregdetare dhe zonat e mbrojtura. Vazhdoni leximin

Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj kundër ligjit të pronave, mesazh të fortë Ramës, Gramoz Ruçi në krah të qeverisë, ja debati

Gazeta Sot, 3 dhjetor 2015
Adriatik Doçi

 
Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj kundër ligjit të pronave, mesazh të fortë Ramës, Gramoz Ruçi në krah të qeverisë, ja debati
Në kampin e mazhorancës ka tension dhe mosmarrëveshje serioze. Burimi i tensionit është tendenca e Kuvendit për të mos miratuar ligjet e qeverisë, pa i kaluar në filtrat dhe ekspertizën e duhur. Një nga ligjet më të rëndësishme të javëve të fundit të qeverisë “Rama”, është nisma për kompensimin e ish-pronarëve. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, janë kundër miratimit të projektligjit të pronave, me procedurë të përshpejtuar, sikundër kërkon qeveria. Meta dhe Xhafaj kanë deklaruar se Kuvendi nuk mund të votojë ligje me shpejtësi, kur nuk është i bindur, duke i dhënë një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama. Të njëjtin mendim ndan edhe Fatmir Xhafaj, i cili thekon se ligji i pronave është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë kërkon një kohë të caktuar. Ndërkaq, Garamoz Ruçi, është pozicionuar në krah të qeverisë, duke kërkuar miratimin e ligjit me shpejtësi. Vazhdoni leximin