Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI: Pse pranova të jem pjesë e saj

NDRYSHIMI THEMELOR I PARTISË SË RE POLITIKE ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI NGA PARTITË E MAJTA DHE TE DJATHTA EGZISTUESE DHE PSE PRANOVA TË JEM PJESË E SAJ

Nga prof. Dr. Gëzim Boçari

Botuar në Koha Jonë, 10.02.2017

Në mes të Janarit 2017 mora një ftesë për të marë pjesë Konventën e të përndjekurve që kishin vendosur për të themeluar një parti politike. Mendimi im i parë ishte se në 66 subjektet politike që kandiduan në zgjedhjet e 2013, po bëhet thjeshtë një shtesë e numurit për efekt tërheqje votash. Para se të përgjigjesha për pjesëmarrjen analizova programin dhe statutin e kësaj nisme –Aleanca Popullore për Drejtesi ! Gjëja e parë që më ra në sy ishte ndyshimi  thelbësor i këtij  formacioni të ri politik nga partitë egzistuese. Ky formacion i ri merrte zotimin solemn se « Ne të gjithë sëbashku të mbrojmë, përfaqësojmë dhe realizojmë të drejtat Kushtetuese si dhe Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, për tre shtresat më vitale të shoqerisë shqiptare , që vazhdojnë të nëpërkëmben nga politika e këtyre 25 vjetëve dhe janë më pak të përfaqësuara politikisht në Shqipëri:Të Përnjekurit, Pronarët dhe Diaspora, emigrantët ose mërgata» ! Eshtë fakt i pakundërshtueshëm se prona është emërues i përbashkët për të tre këto kolona.

Të gjithë pranojmë se prona, duhet të ishte detyrimi i parë për tu zgjidhur me themel që në vitin 1991 nga Shteti i shpallur demokratik. Subjektet e ndryshme politike, në këto 25 vjet kanë premtuar shumë për pronarët dhe të përndjekurit, veçanërisht para fushatave elektorale për efekte votash, por klanet drejtuese kanë përfituar dhe pothuajse nuk bënë asgjë në këtë drejtim !  Vazhdoni leximin

Reklama

Trajtimi i pronës – Rama: Me reformën në drejtësi i japim fund padrejtësisë së pronave

Kjo deklarate e kryeministrit Edi Rama ne pjesen e pare pasqyron te verteten dhe ne pjesen e dyte eshte demagogji. Kryeministri nuk duhet te shkeli kushtetuten. Pse Qeveria ngutet te beje legalizimin e atyre qe kane grabitur truallin dhe kane ndertuar pa leje? Zgjidhja sipas kushtetutes eshte qe  Qeveria tju ktheje fizikisht tokat pronareve sipas dokumentave te shtetezimit komunist dhe ti kompensoje pronaret vetem per siperfaqet qe jane tjetersuar para vitit 1991per nevoja publike ?

Botuar në gazetën Koha jonë, 19.12.2016

Trajtimi i pronës – Rama: Me reformën në drejtësi i japim fund padrejtësisë së pronaveKryeministri Edi Rama tha se Reforma në drejtësi është e lidhur me reformën e pronës.

Në një aktivitet të zhvilluar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, kreu i ekzekutivit tha se ajo që gjykata i ka bërë pronës nuk i ka bërë asnjë pushtues vendit tonë.

Nëse ka një temë që lidhet drejtpërdrejt me temën e reformës në drjetëi është reforma e pronës. Reforma në drejtësi perceptohet si instrument për të goditur zyrtarët e lartë që përzihen në kanalet e korrupsionit, por nëse reforma në drejtësi  i duhet këtij vendi dëshpërimisht, A-ja është për ti dhënë fund përmes një drejtësie të drejtë padrejtësis së kthyer në sistem në tërësi dhe në vecanti padrejtësisë së kthyer në sistem kur vjen puna tek e drejta e pronës. Vazhdoni leximin

EKSKLUZIVE/ KLSH: Ja si po shpërdorohen fondet e destinuara për ish-pronarët nga e përkëdhelura e Edi Ramës!

Botuar në Standard, 11 janar 2017

–   Lumë abuzimesh në Agjencinë e Trajtimit të Pronës; për një gjë të tillë u dyshua menjëherë, sapo u mor vesh që kryeministri vendosi në drejtim të Agjencisë një besnike të tij të vjetër, ish-drejtuese në Bashkinë e Tiranës, me të cilën e lidh edhe miqësia “pariziane” me të jatin, ish-kandidat i Byrosë Politike Llambi Gegprifti…

 

Ervin Kaduku

 

E drejta e pronës është një e drejtë themelore e njeriut. Pas një kakofonie të plotë ligjore, të krijuar nga ecejaket e qeverive të ndryshme në terrenin e minuar, të mbushur me abuzime në fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave të rrëmbyera nga regjimi komunist, ishte qeveria Rama ajo, që pretendoi të vendosë rregull njëherë e përgjithmonë në këtë fushë delikate. Por duket se edhe kuadri i ri ligjor nuk ka shërbyer për zgjidhjen e çështjes, por si një perde tymi, pas së cilës fshihen abuzime skandaloze me fondin e kompensimit fizik, atij financiar, etj. Për një gjë të tillë u dyshua menjëherë, sapo u mor vesh që kryeministri vendosi në drejtim të Agjencisë një besnike të tij të vjetër, ish-drejtuese në Bashkinë e Tiranës, me të cilën e lidh edhe miqësia “pariziane” me të jatin, ish-kandidat i Byrosë Politike Llambi Gegprifti…    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar kohët e fundit një auditim të performancës në Agjencinë e Trajtimit të Pronave Tiranë lidhur me periudhën nga 1 janar 2014 deri më 30 qershor 2016. Ajo çka zbulohet tregon se Rilindja po maskon një proces vjedhjesh e mashtrimesh, që del qartë pas abuzimeve të konstatuara. Vazhdoni leximin

Një Leter nga SHBA për Kryeministrin Edi Rama

Botuar në Gazetën Dielli, 22 dhjetor 2016

Për sa kohe nuk  keni kthyer pronën e  grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci.

Nga LORO STAJKA/ Fredericksburg, Virxhinia, SHBA

I  nderuar zoti Kryeministër,

Quhem Loro Stajka, dhe ju shkruaj nga  Fredericksburg, VA  SHBA.  Informohem për gjendjen në  Shqipëri nëpërmjet shtypit që lexoj në internet. Në SHBA dhe në çdo shtet demokratik të Europës zbatohet me  rigorozitet e drejta e pronës. Në gazeta të ndryshme kam lexuar  deklarimin tuaj për zgjidhjen përfundimtare të  problemit të anarkisë së pronave nëpërmjet kompensimit dhe tani, pritet arsyetimi nga Gjykata Kushtetuese. Ajo Gjykatë nëse nuk është e shitur, me siguri do të saktësojë se kur dhe  cila pronë duhet kompensuar. Ambasadore e BE znj Romana  Vlahutin dhe ambasadori  i SHBA z. Donald Lu, e dijnë se në vendet ish komuniste, komunizmi çrrënjoset dhe zëvendësohet me sistem demokratik vetëm kur prona e grabitur i  kthehet  të zotit dhe jam në pritje që ata ta thonë  qartë këtë parim që në Shqipëri nuk po zbatohet.  Në vitin1991 u përmbys busti i diktatorit, me Kushtetutë  u shpall sistemi demokratik dhe detyrimi i shtetit për të  kthyer pronën e grabitur tek i zoti, detyrimi për të zbatuar konventat ndërkombëtare. Këto  nuk janë bërë dhe sistemi komunist nuk u çrrenjos por u modifikua siç i interesoi oligarkise se re. Zoti Sali Berisha mbas 23 vjetesh në drejtim të politikës deklaroi se kishte gabuar me pronarët, por kurrgja me tepër. Mendoj se Berisha, pasi ka  kuptuar gabimin, i takon të jetë shumë aktiv për zgjidhjen e problemit. Heshtja  pas asaj   deklarate, tregon mosdashjen e të mirës së vendit.  Prona tek i zoti është parimi, eshte fjala dhe premtimi i pambajtur prej Sali Berishës dhe politikanëve Shqiptarë. Vazhdoni leximin

Shoqata ndjek nga afër demarshet e Gjykatës Kushtetuese pranë Komisionit të Venecias

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” i është drejtuar kohët e fundit Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese si dhe Departamentit të Ekzekutimit të Vendimeve pranë Këshillit të Europës, në lidhje me kërkesën për opinion (Amicus Curiae) drejtuar Komisionit të Venecjas nga Gjykata shqiptare.

Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese bëhet në kuadrin e shqyrtimit të “Kërkesës për pezullimin e zbatimit të Ligjit Nr.133/2015” drejtuar kësaj Gjykate ndër të tjera dhe nga Shoqata. Shoqata kërkon shfuqizimin e këtij ligji si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Kjo korrespondencë, të cilën e gjeni të publikuar këtu poshtë (shif links) i bën një analize të plotë juridike problemit të pronave dhe keqësimit të këtij problemi përmes ligjit të fundit dhe konkludon, se në stadin aktual regjimi pronësor në vendin tonë është aq i deformuar, sa qytetarët kanë humbur jo vetëm konceptin ligjor, por edhe atë logjik të asaj çfarë konsiderohet “e drejtë” në këtë regjim. Dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të adoptojë një baze interpretative autoritare të legjislacionit, që do përcaktonte, me preçizion dhe në mënyrë të parashikueshme kufijtë kushtetues të marzhit të vlerësimit të ligjvënësit gjatë miratimit të akteve ligjore që kufizojnë të drejtat themelore të pronarëve të shpronësuar me forcë.

Dokumente:

 

 

 

 

Strasburgu detyron Qeverinë t’u paguajë pronarëve 22 milionë euro

Shënim i shoqatave:

Ne menyre te qarte politikanet po abuzojne me faktin se Strsburgu i lejon Qeverise te zgjedhi ndermjet kthimit fizik te prones tek i zoti ose kompensimin e pronarit me çmimin shteteror te vitit 2008. Kete abuzim te politikaneve te papergjegjshem e paguajne taksapaguesit shqiptare . Kete radhe fatura eshte 22 milion euro, por nese prona do tu kthehej pronareve konform Kushtetutes fatura do ishte zero. Do te duhen edhe disa vendime te tjera te Gjykates se Strasburgut qe Qeveria te kuptoje se Strasburgu nuk mban qendrime me dy standarde dhe nuk pranon presione apo korrupsion. Pasi te paguaj edhe disa milion euro te tjera per prona qe ne zbatim te nenit 181 te Kushtetutes, duhet tu hiqen politikaneve dhe tu kthehen te zoterve, Qeveria do te detyrohet ta pranoje propozimin e bere ne 2013 prej Shoqates se pronareve. Ky propozim konsiston ne ate qe Shteti te jete i detyruar te beje kthimin fizik  bazuar ne origjinen e prones sipas dokunentave te shtetezimit nga shteti komunist, dhe kompensimi te behet per prona qe gjate kohes , pas konfiskimit komunist, jane tjetersuar per nevoja publike. Vetem duke zbatuar Kushtetuten  taksapaguesi shqiptar nuk do te jete i detyruar te paguajne edhe miliona euro te tjera, qe paguhen per te mbrojtur trafikun e paligjshem te pronave te organizuar nga zbatimi i platformes se Ramiz Alise, per riciklimin ne pushtet dhe ne ekonomi te klaneve sipas platformes se Katovices.

Botuar në Koha Jone, 31.08.2016

Strasburgu detyron Qeverinë t’u paguajë pronarëve 22 milionë euroDështimi i qeverisë shqiptare për hartimin e një plani kombëtar për kthimin dhe kompensimin e pronarëve detyron shtetin shqiptar që të vijojë të paguajë faturat që sjellin vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Kështu në mbledhjen e sotme, Këshillit i Ministrave vendosi ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, që detyron Qeverinë Shqiptare t’u japë 22 milionë Euro pronarëve që kanë fituar gjyqet kundër Shqipërisë.

Bëhet fjalë për katër çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut; çështja “Aliçka”, “Karagjozi”, “Rista”, “Halimi” dhe “Sharra” kundër Shqipërisë. Duke iu referuar vendimeve të zbardhura të qeverisë rezulton se  shumën më të madhe e zë çështja “Rista”, që duhet të marrë nga Qeveria Shqiptare plot 10.7 milionë Euro.

Po ashtu, 21 ankimuesve të grupuar në atë që njihet si çështja “Karagjozi e të tjerë kundër Shqipërisë”, qeveria shqiptare është detyruar që t’u paguajë pronarëve legjitimë shumën prej 5.9 milionë euro, kurse çështja “Aliçka” me 5.1 milionë Euro.

Ndërsa për çështjen “Halimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.33839/11, në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, qeveria shqiptare do të paguajë 755 150 euro.

Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në këto vendime, në favor të ankuesve do të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, nga fondi i kontingjencës i Buxhetit të Shtetit, brenda 3 muajve nga dita që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

Letër nga “Pronësi me Drejtesi”, dega SHBA

Drejtuar Artan Lames, drejtor ALUIZNI dhe Edi Ramës, Kryeminister

Kushtetuta në fuqi thotë se prona është e blerë, e dhuruar dhe e trashëguar. Asnjë nen i Kushtetutës nuk thotë se prona fitohet me konfiskim, me pushtim dhe me grabitje të pronës së ligjëshme të një pronari legjitim

Në gazetat e datës 16 dhe 17 Gusht 2016 jepet njoftimi nga Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, “se po vazhdon normalisht procesin e legalizime të ndërtimeve pa leje”, “se gjatë vitit të kaluar janë bërë 40.000 legalizime”, “se kaosi ka ardhur nga sistemi i ndryshëm hartografik”, “se për të favorizuar emigrantët janë hapur sportele të veçanta për ti favorizuar ata”, “se gjatë muajit Korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi” me ritëm kolosal, “se deri në Shtator do përfundojnë edhe 4000 legalizime të tjera”…  Vazhdoni leximin

Ligjet e Kuvendit për Pronat në Konflikt me Kushtetutën

Botuar në Gazetën Dielli/The Sun, 11 korrik 2017

LIGJET QË KA MIRATUAR KUVENDI I SHQIPERISË SHKELIN KUSHTETUTEN DHE PENGOJNË KTHIMIN   FIZIK TE PRONES PRONARËVE TE VERTETE NDËRSA KUSHTETUA NJEH DHE  KTHEN TEK I ZOTI PRONËN E KONFISKUAR NGA SHTETI I DIKTATURËS

Shkruan: Ing. Isuf BODO*

Kushtetuta e Shtetit Shqiptar në nenin 41 përcakton  qartë se prona fitohet me blerje me dhurim dhe me trashëgimi dhe neni 181 i Kushtetutës saktëson se ligjet që bien ndesh me nenin 41 nuk kanë fuqi vepruese. Ne shkelje flagrante me detyrimet kushtetuese, por dhe me parimet morale dhe fetare, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar dhe vazhdon te miratoje ligje që prona të mos kthehet fizikisht tek të zotët por të përfitohet nga klanet e politikës.

Shteti komunist pronat e marra pa të drejtë i vuri në dispozicion të të gjithë shoqërisë ndersa pas 1991 pronat u pervetesuan nga politikanet dhe klanet e tyre. Për të justifikuar përvetësimet e paligjshme që janë bërë dhe ato që janë në planet e oligarkise politike per te pervetesuar zonat turistike ku në focus është bregdeti turistik i Vlorës, nga Uji i Ftohtë, Karaburuni deri në Delvinë, në Dhjetor 2015 maxhoranca miratoi ligjin nr 133. Hartuesit e ligjit duke abuzuar me konceptin e kompensimit, synojnë të maskojnë trafikimin e pronave në favor te politikaneve por a do arrijnë të mashtrojnë nderkombëtarët !. Ligji  Nr. 133/2015, u aprovua për disa minuta vetem me votat e maxhorances dhe në orët më të vona pa u diskutuar nen për nen nga deputetët. Zyrtaret e larte kane deklaruar se ligji eshte konsultuar dhe miratuar nga Banka Boterore, ndersa Drejtoresha e Bankes Boterore e pyetur nga shoqata ka sqaruar se B.Boterore nuk ka dhene vleresim dhe konsulence per ligjin. Veprimi i ligjit nuk u pezullua ne Gjykata Kushtetuese dhe po propagandohet nga Kryeministri dhe vartësit e tij, si ligj që do zgjidhë parfundimisht problemin e pronave. Vazhdoni leximin

Kur prona vendoset në krye

Botuar në Gazetën Dielli/The Sun, 9 qershor 2016

Opinion nga Majlinda BUSHJA*

Interesi të tjetërson, por gjithsesi është në dorën tonë për të mos e vendosur në radhën  e parë për nga rëndësia, sepse vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të konflikteve brenda familjes për çështje pronësie. Puna ka arritur deri aty sa djali nuk njeh më prindërit e vet, babanë, e nënën, por edhe vëllanë e motrën, e konflikti pastaj është përhapur në çdo degë të fisit, që nuk njohin më damarët e gjakut të tyre kur në mes është prona. Daja i merr pronën mbesës, xhaxhai, nipit, nipi, xhaxhait, kushërinjë njëri-tjetrit, etj duke e çuar konfliktin në hasmëri, e disa vjeçar. Tipik është rasti i zonjës Dilo ( këngëtare e njohur), që po lufton kundër tre burrave për të drejtën e saj, për pronën që pretendon se po ja rrëmbejnë. E një prej tyre është dajua i saj, një njeri i afërt i familjes që duhet ta mbrojë mbesën e vet. Mirëpo, situata flet ndryshe dhe konflikti është ende i hapur, dhe kushedi sa do të zgjasë. Por ky konflik për çështje pronësie është një nga mijëra raste që hasim në të gjithë Shqipërinë. Shumë kemi dëgjuar, po dëgjojmë, e do të dëgjojmë në të ardhmen, meqenëse është një nga çështjet më të mprehta të pazgjidhura, e që hap shumë debat. Prona që i mbivendendosen pronarë, e pronari i vërtetë e ka të vështirë të gëzojë pronën e tij i qetë, pa u rropatur gjyqeve për të gjetur të drejtën e tij për vite me radhë. Dhe në se përfshijmë këtu mosmarrveshjet mes fiseve të ndryshme për këtë çështje situata bëhet më e rëndë dhe e komplikuar. Vazhdoni leximin