1
Subjekti Kërkues: Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Adresa: Kutia Postare 8195, Rruga
“Qemal Stafa”, God 13, Shkalla 1, Ap 49, Tiranë.
Përfaqësuar prej: Av. Suela Mëneri, Nr Liç 8079, Anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, Rruga
“Islam Alla”, God 67, Kati II, Dera 1, Tiranë – e autorizuar (autorizimi bashkëlidhur).
Subjekte të Interesuara:
Kuvendi i Shqipërisë, Adresa: Rruga “George W. Bush”, Kutia Postare 1010, Tiranë
Ministria e Drejtësisë, Adresa: Bulevardi “Zogi I”, Tiranë, Kutia Postare 1000, Tiranë
Objekti Kërkesës:
Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane
për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të Neneve nr.6/1,b, 7/2 a, b, të Ligjit nr. 133/15 datë
5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”
Shfuqizimi si të papajtueshem me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane
për të Drejtat e Njeriut të neneve 18 pika (b) dhe (c) të VKM nr. 222 datë 23.03.2016 “ Për Trajtimin
e Kërkesave Për Njohje të Pronës e Të Kompesimit të saj” dhe neneve 3 pika (b), dhe (c) (i,ii) të
VKM nr. 223 datë 23.03.2016 “Për Percaktimin e Rregullave dhe të Procedurave për Vlerësimin
dheshpërndarjen e Fondit Financiar e Fizik per Kompensimin e Pronave”
Baza ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – Preambula, Neni 3, Neni 4, Neni 15, Neni 17, Neni 18 1,
Neni 41, Neni 42, Neni 131, Neni 132, Neni 134 h, Neni 181
Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut – Neni 1, Neni 6.1 (pjesa
relevante), Neni 13, Neni 14, Neni 18, Neni 41, Neni 1 I Protokollit 1, Neni 1 i Protokollit 12.
Ligji nr.8580/2000 i ndryshyar me ligjin nr.99/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”
I. RRETHANAT
- Me vendim nr. 1 datë 16.01.2017 Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e paraqitur
nga Shoqata “Pronësi me Drejtësi” mbi kushtetueshmërinë e Ligjit nr. 133/15 datë 5.12.2015
“Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, duke
shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nenin 6 pika 3 dhe 5,
të ligjit.
2 - Në mungesë të shumicës së nevojshme Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën për shfuqizimin
e nenit 6, pika 1, shkronja “b”, si dhe të nenit 7 pika 2, shkronja “a” dhe “b” të ligjit të
mësipërm. - Me datë23.03.2016 hyri në fuqi VKM nr. 222 “ Për Trajtimin e Kërkesave Për Njohje të
Pronës e Të Kompesimit të saj” dhe VKM nr. 223 “ Për Percaktimin e Rregullave dhe të
Procedurave për Vlerësimin dheshpërndarjen e Fondit Financiar e Fizik per Kompensimin e
Pronave”. - Këto VKM, në linjë me ligjin nr. 133/2015 përcaktojnë ndër të tjera, edhe metodologjinë e
vlerësimit. - Aktualisht, si rrjedhojë e aplikimit të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe
përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” neni 7.2 pika a si dhe VKM-ve1
të
ndërlidhura rezultojne 1.197 vendime, vetëm për vitet 1993-1995, të cilat ATP-ja i konsideron
si të ezauruara (shih Regjistrat e publikuar në faqen elektronike të Agjencisë së Trajtimit të
Pronave).
II. PRETENDIMET E PALËS KËRKUESE - Pala Kërkuese ankohet se mosdeklarimi i neneve 6.1 (b) dhe 7.2 (a) e (b) të ligjit nr. 133/2015
“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”si të
papajtueshme me Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë vendos mbi të një kufizim, i cili
cënon të drejtën e saj për siguri juridike si dhe vendos mbi të drejtën e saj për mbrojtjen e
pronës një barrë jo proporcionale e të paligjshme, që u le shteg veprimeve arbitrare nga ana e
autoriteteve. - Gjithashtu Pala Kërkuese ankohet se nenet 18 pika (b) e (c) të VKM-së nr. 222 datë
23.03.2016 dhe nenet 3 pika (b) dhe c(i,ii) të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 shfaqin
elemente të dukshme pakushtetueshmërie pasi ashtu si nenet 6. (3) dhe 6(5) të Ligjit 133/2015
ku ato bazohen cënojnë sigurinë juridike dhe të drejtën e saj për mbrojtjen e pronës.
Konkretisht, pjesa relevante e parashikimeve në fjalë përsërit mot a mot nenin 6.5 të shpalluar
tashmë si të papajtueshëm me Kushtetutën nga kjo Gjykatë e Nderuar.2
1Neni 18 pika b e c i VKM nr.222 dhe neni 3 pika b, dhe c (i, ii) i VKM nr. 223
2 Neni 18 pika (c) është paraqitje mot a mot e nenit 6.5 të ligjit 133/2015 “Kur nga vlërësimi rezulton se subjekti perfiton
një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit, atëhërë subjektit i kompensohet
fizikisht sipërfaqja që i korrispondon vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon ne fondin e tokes së ATP-së.”
3
III. PRANUESHMËRIA
Legjitimimi i Palës Kërkuese - Sipas nenit 134 pika 1 shkronja “h” të Kushtetutës , Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje ndër
të tjera me kërkesë të organizatave. - Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” është regjistruar me Vendimin e Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor, Tiranë, nr. 2941 datë 26.10.2010 në regjistrin e organizatave jofitimprurëse. Në pikën 2 të vendimit në fjalë, Gjykata ve në dukje ndër të tjera, se
“Shoqata…është organizatë jo qeveritare dhe jo-fitimprurëse, që ka si qëllim mbrojtjen e të
drejtave të të shpronësuarve, duke nënkutpuar, jo vetëm të shpronësuarit, që janë janë
zhveshur padrejtësissht nga prona prej vitit 1945 – 1990, por edhe ata që janë zhveshur
padrejtësisht nga prona pas viteve ’90”.3 - Për më tepër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj Nr. 43 datë 6.10.2011 ka deklaruar të
pranueshme ankesat e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” në vështrim të legjitimimit
të kësaj të fundit për t’u ankuar lidhur me papajtueshmërinë e Ligjit nr 10308 datë 22.07.2010
“Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 9235 datë 29.7.2004 “Për Kthimin dhe
kompensimin e Pronës”. Duke folur për legjitimimin e kërkesës së ngritur nga Shoqata në
çështjen konkrete, Gjykata “… ka konsoliduar qendrimin e saj lidhur me rrethin e subjekteve
që përfshihen në “organizata të tjera” të parashikuara në nenin 134, pika 1 shkronja “f”, të
Kushtetutës, duke përfshirë ….dhe të tjera organizata (neni 9(2). Pra, Kushtetuta e ka lënë të
hapur kuptimin që i duhet dhënë termit “organizatë’ edhe për grupime me qëllime të tjera të
organizimit të individëve, me kushtin, që organizimi, programet dhe veprimtaria e tyre të
përputhen me parimet demokratike të shtetit të së drejtës”4 - Përveç sa u parashtrua më sipër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj nr. 1/2017 mbi
kushtetuetshmërinë e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
kompensimit të pronave.” ka theksuar që organizata për të vënë në lëvizje Gjykatën “…duhet
të provojë lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të individualizuar që ekziston midis veprimtarisë së saj
dhe normës që kundërshton. Interesi për të vepruar duhet të jetë i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe
vetjak.”5
3Kopje e Vendimit në fjalë gjendet bashkëlidhur kësaj Kërkese.
4Referuar mot a mot Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 43, date 6.10.2011.
5 Referuar mot a motVendimi i Gjykatës Kushtetuese n.1 datëdatë 16.01.2017 § 14
4 - Në fakt duke argumentuar legjitimimin e Shoqatës në cështjen konkrete ku kërkohej shpallja
si të papajtueshëm me kushtetutën e ligjit n. 133/2015 Gjykata është shprehur:“Në çështjen
në shqyrtim para kësaj Gjykate 4 shoqatat kërkuese kanë në statutin e tyre si synim mbrojtjen
e interesave të ish-pronarëve dhe përpjekjen për vendosjen në vend të së drejtës së pronës të
shpronësuar ose konfiskuar nga regjimi komunist në Shqipëri. Duke qenë se objekti i ligjit që
kundërshtohet para Gjykatës është zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave të
shpronësuara ose konfiskuara nga regjimi komunist, Gjykata vlerëson se këto shoqata
justifikojnë interesin e tyre për të filluar një kontroll kushtetues të ligjit, sipas nenit 134/2 të
Kushtetutës.”6 - Nisur nga argumentat e rradhitura më lart, vërehet se pala kërkuese, se legjitimohet në zbatim
të nenit 134 pika l, shkronja “h” të kundërshtojë para Gjykatës Kushtetuese pajtueshmërinë e
neneve 6.1 b e 7.2 a e b të Ligjit 133/2015 me Kushtetutën (rubrika e ankimit), prandaj i
kërkon kësaj Gjykate të Nderuar, që të deklarojë të pranueshme ankesat e saj edhe në kuptim
të nenit 49 (d) të Ligjit Nr.8577, datë 10.2.2000 (më tej, referuar si “Ligji nr. 8577”),
ndryshuar me ligjin nr.99/2016 “Pë Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese
të Republikës së Shqipërisë.” - Lidhur me pranueshmërinë e kërkesës në optikën e nenit 31/a e vijues të ligjit nr.99/2016,
vërehet se mungesa e shumicës së nevojshme për marrjen e vendimit mbi kushtetueshmërisë
e nenit 6, pika 1, shkronja “b”, si dhe të nenit 7, pika 2, shkronja “a” dhe “b” të ligjit 133/2015
nuk e pengon palën kërkuese t’i adresohet përsëri kësaj Gjykate të Nderuar. - Në fakt ndonëse cështja e paraqitur shtron për zgjidhje një problem procedural në momentin
kur neni 74 i Ligjit Nr.8577, datë 10.2.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë është shfuqizuar nga ligji i ri n.99/2016 “Për
organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, përsëri
nga pikpamja e thelbit të këtij problemi vërehet se GJEDNJ në juridsprudencën e saj ne
cështjen Marini kundër Shqipërisë është shprehur: “…Gjykata kujton se neni 6 i Konventës
nuk i detyron Shtetet Kontraktuese të krijojnë gjykata apeli apo kasacioni. Megjithatë,
shteteve që krijojnë gjykata të tilla u kërkohet të sigurojnë që personat që nisin procese
gjyqësore do të gëzojnë ndaj këtyre gjykatave garancitë themelore që parashikon neni 6
(shiko, ndër dokumentat e tjera zyrtare, Delcourt k. Belgjikës, vendim i datës 17 janar 1970,
Seria A, nr. 11, fq. 14, § 25). Në këto garanci përfshihet e drejta për një vendim përfundimtar
6Referuar mot a mot Vendimi i Gjykatës Kushtetuese n.1 datë 16.01.2017 § 14
5
për çështjet e paraqitura në gjykatë, në rastin e ankuesit përfshirë një vendim mbi
pranueshmërinë dhe/ose themelin e kërkesës së tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese.”7 - Për më tepër GJEDNJ ka theksuar se : “…Pamundësia e Gjykatës Kushtetuese për të siguruar
shumicën e kërkuar të votave për çështjet në shqyrtim, e la ankuesin pa një vendim
përfundimtar dhe për rrjedhojë kufizoi thelbin e së drejtës së tij për t’u dëgjuar nga gjykata.
Për këtë arsye, ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës… Në ndryshim nga sistemet e tjera
ligjore, të cilët ose e pengojnë mundësinë e ndarjes së votave ose sigurojnë alternativa të
ndryshme për të bërë të mundur marrjen e një vendimi përfundimtar në rast se ndodh kjo
ndarje, në sistemin ligjor shqiptar ndarja e votave në mënyrë të barabartë në Gjykatën
Kushtetuese çon në marrjen e një vendimi, i cili formalisht nuk i jep zgjidhje çështjes në
shqyrtim. Për më tepër, nuk jepen arsyet për rrëzimin e kërkesës në raste të tilla, përveçse që
votat janë ndarë në mënyrë të barabartë…”
8 - Në lidhje me afatet kohore vërehet se Kërkesa është depozituar brenda afatit ligjor 2 vjeçar të
përcaktuar në nenin 50 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin
e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar. Referuar ligjit nr.133/2015,
data e hyrjes së tij në fuqi është data 23.2.2016. - Nuk vërehet ndonjë tjetër kërkesë procedurale në kuptim të nenit 134 pika 1 shkronja “h” të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, siç janë psh detyrimi për paraqitjen e Kërkesës
brenda afateve kohore të lejuara, detyrimi për të shteruar ndonjë tjetër mjet juridik, ankesat
anonime, a ankesat e njëjta në thelb, abuzimi me të drejtën e ankimit, të cilat do të bëheshin
pengesë për pranueshmërinë e ankesave të palës kërkuese. Prandaj, kërkojmë prej Gjykatës
Kushtetuese që t’i deklarojë të pranueshme pretendimet e ngritura në këtë kërkesë në kuptim
të nenit 32 të Ligjit Nr.8577, Datë 10.2.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe neneve të tjera relevante të
zbatueshme për këtë aspekt të pranueshmërisë.
IV. THEMELI
Cënimi i parimit të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit - Lënia në fuqi e neneve 6, pika 1, shkronja “b”, si dhe të nenit 7, pika 2, shkronja “a” dhe “b”
të ligjit 133/2015 bie në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike, parim ky që është cilësuar
7 Cështja “Marini kundër Shqipërisë” datë 18.12.2007 § 120
8
Ibidem§ 122 § 123
6
nga vetë Gjykata si bazë e shtetit të së drejtës: Konkretisht, duke i’u referuar parimeve të
zbatueshme në rastin konkret vërehet se: “… Është kërkesë e parimit të sigurisë juridike fakti
se një ligj në tërësi, pjesë apo dispozita të veçanta të tij në përmbajtjen e tyre duhet të jenë të
qarta, të përcaktuara dhe të kuptueshme. Prandaj është detyrë e gjykatave ose organeve të tjera
shtetërore e shoqërore, të ngarkuara me ligj, që mangësi të caktuara të një ligji t’i plotësojnë
natyrshëm përmes interpretimit dhe zbatimit të tij në praktikë. Por që të realizohet një gjë e
tillë, para së gjithash ligji duhet kuptuar saktë dhe drejtë. Prandaj duhet të dalë qartë qëllimi i
hartimit të tij. Ai duhet të përcaktojë mjetet e ndërhyrjes, subjektet të cilave u drejtohet,
raportet e caktuara të sjelljes dhe mënyrën e zbatimit të tij. Rezultati që synohet duhet të jetë
i pritshëm dhe pasojat të parashikueshme për subjektet të cilave u drejtohet ligji në tërësi ose
dispozita të veçanta të tij (shih vendimet nr. 34, datë 20.12.2005 dhe nr. 31, datë 19.11.2003
të Gjykatës Kushtetuese”) - Po kështu GJEDNJ në jurisprudencën e saj ka pranuar se “Siguria juridike presupozon
respektimin e parimit të gjësë së gjykuar (shih Brumărescu v. Romania të cituar më lart, § 62),
i cili është parimi kryesor i një vendimi të formës së prerë. Ky parim konsiston në faktin që
asnjë palë nuk ka të drejtë të kërkojë rigjykimin e një çështjeje që është zgjidhur me vendim
të formës së prerë thjesht, sepse do të donin një rishqyrtim të çështjes së tyre. E drejta e
gjykatave më të larta në shqyrtimin e ankimeve në lidhje me vendimet e gjykatave më të ulëta
të cilat kanë marrë formë të prerë, duhet të përqendrohet në ndreqjen e gabimeve apo
pasaktësive gjyqësore, dhe jo në rigjykimin në themel të çështjes. Ndreqja e gabimeve apo
pasaktësive nuk duhet të trajtohet si një simulim në të vërtetë i ankimit, dhe mundësia e të
paturit të dy vendimeve për të njëjtën çështje nuk përbën justifikim për një rishqyrtim të ri.
Shmangia nga ky parim justifikohet vetëm kur vërtetohen rrethana thelbësore dhe të
pakonstatueshme, se një gjë e tillë rezulton e domosdoshme( shih Roşca v. Moldava cituar më
lart, §25)”9 - Bazuar ne këtë parim me vendim n. 1/2017 datë16.01.2017 ,Gjykata Kushtetuese shpalli
papajtueshmerinë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 6,3 sipas të cilit “ Në
rastet kur subjektet e shpronësuara kanë përfituar me vendim kthimi dhe kompensimi,
diferenca e llogaritur, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, zbritet nga vlerësimi i pronës së njohur
për kompensim, e llogaritur sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni.” dhe të nenit 6, 5
sipas të cilit “5. Në rast se ATP-ja merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e
subjektit, prona vlerësohet sipas pikës 1 të këtij neni. Kur nga ky vlerësim rezulton se subjekti
9Cështja “Driza kundër Shqipërisë”, datë 13.11.2007§64
7
përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit,
atëherë subjektit i kompensohet fizikisht sipërfaqja që i korrespondon vlerësimit dhe pjesa
tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP-së.” - Përsa më sipër: “Gjykata vlerëson se këto dy pika, sipas përmbajtjes së tyre, të çojnë në
përfundimin se ato janë konceptuar si një shpronësim i ri duke qenë se parashikojnë
rivlerësimin e pronave të kthyera ose të kompensuara më parë. Në këtë këndvështrim, këto dy
dispozita krijojnë probleme lidhur me sigurinë juridike konkretisht përsa i takon paqartësisë
dhe paparashikueshmërisë së legjislacionit.”
10 - Ne pajtohemi me përfundimin e arrirë nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj Nr. 1/2017
se: “në rastin e parashikimeve sipas nenit 6.3 dhe 6.5 te ligjit 133/2015 kemi të bëjmë me
konceptin e “një shpronësimi të ri”, ku parashikohet rivlerësimi i pronave të kthyera ose të
kompensuara më parë”, por shtojmë se “shpronësimi i ri” shfaqet edhe në parashikimet e
neneve 6.1 (b) e 7.2 (a) e (b), të cilat nuk mund të shihen e të zbatohen të ndara nga nenet 6.3
e 6.5. - Konkretisht neni 6.1 (b) i ligjit 133/2015 parashikon, se ”prona e kthyer vlerësohet duke e
përcaktuar atë nga diferenca, që do të rezultojë midis vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual,
dhe vlerës së kësaj prone, sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit”Sikurse kuptohet nga
përmbajta e nenit, ligjvënësi duke përcaktuar metodologjinë është ndalur në përkufizimin e
parimeve kryesore të atyre që cilësohen si “përfitime të zbritshme”. Edhe Gjykata Kushtetuese
ka vërejtur nga ana e saj se: “në përmbajtjen e pikave 1 dhe 2 të nenit 6 të ligjit nr.133/2015
janë materializuar parimet kryesore të formulës së kompensimit. Pjesa tjetër e nenit 6
rregullon situata të veçanta, si pjesë e metodologjisë së kompensimit gjejnë zgjidhje edhe në
dispozita të tjera të ligjit” (faqja 15 pika 38 e vendimit 1/2017). - E thënë kjo, nuk është e qartë baza ligjore (kushtetuese) që mban akoma në fuqi nenin 6.1 b,
për sa kohë ai nen nuk mund të gjejë zbatim, pa nenet tashmë të shfuqizuara 6.3 dhe 6.5 të
ligjit 133/2015. Sic është theksuar nga kjo Gjykatë e Nderuar, ligji duhet të jetë i qartë, i
përcaktuar e i kuptueshëm në tërësine e tij, elemente këto që me shfuqizimin selektiv të një
grupi nenesh të hartuar si një tërësi, humbasin relevancën e tyre. - Më tej, qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me nenin 7. 2 (a) e (b) të Ligjit 133/2015 nga
ana tjetër mund të kuptohet në dritën e leximit letrar pikës 2 të nenit 7, i cili i referohet në
tërësi nenit 6 dhe jo specifikisht neneve 6.3 dhe 6.5. Konkretisht sipas pikës “2 të nenit 7
10Referuar mot a motVendimi i Gjykatës Kushtetuese n.1 datëdatë 16.01.2017§ 40
8
parashikohet se: “Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet
duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6, të këtij ligji.” - Megjithatë, zbatueshmëria e nenit 6 kushtëzohet po në nenin 7.2 me procedurën e parashikuar
në pikat (a) e (b) të këtij neni. Konkretisht sipas pikave 2(a) – (b) të nenit 7 parashikohet: “a)
nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa
vlerësimi i tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar konsiderohet i
kompensuar; b) nëse vlerësimi i pronës që është njohur për kompensim është më i madh sesa
vlerësimi i tokës së kthyer, atëherë subjektit i kompensohet diferenca, sipas përcaktimeve të
këtij ligji;” - Pra, përtej leximit letrar të nenit 7.2 vërehet se pikat (a) e (b) tij të lidhen në mënyrë organike
vetëm me dispozitat 6.3 e 6.5, të cilat në tërësi parashikojnë rivlerësimin e pronave të kthyera,
ose kompensuara më parë
11
. - Pala Kërkuese vërën se nëpërmjet nenit 6, pikes (3) e (5) dhe nenit 7.2 pikës (a) e (b),
ligjvënësi shpreh qëllimin e tij të qartë se rivlerësimi i pronave do të bëhet sipas parimit të
“përfitimeve të zbritshme”. - Sipas Gjykatës Kushtetuese: “… përmbajtja e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit 133/2015 nuk
është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, pasi përllogaritja e sipërfaqes së përfituar dhe
asaj që do të zbritet ose shtohet sipas formulës së parashikuar në pikën 1 të nenit 6 është e
paqartë dhe krijon konfuzion në zbatim sa i takon pritshmërive të shtetasve.” - Në analogji me qëndrimin e sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese vërehet se edhe rregullimet e
bëra në pikat (a) e (b) të nenit 7.2 të ligjit 133/2015 udhëhiqen nga i njëjti parim i “përfitimeve
të zbritshme” i mishëruar në nenet 6.3 e 6.5 të ligjit 133/2015. Këto rregullime janë të
ndërlidhura me njëra – tjetrën dhe shprehin një vazhdimësi, e cila tashmë me shpalljen e
pakushtetueshmërisë së neneve 6.3 e 6.5 automatikisht le hapsirë për arbitraritet nga ana e
ligjzbatuesve, të cilët duke rrëzuar apo zhvlerësuar kërkesat e pronarëve bazuar në
parashikimet e neneve 7.2 (a) – (b) të ligjit 133.2015 kanë krijuar konfuzion tek pritshmëritë
e shtetasve, konfuzion i cili cënon të drejtën e tyre për siguri juridike si dhe minon vetë shpirtin
e Ligjit 133./2015. - Domethënës është shembulli i një vlërsimi financiar ku përfishen nenet e shpalluara
jokushtetuese, me qëllim që të tregohet qartë ndërlidhja e ngushtë me nenet akoma në fuqi. - Supozohet, se kërkuesi “X” është njohur pronar i një toke në rrugën “Komuna Parisit”, Tiranë
me sip 10,000 m2 me vendim K.K.K.Pronave, në përputhje me Ligjin 7698/1993. Kërkuesit
“X” në vitin 1995 i janë kthyer 1,000 m2
dhe pjesa tjetër prej 9,000 m2
, duke qenë e zënë është
11 Shih më sipër prg 22 të kësaj Kërkese.
9
parashikuar t’i kompensohetSipas nenit 6 § (3) të ligjit, vlera e kompensimit që do marrë
kërkuesi për tokën me sipërfaqe 9, 000m2
është sa diferenca e llogaritur, sipas shkronjës (b)
të nenit 6 § (1) të ligjit, e cila zbritet nga vlerësimi i pronës së njohur për kompensim, e
llogaritur sipas shkronjës (a) të nenit 6 § (1).
Duke zbatuar si fillim nenin 6 § (1) pika (a) vërejmë, se vlera e sipërfaqes prej 9,000 m2
, që
është njohur për kompensim është 9,000 m2 x 250 lekë/m2 = 2,250.000 lekë .
Duke zbatuar nenin 6 § (1) pika (b) vërejmë, se vlera e pronës së kthyer prej 1,000 m2 do
llogaritet si diferenca që do të rrezultojë midis vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual (që
kushton 1,000 m2 x 57,500 lekë/m2 = 57.500.000 lekë ) me vlerën e kësaj prone sipas zërit
kadastral të kohës së shpronësimit (që kushtonte 1,000m2 x 250 lekë/m2 = 250,000 lekë). Kjo
diferencë në rastin konkret është 57.500.000 – 250.000 = 57.250.000 lekë.
Pasi u rivlerësua edhe vendimi përfundimtar i cili ka njohur sipërfaqen e truallit prej 1,000m2
(përfitimi i zbritshëm) do vijohet me zbatimin e nenit 6 § (3) për të gjetur sa është detyrimi i
shtetit ndaj kërkuesit dhe konkretisht diferenca e llogaritur sipas nenit 6 § (3) është: 2,250.000
lekë – 57,250.000 lekë = – 55,000.000 lekë.
Prej kësaj diference me minus vjen në zbatim neni 7 § (2) pika (a) sipas të cilit “nëse vlerësimi
i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa vlerësimi i tokës
së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar quhet i kompensuar”.
Si pasojë e këtij vlerësimi, kërkuesi “X” konsiderohet i kompensuar nga shteti. - Megjithatë, edhe sikur kërkuesi të përfitonte sipas nenit 7.2 pika (b) përsëri përfitimi i tij do
të ishte tejet i pakonsiderueshëm në raport me të drejtën e pretenduar. - Shfuqizimi i nenit 6.3 e 6.5 sjell pra si pasojë mosfunksionimin e një hallke themelore të
metodologjisë te vlerësimit që ka për bazë “përfitimet e zbritshme”. Në mungesë të saj, sipas
Palës Kërkuese dispozitat e mbetura në fuqi karakterizohen nga paqartësia. Në këtë kontest
rendësi të vecantë ka vendimi n.1/2017 ku vetë Gjykata ka theksuar se “…ligjvënësi duhet të
mbajë parasysh se deri në çfarë mase kompensimi fizik i parashikuar në nenin 6, pika 3 dhe
5, plotësohet nga nenet e tjera të ligjit për të mos patur mbivendosje ose përplasje midis
dispozitave të ligjit. Parashikimi i rregullimeve të përsëritura dhe të pakoordinuara midis tyre
në thelbin dhe pasojat që ato sjellin krijojnë paqartësi dhe për rrjedhojë cenojnë parimin e
sigurisë juridike”
12
. - Gjithashtu rëndësi marrin në këtë kontekst edhe dy VKM-të e miratuara më datë 23.03.2016,
në vazhdimësi të ligjit 133/2015.
12 Referuar mot a mot Vendimi i Gjykatës Kushtetuese n.1 datëdatë 16.01.2017 § 42
10 - Sinjifikativ është në këtë kuadër numri i lartë i vendimeve të marra nga ATP-ja, ku në bazë të
zbatimit të nenit 7/2 (a) të Ligjit Nr. 133/2015 dhe neneve 18 pika (b) e (c) të VKM-së n.222,
neneve 3 pika (b) e (c) (i,ii) të VKM-së n. 223 (ku parashikohen përfitimet e zbrishme) janë
privuar plotësisht nga e drejta e pronës një numër i madh pronarësh. Konkretisht, vetëm për
vitet 1993-1995 janë konsideruar si të ezauruara sipas nenit 7.2 (a) të Ligjit nr 133/2015 dhe
VkM-ve të sipërcituara 1.197 aplikime, të cilat u kanë shkaktuar pronarëve një dëm prej
551,561,858 Euro.13 - Nisur nga argumentimi i mësipërm, pastrimi i VKM-ve nga efektetet e “përfitimeve të
zbritshme” është domosdoshmëri. Cdo pasiguri, qoftë ajo legjislative, administrative, ose që
krijohet prej praktikave të paqarta, të zbatuara nga autoritetet shtetërore është një faktor, që
merret parasysh në vlerësimin e sjelljes së autoriteteve shtetërore14 - Së fundmi sipas jurisprudencës së GJMDNJ “Ndërhyrja në gëzimin paqësor të pronave dhe
mosveprimi duhet të vendosin një balancë të drejtë midis kërkesave të interesit të përgjithshëm
të komunitetit dhe kërkesave të mbrojtjes të të drejtave themelore të individëve. Në veçanti,
duhet të ekzistojë një marrëdhënie e arsyeshme proporcionaliteti midis mjeteve të përdorura
dhe qëllimit që kërkohet të realizohet nga masat e zbatuara nga Shteti, duke përfshirë masat
që privojnë një person nga pronat e tij ose të saj. Megjithatë, në çdo rast që përfshin shkeljen
e pretenduar të këtij Neni, Gjykata duhet të konstatojë nëse për shkak të veprimit ose
mosveprimit të Shtetit, personi përkatës duhet të mbante një barrë të tepërt dhe joproporcionale (…).”15 - Ngërci legjislativ i krijuar si pasojë e shfuqizimit të neneve 6.3. dhe 6.5 të ligjit 133/2015 ka
detyruar palën kërkuese të përballet e të pranojë pasojat e atij ngërci, pa qenë e detyruar t’a
bëjë dicka të tillë në prani të ndonjë rrethane specifike e në interes publik që do të justifikonte
proporcionalitetin e një barre të tillë. - Veprimi institutcioneve kompetente në rastin konkret për të pastruar si ligjin 133/2015 dhe
parashikimet relevante të VKM-ve në zbatim të tij nga efektet e “përfitimeve të zbritshme”
është e vetmja rrugë për te hequr këtë barrë të rëndë e të pajustifikuar të palës kërkuese.
13 Dr. Saraci P dhe Saraci S. “ Financial assessment of the decisions of the restitution-compensation of property rights in
Albania under the decision of the European Court of Human Rights (Manushaqe Puto and others against Albania)”
mbajtur në 2-th International Conference “ Research and education in natural Sciences Rens2013”
14
“Theory and Practice of the European Convention on Human Rights” – Fourth Edition, Intersentia 2006, fq. 879.
15Cështja “Manushaqe Puto e të tjerë kundër Shqipërisë” datë 31.07.2012§167
11
V. KONKLUSIONE
Në përfundim të argumentimit të kësaj kërkese kërkojmë që Gjykata Kushtetuese: - Të deklarojë të bazuara ankesat e palës kërkuese lidhur me papajtueshmërinë e neneve
nr.6/1 (b), 7/2 (a), (b), të Ligjit nr. 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe
Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, me Preambulën (pjesën relevante),
Nenin 3, Nenin 4, Nenin 15, Nenin 17, Nenin 18 § (1), Nenin 41, Nenin 42, Nenin 131,
Nenin 132, Nenin 134 § 1, Nenin 181 të Kushtetutës. - Të deklarojë të bazuara ankesat e palës kërkuese lidhur me papajtueshmërinë e neneve 6/1
(b), 7/2 (a), (b), të Ligjit nr. 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe
Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”me Nenin 1, Nenin 6 § (1) (pjesa
relevante), Nenin 13, Nenin 14, Nenin 18, Nenin 41, Nenin 1 I Protokollit 1, Nenin 1 i
Protokollit 12 të Konventës - Të deklarojë të bazuara ankesat e palës kërkuese lidhur me papajtueshmërinë e neneve 18
pika (b) dhe (c) të VKM nr. 222 datë 23.03.2016 “ Për Trajtimin e Kërkesave Për Njohje
të Pronës e Të Kompesimit të saj” dhe neneve 3 pika (b), dhe (c) (i,ii) të VKM nr. 223
datë 23.03.2016 “Për Percaktimin e Rregullave dhe të Procedurave për Vlerësimin
dheshpërndarjen e Fondit Financiar e Fizik per Kompensimin e Pronave” - Të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe
Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të Neneve nr.6/1,b,
7/2 a, b, të Ligjit nr. 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e
Procesit të Kompensimit të Pronave” si dhe të neneve 18 pika (b) dhe (c) të VKM nr.
222 datë 23.03.2016 “ Për Trajtimin e Kërkesave Për Njohje të Pronës e Të Kompesimit
të saj” dhe neneve 3 pika (b), dhe (c) (i,ii) të VKM nr. 223 datë 23.03.2016 “Për
Percaktimin e Rregullave dhe të Procedurave për Vlerësimin dheshpërndarjen e Fondit
Financiar e Fizik per Kompensimin e Pronave”
VI DOKUMENTA BASHKËLIDHUR - Prokurë Përfaqësimi
- Akti i themelimit të Shoqatës
- Vendim Nr.2941 datë 26.10.2010 i Gjykatës së Rrethit Tiranë
- Fletore Zyrtare Nr. 255 datë 8.2.2016
- Fletore Zyrtare Nr. 50, datë 4.4.2016
- Dr. Petër Saraci dhe Suzana Saraci (MFK), Studim