KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Subjekti Kërkues: Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Adresa: Kutia Postare 8195, Rruga
“Qemal Stafa”, God 13, Shkalla 1, Ap 49, Tiranë.
Përfaqësuar prej: Av. Suela Mëneri, Nr Liç 8079, Anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, Rruga
“Islam Alla”, God 67, Kati II, Dera 1, Tiranë – e autorizuar (autorizimi bashkëlidhur).
Subjekte të Interesuara:
Kuvendi i Shqipërisë, Adresa: Rruga “George W. Bush”, Kutia Postare 1010, Tiranë
Ministria e Drejtësisë, Adresa: Bulevardi “Zogi I”, Tiranë, Kutia Postare 1000, Tiranë
Objekti Kërkesës:
Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën
Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i VKM-së nr. 89 datë 03.02.2016 “Për
miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë.”
Baza ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – Preambula, Neni 17.2, Neni 41, Neni 42 (1), Neni 131, Neni
134 h, Neni 181.
Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut – Neni 1, Neni 41, Neni 46, Neni
1 i Protokollit 1.
VKM nr. 658 datë 26.09.2012 “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të
paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”
I. RRETHANAT

  1. Me datë 10.11.2015, në cështjen “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë” GJEDNJ vendosi
    përcaktimin e dëmit monetar të dëmshpërblimit në bazë të hartave për vlerësimin e pronës së
    vitit 2008, duke hedhur poshtë argumentat e qeverisë shqiptare mbi aplikimin e hartave të
    vlerësimit të pronës së vitit 2014.
  2. Me datë 05.02.2016 u shfuqizuaVKM-ja nr. 514 datë 30.07.2014 “Për miratimin e vlerës së
    pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë”.
  3. Me po të njëjtën datë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9235, datë
    29.07.2004” Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 3,
    të vendimit nr. 658 datë 26.09.2012 “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave
    të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, hyri në fuqi VKM- ja nr. 89 “Për miratimin e
    hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
    3
  4. Në muajin prill 2016, pra 1 muaj pas hyrjes në fuqi të VKM nr.89 të lartpërmendur, GJEDNJ
    në cështjen “Karagjozi etj kundër Shqipërisë”, “Alicka etj kundër Shqipërisë”, “Halimi etj
    kundër Shqipërisë” rikonfimoi përfundimin e dhënë në cështjet “Vrioni etj kundër Shqipërië”,
    “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”, “Sharra etj kundër Shqipërisë” se dëmi monetar do të
    përcaktohej duke u bazuar në hartat e vitit 2008.
    II. PRETENDIMET E PALËS KËRKUESE
  5. Pala Kërkuese ankohet se hyrja në fuqi e VKM –së nr. 89 datë 03.02.2016 “Për miratimin e
    hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë” (më tej referuar si VKM-ja nr.89) ka
    vendosur mbi Palën një kufizim që tejkalon cakun e kufizimeve të parashikuara në KEDNJ të
    sanksionuara në nenin17(2) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duke cënuar si pasojë
    të drejtat e tyre themelore garantuar në nenin 41 dhe 42(1) të Kushtetutës si dhe në nenin 1
    Protokollin 1 dhe Nenin 6.1 të Konventës Evropjane për Drejtat e Njeriut (më tej: “KEDNJ”).
    III. ARGUMENTI I PRANUESHMËRISËDHE BAZUESHMËRISË SË
    PRETENDIMEVE
  6. Sipas nenit 131 pika (c) të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e
    akteve normative të organeve qëndrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrveshjet
    ndërkombtare. Gjithashtu, sipas nenit 134 pika 1 shkronja “h” të Kushtetutës, Gjykata
    Kushtetuese vihet në lëvizje ndër të tjera me kërkesë të organizatave.
  7. Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” është regjistruar me Vendimin e Gjykatës së
    Rrethit Gjyqësor, Tiranë, nr. 2941 datë 26.10.2010 në regjistrin e organizatave jofitimprurëse. Në pikën 2 të vendimit në fjalë, Gjykata ve në dukje ndër të tjera, se
    “Shoqata…është organizatë jo qeveritare dhe jo-fitimprurëse, që ka si qëllim mbrojtjen e të
    drejtave të të shpronësuarve, duke nënkutpuar, jo vetëm të shpronësuarit, që janë janë
    zhveshur padrejtësissht nga prona prej vitit 1945 – 1990, por edhe ata që janë zhveshur
    padrejtësisht nga prona pas viteve ’90”.1
  8. Për më tepër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj Nr. 43 datë 6.10.2011 ka deklaruar të
    pranueshme ankesat e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” në vështrim të legjitimimit
    të kësaj të fundit për t’u ankuar lidhur me papajtueshmërinë e Ligjit nr 10308 datë 22.07.2010
    “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 9235 datë 29.7.2004 “Për Kthimin dhe
    1Kopje e Vendimit në fjalë gjendet bashkëlidhur kësaj Kërkese.
    4
    kompensimin e Pronës”. Duke folur për legjitimimin e kërkesës së ngritur nga Shoqata në
    çështjen konkrete, Gjykata “… ka konsoliduar qendrimin e saj lidhur me rrethin e subjekteve
    që përfshihen në “organizata të tjera” të parashikuara në nenin 134, pika 1 shkronja “f”, të
    Kushtetutës, duke përfshirë ….dhe të tjera organizata (neni 9(2). Pra, Kushtetuta e ka lënë të
    hapur kuptimin që i duhet dhënë termit “organizatë’ edhe për grupime me qëllime të tjera të
    organizimit të individëve, me kushtin, që organizimi, programet dhe veprimtaria e tyre të
    përputhen me parimet demokratike të shtetit të së drejtës”2
  9. Përveç sa u parashtrua më sipër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj nr. 1/2017 mbi
    kushtetuetshmërinë e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
    kompensimit të pronave.” ka theksuar që organizata për të vënë në lëvizje Gjykatën “…duhet
    të provojë lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të individualizuar që ekziston midis veprimtarisë së saj
    dhe normës që kundërshton. Interesi për të vepruar duhet të jetë i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe
    vetjak.”3
  10. Në po të njejtin vendim, Gjykata duke argumentuar legjitimitetin e Shoqatës” Pronësi me
    Drejtësi” ka theksuar se: “Në çështjen në shqyrtim para kësaj Gjykate 4 shoqatat kërkuese
    kanë në statutin e tyre si synim mbrojtjen e interesave të ish-pronarëve dhe përpjekjen për
    vendosjen në vend të së drejtës së pronës të shpronësuar ose konfiskuar nga regjimi komunist
    në Shqipëri…”4
  11. Lidhur me rastin objekt kërkese, evidentohet se Shoqata, duke u bazuar në synimin parësor të
    mbrojtjes të së drejtës së pronës, ka konstatuar shpërpjestime të konsiderueshme ndërmjet
    hartave të vlerave të viteve 2008 e 2016. Kjo pasqyrohet edhe në tabelat bashkëlidhur kësaj
    kërkese, ku me marrjen në shqyrtim të vetëm 1520 vendimeve për qytetin eTiranës, rezulton
    se vlerësimi financiar i kalkuluar duke aplikuar metologjinë sipas VKM-së nr. 89 është disa
    herë më i ulët se vlerësimi financiar i përdorur nga GJEDNJ (me cmimin e 2008). Konkretisht,
    vetëm për 1520 vendimet e cituara, per qytetin e Tiranes, ku përfshihen vitet 1993-1995,
    diferenca e vlerave të hartave të lartpërmendura është rreth 242 milion euro në dëm të Palës
    Kërkues5
    .
  12. Theksojmë se legjislacioni mbi të cilin është hartuar VKM-ja nr. 89 është ligji nr. 9235, datë
    29.07.2004” Për kthimin dhe kompensimin e pronës”të ndryshuar. Për më tej vërejmë
    gjithashtu se në kuadrin normativ relevant për VKM-në objekt kërkese rëndësi merr
    premabula e vendimit në fjalë, ku inter alia rikonfirmohet e pandryshuar vijimësia e VKM-se
    2Referuar mot a mot Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 43, date 6.10.2011.
    3Referuar mot a motVendimi i Gjykatës Kushtetuese n.1 datëdatë 16.01.2017 § 14
    4Referuar mot a mot Vendimi i Gjykatës Kushtetuese n.1 datë 16.01.2017 § 14
    5 Tabela e vlerësimeve krahasuese, duke u referuar në Regjistrin elektronik të publikuar nga ATP në faqen zyrtare.
    5
    nr. 658 datë 26.09.2012 “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të
    paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, (më tej referuar si VKM-ja nr.658).
  13. Kjo metodologji parashikon vlerësimin e pronës sipas standartit ndërkombëtar ku evidenohen
    tre komponentë bazë: cmimi i tregut, lloji i pasurisë dhe qëllimi i përdormit të saj. Ajo synon
    të pasqyrojë vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, vit pas vit, duke iu referuar luhatjeve
    të tregut.Në pikën (2) të nenit (3) nënvizohet se vlera e pronës rezulton e barabartë me cmimin
    e kontratës së shitjes, vlerë e cila sipas pikës (3) të po të njëjtit nen, nxirret nga të dhënat
    zyrtare të kontratave të shitjes të regjistruara në Zyrën e Regjistimit të Pasurive të Paluajtshme.
  14. Megjithatë zbatueshmëria e kësaj metodologjie në sistemin e brendshëm, është vënë në
    dyshim nga GJEDNJ në cështjen “Sharra etj kundër Shqipërisë”, ku Gjykata ka hedhur poshtë
    hartat e vlerave të vitit 2014, të hartuara mbi bazën e metodologjisë së lartpërmendur.
  15. Në këtë cështje,Gjykata ka theksuar se në rastet e shpronësimeve të paligjshme, shuma e
    kompensimit duhet të korrespondojë me vlerën aktuale të pronës.Në fakt, lidhur me vlerën e
    tregut të kalkuluar në bazë të metodologjisë të parashikuar nga VKM nr. 658 (vijimësia e të
    cilës u konfirmua edhe nëpërmjet VKM-së nr.89 objekt Kërkese), GJEDNJ ka konstatuar si
    të bazura shqetësimet e parashtruara në seancën parlamentare të dates 7 maj 2012, ku u vërejt
    se shitblerjet e regjistruara në ZRPP, nuk reflektonin në përgjithësi vlerën reale të tregut, për
    sa kohë palët me qëllim shmangien e taksave, mund të bien dakord të mos pasqyrojnë në to
    vlerën reale të pronave.6
  16. Pra, sikurse vërehet nga argumentimi i mësipërm cmimi i kontratave të shitjes, sipas nenit 3
    të metodologjisë nuk është në përputhje me nenin 41 të Konventës Europiane për të Drejtat e
    Njeriut.
  17. Vëmë në dukje se përpjekjet e bëra nga pala shtetërore për të paraqitur të tjera harta të vlerës
    së pronës nga ato të vitit 2008 janë rrëzuar nga GJEDNJ, e cila i ka hedhur poshtë referencat
    e ndryshme nga ato të përcaktuara në cështjen “Vrioni etj kundër Shqipërise”.
  18. Konkretisht,edhe në cështjen “Karagjozi etj kundër Shqipërisë” datë 7 prill 2016, 1 muaj pas
    hyrjes në fuqi te VKM-së objekt kërkese, përsëri GJEDNJ, ka aplikuar, lidhur me përcaktimin
    e dëmshpërblit monetar, hartat e vlerave të 2008.
  19. Kjo tregon, se Gjykata i ka qëndruar bindjes së saj në cështjen “Vrioni etj k Shqiperisë” dhe
    në cështjen pilot “Manushaqe Puto etj kundër Shqipërisë” ku ka vërejtur se kompesimi lidhur
    me pronat e shpronësuara duhet të jetëi mjaftueshëm, i përshtatshëm dhe i drejtë.
  20. Në fakt, GJEDNJ, po në cështjen “Vrioni etj kundër Shqipërisë” e ka elaboruar konceptin e
    shpërblimit të mjaftueshëm, të përshtatshëm dhe të drejtë duke vënë në dukje ndër të tjera se
    6Cështja “Sharra e të tjerë kundër Shqipërisë” datë 10.11.2015§ 86
    6
    cmimi i referencës i pasqyruar në hartat e vlerës së vitit 2008 ka reflektuar vlerën reale të
    tregut, të indeksuar edhe sipas interesave dhe inflacionit të kohës së miratimit të tij.
    7 Gjykata
    ka vërejtur gjithashtu se këto garanci kanë evituar çdo spekulim të vënë në dukje prej saj në
    kuadër të zbatimit të nenit 46 të Konventës.8
  21. Ndërkohë, lidhur ngushtë me gjithshka u parashtrua më sipër,në cështjen “Sharra etj kundër
    Shqipërisë”GJEDNJ ka shprehur perpleksitetin e saj edhe përsa i përket uljes së cmimeve të
    referencës në zonat e qendrave urbane duke theksuar se “ …çmimet e pronës në disa qytete,
    veçanërisht në zonat të cilat po njohin një zhvillim relativisht në rritje, si për shembull qendra
    e Tiranës, kryeqytetit, kanë shënuar një rënie të ndjeshme…” prandaj ajo “…nuk është e bindur
    se ato reflektojnë në mënyrë objektive vlerën aktuale të tregut dhe se janë “të indeksuara me
    interesin dhe inflacionin” për të kompensuar dëmin të shkaktuar nga pamundësia për
    kompensim gjatë gjithë këtyre viteve.”
    9
  22. Në analogji me sa më sipër vërehet se në hartën e vitit 2016 (për shembull10) në qytetin e
    Tiranës, në zonat kadastrale nr. 8150, nr 8160, nr. 8280, nr 8270, nr 8083, vlera e cmimit të
    kompensimit është rreth 2 herë më e vogël se ajo e parashikuar në hartat e vitit 2008, rënie
    kjo që ve në dyshim mjaftueshmërinë dhe përshtatshmërinë e kompensimit të pronarëve.
  23. Në fakt, GJEDNJ i ka gjetur të pambështetura argumentat11 e palës shtetërore lidhur me rënien
    e vlerës së tregut të pronave sipas indikacioneve të hartës së vitit 201412, duke theksuar se
    propozimet e Qeverisë nuk rezultonin bindëse.
  24. Pra, Gjykata ka përdorur vazhdimisht në vendimet e saj pasuese përllogaritjen e dëmit
    monetar mbi bazën e hartave të vlerësimit të vitit 2008, duke krijuar deri në këtë moment një
    jurisprudencë13 te konsoliduar përsa i përket cmimit të referencës.14
  25. Sa më sipër, kujtomë se sipas nenit 17(2) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
    kufizimet e parashikuara nga KEDNJ përfaqësojnë maksimumin e ndërhyrjeve të lejueshme
    7Cështja “Vrioni e të tjerë kundër Shqipërisë” datë 7.12.2010§ 37
    8
    Ibidem
    9
    Ibidem§ 87
    10Tabela bashkëlidhur.
    11 Cështja “Sharra e të tjerë kundër Shqipërisë” datë 10.11.2015 §70 Sipas Palës shtetërore: “Qeveria pranoi se hartat e
    vlerësimit të pronave, të vitit 2014 paraqisnin çmime më të ulëta reference sesa ato të vitit 2008. Një rënie e tillë mendohej
    sipas qeverise se shkaktohej nga kriza ekonomike në Europë, e cila kishte ndikuar edhe në tregun e pronës në Shqipëri
    dhe në metodologjinë e përmirësuar e cila po zbatohej në përputhje me standardet ndërkombëtare.”
    12Ibidem § 84.
    13Cështja “Sharra e të tjerë kundër Shqipërisë” datë 10.11.2015§ 81:”Në çështjen Vrioni dhe të Tjerët (kompensim i
    drejtë), cituar më sipër, Gjykata akordoi kompensim, bazuar në hartat e vlerësimit të pronës, miratuar në vitin 2008. Kjo
    mënyrë e përllogaritjes së dëmit monetar është zbatuar vazhdimisht në të gjitha gjykimet në vijim, miratuar nga Gjykata
    (shih Manushaqe Puto dhe të tjerët, cituar më sipër, § 125; Delvina kundër Shqipërisë (kompensim i drejtë), nr. 49106/06,
    § 17, 21 Maj 2013; Karagjozi dhe të Tjerët [Komiteti], cituar më sipër, §§ 63 dhe 65; Siliqi dhe të Tjerët [Komiteti], cituar
    më sipër, § 27; dhe Metalla dhe të Tjerët [Komiteti], cituar më sipër, § 37)”
    14Cështja “Sharra e të tjerë kundër Shqipërisë” datë 10.11.2015§ 81
    7
    në të drejtat themelore kushtetuese. Konkretisht neni 17(2) parashikon: “Këto kufizime nuk
    mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë
    kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.”
  26. Gjithashtu nënvizojmë se sipas nenit 122 te Kushtetutës, Konventa është drejtëpërsëdrejti e
    zbatushme në sistemin tonë te brendshmëm dhe ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen
    me të. Madje Konventa ka të njëjtën fuqi detyruese me Kushtetutën kur bëhet fjalë për
    kufizimet e të drejtave themelore kushtetuese.
  27. E thënë kjo, sipas Palës Kërkuese lind nevoja e një ballafaqimi ose raporti ndërmjet VKM-së
    nr. 89 e cila rikonfirmon vlefshmërinë e metodologjisë dhe të drejtave minimale që sigurohen
    nga KEDNJ, të zbatueshme në sistemin tonë. Në këtë kontekst, theksojmë rëndësinë e vecantë
    që marrin vendimet e GJEDNJ përsa i përket përcaktimit të dëmit monetar të dëmshpërblimit
    në bazë të hartave për vlerësimin e pronës, si tek “Vrioni etj k Shqipërisë”, Manushaqe Puto
    k Shqipërisë” “Sharra etj k Shqipërise”. Kujtojmëse kontrolli i siguruar lidhur me zbatimin e
    Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nëpërmjet GJEDNJ mbetet i një rëndësie
    thelbësore për të mos lejuar, që ky sistem të bjerë poshtë standartit minimal.
  28. Në dritën e gjithë sa u parashtrua, vëmë në dukje se pajtueshmëria e VKM-së nr.89 me nenin
    41, nenin 42.1 të Kushtetutës duhet gjykuar në dritën e garancive të nenit 17.2 të saj si dhe në
    dritën e garancive të neneve relevante (neni 1 i Protokollit 1 dhe neni 6.1) të KEDNJ-së.
    IV KONKLUZIONE
  29. Në vijim të sa u parashtrua në këtë kërkesë i kërkoj kësaj Gjykate të Nderuar:
  • Të pranojë ankesat e palës kërkuese sa takon papajtueshmërisë së VKM nr. 89 me
    Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane për të Drejat dhe
    Liritë Themelore të Njeriut;
  • të deklarojë të bazuara ankesat e palës kërkuese lidhur me papajtueshmërinë e VKM-së
    nr. 89 me Preambulën, Nenin 17.2, Nenin 41, Nenin 42. (1) të Kushtetutës;
  1. Të deklarojë të bazuara ankesat e palës kërkuese lidhur me papajtueshmërinë e VKM-në nr.
    89 me Nenin 1, Nenin 41, Nenin 46, Nenin 1 i Protokollit 1 të Konventës Europiane për të
    Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
  2. Të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën
    Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut VKM-në nr. 89.
    VI DOKUMENTA BASHKËLIDHUR
  3. Prokurë Përfaqësimi
    8
  4. Akti i themelimit të Shoqatës
  5. Vendim Nr.2941 datë 26.10.2010 i Gjykatës së Rrethit Tiranë
  6. Fletore Zyrtare Nr. 14 datë 5.2.2016
  7. Tabela e vlerësimeve krahasuese, duke u referuar në Regjistrin elektronik të publikuar nga
    ATP në faqen zyrtare

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s