KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

1
Subjekti Kërkues: Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Adresa: Kutia Postare 8195, Rruga
“Qemal Stafa”, God 13, Shkalla 1, Ap 49, Tiranë.
Përfaqësuar prej: Av. Suela Mëneri, Nr Liç 8079, Anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, Rruga
“Islam Alla”, God 67, Kati II, Dera 1, Tiranë – e autorizuar (autorizimi bashkëlidhur).
Subjekte të Interesuara:
Këshilli i Ministrave, Adresa, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, E 8527, Tiran2, KP No.1010
Ministria e Drejtësisë, Adresa: Bulevardi “Zogi I”, Tiranë, Kutia Postare 1000, Tiranë
Objekti Kërkesës:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën
Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së Nr. 222, datë
23.03.2016“Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën
Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së Nr. 765, datë 20.12.2017
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 222, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave,
“Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”
Baza ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – Preambula, Neni4, Neni 17.2, Neni 41, Neni122, Neni 131,
Neni 134 h, Neni 181.
Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut – Neni 1, Neni 46, Neni 1 i
Protokollit 1, Neni 1 i Protokollit 12.
I. RRETHANAT
1 Më datë4 prill 20161 hyri në fuqi VKM-ja nr. 222, datë 23.3.2016 “Për trajtimin e kërkesave për
njohje të pronës e të kompensimit të saj”(më tej referuar si VKM nr. 222/2016).
2 Kjo VKM është hartuar në mbështetje të nenit 37 te Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe
përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”(më tej referuar si:“Ligji nr. 133/2015”)sipas të
cilitbrenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, Këshilli i Ministrave nxjerr aktet e nevojshme
nënligjore në bazë dhe për zbatim të tij.2
1 Fletore Zyrtare nr. 50 dt 4 Prill 2016
2Neni 37 ligji nr. 133/2015 ““Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”
2
3 Me datë 22 Dhjetor 20173
, VKM-ja nr 222/2016 u ndryshua nga VKM-ja nr. 765, datë 20.12.2017
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 222, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për
trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”. (më tej referuar si VKM nr.
765/2017). Edhe VKM-ja nr. 765 mbështetet tek e njëjta bazë ligjore, pra tek neni 37 i ligjit nr.
133/2015.
4Për qëllime të argumentimit të pretendimeve të subjektit kërkues në këtë kërkesë kushtetuese
VKM nr 222/2016 me ndryshimet e pësuara sipas VKM nr. 765/2017 do të citohet si:“VKM nr.
222/2016, e ndryshuar”.
5 VKM nr. 222/2016, e ndryshuar titullohet: “Për trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së
kompensimit të pronave”. Kjo VKM strukturohet në 3 krerë: Kreu I “Mbledhja e akteve”; Kreu II
“Administrimi i akteve” dhe Kreu III “Përpunimi i Akteve”.
6 Këshilli i Ministrave ka transferuar në këtë VKM disa parashikime të Ligjit Nr. 133/2015.
Konkretisht:

  • Neni 28.1 (a)(i), ii) dhe (iii)4
    i ligjit është trasferuar pothuajse mot a mot në nenin 25
    dhe 3 të
    VKM-së nr. 765;
  • Neni 28.1 (b) (i), (ii), (iii)6
    i ligjit është trasferuar pothuajse mot a mot në nenin 167
    të VKMsë nr. 765;
    3Fletore Zyrtare n 226 dt 22.12.2017.
    4 Neni 28.1 (a) (i) (ii) (iii) i ligjit nr. 133/2015: i) formularin tip për aplikimin e kërkesave për njohje dhe kompensim, i
    cili duhet të jetë i nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi i tij me prokurë. Formulari tip përmban një
    paralajmërim, që ngarkon me përgjegjësi, sipas ligjit, subjektin kërkues, në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo
    depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar; ii) dokumentacionin ligjor; iii) dokumentacionin hartografik, sipas
    kërkesave që do të përcaktohen për dorëzimin e tyre;
    5Neni 2 dhe 3 VKM nr. 765: Kërkesa e subjektit të shpronësuar, trashëgimtarëve të tij ligjorë ose përfaqësuesit me prokurë,
    duhet të jetë sipas formularit tip, bashkëlidhur këtij vendimi, për aplikimin e kërkesave për njohje e kompensim, i cili
    duhet të jetë i nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi i tij me prokurë. Formulari tip përmban një
    paralajmërim, që ngarkon me përgjegjësi sipas ligjit subjektin kërkues, në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo
    depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar. 3. Dokumentacioni shoqërues, që vërteton pronësinë e subjektit të
    shpronësuar, përbëhet nga: a) dokumentacioni ligjor;b) dokumentacioni hartografik
    6Neni 28.1 (b) (i), (ii), (iii) i ligjit 133/2015 për kërkesat e paraqitura për trajtim, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, dhe të
    patrajtuara me vendim, ATP-ja fillon menjëherë shqyrtimin e tyre si më poshtë: i) brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e
    këtij ligji, krijon regjistrin e kërkesave pa vendim, bazuar në rendin kronologjik të aplikimit të tyre, pranë strukturave
    përgjegjëse në kohën e dorëzimit të tyre, bazuar në nivel qarku; ii) brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nis
    procesin e njoftimit të subjekteve të shpronësuara për dokumentacionin që duhet plotësuar, në përputhje me kërkesat e
    përcaktuara me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së, sipas prioritetit të përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të
    këtij ligji; iii) procedurat e mbledhjes, përpunimit dhe administrimit të akteve nga subjektet e shpronësuara, gjatë trajtimit
    të kërkesave, u nënshtrohen dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
    7Neni 16 VKM nr. 765: Për kërkesat për njohje të drejte të paraqitur për trajtim para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015,
    dhe për të cilat nuk ka një vendim, ATP-ja fillon menjëherë shqyrtimin e tyre, si më poshtë vijon: a) Brenda 30 (tridhjetë)
    ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, krijon regjistrin e kërkesave pa vendim, bazuar në rendin kronologjik të aplikimit të
    tyre pranë strukturave përgjegjëse në kohën e dorëzimit të tyre, bazuar në nivel qarku. b) Brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve
    nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nis procesin e njoftimit të subjekteve të shpronësuara për dokumentacionin që duhet
    plotësuar, në përputhje me kërkesat e përcaktuara me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ATP-së, sipas prioritetit të
    përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të ligjit nr. 133/2015. c) Procedurat e mbledhjes, përpunimit dhe administrimit të akteve
    3
  • Neni 28.38
    i ligjit është trasferuar pothuajse mot a mot në nenin 79
    të VKM-së nr. 765;
  • Neni 28.410
    i ligjit është trasferuar pothuajse mot a mot në nenin 811
    të VKM-së nr. 765;
  • Neni 36.112i ligjit është trasferuar pothuajse mot a mot në nenin 1213të VKM-së nr. 765
    7 Këshilli i Ministrave gjithashtu ka përfshirë në VKM nr. 222/2016, të ndryshuar disa parashikime,
    të cilat nuk janë pjesë e Ligjit nr 133/2015. Konkretisht:
  • Subjektit kërkues duhet të dorëzojë në ATP veç dokumentacionit ligjor dhe hartografik, edhe
    çdo dokumentacion tjetër mështetës
  1. Me termin “çdo dokumentacion tjetër mbështetës”
    kuptohet dokumentacioni që kërkohet gjatë shqyrtimit administrativ të kërkesës dhe mund të
    përbëhet nga dokumente të tilla, si: vërtetim për përfitim apo jo nga dispozitat ligjore për
    ndarjen e tokës bujqësore, deklarata noteriale, nëse subjektet e shpronësuara kanë përfituar
    apo jo nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, vendime të mëparshme kthimi ose
    kompensimi, të cilat tregojnë përfitime të mëparshme të subjekteve, dokumente apo vërtetime
    nga subjektet e shpronësuara gjatë trajtimit të kërkesave u nënshtrohen dispozitave të Kodit të Procedurave
    Administrative.
    8 Neni 28.3 i ligjit nr 133/2015: Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të pajiset nga zyra e protokollit të ATP-së me
    vërtetimin përkatës për numrin e protokollit të dosjes së regjistruar, që tregon edhe datën e dorëzimit të kërkesës e të
    dokumenteve të tij.
    9 Neni 7 VKm nr. 765: Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të pajiset nga zyra e protokollit të ATP-së me vërtetimin
    përkatës për numrin e protokollit të dosjes së regjistruar, që tregon edhe datën e dorëzimit të kërkesës e të dokumenteve
    të tij
    10Neni 28.4 iligjit nr. 133/2015: Kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat depozitohen nëpërmjet shërbimit postar
    dhe kanë mangësi në dokumentacionin shoqërues, gjë që e bën të pamundur vlerësimin e tyre, do t’i kthehen kërkuesit në
    adresën e dhënë, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit në mënyrë të hollësishme. Kërkesa, së cilës i mungon
    adresa e saktë postare, vlerësohet jo e mirëqenë dhe riaktivizohet vetëm me interesimin e kërkuesit pranë zyrave të ATPsë. Në çastin e konstatimit, nga struktura përkatëse e ATP-së bëhet shpallja publike në mjediset e ATP-së dhe në njësitë
    e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi
    11 Neni 8 VKm nr. 765 : Kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat depozitohen nëpërmjet shërbimit postar dhe kanë
    mangësi në dokumentacionin shoqërues, gjë që e bën të pamundur vlerësimin e tyre, do t’i kthehen kërkuesit në adresën
    e dhënë, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit në mënyrë të hollësishme. Kërkesa, së cilës i mungon adresa e saktë
    postare, vlerësohet jo e mirëqenë dhe riaktivizohet vetëm me interesimin e kërkuesit pranë zyrave të ATP-së. Në çastin e
    konstatimit, nga struktura përkatëse e ATP-së bëhet shpallja publike në mjediset e ATP-së dhe në njësitë e qeverisjes
    vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi.
    12 Neni 36.1 ligjit nr. 133/2015: ATP-ja, në funksion të procesit të njohjes dhe kompensimit të pronës, bashkërendon
    veprimtarinë me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave dhe
    Ndërtimeve Informale, Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, Avokaturën e Shtetit, Autoritetin Shtetëror për
    Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Arkivin e Shtetit, Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, organet e pushtetit vendor
    dhe çdo institucion tjetër, veprimtaria e të cilit lidhet apo ka përgjegjësi për këtë proces. Çdo institucion shtetëror,
    veprimtaria e të cilit lidhet apo ka përgjegjësi për procesin e njohjes dhe kompensimit të pronës, është i detyruar të
    bashkëpunojë dhe të sigurojë pa tarifa dhe taksa informacionin apo dokumentacionin e kërkuar nga Agjencia, si dhe të
    raportojë arsyet e mospërmbushjes së një mase apo rekomandimi të kërkuar.
    13 Neni 12 VKM nr. 765:ATP-ja, në funksion të procesit të njohjes e të kompensimit të pronës, bashkërendon veprimtarinë
    me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave dhe Ndërtimeve
    Informale, Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, Avokaturën e Shtetit, Autoritetin Shtetëror për Informacionin
    Gjeohapësinor (ASIG), Arkivin e Shtetit, Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, organet e pushtetit vendor dhe çdo
    institucion tjetër, veprimtaria e të cilave lidhet apo ka përgjegjësi për këtë proces. Çdo institucion shtetëror, veprimtaria
    e të cilit lidhet apo ka përgjegjësi për procesin e njohjes e të kompensimit të pronës, është i detyruar të bashkëpunojë dhe
    të sigurojë pa tarifa dhe taksa informacionin apo dokumentacionin e kërkuar nga agjencia, si dhe të raportojë arsyet e
    mospërmbushjes së një mase apo rekomandimi të kërkua.
    14 VKM nr. 765, Neni 3 pika (c)
    4
    të tjera që tregojnë përfitime të mëparshme të përcaktuara në nenin 6, pika 6, e ligjit nr.
    133/2015, vërtetime apo certifikata nga zyrat e gjendjes civile apo çdo dokument tjetër që i
    shërben zgjidhjes sa më të drejtë të kërkesës që shqyrtohet15”;
  • Harta me të dhënat topografike dhe hartografike të pronës së pretenduar, të pasqyruar në
    hartën aktuale dhe të konfirmuar nga institucioni, ku, sipas rastit, mund të jetë Zyra e
    Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ose Drejtoria e Shërbimit Pyjor, ku ndodhet prona e
    pretenduar apo çdo institucion tjetër shtetëror, si dhe pozicionimi i pronës së pretenduar me
    inxhinier/gjeodet të licencuar, me përjashtim të rasteve kur pozicionimi i pronës është kryer
    me vendim gjykate të formës së prerë16
    .
  • Në rastet kur ATP-ja konstaton mangësi në dokumentacionin shoqërues të kërkesës, subjektit
    të shpronësuar i kërkohet që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga çasti i marrjes së njoftimit, të
    bëjë plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Në këtë rast, afatet ligjore të shqyrtimit të
    kërkesës pezullohen deri në momentin e plotësimit të dokumentacionit. Kur kërkesës i
    mungon adresa e saktë postare, njoftimi bëhet përmes shpalljes publike në mjediset e ATP-së
    dhe në njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi, si dhe në
    vendbanimin e subjektit apo trashëgimtarëve të tij. Njoftimi konsiderohet i kryer kur
    institucioni i njësisë së qeverisjes vendore konfirmon se shpallja është bërë për 30 ditë. Ky
    konfirmim bëhet pjesë e dosjes17
    ” ;
  • Kur kërkesa dhe dokumentacioni bashkëlidhur praktikës, pas shqyrtimit, nuk janë nga ana
    formale në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë vendim, edhe pas kalimit të afatit për
    plotësimin e mangësive të saj, ATP-ja vendos mbi themelin e kërkesës mbi bazë të
    dokumenteve dhe informacionit që disponon18”;
  • Dokumentacioni hartografik për pozicionin gjeografik të pronës, që i takon periudhës kohore
    sa më të përafërt me dokumentin ligjor, i cili përmban të dhëna pronësie, çdo të dhënë
    topografike e hartografike, do të administrohet dhe do të përpunohet (pozicionimi) nga
    inxhinieri gjeodet pranë ATP-së, pjesë e grupit të punës për shqyrtimin administrativ të
    kërkesës19;
  • “ATP-ja kërkon nga autoritetet përkatëse, vendore dhe qendrore, informacion, nëse prona e
    pretenduar nga subjekti konsiderohet e zënë në kuptim të ligjit nr. 133/2015, nëse mbi të është
    miratuar leje ndërtimi, ose është dhënë ndonjë e drejtë tjetër në përputhje me legjislacionin në
    15 Po aty, Neni 5/2.
    16 Po aty, Neni 5.
    17 Po aty, Neni 6.
    18 Po aty, Neni 9.
    19 Po aty, Neni 11.
    5
    fuqi, apo nëse ka filluar procedura për dhënien e kësaj të drejte. Në çdo rast, ATP-ja kërkon
    informacion nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia e Trajtimit të
    Koncesioneve20”;
  • ATP-ja, pas kontrollit, vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave të paraqitura për njohje të së
    drejtës së kompensimit, merr vendim për pranimin ose rrëzimin e kërkesës. Në rast pranimi,
    ATP-ja, me të njëjtin vendim, përcakton edhe masën dhe mënyrën e kompensimit të saj, sipas
    përcaktimeve të vendimit nr. 223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave. Vendimi i ATPsë për njohjen e së drejtës për kompensim fizik, regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të
    Pasurive të Paluajtshme21”.
    8 Ndërkohë Ligji nr 133/2015 ka autorizuar Këshillin e Ministrave shprehimisht që:
  • të përcaktojë fondin fizik të pronave të vënë në dispozicion për kompensimin fizik të
    subjekteve të shpronësuara që disponojnë vendime përfundimtare për kompensim.22;
  • të përcaktojë rregullat dhe procedurat për zbatimin e nenit 14 “Raste të tjera të kompesnimit
    fizik”
    23;
  • të përcaktojë rregullat e krijimit, mbajtjes dhe administrimit të regjistrit, me propozim të ATPsë24;
  • të përcaktojë territoret turistike, për efekt të zbatimit të ligjit 133/201525;
  • të përcaktojë me propozim të Ministrit të Financave, në bazë të të ardhurave të arkëtuara nga
    trasferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore sipas ligjit n.9482 date 3.4.2006 “Për
    legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, shumën në
    dispozicion të subjekteve si dhe shtrirjen kohore të përfitimit të kësaj shume26;
  • të përcaktojë, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, listën e dokumenteve të nevojshme
    për procesin e trajtimit të pronës, sipas ligjit27;
  • të përcaktojë, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, ngritjen e një komisioni me përbërje
    ndërinstitucionale, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri, me përfaqësim nga Ministria e
    Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë
    dhe Sipërmarrjes, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
    Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit. Komisioni
    20 Po at, Neni 15.
    21 Po aty, Neni 18
    22Neni Neni 12.1 (a) i Ligjit 133/2015 “ Për trajtimin e pronës dhe procesin e kompensimit të pronave”
    23Po aty, Neni 14.5
    24Po aty, Neni 16.1
    25Po aty, Neni 21.5
    26Po aty, Neni 24.5
    27Po aty, Neni 26.2
    6
    administron punën për identifikimin e pronës shtetërore që mund të kalojë dhe të bëhet pjesë
    në Fondin e Kompensimit të pronave. Për më tepër ky nen, autorizon Këshillin e Minstrave
    që të përcaktojë organizimin dhe funksionimin i këtij procesi e për ngritjen e komisionit28;
  • të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe e funksionimit të ATP-së, brenda 1 muaji nga hyrja
    në fuqi ligjit29;
  • te përcaktojë rregulla të hollësishme për procedurën e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit
    të veprimtarisë së Agjencisë me institucionet e tjera shtetërore.30
    PRETENDIMET E SUBJEKTIT KËRKUES
    9Pala kërkuese pretendon se:
    VKM nr. 222/2016, e ndryshuar kufizon të drejtën e saj për gëzimin paqësor të pronës (garantuar
    në Nenin 41, Nenin 42.1 të Kushtetutës dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së), të drejtën e
    saj për proces të rregullt (garantuar në Nenin 42 të Kushtetutës dhe Nenin 6.1 të KEDNJ-së) si
    dhe të drejtën e saj për mjete juridike efektive (garantuar në nenin 43 të Kushtetutës dhe Nenin
    13 të KEDNJ) në mënyrë të paligjshme, jo-proporcionale dhe të pabalancuar.
    PËR PRANUESHMËRINË E PRETENDIMEVE
    10Sipas nenit 134 pika 1 shkronja “h” të Kushtetutës , Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje ndër të
    tjera me kërkesë të organizatave.
    11Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” është regjistruar me Vendimin e Gjykatës së Rrethit
    Gjyqësor, Tiranë, nr. 2941 datë 26.10.2010 në regjistrin e organizatave jo-fitimprurëse. Në pikën 2
    të vendimit në fjalë, Gjykata ve në dukje ndër të tjera, se “Shoqata…është organizatë jo qeveritare dhe
    jo-fitimprurëse, që ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të të shpronësuarve, duke nënkutpuar, jo vetëm
    të shpronësuarit, që janë janë zhveshur padrejtësissht nga prona prej vitit 1945 – 1990, por edhe ata
    që janë zhveshur padrejtësisht nga prona pas viteve ’90”.
    12Për më tepër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj Nr. 43 datë 6.10.2011 ka deklaruar të
    pranueshme ankesat e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” në vështrim të legjitimimit të kësaj
    të fundit për t’u ankuar lidhur me papajtueshmërinë e Ligjit nr 10308 datë 22.07.2010 “Për disa
    shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 9235 datë 29.7.2004 “Për Kthimin dhe kompensimin e Pronës”.
    Duke folur për legjitimimin e kërkesës së ngritur nga Shoqata në çështjen konkrete, Gjykata “… ka
    konsoliduar qendrimin e saj lidhur me rrethin e subjekteve që përfshihen në “organizata të tjera” të
    28Po aty, Neni 26.3
    29Po aty, Neni 26.5
    30Po aty, Neni 36. 2
    7
    parashikuara në nenin 134, pika 1 shkronja “f”, të Kushtetutës, duke përfshirë ….dhe të tjera
    organizata (neni 9(2). Pra, Kushtetuta e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë termit “organizatë’
    edhe për grupime me qëllime të tjera të organizimit të individëve, me kushtin, që organizimi,
    programet dhe veprimtaria e tyre të përputhen me parimet demokratike të shtetit të së drejtës”
    13Përveç sa u parashtrua më sipër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj nr. 1/2017 mbi
    kushtetuetshmërinë e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të
    kompensimit të pronave.” ka theksuar që organizata për të vënë në lëvizje Gjykatën “…duhet të
    provojë lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të individualizuar që ekziston midis veprimtarisë së saj dhe
    normës që kundërshton. Interesi për të vepruar duhet të jetë i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe vetjak.”
    14Në po të njejtin vendim, Gjykata duke argumentuar legjitimitetin e Shoqatës” Pronësi me Drejtësi”
    ka theksuar se: “Në çështjen në shqyrtim para kësaj Gjykate 4 shoqatat kërkuese kanë në statutin e
    tyre si synim mbrojtjen e interesave të ish-pronarëve dhe përpjekjen për vendosjen në vend të së
    drejtës së pronës të shpronësuar ose konfiskuar nga regjimi komunist në Shqipëri…. Gjykata vlerëson
    se këto shoqata justifikojnë interesin e tyre për të filluar një kontroll kushtetues të ligjit, sipas nenit
    134/2 të Kushtetutës.”
    15Duke folur për zbatimin e këtyre parashikimeve në rastin konkret vërejmë, se VKM nr. 222/2016
    e ndryshuar mbështetet në nenin 37 të Ligjit nr 133/2015 të ciliti përket Vendimin nr 1/2017 i
    Gjykatës Kushtetuese i cituar në dy paragrafët e mësipërm
    16 Për më tepër Këshilli i Ministrave në kuadër të VKM-së nr. 222, të ndryshuar, sikurse u parashtrua
    edhe në prg 7-9 të Rrethanave, sa sipër ka miratuar një një sërë parashikimesh, të cilat ose nuk janë
    rregulluar fare në Ligjin nr.133/2015, ose shtojnë, apo pakësojnë fushën e zbatimit të neneve të
    caktuara të ligjit në fjalë. Këto tagre Këshilli i Ministrave, sikurse do argumentohet në vijim i ushtron,
    pa pasur asnjë autorizim të shprehur të Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të Ligjit nr. 133/2015.
    17 Si pasojë e parashikimeve në fjalë subjekti kërkues detyrohet:
  • të pozicionojë pronën e pretenduar, jo vetëm në hartën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të
    Paluajtshme, apo të Drejtorisë së Shërbimit të Pyjeve, por edhe në hartën e çdo institucioni
    tjetër shtetëror (shih nenin 5 pika (a) të VKM-së nr. 222/2016, të ndryshuar);
  • të dorëzojë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave (“ATP”) dokumenta të cilat ligji nuk i
    parashikon shprehimisht (shih nenin 3/c dhe nenin 5/1 të VKM-së nr 222/2016 , të ndryshuar);
  • të kushtëzohet në njohjen e titullit të pronësisë edhe prej lejeve të ndërtimit të dhëna nga
    autoritetet në pronën e tij të origjinës, procedurave të filluara për pushtimin e tokës së vet të
    origjinës, pas hyrjes në fuqi të Ligjit 133/2015 (mbi bazën e 14 ligjeve të bashkëlidhura në
    8
    Aneksin 2 të ligjit në fjalë), apo prej fondeve të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të
    Investimeve, Agjencisë së Turizmit dhe të koncesioneve, të cilat janë themeluar me ligje të
    miratuara, pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 133/2015 (shih nenet 15 6ë VKM-së nr 222/2016, të
    ndryshuar);
  • të kompensohet sipas parashikimeve të VKM-së nr 223/2016, i ndryshuar “Për përrcaktimin
    e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare
    të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e
    pronave” dhe jo sipas Ligjit nr 133/2015, në nenin 10/7 të të cilit parashikohet se: “subjektet,
    të cilat disponojnë një vendim përfundimtar për kompensim, përfitojnë kompensim nga nga
    fondi i kompensimit në masën dhe sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj;
    18 Të gjitha këto parashikime të VKM-së nr 222/2016, të ndryshuar, të patrajtuara në Ligjin nr
    133/2015 e rëndojnë ndjeshëm pozitën e subjektit kërkues,i cili do tëtrajtohet me pronë, vetëm nëse
    ato nuk kategorizohen në pronat e caktuara në nenin 4 dhe nenin 25 të Ligjit nr 133/2015.
  1. Në lidhje me afatet kohore vërehet se Kërkesa është depozituar brenda afatit ligjor 2 vjeçar të
    përcaktuar në nenin 50 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e
    Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar. Referuar Nr. 222, datë
    23.03.2016“Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”data e hyrjes së
    saj në fuqi është data 04.04.2016. Ndërkohë referuar VKM-ja nr. 765 dt 20.12.2017 VKM-së Nr. 765,
    datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 222, datë 23.3.2016, të Këshillit të
    Ministrave, “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” data e hyrjes së
    saj në fuqi është data 22.12.2017.
  2. Nuk vërehet ndonjë tjetër kërkesë procedurale në kuptim të nenit 134 pika 1 shkronja “h” të
    Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 31/a e vijues të ligjit nr.99/2016, siç janë psh
    detyrimi për paraqitjen e Kërkesës brenda afateve kohore të lejuara, detyrimi për të shteruar ndonjë
    tjetër mjet juridik, ankesat anonime, a ankesat e njëjta në thelb, abuzimi me të drejtën e ankimit, të
    cilat do të bëheshin pengesë për pranueshmërinë e ankesave të palës kërkuese. Prandaj, kërkojmë prej
    Gjykatës Kushtetuese që t’i deklarojë të pranueshme pretendimet e ngritura në këtë kërkesë në kuptim
    të nenit 32 të Ligjit Nr.8577, Datë 10.2.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës
    Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe neneve të tjera relevante të zbatueshme
    për këtë aspekt të pranueshmërisë
  3. Në vështrim të sa u parashtruara më sipër këtkojmë, që Gjykata të deklarojë të pranueshme
    pretendimet e palës kërkuese dhe t’i gjykojë ato në themel.
    9
    PËR THEMELIN E PRETENDIMEVE
    22 VKM-ja nr 222/2016, e ndryshuar, sikurse u argumentua në prg 16-18 më sipër kufizon të drejtën
    e palës kërkuese për proces të rregullt dhe mjete jurdike efektive, sepse që kërkesat e saj për njohje
    dhe ktuhim, apo kompensim prone të mund të trajtohen nga Agjencia, duhet që jo vetëm të plotësojnë
    kushtet e ligjit nr 133/2015, por tashmë edhe kushtet e reja të parashikuara në atë VKM.
    23 Referuar jurisprudencës relevante të GJEDNJ-së kur kjo Gjykatë identifikon, se pala shtetërore ka
    ndërhyrë në një të drejtë të parashikuar në Konventë – siç janë në rastin konkret e drejta për një proces
    të rregullt neni 6 §1 i Konventës, e drejta për mbrojtjen e pronës neni 1 Protokolli 1 i Konventës, e
    drejta për mjete juridike efektive neni 13 i Konventës, e drejta për ndalimin e diskriminimit neni 14 i
    Konventës dhe neni 1 i Protokollit 12 të Konventës – ajo kryen hetime të mëtejshme për të vlerësuar,
    nëse një ndëhyrje e tillë mund të justifikohet, duke u mbështetur në disa strandarte të parashikuara në
    Konventë dhe të përpunuara në jurisprudencën e saj31. Sipas standartit të parë kërkohet që ndërhyrja
    të jetë e ligjshme32. Sipas standardit të dytë kërkohet që ndërhyrja të ndjekë një qëllim legjitim, i cili
    përshkruhet në mënyrë shteruese në nenet respektive për çdo të drejtë të garantuar në Konventë, që
    shoqërohet me një klauzolë kufizuese33. Së treti kërkohet, që masat ndërhyrëse të vlerësohen si të
    nevojshme në një shoqëri demokratike34
    .
    Lidhur me standardin e ligjshmërisë së kufizimeve të të drejtave të parashikuara në Konventë,
    jurisprudenca e GJEDNJ parashikon disa komponentë, që thuhen se lidhen ngushtësisht me nocionin
    e “cilësisë së ligjit”35. Konkretisht, rregullimet ligjore, që parashikojnë masa kufizuese duhet të jenë
    të aksesueshme për qytetarët, ç’ka nënkupton, se “ligji duhet të japë udhëzime të përshtatshme për
    qytetarët sa i takon zbatimit, sipas rrethanave të neneve që rregullojnë situata të caktuara”36. Në këtë
    pikë mjafton, që legjislacioni të jetë në dispozicion të qytetarëve bashkë me këshillat e ekespertëve
    ligjorë37
    .
    Së dyti, ligji duhet të formulohet në mënyrë të tillë që t’u mundësojë qytetarëve të shikojnë me
    preçizion, qëllimin dhe fushën e zbatimit të çdo parashikimi, me qëllim që ata të jenë në gjendje të
    rregullojnë siç duhet sjelljet e tyre. Gjykata ka vënë në duke se: “qytetarëve duhet t’u jepet mundësia
    31Van Dijk and Van Hoof – Theory and Practice of the European Convention on Human Rights, Antwerpen – Oxford
    2006, fq. 334.
    32 Po aty fq 336.
    33 Po aty fq 339.
    34 Po aty fq 340.
    35 Silver Etj k. Mbretërisë së Bashkuar, Vendim i datës 25 Mars 1983 §86-88; Rekvenyi k. Hungarisë, Vedim i datës 20
    Maj 1999 §24, etj.
    36 Larissis Etj k. Greqisë, Vendim i datës 24 Shkurt 1998 § 40; Landvreugd k. Hollandës, Vendim i datës 4 Qershor 2002,
    § 54.
    37 Sunday Times k. Mbretërisë së Bashkuar, Vendim i datës 26 Prill 1979.
    10
    – qoftë edhe me këshillim të përshtatshëm – të parashikojnë, në një masë që është e arsyeshme në
    prani të rrethanave, pasojat që pas-sjell një sjellje e caktuar38”. Testi i parashikueshmërisë, ose
    preçizionit është një garanci për qytetarët, nëpërmjet të cilit kërkohet që legjislacioni të jetë
    “mjaftuehsmërisht i qartë” dhe prçiz, me “indikacione të mjaftueshme” sa i takon zbatueshmërisë së
    masave me karakter kufizues39
    .
    Së treti, standardi i ligjshmërisë kërkon që të ofrohen garanci të përshtatshme kundër abuzimeve duke
    caktuar me qartësi kufijtë e shtrirjes së diskrecionit të autoriteteve dhe rrethanat në të cilat do
    ushtrohet ky diskrecion40. Këto dy kushte analizohen duke pasur parasysh qëllimin legjitim të masës
    kufizuese, me qëllim që individit t’i sigurohet mbrojtje e përshtatshme prej ndërhyrjeve arbitrare41
    .
    Testi i parashikueshmërisë, ose preçizionit shërben si një garanci vendimtare, kur vlerësohet nocioni
    i “vetë thelbit” të së drejtës për akses në gjykatë, sipas nenit 6 § 1 të Konventës42
    .
    Gjykata Europiane shumë rrallë ka konstatuar shkelje të Konventës duke i’u referuar “qëllimit
    legjitim43”. Kjo për arsye, se vlerësimi i këtij standardi zakonisht realizohet në bashkim me
    zbatueshmërinë e testit të proporcionalitetit si pjesë përbërëse e standartit të kufizimeve “të
    nevojshme në një shoqëri demokratike44”.
    Gjykata ka theksuar, se: “arsyet e sjella nga shtetet e paditura për të justifikuar ndërhyrjet (kufizimet)
    duhet të jenë “relevante dhe sufiçente45”. Testi i arsyeve relevante, i cili lidhet me standartin e qëllimit
    legjitim zakonisht mund të plotësohet pa vështirësi nga pala shtetërore46. Në ndryshim, testi i arsyeve
    sufiçente kërkon një analizë më të kujdesshme të faktorëve ku përfshihen natyra, ashpërsia dhe efektet
    e masave penguese in tandem me çdo dëm të pritshëm që i shkaktohet të drejtës së çdo qytetari47. Pra,
    testi i arsyeve sufiçente lidhet ngushtë me vlerësimin e proporcionalitetit të kufizimit. Nëse arsyet e
    kufizimit të sjella nga pala shtetërore nuk janë sufiçente, atëherë balanca proporcionale konsiderohet
    e prishur48
    .
    38Landvreugd k. Hollandës, Vendim i datës 4 Qershor 2002, § 54.
    39 Huvig k. Francës, vendimj i datës 24 Prill 1990 § 32.
    40 Valenzuela Contreras k. Spanjës, Vendim i datës 30 Korrik 1998 §§ 59 – 60.
    41 Olsson k. Suedisë, Vendim i datës 24 Mars 1988, § 61.
    42Pérez de Rada Cavanilles k. Spanjës, Vendim i datës 28 Tetor 1998 § 47.
    43Van Dijk and Van Hoof – Theory and Practice of the European Convention on Human Rights, Antwerpen – Oxford
    2006, fq 340.
    44 Po aty.
    45 Po aty, fq 341.
    46 Po aty.
    47 Po aty.
    48 Po aty, fq 342.
    11
    Përveç kufizimeve të parashikuara shprehimisht, fusha e zbatimit të të drejtave të garantuara në
    Konventë mund t’u nënshtrohet edhe kufizimeve të qenësishme49. Baza e kufizimeve të qenësishme
    nuk gjendet në ndonjë formulim tekstual, por sipas teorisë së “kufizimeve të qenësishme”, kufizimet
    që i bëhen disa të drejtave të parashikuara në Konventë nuk konsiderohen “ndërhyrje”, me arsyetimin,
    se ato janë të “rrënjosura” në fushën e zbatimit të garancive të këtyre të drejtave50. Ndonëse GJEDNJ
    nuk i zbaton gjërësisht kufizimet e qenësishme, përsëri ato gjenden të zbatuara në lidhje me të drejtën
    për akses në gjykatë sipas nenit 6 § 1 i Konventës, fjalisë së parë të nenit 1 Protokolli 1 të Konventës,
    nenit 13 të Konventës etj51
    .
    Sipas nenit 18 të Konventës shteteve u ndalohet të përdorin kufizimet e lejuara sipas Konventës për
    qëllime të ndryshme prej atyre që janë parashikuar. Thelbi i ankesave sipas nenit 18 të Konventës
    qëndron në të vlerësuarit se, në qoftë se supozohet që kufizimet – sipas shkaqeve të parashikuara në
    nenet relevante të Konventës – janë të justifikuara, a janë imponuar ato (kufizimet) me sinqeritet, në
    përputhje me shkakun e lejuar dhe jo për qëllime të tjera52
    . Gjykata e ka pranuar tashmë, se neni 18
    i Konventës nuk u referohet qëllimeve që shkelin të drejtat dhe liritë e garantuara në Konventë, por i
    referohet çdo qëllimi që është i ndryshëm prej qëllimeve për të cilat janë lejuar kufizimet e të drejtave
    dhe lirive të garantuara në Konventë53
    . Sipas nenit 18 kërkohen të përcaktohen motivet që kanë nxitur
    autoritetet për të marrë masat kufizuese të debatuara. Së dyti duhet provuar, se këto motive nuk janë
    në përputhje me qëllimet e kufizimeve të lejuara sipas çdo neni specifik të Konventës. Çështja e
    mirëbesimit/keqbesimit, ndonëse nuk është parashikuar shprehimisht në nenin 18 përfshihet në
    procesin e të vlerësuarit të ndërhyrjes, sipas këtij neni54. Neni 18 zbatohet edhe për kufizimet e
    qenësishme. Mungesa e kritereve të përpunuara sa i takon testit të kufizimeve të qenësishme, siç është
    psh testi i proporcionalitetit sugjeron që neni 18 mund të jetë një kriter i rëndësishëm për të vlerësuar
    masat kufizuese të lejuara si të qenësishme55
    .
    Kufizimet e imponuara prej VKM-së nr 222/2016 janë të paligjshme
  4. Sikurse kuptohet nga përmbajtja e Ligjit nr. 133/2015, Kuvendi e ka autorizuar Këshillinn e
    Ministrave të miratojë një listë të dukumentave të nevojshme për procesin e trajtimit të pronës sipas
    49Van Dijk and Van Hoof – Theory and Practice of the European Convention on Human Rights, Antwerpen – Oxford
    2006, fq 343.
    50 Po aty.
    51 Po aty.
    52Van Dijk and Van Hoof – Theory and Practice of the European Convention on Human Rights, Antwerpen – Oxford
    2006, fq 1098.
    53 Po aty, fq 1099.
    54 Po aty, fq 1096.
    55 Po aty.
    12
    Ligjit nr. 133/201556, por nuk e ka autorizuar atë të rregullojë me Vendim të posaçëm trajtimin e
    kërkesave për njohje të së drejtës së kompensimit të pronave, sepse ky proces është rregulluar në
    mënyrë të hollësishme në vetë Ligjin nr 133/2015.
    23 VKM-ja nr 2222/3016, e ndryshuar mbështetet megjithatë në nenin 37 të Ligjit n.133/2015, i cili
    në fakt nuk parashikon shprehimisht kompetencën e Këshillit të Ministrave për të miratuar ndonjë
    VKM, por ai parashikon afatet brenda të cilave Këshilli i Ministrave duhet të miratojë VKM-të për
    të cilat ai institucion është autorizuar shprehimisht nga Kuvendi.
    24 Do të ishte në këndvështrimin tonë në kundërshtim me hierkinë e burimeve kushtetuese dhe vetë
    parimin e ndarjes së pushteteve nëse, përmbajtja e nenit 37 të ligjit nr.133/2015 do të interpretohej si
    një leje që Kuvendi i jep Këshillit të Ministrave për t’a rregulluar ligjin në fjalë me VKM sa here
    Këshilli i Ministrave e konsideron të nevojshme.
    25 Gjithashtu, duke i‘u referuar nenit 17.1 të Kushtetutës, sipas të cilit kufizimet e të drejtave dhe
    lirive të parashikuara në Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për
    mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, nënvizojmë se detyrimi i imponuar nga Kushtetuta për të
    rregulluar kufizimet e të drejtave me ligj në kuptimin formal në rastin konkret mbetet i dyshimitë. E
    njëjta situatë aplikohet edhe në rastin e nenit 41.1 të Kushtetutës sipas të cilit ligji mund të parashikojë
    shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë. Pra, përsëri,
    tagrin për të ndërhyrë në të drejtën e pronës e ka vëtëm Kuvendi, dhe jo Këshilli i Ministrave.
    26 Edhe vetë parimi ligjshmërisë i parë në dritën e standardeve të parashikuara në Konventën
    Europiane të Drejtave të Njeriut dhe të përpunuara në jurisprudencën e GJEDNJ-së kërkon qëtë
    ofrohen garanci të përshtatshme kundër abuzimeve duke caktuar me qartësi kufijtë e shtrirjes së
    diskrecionit të autoriteteve dhe rrethanat në të cilat do ushtrohet ky diskrecion57
    .
    Kufizimet e imponuara me VKM-në 223/2016 e ndryshuar cënojnë parimin e sigurisë juridike
    27 VKM-ja objekt shqyrtimi duket se bie ndesh edhe me parimin e sigurisë juridike. Kujtojmë këtu
    se në vendimin n.1/2017 Gjykata Kushtetuese, duke analizuar konceptimin e parimit të sigurisë
    juridike ka theksuar se ky “parim kërkon domosdoshmërisht një formulim të qartë të normave ligjore,
    pasi një rregullim i pasaktë i normës ligjore, që i lë shteg zbatuesit për t’i dhënë asaj kuptime të
    ndryshme dhe me pasoja, nuk shkon në përputhje me qëllimin, stabilitetin, besueshmërinë dhe
    efektivitetin që synon vetë norma juridike.”58
    .
    56 Ligji nr 133/2015, Neni 26.2
    57ValenzuelaContreras k. Spanjës, Vendim i datës 30 Korrik 1998 §§ 59 – 60.
    58Gjykata Kushtetuese Vendim n.1/2017 paragrafi 24
    13
    28 Gjithashtu GJEDNJ ka theksuar në Vendimin Pilot për cështjen Manushaqe Puto Etj k. Shqipërisë
    se“duhen evituar ndryshimet e vazhdueshme legjislative59
    .
    29 Lidhur me kërkesën për evitimin e ndryshimeve të shpeshta ligjore, Departamneti i Zbatimit të
    vendimeve ka vënë në dukje se: “shumë elementë të procesit u janë lënë në kompetencë akteve
    nënligjore. Të tillë elementë janë: hartimi i formularëve standarte për aplikim dhe përcaktimi i
    dokumentave të nevojshëm; rregullat e organizimit dhe strukturimit të Agjensisë; rregullat dhe
    procedurat për kompensimit fizik si dhe caktimin e kushteve përzgjedhëse për kërkesat e
    pashqyrtuara. Transferimi i kaq shumë kompetencave nga Parlamenti tek qeveria duhet bërë në
    mënyrë të tillë që të mos cënohet parimi i sigurisë juridike, që qëndron në themelet e vlerësimeve të
    GJEDNJ-s
    60”.
    30 Vërehet qartë se Këshilli i Ministrave ka transferuar një numër të konsiderueshëm të
    parashikimeve të ligjit n.133/2015 në VKM-nën. 222/2016, i ndryshuar (shih më sipër paragrafin 6
    tek rrethanat), të cilat pas inkorporimit të tyre në VKM janë bërë objekt i modifikimeve, jo vetëm të
    Kuvendit, por tashmë edhe të Këshillit të Ministrave. Faktet e sjella më sipër (prg 16-18 ) provojnë
    se teksti i disa parashikimeve të ligjit është shtuar, apo pakësuar, ose është ndryshuar dukshëm
    konteksti i zbatimit të tyre.
    Kufizimet e imponuara prej VKM-së nr 222/2016 janë jo proporcionale dhe tëpabalancuara
    31 VKM-ja nr 222/2016, e ndryshuar i jep Agjencisë një diskrecion edhe më të gjerë se sa Ligji nr
    133/2015 për tëmbledhur, administruar dhe përpunuar aktet (shih prg 16-19) më sipër. Gjithashtu kjo
    VKM kushtëzon trajtimin e kërkeswave të palës kërkuese, shumica e të cilave presin me dekada në
    Agjenci me kritere të reja, të cilat në thelb lidhen me transferimin e pronës së tyre të origjinës tek
    personat e tretë privatë, sic janë ndërtuesit, investitorët, shoqëritë koncesionare, investitorët e turizmit.
    32 Cilatdo qofshin arsyet e zgjerimit të diskrecionit të ATP-së, apo kushtëzimit të trajtimit të
    kërkesave të palës kërkuese nga ana e Këshillit të Ministrave, kushtet e reja të impionuara me VKM
    59Prg. 110 i Vendimit – Gjykata çmon se Shteti i paditur duhet të marrë masa të përgjithshme prioritare, me qëllim sigurimin
    në mënyrë efektive të të drejtës për kompensim ndërsa vendos balancë të drejtë midis interesave të ndryshme në fjalë
    (shihni, për shembull Burdov (nr. 2), të cituar më lart, § 125). Në bazë të monitorimit nga Komiteti i Ministrave, Shteti i
    paditur mbetet i lirë të zgjedhë mjetet me të cilat do të përmbushë detyrimin e tij ligjor sipas Nenit 46 të Konventës, me
    kusht që këto mjete të jenë të pajtueshme me përfundimet e caktuara në vendimin e Gjykatës (shihni Scozzari dhe Giunta
    kundër Italisë [GC], nr. 39221/98 dhe 41963/98, § 249, GJEDNJ 2000-VIII). Gjykata vëren fillimisht se legjislacioni
    aktual mbi pronësinë është ndryshuar shpesh, të paktën shtatë herë gjatë periudhës 2004-2010. Ndërsa ndryshimet
    legjislative mund të reflektojnë një situatë të përmirësuar, kompleksiteti i dispozitave legjislative, ndryshimet e shpeshta
    të tyre, si dhe praktika e papajtueshme gjyqësore që rezulton nga to, do të kontribuojë në mënyrë të pashmangshme në një
    mungesë të përgjithshme të sigurisë juridike. Shteti i paditur duhet të shmangë ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe
    të shqyrtojë me kujdes të gjitha implikimet ligjore dhe financiare përpara se të paraqesë ndryshime të mëtejshme.
    60 § 30 i Dokumentit Informues.
    14
    nr 222/2016 e ndryshuar vendosin mbi palën kërkuese një barrë jo proporcionale, pasi pala kërkuese
    duhet të akomodojë, jo vetëm palën shtetërore dhe palët e treta private, të cilat fitojnë precedencë mbi
    pronën e tyre të origjinës bazuar në 14 ligjet e rradhitura në Aneksin 2 të Ligjit nr 133/2015, por pas
    miratimit të VKM-së në fjalë ato duhet të akomodojnë edhe ndërtuesit, investitorët, shoqëritë
    koncesionare, të cilat fitojnë epërsi në pronën e tyre të origjinës.
    KONKLUZIONET
    33 Në tërësi të sa u parashtrua më sipër kërkojmë që Gjykata Kushtetuese:
  • të deklarojë të pranueshme pretendimet e palës kërkuese;
  • të deklarojë se VKM nr.222/2016, e ndryshuar bie ndesh me Nenin 41 të Kushtetutuës dhe
    Nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së;
  • të deklarojë se VKM nr.222/2016, e ndryshuar bie ndesh me Nenin 42 të Kushtetutuës dhe
    Nenin 6.1 të KEDNJ-së;
  • të deklarojë se VKM nr.222/2016, e ndryshuar bie ndesh me Nenin 43 të Kushtetutuës dhe
    Nenin 13 të KEDNJ-së;
  • të shfuqizojë VKM-në nr 222/2016 të ndryshuar
    DOKUMENTA BASHKËLIDHUR
  1. Prokurë Përfaqësimi
  2. Akti i themelimit të Shoqatës
  3. Vendim Nr.2941 datë 26.10.2010 i Gjykatës së Rrethit Tiranë
  4. Fletore Zyrtare nr. 50 dt 4 Prill 2016
  5. Fletore Zyrtare n. 226 dt 22.12.2017
    Për Palën Kërkuese
    Av. Suela Mëneri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s