KËRKESË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

1
Subjekti Kërkues: Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Adresa: Kutia Postare 8195, Rruga
“Qemal Stafa”, God 13, Shkalla 1, Ap 49, Tiranë.
Përfaqësuar prej: Av. Suela Mëneri, Nr Liç 8079, Anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, Rruga
“Islam Alla”, God 67, Kati II, Dera 1, Tiranë – e autorizuar (autorizimi bashkëlidhur).
Subjekte të Interesuara:
Këshilli i Ministrave, Adresa: Bulevardi “Dështmorët e Kombit”E 8527 Kutia Postare, 1010 Tiranë
Ministria e Drejtësisë, Adresa: Bulevardi “Zogi I”, Tiranë, Kutia Postare 1000, Tiranë
Objekti Kërkesës:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane
për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 “Për përcaktimin
e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për
kompesimin e pronave”
Dhe
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane
për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së Nr. 766, datë 20.12.2017 “Për disa
ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për
përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e
fizik për kompensimin e pronave”, Të ndryshuar”
Baza ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë – Preambula, Neni 4, Neni 17.1 Neni 17.2, Neni 41, Neni122,
Neni 131, Neni 134 h, Neni 181.
Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut – Neni 6.1, Neni 13, Neni 1 i
Protokollit 1.
2
I. RRETHANAT

  1. Në datë 4 prill 20161 hyri në fuqi VKM-ja nr. 223, datë 23.3.2016“Për përcaktimin e
    rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik
    për kompesimin e pronave”.
  2. Kjo VKM është hartuar në mbështetje të nenit 37 të Ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin
    e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, nensipas të cilitbrenda
    6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, Këshilli i Ministrave nxjerr aktet e nevojshme
    nënligjore në bazë dhe për zbatim të tij.2
  3. Me datë 27 Dhjetor3
    , pas botimit në fletoren zyrtare, VKM-ja e lartëpërmendur u
    ndryshua nga VKM-ja nr. 766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në
    vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e
    rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik
    për kompensimin e pronave”, Të ndryshuar”
  4. Edhe VKM-ja nr. 766 mbështetet tek e njëjta bazë ligjore, pra tek neni 37 i ligjit nr.
    133/2015.
  5. Për qëllime të trajtimit të kësaj kërkese kushtetuese VKM-ja nr. 223 datë
    23.03.2016 ndryshuar me VKM-në nr. 766 datë 20.12.2017 do të citohet si VKM-ja
    n. 223/2016, e ndryshuar.
  6. VKM-ja nr. 223/2016, e ndryshuar mban titullin “Për përcaktimin e rregullave dhe të
    procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të
    kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e
    pronave”.
  7. VKM-ja në fjalë, krijon një hierarki të mirëfilltë të formave të kompensimit, të
    përcaktuar në nenin 16/2 sipas të cilit prioritet i jepet kompensim fizik në ish-pronën e
    subjektit të shpronësuar, më pas kompensimit fizik nga fondi i tokës dhe së fundmi
    kompensimit financiar. Parashikohen gjithashtu rastet e kërkesave të veçanta për
    kompesim financiar dhe kompesimi fizik me ankand.
  8. Hierarkia e formave të kompensimit në VKM rregullohet në Kreun III, dhe më në detaj
    nëKrerët e tjerë të aktit nënligjor, si ai për këkesat e veçanta për kompesimin financiar4
    ,
    1 Fletore Zyrtare nr. 50 dt 4 Prill 2016
    2Neni 37 ligji nr. 133/2015 ““Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”
    3 Fletore Zyrtare n. 230 dt 27.12.2017.
    4Kreu IV VKM-ja nr. 766, datë 20.12.2017
    3
    për kompesimin fizik në pronën e subjektit të shpronësuar5
    , për kompesimin fizik me
    ankand dhe me raste të tjera6
    , për kompesimin fizik me fondin e tokës
    7
    , për kompesimin
    financiar.8
  9. Nëveçanti midis parashikimeve të VKM-sën. 223/2016, të ndryshuar spikasin një sërë
    risish, të cilat nuk parashikohen në ligj dhe që në vetvete kufizojnë edhe ato të drejta, që
    subjekteve u’a ka njohur vetë ligji.Konkretisht VKM-ja parashikon:
  • të drejtën e ATP-sëqë kur e vlereson ajo të rëndësishme të bashkojë disa vendime
    përfundimtare të subjektit kërkues me qëllim ekzekutimi9
    ;
  • shqyrtim administrativ në rastet kur ATP-ja vlerëson, se për ekzekutimin e vendimit,
    verifikimi shfaqet i nevojshëm10;
  • perveç hierarkisë së mënyrave të kompesimit të cituar nëparagrafin 8, se në të gjitha
    rastet kur subjekti nuk përfiton kompesnim fizik në pronën e ish- subjektit të
    shpronësuar, ky i fundit përfiton kompensim financiar nga fondi financiar
    ikompensimit, deri në 20 % të vlerës totale të kompensimit financiar, por jo më
    shumë se 10 000 000 lekë dhe pjesa e mbetur kompesohet fizikisht nga fondi i tokës.
    ATP-ja kryen kompensimin financiar vetëm kur nuk është i mundur kompensimi në
    pronën e ish-subjektit të shpronësuar dhe kompesim fizik me fondin e tokës
    11;
  • se ATP-ja kërkon nga autoritetet përkatëse vendore dhe qendrore informacion nëse
    mbi ish-pronën e njohur me vendim përfundimtar një subjekti të shpronësuar, që
    mendohet të parashikohet për kompensim fizik, është miratuar leje ndërtimi ose
    dhënë ndonjë e drejtë tjetër në përputhje me legjislacionin në fuqi, apo nëse ka filluar
    procedura për dhënien e kësaj të drejte. Në çdo rast, ATP-ja kërkon informacion nga
    Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencia e Trajtimit të
    Koncesioneve12;
  • të drejtën për aplikimin me kërkesë të vecantë, pa marrë parasysh rendin kronologjik
    të vendimit. Për më tëpër, parashikon në këto raste, ndarjen në këste të barabarta të
    vlerës, për subjektet që kërkojnë të kompesohen financiarisht brenda 3 vitesh dhe 5
    vitesh, përkatësisht, 3 këste nga 10%, për 3 vite, dhe 5 këste, nga 8% për 5 vite13;
    5Kreu IV/A VKM-ja nr. 766, datë 20.12.2017
    6KreuV Ibidem
    7Kreu VIIbidem
    8Kreu VII Ibidem
    9 Neni 2/1 Kreu I, Ibidem
    10 Neni 20 Kreu III Ibidem
    11Kreu III Ibidem
    12 Neni 17/2 Ibidem
    13Kreu IV Ibidem
    4
  • përparësinë e kompesimin në pronën e subjektit të shpronësuar përkundrejt formave
    të tjera. Ndër të tjera parashikohet grupimi i vendimeve në bazë ish-pronari apo
    marrveshje të përbashkët të palëve për të proceduar me kompesim fizik në pronën
    e njohur. Në rastet kur pas aplimit të kësaj forme kompesimi mbetet ende vlerë për
    tu kompensuar, ai kryhet sipas hierarkisë së formave të kompensimit14;
  • lidhur me Kompesimin fizik me ankand dhe me raste te tjera, të drejtën për
    pjesëmarrjen në proçedurën e ankandit, pa marrë parasysh rendin kronologjik të
    vendimit15;
  • se kompesimi fizik nga fondi i tokës kryhet pasi ka përfunduar proçedura e
    kompensimit mbi pronën e njohur dhe subjekti nuk ka aplikuar për ankand. Për më
    tepër, ATP-ja merr kompetenca të reja për ti propozuar Këshillit të Ministrave prona
    që mund të përshihen në fondin e tokës. Me VKM përcaktohet edhe dokumentacioni
    i nevojshëm për kompesimin fizik të subjekteve16;
  • lidhur me kompensimin financiar, se kjo formë kompensimi do të kryhet pasi të jenë
    ezauruar të gjitha mundësitë e përcaktuara në hierakinë e formave të kompesimit,
    nenin 1817 dhe pasi të mos jenë paraqitur kërkesa të veçanta për kompesim financiar
    dhe për ankand. Për më tepër, VKM-ja parashikon se në rastet kur subjekti do të
    trajtohet me kompesnim financiar (përjashtohet neni 18 dhe kërkesat e vaçanta)
    trajtimi do të kryhet me këste të barabarta brenda 10 viteve.
  1. Nga ana tjeter, në VKM-nën. 223/2016, të ndryshuar janë transferuar nga Ligji n.
    133/2015 një sërë parashikimesh ligjore. Konkretisht:
  2. Neni 6.1 (a) e (b)18
    i ligjit është trasferuar në nenin 3 (a) e (b)19 të VKM-së nr. 766.(shih
    ndryshimet në shenim fundor nr. 18 e nr. 19);
    14Kreu IV/A Ibidem
    15Kreu V Ibidem
    16Kreu VI Ibidem
    17 Neni18 VKM 766 datë 20.12.2017: Në të gjitha rastet kur subjekti nuk përfiton kompensim fizik sipas shkronjës “a”,
    të pikës 16/2, dhe ka një vendim përfundimtar, të vlerësuar financiarisht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar
    i kompensimit, derinë 20 % të vlerës totale të kompensimit financiar, por jo më shumë se 10 000 000 (dhjetëmilionë)
    lekë, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr. 133/2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit
    përfundimtar kompensohet fizikisht nga fondi i tokës
    18 Neni 6.1 (a) e (b) ligji 133/2015: “Për efekt të ekzekutimit, të gjitha vendimet përfundimtare për kthimin dhe
    kompensimin e pronës do t’i nënshtrohen vlerësimit financiar nga ATP-ja, si më poshtë: a) prona e njohur për kompensim
    vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit; b) prona e kthyer vlerësohet duke e përcaktuar
    atë nga diferenca, që do të rezultojë midis vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, dhe vlerës së kësaj prone, sipas zërit
    kadastral në kohën e shpronësimi”
    19 Neni 3 (a) e (b) i VKM-së nr. 766 : “3. ATP-ja, për efekt të kompensimit dhe të ekzekutimit të vendimeve përfundimtare,
    vlerëson financiarisht vendimet, duke u bazuar në vlerat e përcaktuara në hartën e vlerës, dhe procedon, si më poshtë
    vijon: a) Vlerëson financiarisht pronën e njohur për kompensim, në bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e
    shpronësimit, duke u bazuar në hartën e vlerës; b) Vlerëson financiarisht pronën e kthyer, të kompensuar fizikisht apo të
    përfituar në një nga mënyrat e tjera sipas legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke përcaktuar
    5
  3. Neni 6.220 i ligjit është trasferuar në nenin 3 (ç )21
    të VKM-së nr. 766
  4. Neni 6.422 i ligjit është trasferuar në nenin 3 (dh)23 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet
    në shenim fundor nr. 22 e nr. 23);
  5. Neni 6.624 i ligjit është trasferuar në nenin 425 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet në
    shenim fundor nr. 24 e nr. 25);
  6. Neni 7.2 (a) e (b)26 i ligjit është trasferuar në nenin 4/1 (i) e (ii)27 të VKM-së nr. 766(shih
    ndryshimet në shenim fundor nr. 26 e nr. 27);
  7. Neni 6.728 i ligjit është trasferuar në nenin 529 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet në
    shenim fundor nr. 28 e nr. 29);
    diferencën që do të rezultojë ndërmjet vlerës së saj sipas zërit kadastral aktual dhe vlerës së kësaj prone sipas zërit
    kadastral në kohën e shpronësimit;
    20 Neni 6.2 ligji 133/2015: Vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen
    financiarisht, sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni.
    21 Neni 3 (ç) i VKM-së nr. 766: “Për vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën për kompensim, vlerësimi do të bëhet në
    bazë të zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit, sipas shkronjës “a”, më sipër;
    22 Neni 6.4 ligji 133/2015 : “Vlerësimi për vendimin përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke
    marrë si referim zërin kadastral, sipas origjinës së pronës, që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet, duke u bazuar
    në hartën e vlerës në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra
    kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë për referim në
    përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë”
    23 Neni 3 (dh): “Në rastet kur në hartën e vlerës mungon vlera e caktuar për zërin kadastral të origjinës, vlerësimi financiar
    i vendimit përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke marrë si referim vlera me të njëjtin zë kadastral,
    që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra
    kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë, për referim në
    përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë”
    24 Neni 6.4 ligji 133/2015: “Vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër, duke
    përfshirë vlerën e pronës së përfituar nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo trashëgimtarët
    e tij kanë përfituar më parë, zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim.”
    25Neni 4 i VKM-së nr. 766 :“Vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër,
    duke përfshirë edhe vlerën e pronës së marrë sipas dispozitave për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo
    trashëgimtarët e tij kanë përfituar më parë, do të zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim. Për efekt të kësaj
    përllogaritjeje, vlerësimi i tokës bujqësore bëhet sipas hartës së vlerës së pronës”
    26 Neni 7.2 (a) e (b) ligji 133/2015 : Vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke
    vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6, të këtij ligji, në përputhje me procedurën e
    mëposhtme: a) nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa vlerësimi i
    tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar; b) nëse vlerësimi i pronës që
    është njohur për kompensim është më i madh sesa vlerësimi i tokës së kthyer, atëherë subjektit i kompensohet diferenca,
    sipas përcaktimeve të këtij ligji;
    27 Neni 4/1 (i) e (ii) I VKM-së 766: “4/1 Pasi është bërë vlerësimi financiar i çdo vendimi përfundimtar, sipas pikave 2, 3
    dhe 4, të këtij vendimi, (mbi bazë ish-pronari), ATP-ja vepron, si më poshtë vijon: i) Nëse vlerësimi financiar i pronës që
    është njohur për kompensim sipas pikës 3, shkronja “a”, është më i madh se vlerësimi financiar i kryer sipas pikave 3,
    shkronja “b” dhe 4, të këtij vendimi, atëherë subjektit i kompensohet diferenca; ii) Nëse vlerësimi financiar i pronës që
    është njohur për kompensim sipas pikës 3/a, është më i vogël se vlerësimi financiar i kryer sipas pikave 3, shkronja “b”
    dhe 4, të këtij vendimi, atëherë subjekti konsiderohet i kompensuar.”.
    28 Neni 6.7 ligji 133/2015: “Për vendimet e kompensimit, të përcaktuara me vlerë dhe ende të paekzekutuara, nga periudha
    e njohjes së të drejtës për kompensim deri në marrjen e shpërblimit, subjektet e shpronësuara do të përfitojnë indeksimin,
    sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në
    momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.”
    29 Neni 5 VKM 766 : “Për vendimet përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit, që janë të përcaktuara me
    vlerë dhe ende të pa ekzekutuara, ATP-ja do të bëjë vlerësim financiar të tyre, duke i shtuar vlerës së përcaktuar
    indeksimin sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, bazuar në mesataren vjetore të nxjerrë nga Banka e
    Shqipërisë deri në datën 24.2.2016. ATP-ja kërkon pranë Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it koeficientët përkatës të
    vlerave zyrtare të inflacionit dhe interesave bankare mesatare vjetore. “
    6
  8. Neni 18.230 i ligjit është trasferuar në nenin 631 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet në
    shenim fundor nr. 30 e nr. 31);
  9. Neni 16.132 i ligjit është trasferuar në nenet 7,9,33 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet
    në shenim fundor nr. 32 e nr. 33);
  10. Neni 16.234 i ligjit është trasferuar në nenin 1035 dhe 12 të VKM-së nr. 766(shih
    ndryshimet në shenim fundor nr. 34 e nr. 35);
  11. Neni 22.236 i ligjit është trasferuar në nenin 1437 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet në
    shenim fundor nr. 36 e nr. 37);
  12. Neni 16.5 (a), (b) e (c)38 i ligjit është trasferuar në nenin 15 (a), (b) e (c)39
    të VKM-së
    nr. 766(shih ndryshimet në shenim fundor nr. 38 e nr. 39);
    30 Neni 18.2 ligji 133/2015: “. ATP-ja vijon procedurat për ekzekutimin e vendimit në pjesët që nuk kanë mbivendosje.
    Për pjesën që është me mbivendosje, Agjencia depoziton vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas
    zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit. Palët mund ta zgjidhin rastin me mbivendosje me
    marrëveshje me njëri- tjetrin ose në rrugë gjyqësore.
    31 Neni 6 i VKM-së nr. 766:” Në rastet kur evidentohen mbivendosje të së drejtës për kompensim ose mosmarrëveshje
    gjyqësore, ATP-ja vlerëson vendimin për kompensim dhe vijon procedurat për ekzekutimin e tij në pjesët që nuk kanë
    mbivendosje. Për pjesën që është me mbivendosje, agjencia depoziton vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare
    të saj e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit sipas marrëveshjes noteriale midis palëve
    ose sipas vendimit gjyqësor për zgjidhjen e mosmarrëveshjes”
    32 Neni 16.1 ligji 133/2015: “1. ATP-ja, brenda një afati 6-mujor nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, publikon regjistrin
    e të gjitha vendimeve që njohin të drejtën e kompensimit të pronës së subjekteve të shpronësuara. Regjistri duhet të
    përmbajë informacion për dokumentacionin që mungon në dosjen e vendimit. Regjistri bëhet publik në faqen zyrtare të
    ATP-së, në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare dhe/ose në media. Rregullat e krijimit, mbajtjes dhe administrimit të regjistrit
    përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ATP-së”
    33 Neni 7; 9; 12 i VKM-së nr. 766: “neni7: “ATP-ja krijon regjistrin e vendimeve përfundimtare që njohin të drejtën e
    kompensimit të pronës për subjektet e shpronësuara. Formati i këtij regjistri është sipas formatit në aneksin nr. 1,
    bashkëlidhur këtij vendimi.”
    Neni 9: “Në këtë regjistër pasqyrohen mangësitë e dokumentacionit të administruar nga subjekti kërkues, i cili bëhet
    publik në faqen zyrtare të internetit të ATP-së, në Buletinin e njoftimeve zyrtare dhe/ose në media.”
    Neni 12: “Gjatë procesit të vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare të kompensimit, nëse konstatohen të meta në
    dokumentacionin e nevojshëm për të kryer këtë vlerësim, atëherë këto të meta pasqyrohen në regjistër dhe publikohen në
    faqen zyrtare të internetit të ATP-së dhe në Buletinin e njoftimeve zyrtare. Subjektet e interesuara mund të plotësojnë të
    metat e publikuara brenda afatit 6-mujor, nga data e publikimit”
    34 Neni 16.2 ligji 133/2015 “Subjektet e interesuara mund të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin
    financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.”
    35 Neni 10 i VKM-së nr. 766: “Subjektet e interesuara, brenda një afati 6- mujor, nga data e publikimit të regjistrit, duhet
    të plotësojnë dokumentacionin e munguar, të publikuar nga ATP-ja, të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të
    kompensimit, si dhe mund të kontribuojnë e të plotësojnë informacionin e paraqitur në regjistër për vendimin përkatës.”
    36 Neni 22.2 ligji 133/2015: “2. Për pronat e paluajtshme, të zëna me objekte shtetërore, subjektet e shpronësuara kanë të
    drejtën e parablerjes mbi këto objekte kur ato të privatizohen. Subjektet e shpronësuara kanë të drejtë të heqin dorë nga e
    drejta e parablerjes përkundrejt kompensimit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj, brenda një afati 1-vjeçar nga
    publikimi i regjistrit, sipas këtij ligji. Ky afat është prekluziv.”
    37 Neni 14 i VKM-së nr. 766: “Në vendimet përfundimtare të kompensimit, ku është përcaktuar e drejta e parablerjes,
    subjektet kanë të drejtë të heqin dorë nga e drejta e parablerjes përkundrejt kompensimit, brenda një afati 1-vjeçar, nga
    data e publikimit të regjistrit.”
    38 Neni 16.5 (a), (b) e (c) ligji 133/2015: “5. Kompensimi i subjekteve fillon pasi vendimi i vlerësimit financiar bëhet
    përfundimtar. Ky vendim bëhet përfundimtar kur: a) ka kaluar afati i përcaktuar në pikën 3, të nenit 19, të këtij ligji, dhe
    nuk ka pasur ankim; b) Avokatura e Shtetit dhe subjektet e interesuara deklarojnë që nuk do të bëjnë ankim; c) ka ankim
    dhe është përfunduar shqyrtimi në gjykatat e të gjitha niveleve, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.”
    39 Neni 15 (a), (b) e (c) i VKM-së nr. 766: ” 15. Kompensimi i subjekteve fillon pasi vlerësimi financiar i pronës bëhet
    përfundimtar. Vlerësimi bëhet përfundimtar kur: a) ka kaluar afati 30-ditor i njoftimit përmes publikimit të vlerësimit
    7
  13. Neni 17.140
    i ligjit është trasferuar në nenin 22 (a)41 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet
    në shenim fundor nr. 40 e nr. 41);
  14. Neni 17.2 (a),(b) e (c)42 i ligjit është trasferuar në nenin 23(a),(b) e (c)43 të VKM-së nr.
    766;
  15. Neni 17.244 i ligjit është trasferuar në nenin 2645
    të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet në
    shenim fundor nr. 44 e nr. 45);
  16. Neni 17.346
    i ligjit është trasferuar në nenin 23 (c)47
    të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet
    në shenim fundor nr. 46 e nr. 47);
  17. Neni 21.148 i ligjit është trasferuar në nje pjesë të nenit 26/349
    të VKM-së nr. 766(shih
    ndryshimet në shenim fundor nr. 48 e nr. 49);
    financiar, dhe nuk ka pasur ankim; b) subjektet e interesuara dhe Avokatura e Shtetit deklarojnë që nuk do të bëjnë ankim;
    c) ka ankim dhe është përfunduar shqyrtimi në gjykatat e të gjitha niveleve, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë.”
    40 Neni 17.1 ligji 133/2015: “Nga fondi vjetor buxhetor i kompensimit financiar, referuar pikës 1, të nenit 11, të këtij ligji,
    jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për rastet e kërkesave të veçanta për kompensim financiar”
    41 Neni 22(a) VKM 766: “Nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret
    për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar”
    42 Neni 17.2 (a), (b) e (c) ligji 133/2015: “2. Subjektet, që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë
    të veçantë, mund të përfitojnë nga ky fond, si më poshtë: a) kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1
    viti, atëherë ai përfiton 20 për qind të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; b) kur subjekti
    kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30 për qind të vlerës së kompensimit dhe heq
    dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; c) kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vitesh, atëherë ai përfiton
    40për qind të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.”
    43 Neni 23 (a), (b) e (c) i VKM-së nr. 766: “Subjektet që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë
    të veçantë do të përfitojnë kompensim nga ky fond, sipas kësaj procedure:
    a) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe
    heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; b) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai
    përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; c) Kur subjekti kërkon të kompensohet
    financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj
    vlere”
    44Neni 17.2 ligji 133/2015: “Subjektet, që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë,
    mund të përfitojnë nga ky fond, si më poshtë”
    45 Neni 26 i VKM-së nr. 766: “Subjektet, të cilët disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi, kanë të drejtë të
    aplikojnë me kërkesë të veçantë për kompensim financiar. ATP-ja vijon procedurat, duke shqyrtuar dhe verifikuar
    dokumentacionin, sipas formularit nr. 2, në aneksin nr. 3, bashkëlidhur këtij vendimi.”
    46 Neni 17.3 ligji 133/2015: “Prioritet për trajtim do të kenë kërkesat e bëra sipas shkronjës “a” ndaj kërkesave të bëra
    sipas shkronjave “b” e “c” dhe kërkesat sipas shkronjës “b” ndaj kërkesave, sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të këtij neni.
    Në kërkesat sipas së njëjtës pikë, prioritet do të kenë vendimet përfundimtare që janë më të hershme.”
    47 Neni 23 (c): i VKM-së 766: “Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti, nga
    kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.”
    48Neni 21.1 i ligjit 133/2015: “1. Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kompensohen pa kufizim
    fizikisht, brenda pronës së njohur, pronat e paluajtshme të lira, sipas përcaktimeve të këtij ligji, me përjashtim të tokës
    bujqësore, e cila kompensohet fizikisht deri në 100 ha.”
    49 Neni 26/3 VKm 766: “Subjekteve të shpronësuara u kompensohen pa kufizim fizikisht, brenda pronës së njohur, pronat
    e paluajtshme të lira, sipas përcaktimeve të ligjit, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kompensohet deri në 100 ha”
    8
  18. Neni 21/550 i ligjit është trasferuar në nenin 26/551 të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet
    në shenim fundor nr. 50 e nr. 51);
  19. Neni 21/652
    i ligjit është trasferuar në nenin 26/653
    të VKM-së nr. 766
  20. Neni 21.854 i ligjit është trasferuar në nenin 26/755
    të VKM-së nr. 766
  21. Neni 13.256 i ligjit është trasferuar në nenet 33, 34, 36/157
    të VKM-së nr. 766
  22. Neni 14.158 i ligjit është trasferuar në nenin 3559
    të VKM-së nr. 766(shih ndryshimet
    në shenim fundor nr. 58 e nr. 59);
  23. Neni 14.260
    i ligjit është trasferuar në nenin 3661 të VKM-së nr. 766
    50 Neni 21.5 i ligjit 133/2015: “U kompensohen fizikisht subjekteve të shpronësuara, sipas kritereve të këtij ligji, edhe
    pasuritë e paluajtshme, toka me vendndodhje brenda territoreve turistike, në rastet kur këto prona nuk janë të zëna, sipas
    përcaktimit të pikës 1,të nenit 25, të këtij ligji. Përcaktimi i territoreve turistike, për efekt të zbatimit të këtij ligji, bëhet
    me vendim të Këshillit të Ministrave.”
    51 Neni 26/5 VKm 766: “Subjekteve të shpronësuara u kompensohen fizikisht, sipas kritereve të ligjit 133/2015, edhe
    pasuritë e paluajtshme, toka me vendndodhje brenda territoreve turistike, në rastet kur këto prona nuk janë të zëna, sipas
    përcaktimit të neneve 4 dhe 25, pika 1, të ligjit”
    52 Neni 21.6 i ligji 133/2015: “ Subjekteve të shpronësuara u kompensohen fizikisht pronat e paluajtshme, në pronësi apo
    administrim të institucioneve shtetërore që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre dhe nuk kryejnë funksion
    publik, si dhe në rastet kur këto prona nuk janë të zëna, sipas përcaktimit të pikës 1,të nenit 25, të këtij ligji”
    53 Neni 26/6 VKm 766: “Subjekteve të shpronësuara u kompensohen fizikisht pronat e paluajtshme, në pronësi apo
    administrim të institucioneve shtetërore, pas marrjes së konfirmimit nga ana e tyre, që këto prona janë jashtë destinacionit
    të veprimtarisë së tyre dhe nuk kryejnë funksion publik, si dhe në rastet kur këto prona nuk janë të zëna, sipas përcaktimit
    të neneve 4 dhe 25, pika 1, të ligjit nr. 133/2015.”
    54 Neni 21.8 i ligji 133/2015: “Subjektet e shpronësuara, pronat e të cilave janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve,
    trajtohen sipas dispozitave të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur kanë përfituar sipas legjislacionit për shpronësimet
    për interes publik.”
    55 Neni 26/7 VKm 766 :” Subjektet e shpronësuara, pronat e të cilave janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve,
    trajtohen sipas dispozitave të ligjit, me përjashtim të rasteve kur kanë përfituar sipas legjislacionit për shpronësimet për
    interes publik”
    56 Neni 13.2 i ligji 133/2015: “Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet 2 herë radhazi për subjektet që disponojnë
    një vendim përfundimtar kompensimi, atëherë ATP-ja bën një ankand publik për shitjen e kësaj prone. ATP-ja realizon
    ankandin në përputhje me legjislacionin në fuqi për ankandin publik. ATP-ja, gjatë procedurave të ankandit, në asnjë rast
    nuk mund ta shesë pronën, pjesë e fondit të tokës, me një çmim më të ulët sesa vlerësimi fillestar i saj, i bërë sipas pikës
    2, të nenit 12, të këtij ligji.”
    57 Nenet 33, 34, 36/1 VKM 766: 33:” Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet dy herë radhazi, për subjektet që
    disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi, atëherë ATP-ja bën një ankand publik me procedurë të hapur për shitjen
    e kësaj prone, duke njoftuar çdo palë të interesuar për të marrë pjesë në ankand.”
    Neni34:” Rregullat që ndiqen për organizimin e procedurave të kompensimit fizik me ankand janë ato të përcaktuara në
    legjislacionin për “Ankandin Publik”, për sa nuk është përcaktuar ndryshe në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës
    dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”
    Neni 36/1:” ATP-ja, gjatë procedurave të ankandit, në asnjë rast nuk mund ta shesë pronën, pjesë e fondit të tokës, me
    një çmim më të ulët se sa vlerësimi fillestar i saj.”
    58 Neni 13.2 i ligji 133/2015: “Në rast se pas ankandit publik, sipas përcaktimeve në nenin 13, të këtij ligji, prona nuk
    shitet, atëherë ajo përdoret për kompensimin fizik të subjekteve që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi”
    59 Neni 35 i VKM-së 766: “Në rast se pas ankandit publik prona, objekt i ankandit, nuk tjetërsohet, atëherë ajo përdoret
    për kompensimin fizik sipas përcaktimeve në kreun IV, të subjekteve që disponojnë një vendim përfundimtar
    kompensimi. Në rast se aplikuesi nuk fiton ose ankandi dështon, subjekti i rikthehet përsëri radhës së tij për kompensim,
    pavarësisht vlerësimit të kryer.”.
    60 Neni 14.2 i ligji 133/2015:” ATP-ja publikon në faqen e saj zyrtare dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, për një
    periudhë 45-ditore, informacionin për pronën që do të përdoret për kompensim fizik dhe gjatë kësaj periudhe pret kërkesa
    nga subjektet që disponojnë vendim përfundimtar kompensimi. Në përfundim të afatit 45-ditor, ATP-ja, brenda 30 ditëve,
    shpall subjektin përfitues që ka aplikuar, sipas ofertës më të lartë ose, në raste kur ka oferta të barabarta, sipas prioritetit
    të përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të këtij ligji, dhe vijon procedurat për kompensimin fizik të subjektit përfitues.”
    61 Neni 36 VKM 766: “ATP-ja publikon në faqen e saj zyrtare, në Buletinin e njoftimeve zyrtare dhe/ose në një nga
    gazetat me shpërndarje në të gjithë territorin e Shqipërisë, për një periudhë 45-ditore, informacionin për pronën që do të
    9
  24. Pra, gjithsej jane trasferuar rreth 24 nene të ligjit n.133/2015 në VKM-në objekt
    shqyrtimi. Një pjesë e parashikimeve të transferuara, sikurse vërehet në citimet e
    shënimeve fundore janë pakësuar, shtuar, ose ndryshuar në përmbajtje, ose në kontekst.
    II. PRETENDIMET E PALËS KËRKUESE
  25. Pala kërkuese pretendon se:
    VKM nr. 223/2016, e ndryshuar kufizon të drejtën e saj për gëzimin paqësor të pronës
    (garantuar në Nenin 41, Nenin 42.1 të Kushtetutës dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJsë), të drejtën e saj për proces të rregullt (garantuar në Nenin 42 të Kushtetutës dhe Nenin
    6.1 të KEDNJ-së) si dhe të drejtën e saj për mjete juridike efektive (garantuar në nenin 43
    të Kushtetutës dhe Nenin 13 të KEDNJ) në mënyrë të paligjshme, jo-proporcionale dhe të
    pabalancuar.
    III. PRANUESHMËRIA E PRETENDIMEVE
  26. Sipas nenit 134 pika 1 shkronja “h” të Kushtetutës , Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje
    ndër të tjera me kërkesë të organizatave.
  27. Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” është regjistruar me Vendimin e Gjykatës së
    Rrethit Gjyqësor, Tiranë, nr. 2941 datë 26.10.2010 në regjistrin e organizatave jofitimprurëse. Në pikën 2 të vendimit në fjalë, Gjykata ve në dukje ndër të tjera, se
    “Shoqata…është organizatë jo qeveritare dhe jo-fitimprurëse, që ka si qëllim mbrojtjen
    e të drejtave të të shpronësuarve, duke nënkutpuar, jo vetëm të shpronësuarit, që janë
    janë zhveshur padrejtësissht nga prona prej vitit 1945 – 1990, por edhe ata që janë
    zhveshur padrejtësisht nga prona pas viteve ’90”.
  28. Për më tepër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj Nr. 43 datë 6.10.2011 ka deklaruar
    të pranueshme ankesat e Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” në vështrim të
    legjitimimit të kësaj të fundit për t’u ankuar lidhur me papajtueshmërinë e Ligjit nr
    10308 datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr 9235 datë 29.7.2004
    “Për Kthimin dhe kompensimin e Pronës”. Duke folur për legjitimimin e kërkesës së
    ngritur nga Shoqata në çështjen konkrete, Gjykata “… ka konsoliduar qendrimin e saj
    përdoret për kompensim fizik dhe, gjatë kësaj periudhe, pret kërkesa nga subjektet që disponojnë vendim përfundimtar
    kompensimi. Në përfundim të afatit 45-ditor, ATP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, shpall subjektin përfitues që ka
    aplikuar, sipas ofertës më të lartë ose, në raste kur ka oferta të barabarta, prioritet do të kenë vendimet përfundimtare që
    janë më të vjetra”
    10
    lidhur me rrethin e subjekteve që përfshihen në “organizata të tjera” të parashikuara në
    nenin 134, pika 1 shkronja “f”, të Kushtetutës, duke përfshirë ….dhe të tjera organizata
    (neni 9(2). Pra, Kushtetuta e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë termit
    “organizatë’ edhe për grupime me qëllime të tjera të organizimit të individëve, me
    kushtin, që organizimi, programet dhe veprimtaria e tyre të përputhen me parimet
    demokratike të shtetit të së drejtës”
  29. Përveç sa u parashtrua më sipër Gjykata Kushtetuese, në Vendimin e saj nr. 1/2017 mbi
    kushtetuetshmërinë e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e
    procesit të kompensimit të pronave.” ka theksuar që organizata për të vënë në lëvizje
    Gjykatën “…duhet të provojë lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të individualizuar që ekziston
    midis veprimtarisë së saj dhe normës që kundërshton. Interesi për të vepruar duhet të
    jetë i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe vetjak.”
  30. Në po të njejtin vendim, Gjykata duke argumentuar legjitimitetin e Shoqatës” Pronësi
    me Drejtësi” ka theksuar se: “Në çështjen në shqyrtim para kësaj Gjykate 4 shoqatat
    kërkuese kanë në statutin e tyre si synim mbrojtjen e interesave të ish-pronarëve dhe
    përpjekjen për vendosjen në vend të së drejtës së pronës të shpronësuar ose konfiskuar
    nga regjimi komunist në Shqipëri…. Gjykata vlerëson se këto shoqata justifikojnë
    interesin e tyre për të filluar një kontroll kushtetues të ligjit, sipas nenit 134/2 të
    Kushtetutës.”
  31. Duke folur për zbatimin e këtyre parimeve në rastin konkret vërejmë se VKM-ja nr.
    223/2016 e ndryshuar mbështetet në vetë nenin 37 të ligjit n.133/2015, shqyrtimit të të
    cilit i përket edhe vendimi i sipërcituar nr.1/2017 i Gjykatës Kushtetuese.
  32. Për më tepër, Këshilli i Ministrave në kuadër të VKM-së nr. 223/2016, e ndryshuar (siç
    u cituanë paragrafët 9-18 dhe siç është argumentuar në vijim në paragrafët 46-50 dhe
    61-65 të kësaj kërkese kushtetuese) ka kushtëzuar procesin e vlerësimit financiar dhe
    kompensimit të palës kërkuese me kritere dhe procedura shtesë, të cilat, Kuvendi i
    Shqipërisë, jo vetëm nuk e ka autorizuar Këshillin e Ministrave shprehimisht t’i
    parashikojë, por përkundrazi, Kuvendi ka sanksionuar rregullimin e tyre, vetëm sipas
    kushteve të vetë Ligjit nr 133/2015 (shih nenin 10.7 të Ligjit nr. 133/2015).
  33. Në lidhje me afatet kohore vërehet se Kërkesa është depozituar brenda afatit ligjor 2
    vjeçar të përcaktuar në nenin 50 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe
    funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.
    Referuar VKM –së nr. 223“Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për
    vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompesimin e pronave”, data
    11
    e hyrjes së saj në fuqi është data 04.04.2016. Ndërkohë referuar VKM-ja nr. 766 dt
    20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të
    Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin
    dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, Të ndryshuar”
    data e hyrjes së saj në fuqi është data 27.12.2017.
  34. Nuk vërehet ndonjë tjetër kërkesë procedurale në kuptim të nenit 134 pika 1 shkronja
    “h” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 31/a e vijues të ligjit
    nr.99/2016, siç janë psh detyrimi për paraqitjen e Kërkesës brenda afateve kohore të
    lejuara, detyrimi për të shteruar ndonjë tjetër mjet juridik, ankesat anonime, a ankesat e
    njëjta në thelb, abuzimi me të drejtën e ankimit, të cilat do të bëheshin pengesë për
    pranueshmërinë e ankesave të palës kërkuese. Prandaj, kërkojmë prej Gjykatës
    Kushtetuese që t’i deklarojë të pranueshme pretendimet e ngritura në këtë kërkesë në
    kuptim të nenit 32 të Ligjit Nr.8577, Datë 10.2.2000 “Për Organizimin dhe
    Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe
    neneve të tjera relevante të zbatueshme për këtë aspekt të pranueshmërisë.
    IV. THEMELI I PRETENDIMEVE
    Kufizimet e imponuara në VKM-nën.223/2016 e ndryshuar janë të paligjshme
  35. Ligji nr 133/2015 ka autorizuar Këshillin e Ministrave shprehimisht që:
  • të përcaktojë fondin fizik të pronave të vënë në dispozicion për kompensimin fizik të
    subjekteve të shpronësuara që disponojnë vendime përfundimtare për kompensim.62;
  • të përcaktojë rregullat dhe procedurat për zbatimin e nenit 14 “Raste të tjera të
    kompesnimit fizik”
    63;
  • të përcaktojë rregullat e krijimit, mbajtjes dhe administrimit të regjistrit, me propozim të
    ATP-së64;
  • të përcaktojë territoret turistike, për efekt të zbatimit të ligjit 133/201565;
  • të përcaktojë me propozim të Ministrit të Financave, në bazë të të ardhurave të arkëtuara
    nga trasferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore sipas ligjit n.9482 date 3.4.2006 “Për
    62Neni Neni 12.1 (a) i Ligjit 133/2015 “ Për trajtimin e pronës dhe procesin e kompensimit të pronave”
    63Po aty, Neni 14.5
    64Po aty, Neni 16.1
    65Po aty, Neni 21.5
    12
    legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, shumën në
    dispozicion të subjekteve si dhe shtrirjen kohore të përfitimit të kësaj shume66;
  • të përcaktojë, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, listën e dokumenteve të
    nevojshme për procesin e trajtimit të pronës, sipas ligjit67;
  • të përcaktojë, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, ngritjen e një komisioni me
    përbërje ndërinstitucionale, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri, me përfaqësim nga
    Ministria e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik,
    Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë,
    Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme,
    Ministria e Mjedisit. Komisioni administron punën për identifikimin e pronës shtetërore
    që mund të kalojë dhe të bëhet pjesë në Fondin e Kompensimit të pronave. Për më tepër
    ky nen, autorizon Këshillin e Minstrave që të përcaktojë organizimin dhe funksionimin i
    këtij procesi e për ngritjen e komisionit68;
  • të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe e funksionimit të ATP-së, brenda 1 muaji nga
    hyrja në fuqi ligjit69;
  • te përcaktojë rregulla të hollësishme për procedurën e bashkëpunimit dhe të
    bashkërendimit të veprimtarisë së Agjencisë me institucionet e tjera shtetërore.70
  1. Pra, Ligji n. 133/2015 nuk e ka autorizuar shprehimisht Këshillin e Ministrave, që të
    rregullojë me VKM masën dhe mënyren e kompensimit të pronarëve që kanë një vendim
    përfundimtar për kompensim. Përkundrazi në nenin 10.771 të ligjit parashikohet se masa
    dhe mënyra do të përcaktohen në vetë Ligjin n.133/2015.
  2. Megjithatë, Këshilli i Ministrave, në ndryshim prej sa kërkohet nga Ligji nr. 133/2015
    ka miratuar VKM-në nr 223/2016, të ndryshuar, që shfaqet si një vendim autonom, i cili
    ka si synim caktimin e rregullave dhe procedurave për vleresimin financiar të së drejtës
    së kompensimit, shpërndarjen e fondit financiar dhe fizik si dhe kompensimin fizik në
    pronën e subjektit të shpronësuar.
  3. Qasjen tonëe përforcon edhe vetë struktura e VKM-së e cila rregullon në kapituj të
    vecantë masën dhe mënyren e kompensimit të subjekteve që kanë një vendim
    përfundimtar kompesimi. Konkretisht nëKreun IV rregullohen “Këkesat e vecanta për
    66Po aty, Neni 24.5
    67Po aty, Neni 26.2
    68Po aty, Neni 26.3
    69Po aty, Neni 26.5
    70Po aty, Neni 36. 2
    71Neni 10.7 Ligji n. 133/2015: “Subjektet e shpronësuara, të cilat disponojnë një vendim përfundimtar për kompensim,
    përfitojnë kompensim nga Fondi i Kompensimit në masën dhe sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj.”
    13
    kompesimin financiar”, në Kreun IV/A rregullohet “Kompesimi fizik në pronën e
    subjektit të shpronësuar”, në Kreun V rregullohet “Kompesimi fizik me ankand dhe me
    raste të tjera”, në Kreun VI rregullohet “Kompesimi fizik me fondin e tokës” dhe në
    Kreun VII “Kompesimi financiar”.
  4. Për më tepër,po t’i referohemi edhe nenit 18 te VKM-së nr 222/2016, të ndryshuar “Për
    trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së kompensimit të pronës”“[…] ATP-ja
    përcakton masën dhe mënyren e kompensimit sipas percaktimeve të VKM-së 223/2016,
    i ndryshuar.”
  5. Në fakt lidhur me masën dhe mënyrën e kompensimit që përfitojnë subjektet e
    ligjitn.133/2015, Këshilli i Ministrave duhej t’i referohej nenit 10.7 të Ligjit nr 133/2015
    dhe jo VKM-së 223/2016 të ndryshuar. Por, Këshilli i Ministrave duke bërë referim tek
    VKM-ja nr 223/2016, endryshuar dhe jo tek Ligji 133/2015 (si burimi i së drejtës i
    detyrueshëm për tu zbatuar prej ATP-së lidhur me masën dhe mënyrën e kompensimit
    të subjekteve të ligjit n.133/2015) ka pranuar, se kjo VKM paraqet një burim te ri të së
    drejtës, të ndryshëm nga ligji n. 133/2015 dhe të detyrueshëm per tu respektuar nga
    ATP-ja për këtë qëllim.
  6. Gjithashtu VKM-ja mbështetet në nenin 37 të ligjit n.133/2015. Ky nen në fakt nuk
    parashikon shprehimisht kompetencën e Këshillit të Ministrave për të miratuar ndonjë
    VKM për masën dhe mënyrën e kompensimit të palës kërkuese, por ai parashikon afatet
    brenda të cilave Këshilli i Ministrave duhet të miratojë VKM-të për të cilat ai institucion
    është autorizuar shprehimisht nga kuvendi.
  7. Do të ishte në këndvështrimin tonë në kundërshtim me hierarkinë e burimeve
    kushtetuese dhe vetë parimin e ndarjes së pushteteve nëse, përmbajtja e nenit 37 të ligjit
    nr.133/2015 do të interpretohej si një leje që Kuvendi i jep Këshillit të Ministrave për
    t’a rregulluar ligjin në fjalë me VKM sa here Këshilli i Ministrave e konsideron të
    nevojshme.
  8. Gjithashtu, duke i‘u referuar nenit 17.1 të Kushtetutës, sipas të cilit kufizimet e të
    drejtave dhe lirive të parashikuara në Kushtetutë mund tëvendosen vetëm me ligj për një
    interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, nënvizojmë se detyrimi i
    imponuar nga Kushtetuta për të rregulluar kufizimet e të drejtave me ligj në kuptimin
    formal në rastin konkret mbetet i dyshimitë. E njëjta situatë aplikohet edhe në rastin e
    nenit 41.1 tëKushtetutës sipas tëcilit ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime
    në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë. Pra, përsëri, tagrin për të
    ndërhyrë në të drejtën e pronës e ka vëtëm Kuvendi, dhe jo Këshilli i Ministrave.
    14
  9. Edhe vetëparimi ligjshmërisë i parë në dritën e standardeve të parashikuara në
    Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe të përpunuara në jurisprudencën e
    GJEDNJ-së kërkon qëtë ofrohen garanci të përshtatshme kundër abuzimeve duke
    caktuar me qartësi kufijtë e shtrirjes së diskrecionit të autoriteteve dhe rrethanat në të
    cilat do ushtrohet ky diskrecion72
    .
  10. Duke vijuar argumentimin lidhur me ligjshmërinë e VKM-së 223/2016 të ndryshuar
    vërejmë se sipas ligjit n.133/2015 Këshilli i Ministrave autorizohet të miratojë rregullore
    për regjistrin73 dhe per raste të tjera të kompesimit fizik të përcaktuara në nënin 14 të
    ligjit74
    .
  11. Lidhur me parashikimet për regjistrin vërejmë se VKM-ja ka huazuar parashikimet e
    ligjit, te cilave u ka ndryshuar edhe kontekstin. Konkretisht parashikimet në nenet 10, 11
    e 12 të VKM-së kanë bërë nenin 16.2 të ligjit të paqartë dhe kanë rritur barrën e provës
    për palën kërkuese.
  12. Lidhur me parashikimetper raste të tjera të kompesimit fizik të përcaktuara në nënin 14
    të ligjit n.133/2015, trasferimi nga ligj në VKM ka sjellë edhe një herë paqartësi
    kryesisht lidhur me faktin se si do përdoret në rastin konkret fondi tokës.
    Kufizimet e imponuara me VKM-në 223/2016 e ndryshuar cënojnë parimin e
    sigurisë juridike
  13. VKM-ja objekt shqyrtimi duket se bie ndesh edhe me parimin e sigurisë juridike.
    Kujtojmë këtu se në vendimin n.1/2017 Gjykata Kushtetuese, duke analizuar
    konceptimin e parimit të sigurisë juridike ka theksuar se ky “parim kërkon
    domosdoshmërisht një formulim të qartë të normave ligjore, pasi një rregullim i pasaktë
    i normës ligjore, që i lë shteg zbatuesit për t’i dhënë asaj kuptime të ndryshme dhe me
    pasoja, nuk shkon në përputhje me qëllimin, stabilitetin, besueshmërinë dhe efektivitetin
    që synon vetë norma juridike.”75
    .
  14. Gjithashtu GJEDNJ ka theksuar në Vendimin Pilot për cështjen Manushaqe Puto Etj k.
    Shqipërisë se“duhen evituar ndryshimet e vazhdueshme legjislative76
    .
    72ValenzuelaContreras k. Spanjës, Vendim i datës 30 Korrik 1998 §§ 59 – 60.
    73 Neni 16.1 Ligji n. 133/2015
    74 Neni 14.5 Ligji n. 133/2015
    75Gjykata Kushtetuese Vendim n.1/2017 paragrafi 24
    76Prg. 110 i Vendimit – Gjykata çmon se Shteti i paditur duhet të marrë masa të përgjithshme prioritare, me qëllim sigurimin
    në mënyrë efektive të të drejtës për kompensim ndërsa vendos balancë të drejtë midis interesave të ndryshme në fjalë
    (shihni, për shembull Burdov (nr. 2), të cituar më lart, § 125). Në bazë të monitorimit nga Komiteti i Ministrave, Shteti i
    paditur mbetet i lirë të zgjedhë mjetet me të cilat do të përmbushë detyrimin e tij ligjor sipas Nenit 46 të Konventës, me
    15
  15. Lidhur me kërkesën për evitimin e ndryshimeve të shpeshta ligjore, Departamneti i
    Zbatimit të vendimeve ka vënë në dukje se: “shumë elementë të procesit u janë lënë në
    kompetencë akteve nënligjore. Të tillë elementë janë: hartimi i formularëve standarte
    për aplikim dhe përcaktimi i dokumentave të nevojshëm; rregullat e organizimit dhe
    strukturimit të Agjensisë; rregullat dhe procedurat për kompensimit fizik si dhe caktimin
    e kushteve përzgjedhëse për kërkesat e pashqyrtuara. Transferimi i kaq shumë
    kompetencave nga Parlamenti tek qeveria duhet bërë në mënyrë të tillë që të mos
    cënohet parimi i sigurisë juridike, që qëndron në themelet e vlerësimeve të GJEDNJs
    77”.
  16. Vërehet qartë se Këshilli i Ministrave ka transferuar një numër të konsiderueshëm të
    parashikimeve të ligjit n.133/2015 në VKM-nën. 233/2016 (shih më sipër paragrafët 10-
    32 tek rrethanat), të cilat pas inkorporimit të tyre në VKM janë bërë objekt i
    modifikimeve jo vetëm të Kuvendit, por tashmë edhe të Këshillit të Ministrave. Faktet
    e sjella më sipër (prg 10-32 dhe 54-56 ) provojnë se teksti i disa parashikimeve të ligjit
    është shtuar, apo pakësuar, ose është ndryshuar dukshëm konteksti i zbatimit të tyre.
    Kufizimet e imponuara nga VKM-ja vendosin një barrë jo proporcionale mbi të
    drejtën e subjektit kërkues për mbrojtjen e pronës dhe procesin e rregullt
  17. Ligji n.133/2015 nuk parashikon kryerjen e nje hetimi te ri administrativ per
    kompensimin e pronareve. Ndërkohë që VKM-ja 223/2016 e ndryshuar parashikon
    kryerjen e hetimit administrativ78 para dhënies së kompensimit (pra, pasi vendimi i
    vlerësimit financiar është bërë përfundimtar). Për këtë qëllim VKM-ja kushtëzon në
    mënyrë të përshkallëzuar dhënien e kompensimit: a)me hierarkinë e kompensimit dhe
    brenda skemës së hierarkisë së kompensimit79;: b) me diskrecionin ekskluziv të ATPkusht që këto mjete të jenë të pajtueshme me përfundimet e caktuara në vendimin e Gjykatës (shihni Scozzari dhe Giunta
    kundër Italisë [GC], nr. 39221/98 dhe 41963/98, § 249, GJEDNJ 2000-VIII). Gjykata vëren fillimisht se legjislacioni
    aktual mbi pronësinë është ndryshuar shpesh, të paktën shtatë herë gjatë periudhës 2004-2010. Ndërsa ndryshimet
    legjislative mund të reflektojnë një situatë të përmirësuar, kompleksiteti i dispozitave legjislative, ndryshimet e shpeshta
    të tyre, si dhe praktika e papajtueshme gjyqësore që rezulton nga to, do të kontribuojë në mënyrë të pashmangshme në një
    mungesë të përgjithshme të sigurisë juridike. Shteti i paditur duhet të shmangë ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe
    të shqyrtojë me kujdes të gjitha implikimet ligjore dhe financiare përpara se të paraqesë ndryshime të mëtejshme.
    77 § 30 i Dokumentit Informues.
    78Neni 20 VKM nr. 766 datë 20.12.2017
    79 Neni 8 Ligji n. 133/2015 : Subjektet e shpronësuara u nënshtrohen procedurave të kompensimit, sipas përcaktimeve të
    këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimtare për njohje dhe kompensim: a) financiar; b) me pronë tjetër të paluajtshme
    të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; c) me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është
    bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme; ç) me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i
    privatizimit
    16
    sëpër bashkimin e vendimeve që duhen ekzekutuar80;c) me verifikimin e pranisë së
    lejeve të ndertimit dhe me fillimin e procedurave për dhënien e kësaj të drejte personave
    të tretë në kuptim të ligjeve që i bashkëlidhen ligjit n.133/2015;d) me marrjen e
    informacionit nga Agjencia Shqiptare e Investime dhe Agjencia e Koncesioneve81;e) me
    vërtetimin nga Bashkia se sipërfaqja e prones sipas gjendjes faktike nuk i shërben një
    interesi publik sipas kufizimeve të vendosura ne ligj; f)ndarjen e pagesës së kompensimit
    financiar në këste për procedurat e vecanta82;
  18. Të gjitha këto kufizime vendosin mbi subjektin kërkues një barrë e cila është
    joproporcionale pasi nuk është e bazuar në ligjin n.133/2015. Këshilli i Ministrave, duke
    kështëzuar dhënien e kompesimit me hetimin adminitrativ të ATP-së krijon një gjendje
    pasigurie tek subjektet kërkuese të cilat nëse nuk pajtohen me proceduren administative
    të ndjekur nga ATP në rastin e tyre, dhe as me rezultatet e ketij hetimi adminitrativ janëte
    detyruar ti drejtohen gjykatës.
  19. Në këtë kuptim përvec se subjektet kërkuese jetojnë në një gjendje pasigurie,
    kohëzgjatja e proceseve te nevojshme për realzimin e të drejtave të tyre, do e shtojë edhe
    më tej barrën e palës kërkuese. Kjo kohëzgjatje e proceseve paraqitet në kundërshtim
    me udhezimet e dhëna në vendim pilot “Manushaqe Puto k. Shqipërisë”.83 Cilatdo
    qofshin arsyet einteresit publik që kanënxitur Këshillin e Minstrave të parashikojë hetim
    administrativ të posacëm për dhënien e kompesimit, ato nuk mund të jenë tëmjaftueshme
    për të justifikuar kufizimin e vetë thelbit të së drejtës së subjektit kërkues për mbrotjen
    e të drejtës së pronës dhe akesesit efektiv në gjykatë.
  20. Sjellim në vëmëndje se ligji nuk vendos kufizime të së drejtës së subjektit kërkues për
    kompesim financiar. Në ndryshim nga ligji, VKM-ja n. 223/2016, e ndryshuar
    parashikon se kompesimi financiar do të bëhet vetëm në raste përjashtimore, deri në
    20%84 të shumës dhe jo më shumë se 10 000 000 leke dhe nëse në prani të rrethanave
    konkrete i vetmi mjet kompesimi mbetet ai financiar shuma do të ndahet në këstetë
    Në përgjigje të vlerësimeve të bëra nga Komiteti i Ministrave, lidhur me parashikimet në projektligj, qeveria shqiptare ka
    pranuar se nuk ka hierarki në përdorimin e mjeteve të kompesimit. (shiko fq 20 dokumentin bashkëngjitur H/Exec
    (2015)16 2 qershor 2015) Theksojmë se duke qene se neni 8 i Ligjit 133/2015 nuk ka pësuar ndryshime, pohimi i palës
    shtetërore se “në ligj nuk parashikohet asnjë hieraki e mjeteve të kompensimit” vazhdon të aplikohet, pavarësisht
    ndryshimeve që ka sjellë lidhur me këtë çështje VKM-ja nr 223/2016, e ndryshuar..
    80 Neni 2/1 VKM nr. 766 datë 20.12.2017
    81 Neni 17/2 VKM nr. 766 datë 20.12.2017
    82 Neni 23.c VKM nr. 766 datë 20.12.2017
    83“Manushaqe Puto k. Shqipërisë” paragrafi 116: Gjykata nuk mund të theksojë mjaftueshëm rëndësinë e caktimit të
    afateve realiste, statutore dhe detyruese në lidhje me çdo hap të procesit. Shtyrjet e shpeshta të afateve , siç ka ndodhur
    deri tani, nuk kontribuojnë në një zgjidhje të shpejtë të problemeve të identifikuara dhe dëmtojnë më tej besimin e publikut.
    84 Neni 18 VKM nr. 766 datë 20.12.2017
    17
    barabarta në 10 vjet. Cilatdo qofshin arsyet e interesit publik që kanë nxitur Këshillin e
    Minstrave të parashikojë kufizmet e subjektit kërkues për kompesim financiar, ato në
    mungesë të bazës ligjore, nuk mund të jenë të mjaftueshme për të justifikuar kufizimin
    e vetë thelbit të së drejtës së subjektit kërkues për mbrotjen e të drejtës së pronës.
  21. Kufizimet e imponuara janë miratuar pa konsensusin e palës kërkuese kjo në ndryshim
    nga udhëzimet e parashikuara nga GJEDNJ-ja në cështjen pilot “Manushaqe Puto”sipas
    të cilës mbajtja e diskutimeve të gjëra publikeështë e rëndësishme. 85
  22. Lidhur me kërkesën për mbajtjen e diskutimeve të gjëra publike,Departamneti i Zbatimit
    të Vendimeve ka vënë në dukje se: “mbetet rrënjësor zhvillimi i debateve të gjera
    publike për të siguruar mbështetjen e publikut dhe pretenduesve lidhur me çdo qasje që
    është zgjedhur të miratohet nga pala shtetërore si dhe lidhur me implementimin brenda
    afateve kohore të parashikuara të ligjit në fjalë86
    ”.
    V. KONKLUZIONET
    67 Në tërësi të sa u parashtrua më sipër kërkojmë që Gjykata Kushtetuese:
  • të deklarojë të pranueshme pretendimet e palës kërkuese;
  • të deklarojë se VKM nr.223/2016, e ndryshuar bie ndesh me Nenin 41 të Kushtetutuës dhe
    Nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së;
  • të deklarojë se VKM nr.223/2016, e ndryshuar bie ndesh me Nenin 42 të Kushtetutuës dhe
    Nenin 6.1 të KEDNJ-së;
  • të deklarojë se VKM nr.223/2016, e ndryshuar bie ndesh me Nenin 43 të Kushtetutuës dhe
    Nenin 13 të KEDNJ-së;
  • të shfuqizojë VKM-në nr 223/2016 të ndryshuar
    VI DOKUMENTA BASHKËLIDHUR
  1. Prokurë Përfaqësimi
  2. Akti i themelimit të Shoqatës
  3. Vendim Nr.2941 datë 26.10.2010 i Gjykatës së Rrethit Tiranë
  4. Fletore Zyrtare nr. 50 dt 4 Prill 2016
  5. Fletore Zyrtare n. 230 dt 27.12.2017
    85Prg 118 i Vendimit – Gjykata çmon se shkalla e problemit dhe masat e sugjeruara më lart, mbi një bazë tërësisht treguese,
    së bashku me nevojën për zgjidhje të plotë dhe praktike, mund të trajtoheshin më mirë, nëse do t’i nënshtroheshin
    diskutimeve të gjera publike, me qëllim grumbullimin e një perceptimi të gjerë rreth nivelit të kompensimit që Shteti pritet
    të paguajë realisht dhe formave të ndryshme të kompensimit.
    86 § 38 i Dokumentit Informues.
    18
    Për Palën Kërkuese
    Av. Suela Mëneri
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s