Për shqiptarët patriotë, për Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe kryetarin e opozitës, për zgjidhjen e pasojave 29 vjeçare të mafies së pronave.
Unë Nuro Kulluri, jam pronar autokton në fshatin Dukat, të rrethit të Vlorës dhe kërkoj të sensibilizoj drejtuesit e politikës shqiptare, se janë ata që po mbajnë peng zhvillimet demokratike në Shqipëri. Kërkoj përsëri, mbështetjen e të gjithë ambasadorëve veçanërisht ambasadorit të BE z. Luigi Soreca, të opinionit publik dhe të gjithëshqiptarëve, që nuk e pëlqejnë jetën e tyre me para të pista, që nuk ju ka vdekur ndershmëria dhe patriotizmi dhe kanë guximin të kërkojnë korrigjimin e krimeve të postkomunistit. Eshte fjala për kthimin tek i zoti të pronës së trashëguar. Ky veprim rregullon problemin më shqetësues, që kemi ne si popull i dhunuar nga grupet e mafies kriminale që kanë kapur nga gryka politikën shqiptare pas vitit 1991 dhe “në emër të ligjit” po përvetëson pronat tona të trashëguara. Prona tek i zoti embyll burimin e korrupsionit pushtetar.
Unë nuk jam ekspert i fushës por me këtë shkrim, denoncoj vjedhjen e pronës së fisit dhe të familjes time. Kjo shkelje ligjore është e ngjashme me vjedhjet e tjera të bregdetit turistik nga Shkodra në Sarandë por dhe të pronave në zona të tjera me vlera ekonomike. Denoncoj politikanët e periudhës së pluralizmit, që duke zbatuar porositë e Ramiz Alisë në 1989, duke abuzuar me termin demokraci, kanë realizuar një krim me pasoja kombëtare.
Pronat e trashëguara te fiseve të Dukatit janë te ligjëruara dhe janë respektuar nga të gjitha sistemet që kanë administruar Shqiperine përshi dhe pushtuesit osmanë dhe deri në 1947. Kam kërkuar e kërkoj pronat tona të fisit tim Kulluri dhe Peçuli. Fisi im e fakton në vazhdimësi historinë e pronës që fillon me emrin e Kori Peçuli para 550 vjetësh. Edhe sot vendi ku ndodhet antena në Karaburun, quhet “Maja e Korit” ose “Maja e Flamurit”.
Në organizimin e asaj kohe këto kanë qenë prona të përbashkëta dhe janë të regjistruara nënsistemin turk,ne vitin 1473 nga Kori që ishte i pari i fisit regjistrim i bërë edhe për 39 fise të tjera. Këto dokumente të mesjetës, tregojnë autoktoninë dhe vazhdimësinë pronës tonë dhe janë pasqyruar në gazetën Telegraf date 19 Dhjetor 2018.
Ju si drejtues të politikës, keni më shumë informacion se vjedhja e pronës është një situatë e përgjithshme por unë njoh mirë pronën e familjes time dhe të fshatit tim të Dukatit dhe veç familjes time ju sjell edhe një shembull tjetër. Fisi Bodoj dhe Velaj, e kanë dokumentuar me dokumente të rregullta të para 1944 pronën, në vendin Shën Vasil, por 320 hektarë të pronës tyre është grabitur me dokumente false. Pronarët e ligjshëm duhet të zhvillojnë gjyqe pas gjyqesh duke shpenzuar para, kohë dhe mundim që të marrin pronën e tyre të trashëguar. Ku është dhe kush është Shteti?
Përfaqësuesit e BE e kanë të qartë se nëse dora tyre rri akoma e fshehur, gjendja në Shqipëri do bëhet edhe më e rëndë, sepse detyrimi i shtetit për të dalluar pronat e shtetit me pronat e pronarëve që duhet të kishte nisur që në 1991, akoma nuk po bëhet. Kjo hapësirë kohe lejon anarkinë dhe transferimin e paligjshëm të pronave, shtimin e ndërtimeve pa leje, legalizimit te tyre dhe kjo është pastrim parash, që e përmendi Kryetare e LSI, por nuk sqaroi se ky është shkaku që shton rastet e konfliktit ndërmjet shtetasve.
Sot është mundësia të bashkojmë çdo mendim pozitiv për të kërkuar pronat tona të trashëguara me të gjitha rrugët e mundshme. Nuk kam dijeni se çfarë kërkonin shqiptarët në protestën e organizuar para Shtëpisë së Bardhë, nuk di nëse politika e Xhorxh Soros, për të cilin bëhen shumë komente, e mbron të drejtën e pronës respekton apo e mohon të drejtën e qytetarëve për pronën e trashëguar, por jam shumë i sigurt se nëse shqiptarët e Amerikës, në mënyrë individuale apo me grupe, do të sqarojnë drejtorinë përkatëse të Departamentit Amerikan të Shtetit, për anarkinë postkomuniste me pronat, kam besim të plotë se problemi zgjidhet. SHBA,duke kërkuar zbatimin e parimeve bazë të kapitalizmit dhe të shtetit të së drejtës, do distancohet nga përvetësimi i pronave tona në emër të ligjit dhe do kërkojë, në plan të parë pronën sipas Kushtetutës dhe origjinës dhe ky do të jetë faktori përcaktues që do ta kthejë politikën shqiptare nga anarkia institucionale në drejtimin e duhur të demokracisë.
Ju bëj këtë Apel publik, që si drejtues të Shtetit, ti jepni fund platformës së Ramiz Alisë me kartën e lodhjes dhe të kalimit të kohës. Kësaj situate ju mund ti jepni zgjidhje me marrëveshje me një paragraf, thelbi i të cilit të jetë:”Detyrim prioritar i Qeverisë është të zbatojë nenin 181 të Kushtetutës. Qeveria ka detyrë ti kthejë trungut të çdo pronari të drejtën e posedimit të mohuar për pasurinë e grabitur. Kompensimi aplikohet për pronat që pas 1044 janë tjetërsuar për nevoja publike me çmimin e përcaktuar nga GJEDNJ me vendimet e vitit 2016.
Të gjitha aktet që bien ndesh me këto kërkesa konsiderohen absolutisht të pavlefshme dhe të paqena” Nëse kjo marrëveshje të nënshkruhet nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës, dhe Ambasadori i BE, ju keni kryer detyrën para popullit. Pas kësaj kriza politike do shuhet, konkurrenca midis forcave politike do zhvillohen për platformat ekonomiko sociale të secilës Parti.
Me respekt
NURO KULLURI
Pronar autokton nga fshati Dukati i Vlorës