Gezim Boçari – Vendimet e Strasburgut për pronat të zhdëmtohen nga zyrtartët e gjyqatrët

Gezim Boçari
Ambasadori i ShBA z. Donald Lu, po e avancon me zgjuarsi reformën në drejtësi dhe kjo mund të jetë shkaku pse ai kritikohet/akuzohet nga drejtime të ndryshme. Faktet tregojnë se reformën në drejtesi nuk e do Parlamenti dhe as oligarkia e politikës shqiptare , pavarësisht se të dy krahët shprehen të gatshëm dhe akuzojnë palën tjetër sikur ata po pengojnë. Nëse deputetët janë të sinqertë kur shprehen se e duan reformën në drejtesi, le të kopjojnë modelin e Austrisë për kohën se sa duhet të zgjasi dhënia e vendimit për një proces gjyqesor civil në shkallët e ndryshme të gjykimit. Në shembujt që kam vendimi shkallës së parë ka zgjatur 6 vjet, për një konkluzion që nxirret me 1-2 seanca. Kuvendi të vendosi që vlerësimi i gjyqtarëve të ketë normim teknik të punës së tyre dhe të analizojë sa vendime ju kthehen nga gjykata e shkallës më të lartë. Po ashtu Kuvendi të miratojë ligjin që dënimet financiare të GjEDNJ që do jepen për pronarët dhe kjo do jetë një furtunë e madhe, që do paguajë shteti, arka e shtetit në një kohë të dytë të çdëmtohet nga zyrtarët dhe gjyqtarët që kanë abuzuar me veprimet e tyre. Me këto ligje të thjeshta korrupsioni shkulet me rrënjë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s