Opinion i botuar Gazeta “Ballkan “ date 20 Qershor 2018. Çfarë presim nga ambasdare e BE dhe ambasadori i SHBA ?

Asgjë më shumë apo me pak se transparenca , që ata të reagojnë ndaj qëndrimeve nuk do t’i pranonin sikur politikanët e zgjedhur në vendin e tyre dhe komuniteti ndërkombëtar do t’i mbanin ndaj shtetit dhe popullit të tyre.
Zgjidhja e ngërçit të vetingut është e qartë dhe e thjeshtë por politikanët nuk kanë interesa ta zbatojnë Kushtetuten . Oligarkisë së korruptuar i intereson që shtetin ta kenë të çmontuar që ta përdorin sipas interesave të tyre.
A do kete guximin ambasadore e BE znj Romana Vlahutin, t’i kujtojë Kryeministrit Edi Rama se letrat me vlerë nuk mund të përdoren që qytetarët të blejnë nga Shteti, prona të vjedhura. Vlahutin u duartrokit shumë gjatë në Vlorë vetëm kur tha një fjali për pronën tek i zoti, por fjalët duhet të shoqërohen me analizën përkatëse dhe korrektimin nëpërmjet ligjit. Kjo është ndihmë konkrete për mbylljen e tranzicionit kleptokratik dhe futjen e Shqipërisë në familjen demokratike të BE.
Qeveria njoftoi për “Tapi me bono privatizimi” por ky njoftim duhet të korrektohet që të mos jetë vjedhje e tokës së grabitur nga diktatura 1945-1990, apo nga klanet e të fortëve të politikës në tranzicionin kleptokratik të pas 1991. Sistemi korruptiv i pas 1991 mund të çrrënjoset vetëm me kushtëzim nga ambasadorët se prona e grabitur i kthehet të zotit dhe pronari i grabitur të kompensohet vetëm kur tjetërsimi i pronës është bërë për nevoja publike. Në të kundërt vendimet e GjEDNj parashikojne që pronari duhet të marri dhe frutet e munguara. Këtë duhet të theksojë reporteri Knut Fleckenshtein dhe kancelare e Gjermanisë z. Angela Merkel për politikanët shqiptarë. Kjo është ndihma konkrete dhe solidariteti për popullin . Prona është ngërçi i drejtësisë dhe pengesa e vetingut. Kushtetuta në nenet 41 dhe 181, përcakton qartë se çfarë është prona dhe si fitohet prona dhe mjafton që të ketë vullnet për ta zbatuar kushtetutën dhe për ta monitoruar zbatimin e saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s