Opinion – botuar ne gazeten “Ballkan” Gezim Boçari, date 6 Qershor 2018 Pse ndryshon vazhdimisht procedura dhe legjislacioni për kompensimin e pronarëve ?

Ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu, a mund të vënë gishtin mbi plagë para largimit të tyre , në mënyrë që periudha e shëmtuar e korrupsionit pushtetar me pronat të mbyllet shpejt dhe konform kushtetutës, të rivendoset besimi tek ndërkombëtarët, që Shqipëria të futet në BE , duke u vendosur në shinat e demokracisë nëpërmjet ligjit. A mund të kushtëzohet dhe monitorohet nga ndërkombëtarët zbatimi i të drejtave themelore të njeriut , që edhe populli shqiptar të ketë stabilitet social , ekonomik dhe politik .
Ambasadorëve u janë drejtuar shumë e shumë ankesa nga qytetarë dhe shoqata e pronarëve. Në 2013 shoqata ka kërkuar solidaritetin e anbasadorëve duke sugjeruar dhe draftin e plotë të zgjidhjes së shpejte , pa kosto dhe konform kushtetutes, por nuk ka pasur reagim efektiv.
A mund te veprojnë mediat e lira dhe analistët e pavarur që Shteti të detyrohet të zbatojë Kushtetutën ? Pse vazhdimisht ndryshon procedura dhe legjislacioni për kompensimin e pronarëve ? Edhe sa herë do ndryshojë kjo procedurë , derisa kthimi të ndahet nga kompensimi dhe procedura të jetë detyrim i Shtetit? Në këto 27 vjet vazhdimisht është folur për pronën por kthimi dhe kompenimi ka qenë procedurë vjedhjeje, korruptive dhe papërgjegjshmërie nga pushteti.
Çfarë pengesa ka kërkesa e shoqatës së pronarëve që procedura e kthimit dhe ajo e kompensimit të pronave të grabitura nga “diktatura e proletariatit” të bëhet konform detyrimeve kushtetuese dhe vendimeve të GjEDNj, zbatimi i të cilave është i detyrueshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s