Jepni fund katrahurës me pronat!

Botuar në Ballkan News, 16 shkurt 2017

Rrapo Hajredin Danushi, Kryetar i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” 

Në më shumë se 75% të vendit prona është kthyer tek i zoti në kufijtë e para kolektivizimit komunist, që në vitin 1991 por në pjesën tjetër vazhdon anarkia dhe vjedhja e pronës. Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, ka marrë pjesë në komisionin parlamentar për hartimin e Kushtetutës që u miratua me referendum më 1998, për nenet 41 dhe 181 që lidhen me pronën dhe kërkoi futjen e nenit 181. Formulimi i këtij neni, u bë në sajë të ndihmës prej të ndierit Kleanthi Koçi, i cili nuk donte të popullarizohej për ndihmën e tij. Ne e respektuam kërkesën e tij. Dihet se më vonë ai u qëllua në krah me pistoletë dhe kjo i shkaktoi vdekjen, por vrasësi dhe porositësit nuk u identifikuan. Të gjithë shqiptarët, duhet t’i jenë mirënjohës av. Kleanthi Koçit për mjeshtërinë, për profesionalizmin dhe saktësinë në formulimin e nenit 181 të Kushtetutës. Vetë kryetari i Komisionit të Venecias për Kushtetutën, z. La Pergola dhe më vonë edhe dy juristë të Gjykatës së Lartë Italiane, me të cilët jemi takuar pas miratimit të Kushtetutës,  na përgëzuan duke na thëne se përpjekja e Shoqatës u kurorëzua me sukses, për faktin se neni 181 i Kushtetutës ka vulosur fuqinë prapavepruese dhe na sqaruan se zbatimi i këtij neni do të zgjidhë parregullsitë e pronës. Deri sot detyrimi kushtetues që ka përcaktuar neni 181 i Kushtetutës, është shkelur dhe vazhdon të shkelet dhe kjo nuk mund të justifikohet. Zoti Rama, Ju, në postin e kryeministrit të vendit, keni përgjegjësinë historike dhe morale, që t’i jepni fund katrahurës me pronat. Anarkia e pronës po sjell prishjen e identitetit kombëtar, është pengesë për anëtarësimin në BE dhe shumë më tepër se kaq. Shqetësimi për pronën është problem me rëndësi kombëtare.

Qëndrimi i Shtetit ndaj pronës përcakton sistemin. Ne ankohemi përsëri se sistemi i demokracisë nuk është vendosur. Demokracia në Shqipëri, do të fillojë, kur prona e grabitur të kthehet tek i zoti dhe po ashtu kompensimet të bëhen konform detyrimeve kushtetuese. Anarkia postkomuniste me pronën ka ndodhur, sepse prona që duhet t’u kthehet të zotërve në një pjesë të vendit vazhdon të shfrytëzohet  nga klanet e oligarkisë së politikanëve pseudodemokratë.

Zgjidhja  e pronës është e thjeshtë por kërkon vullnet politik, guxim dhe patriotizëm që kryeministrave para jush i ka munguar dhe ata kurrë nuk do të mund të justifikohen.

Zgjidhja nuk është kompensimi sipas dëshirave shtet shkatërruese, por kthimi dhe kompensimi në përputhje me nenin 181 të Kushtetutës. Neni 181 i kushtetutës, ka fuqinë prapavepruese dhe e detyron shtetin për korrigjimin e gabimeve me pronat, por ky nen vazhdon të shkelet. Ne si shoqatë kemi përgatitur korrigjimin e gabimeve dhe kemi ofruar me kohë projektligjin që realizon aspektin juridik të zgjidhjes që është e qëndrueshme, në përputhje me kushtetutën dhe me vendimin pilot 2012 të GJEDNJ. Projektligji ynë nuk ka faturë financiare për shtetin, por qeveria e mëparshme nuk na është përgjigjur.

Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua si , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “Jepni fund katrahurës me pronat!

  1. Ligji ne 133/2015 per trajtimin e pronave nepermjet kompensimit edhe pse u miratua nga Gjykata Kushtetuese, me vendimet e Gjykates se Strasburgut, qe kane refuzuar kompensimin sipas propozimit te Qeverise, praktikisht eshte i rrezuar teresisht. Strasburgu tashme e ka dhene vendimin per nivelin dysheme te vleresimit monetar te pronave qe do kompensohen. Dy nga gjyqtaret e Gj. Kushtetuese e kundershtuan teresisht ligjin 133/2015 pasi e dinin qe Strasaburgu nuk mund te marri vendime me standarde te dyfishta, Por 6 gjyqtaret e tjere qe miratuan ligjin 133/2015 duhet et refelektojne qe buxheti i Shtetit shqiptar te mos vazhdoje te paguaj per kapriçon e disa politikaneve qe duan te maskojne perfitimet e tyre te padrejta dhe po keshtu duhet te reflektoje dhe Kuvendi . Zgjidhja e vetme mbetet zbatimi i perpikte i nenit 181 te Kushtetutes. Propozimi per zgjidhjen e drejte konform Kushteutes ka kohe qe eshte bere nga shoqata e pronareve por ai ka mbetur ne sirtaret e Kuvendit dhe te Qeverise.
    Gezim Boçari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s