Buxheti në rrezik, Strasburgu “rrëzon” kërkesën e qeverisë për kompensimin e ish-pronarëve

Botuar në City News, 15.02.2017

https://i0.wp.com/www.citynews.al/wp-content/uploads/2017/02/dosja-e-pronave.jpgGjykata ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal. Vlera e 82 dosjeve që po trajtohen është mbi 550 milionë euro, një faturë kjo e papërballueshme për arkën e shtetit.

Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë një faturë të kripur për kompensimin e 82 dosjeve për kompensim prone në Gjykatën Strasburgut. Myrshit Vorpsi, nga Shoqata Pronësi me Drejtësi, pohoi se Gjykata e të Drejtave të Njeriut nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të kompensuar dosjet në proces në bazë të zërit kadastral 1944, ku toka truall kompensohet si tokë bujqësore.

Gjykata ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal. Vlera e 82 dosjeve që po trajtohen është mbi 550 milionë euro, një faturë kjo e papërballueshme për arkën e shtetit.

Rasti Rista (çështja nr.24468/10) është ilustrimi i asaj që pritet të ndodhë me kompensimin e ish-pronarëve. Duke pasur parasysh faktin se në kohën e konfiskimit ngastra e tokës kishte qenë bujqësore, Qeveria propozoi që çmimi i referencës për tokën bujqësore dhe në bazë të hartave të vlerësimit të vitit 2014 qe duhet të zbatohet, vlera e tokës është 230 lekë për metër katror.

Vlerësimi i Gjykatës përsa i përket aplikimit nr. 24468/10 dhe 39495/10, vëren se autoritetet kishin njohur të drejtën e ankuesve për kompensim në lidhje me tokën ndërtimore dhe jo të tokës bujqësore apo kullota si të kontestuara nga Qeveria.

Vendimi i njëjtë është marrë edhe për tre dosjet e tjera, si rasti Karagjozi kundër Shqipërisë, Halimi kundër Shqipërisë etj.

Ish-pronarët nisur nga këto raste komentojnë se nëse një gjykatë ndërkombëtare konstaton se Republika e Shqipërisë ka shkelur detyrimin që rrjedh nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe, si rrjedhojë, janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të një personi fizik ose juridik nëpërmjet një ligji ose akti normativ, Gjykata Kushtetuese, me kërkesë, mund të shfuqizojë ligjin ose aktin normativ nëse konstaton se nuk ka mjet tjetër efektiv për të vënë në vend të drejtat e cenuara.

Teksa qeveritë shqiptare kanë dështuar në kthimin e kompensimin e pronës, ish-pronarët panë si zgjidhje Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe buxheti i shtetit është para një rreziku serioz.

Sipas Avokaturës së Shtetit, 106 çështje që janë në pritje të shpalljes së vendimit, që i përkasin periudhës pas vitit 2014, kanë një vlerë prej 556.524.809 euro, shumë kjo sa rreth 20% e të ardhurave të pritshme të buxhetit vjetor të shtetit./Monitor

Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s