NDRYSHIMI THEMELOR I PARTISË SË RE POLITIKE ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI NGA PARTITË E MAJTA DHE TE DJATHTA EGZISTUESE DHE PSE PRANOVA TË JEM PJESË E SAJ
Nga prof. Dr. Gëzim Boçari
Botuar në Koha Jonë, 10.02.2017
Në mes të Janarit 2017 mora një ftesë për të marë pjesë Konventën e të përndjekurve që kishin vendosur për të themeluar një parti politike. Mendimi im i parë ishte se në 66 subjektet politike që kandiduan në zgjedhjet e 2013, po bëhet thjeshtë një shtesë e numurit për efekt tërheqje votash. Para se të përgjigjesha për pjesëmarrjen analizova programin dhe statutin e kësaj nisme –Aleanca Popullore për Drejtesi ! Gjëja e parë që më ra në sy ishte ndyshimi thelbësor i këtij formacioni të ri politik nga partitë egzistuese. Ky formacion i ri merrte zotimin solemn se « Ne të gjithë sëbashku të mbrojmë, përfaqësojmë dhe realizojmë të drejtat Kushtetuese si dhe Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, për tre shtresat më vitale të shoqerisë shqiptare , që vazhdojnë të nëpërkëmben nga politika e këtyre 25 vjetëve dhe janë më pak të përfaqësuara politikisht në Shqipëri:Të Përnjekurit, Pronarët dhe Diaspora, emigrantët ose mërgata» ! Eshtë fakt i pakundërshtueshëm se prona është emërues i përbashkët për të tre këto kolona.
Të gjithë pranojmë se prona, duhet të ishte detyrimi i parë për tu zgjidhur me themel që në vitin 1991 nga Shteti i shpallur demokratik. Subjektet e ndryshme politike, në këto 25 vjet kanë premtuar shumë për pronarët dhe të përndjekurit, veçanërisht para fushatave elektorale për efekte votash, por klanet drejtuese kanë përfituar dhe pothuajse nuk bënë asgjë në këtë drejtim !
Krimeve të diktaturës komuniste ju janë shtuar dhe krimet e postdiktaturës. Zbatimi i platformës së Katovicës, nga Kuvendi pas vitit 1991 për mos kthimin tek i zoti i pronës së grabitur nga diktatura, ju ka sjellë qytetarëve shqiptare dëme të pallogartishme, që ja kalojnë çdo pushtimi të huaj (Kryeministri Edi Rama) dhe kjo padrejtësi, që është pasojë e mentalitetit etatist në drejtuesit e politikës, është drejtpërdrejt produkt i politikës së gabuar në këto 25 vite tranzicion. Drejtues të subjekteve të ndryshme politike, kanë pranuar se trajtimi i pronës nga ana e tyre, është bërë gabim (ish kryeministri Sali Berisha/2013), ndërsa të tjerët kanë pohuar se si rezultat i kësaj padrejtësie dhe mosdashjes shtetërore, mbi 8000 qytetarë kanë humbur jetën, në konflikte pronësie (Kryeministri Edi Rama) dhe nuk dijmë kur do mbyllet ky numur që është bilanc lufte (Ish kryeministri Pandeli Majko). Në kushtet e mungesës së tejzgjatur të vullnetit politik për respektimin e të drejtës së pronës në përputhje me kushtetutën, zgjidhja individuale për pronarët është dërgimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut ku nr. i ankesave nga 400 së shpejti do të shumëfishohet.
Partitë egzistuese dhe kjo drejtësi që prej 25 vjetësh i mohojnë shtetasve pronën e trashëguar, është e korruptuar dhe nuk i shërbejnë drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët maskojnë krimin e organizuar, maimponojnë sorrollatjen nëpër gjykata nga shkalla e parë në të dytën dhe nga Gjykata e Lartë përsëri në shkallën e parë në procese që zgjasin mbi 60 seanca dhe mbi 8 vjet në shkallën e parë për probleme që nëse funksionon drejtësia zgjidhen me 1 apo 2 seanca. Ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm por janë me dhjetra emrat e gjyqtarëve të shkallës së parë, të Apelit deri tek ishkryetari i Gj. Lartë, që për vendimet për pronat që kanë gjykuar, janë mëkatarë dhe duhet të përgjigjen. Një listë me emrat e këtyre gjyqtarëve që kanë abuzuar me të drejtën e vendimmarjes ja kam dërguar ish ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani për ta adresuar në komisionin e Vetingut, por nuk jam informuar se çfarë hapash janë ndjekur. Të njëjtin shqetësimin për vendime abuzive adresuar KLD, ky institucion e ka anashkaluar duke i lenë rrugë të lirë korrupsionit në drejtësi. Sot si ndërkombëtarët dhe kryetarët e politikës shqiptare pranojnë se Shteti është i kriminalizuar. Me fakte të shumta mund të argumentoj se në Shqipëri sistemi i drejtësisë dhe partitë politike nuk funksionojnë konform detyrimeve kushtetuese.
Pronarët e konfiskuar nga diktatura nuk janë kundër kompensimit dhe as kundër legalizimit, por kundërshtojnë vjedhjen e pronave të tyre në emër të ligjit nga klanet e oligarkisë politike, këtë krim të organizuar që ka filluar pas vitit 1991, prandaj pronarët e presin me besim vetingun dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut.
Vetingu duhet të fillojë të pastoje drejtësinë dhe pastaj të çrrënjosi platformën e Katovicës që është burimi i korrupsionit dhe i kriminalizimit të Shtetit. Fokusohem tek problemi i pronës që është shumë më tepër se problem ekonomik. Nëse historikisht qëllimi i formimit të shtetit është mbrojtja e pronave private, lind pyetja: ku shkon Shqipëria, kur Shteti me ligj ju mohohen shqiptarëve pronat e të parëve të tyre dhe kur fillon koha zero për shqiptarët që ata quhen zot në pronat e tyre ? Anarkia e pronës realisht cenon egzistencën, prish identitetin kombëtar, realisht është gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.
Së fundmi maxhornca duke shkelur procedurat e kërkuara nga KE miratoi ligjin 133/2015 që përkohesisht ju ve kapakun kërkesave të KiE me pretendimin që shkeljet do zgjidhen nëpërmjet kompensimit. Pronarët dhe subjekte të tjera e kundërshtuan këtë ligj. Me rastin e shqyrtimit të ligjit 133/2015 « Për trajtimin e Pronave », doli në skenë Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykatë, me vendimin nr 1/2017, bëri disa ndryshime në ligjin nr 133/2015 por këto ndryshime sipas komentit të Avokatit të Shtetit dhe të drejtoreshës se ATP, nuk prekin thelbin e ligjit. Duhet theksuar se nga 8 antarë të Gj. Kushtetuese dy prej gjyqtarëve z. Gani Dizdari dhe Vladimir Kristo kanë arsyetuar se ligji 133/2015 “Për trajtimin e pronave” duhet rrëzuar pasi bie ndesh me Kushtetutën por 6 antarët e tjerë kanë miratuar ligjin. Që Gjykata Kushtetuese të ishte garant e zbatimit të Kushtetutës duhet të mos diskutonte vetëm çmimin e kompensimit, pasi çmimi i kompensimit do të jetë ai i hartës së vitit 2008 dhe Gjykata e Strasburgut nuk mund të vendosi me shumë standarde siç ndodh rëndom në gjykatat tona. Gj. Kushtetuese kishte rastin të korigjonte gafat e mëparëshme të Gjykatës Kushtetuese që në vitin 1994 pa e ndryshuar përmbajtjen e nenit 8 të ligjit 7501/1991e konsideroi ndryshimin e emrave të pronarëve si nevoje publike. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr 1/2017 justifikoi anarkinë e titujve të pronësisë. Zgjidhja e problemit të pronës, nuk mund të bëhet me ligjin 133/2015, pasi kjo mënyrë kompensimi pa dalluar se çfarë duhet kompensuar, shkel haptas detyrimet kushtetuese, justifikon transferimin e paligjshëm të pronave me qëllim që atë pronë ta përvetësojnë oligarkia politike dhe klanet e tyre. Gj. Kushtetuese duhet të plotësonte ligjin 133/2015 dhe të specifikonte që në zbatim të nenit 181 të Kushtetutës dhe të vendimit pilot të GJEDNJ, Manushaqe Puto etj se cilat prona duhet të kompensohen dhe cilat akte duhet të shpallen NUL pasi bien ndesh me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi.
Duke qenë prej më shumë se dy dekadash, aktivist për çëshjen e Pronave, që secili të marri pronën e tij të trashëguar dhe konform kushtetutës, besoj dhe vlerësoj se çështja e pronarëve dhe të përndjekurve politike, është pazgjidhshmërisht e lidhur dhe se pa zgjidhur problemin e pronës nuk mbyllet burimi i korrupsionit pushtetar që pas vitit 1991, ka përfshirë dhe sistemin e drejtësisë dhe ka kriminalizuar shtetin.
Duke studiuar Statutin dhe Programin e APD vura re se ai përmbush kërkesat e pronarëve në lidhje me pronën, që Shteti të plotësojë detyrimin kushtetues që çdo trungu familjar ti kthejë pronën e konfiskuar nga diktatura dhe kompensimi të parashikohet për prona që shfrytëzohen për nevoja publike. Vetëm kjo platformë e zgjidh problemin e pronës shpejt, mirë dhe pa faturë financiare. Kështu zhduket burimi i korrupsionit pushtetar dhe plotësohet kërkesa e KiE për antarësimin e Shqipërisë në BE. Po ashtu në Statutin dhe Programin e APD, këndvështrimi për të përfaqësuar interesat dhe te drejtat e mohuara të të përndjekurve politikë dhe të emigracionit më pëlqyen, ndonse ato nuk i njoh në thellësi.
Në interes të një zgjidhje me të shpejtë dhe të drejtë të kësaj padrejtësie sistemike dhe të tejzgjatur ndaj të drejtave pronarëve dhe të përndjekurve politikë për pronën e tyre të trashëguar, me bindjen se pronarët dhe të përndjekurit do kuptojnë se të bashkuar i fitojnë të drejtat e shkelura pranova propozimin e të përndjekurve për t’a përshëndetur këtë nismë që u shpall me 28 Janar 2017 dhe më pas pranova dhe propozimin për të qenë në kryesinë e kësaj force politike. Vlerësoj se programi APD sot është nevojë e kohës, për dekriminalizimin e Shtetit, rivendosjen e qetësisë dhe harmonisë në shoqërinë shqiptare.