Trajtimi i pronës – Rama: Me reformën në drejtësi i japim fund padrejtësisë së pronave

Kjo deklarate e kryeministrit Edi Rama ne pjesen e pare pasqyron te verteten dhe ne pjesen e dyte eshte demagogji. Kryeministri nuk duhet te shkeli kushtetuten. Pse Qeveria ngutet te beje legalizimin e atyre qe kane grabitur truallin dhe kane ndertuar pa leje? Zgjidhja sipas kushtetutes eshte qe  Qeveria tju ktheje fizikisht tokat pronareve sipas dokumentave te shtetezimit komunist dhe ti kompensoje pronaret vetem per siperfaqet qe jane tjetersuar para vitit 1991per nevoja publike ?

Botuar në gazetën Koha jonë, 19.12.2016

Trajtimi i pronës – Rama: Me reformën në drejtësi i japim fund padrejtësisë së pronaveKryeministri Edi Rama tha se Reforma në drejtësi është e lidhur me reformën e pronës.

Në një aktivitet të zhvilluar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, kreu i ekzekutivit tha se ajo që gjykata i ka bërë pronës nuk i ka bërë asnjë pushtues vendit tonë.

Nëse ka një temë që lidhet drejtpërdrejt me temën e reformës në drjetëi është reforma e pronës. Reforma në drejtësi perceptohet si instrument për të goditur zyrtarët e lartë që përzihen në kanalet e korrupsionit, por nëse reforma në drejtësi  i duhet këtij vendi dëshpërimisht, A-ja është për ti dhënë fund përmes një drejtësie të drejtë padrejtësis së kthyer në sistem në tërësi dhe në vecanti padrejtësisë së kthyer në sistem kur vjen puna tek e drejta e pronës.

Çka i kanë bërë pronës gjykatat  e këtij vendi nuk ja ka bërë asnjëherë në shekuj asnjë pushtues i këtij vendi dhe çfarë kanë arritur ti bëjnë gjykatësit e korruptuar kur kanë gjykuar pronën nuk ka arritur ti bëjë asnjë armik dhe nuk do tja bënte asnjë armik sado i betuar”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Rama tha gjthashtu se kjo reformë ka një afat. Ndërkohë që theksoi se në tre vjet do të përfundojë i gjithë shqyrtimi i kërkesave të patrajtuara në 20 vjet.

Kjo reformë bën të qartë se më në fund kemi një afat për ti mbyllur të gjitha cështjet e pronës dhe për ti dhënë përgjigje atyre që me të drejtën e zotit dhe të kushtetutës pretendojnë kompensim të pronës së tyre. Një proces që ishte pa afat, pa rrugë dalje pa shpresë, sot ka afat, ka rrugëdalje, ka shprësë.  Mbyllet procesi i vlerësimit financiar i të gjitha vendimeve të dhëna për këto 22 vjet për kthim apo kompensim. Në 3 vjet do të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të patrajtuara që prej 20 e kusur vitesh i kanë lënë njerëzit në pritje”- deklaroi Rama.

 

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

5 mendime mbi “Trajtimi i pronës – Rama: Me reformën në drejtësi i japim fund padrejtësisë së pronave

  1. Shqiptaret nder shekuj i jane nenshtruar spastrimit etnik nga fqinjet!
    Por ate qe se bene fqinjet po e realizon klasa politike shqipfolese!
    Une e kam pronen te lire, pa vlere, pa uje e energji elektrike, me vendim gjyqi, me vendim pleqesie, me vendim Komisioni te Ndarjes se Tokes, me vendim te Keshillit te Rrethit.
    Gjithashtu, Avokati i Popullit eshte shprehur i njejte si gjykata!
    Perseris, toka eshte e lire, e pa ndare asnjehere, ne nje fshat ku mbi 70% e banoreve e kane braktisur, dhe perseris, aleatet e Serbise, Greqise e Rusise nuk ma japin Certifikaten e Pronesise vetem se prona eshte trashegim dhe jo e grabitur!

  2. Me duket e çuditeshme kjo deklarate kaq kontradiktore me detyrimet kushtetuese por kontradiktore dhe brenda paragrafeve te vete deklarates. Si mund te pretendohet se do mbyllen çeshtjet e pronave duke ja dhuruar pronen shkelesit te ligjit ndersa pronarit qe pret nga Shteti zbatimin e Kushtetutes, shteti i thote se do te kompensohet. Kjo eshte me keq dhe me antikombetare se shtetezimi komunist. E vetmja zgjidhje per te drejten e pronesise mbetet qe pronaret ti drejtohen Gjykates vendase dhe pastaj Gjykates se Strasburgut, me ankesen se pengese per kthimin fizik te prones eshte ligji qe miraton Kuvendi por e justifikon dhe Gjykata Kushtetuese. Gezim Boçari

    • Deshperim i madh te te perzene nga vatra jote e kjo (vatra) as zvendesohet, as harrohet e as falet, PO tokat e pronat na i mori shteti yne kujt ti qahemi ?, cte bejme ?, nuk afrohemi dot ne vatanin tone, se atje gjejme bashkefshatarin tone qe nuk na len te afrohemi, eshte prona ime thot MA KA FALUR SHTETI ME LIGJ, athere cte bejme ???? te ngrihemi kunder shtetit tone ????, te vritemi me bashkefshatarin ????, ta falim vatanin qe e duam si XHANIN ???, ti harrojme te paret tane e rrenjet tona ??, ti transferojme varret, cte bejme ??????

  3. Hipokrizi, e njeheresh papergjegjshmeri, mungese serioziteti sikurse edhe mashtrim, Absolutisht qe pergjegjese per pronat eshte klasa Politike e kryesisht PS qe ne vitin 1991 votoi me 175 deputetet e saj ligjin 7501, duke mos zbatuar Kushtetuten e Republikes dhe parimet nderkombetare per pronat. Ligjet nuk i nxjerrin gjykatesit, por Politika qe sot kerkon qe pergjegjesin e prones tja shesi drejtesise. Eshte e vertete qe ajo qe thote kryeministri se “asnje pushtues i huaj nuk i ka bere me keq popullit per Pronen”, por kete te keqe popullit ja beri Klasa Politike (PS, PD) qe kerkon te fshehi koken ne rere si Struci.

    • Madje menyra se si u veprua me pronen ne Shqiperi eshte diktature e nuk bie ere demokracie. Eshte nje papergjegjshmeri ekstreme. Kurse cinizmi i kryeministrit per kete ceshtje eshte talles dhe i peshtire.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s