Strasburgu detyron Qeverinë t’u paguajë pronarëve 22 milionë euro

Shënim i shoqatave:

Ne menyre te qarte politikanet po abuzojne me faktin se Strsburgu i lejon Qeverise te zgjedhi ndermjet kthimit fizik te prones tek i zoti ose kompensimin e pronarit me çmimin shteteror te vitit 2008. Kete abuzim te politikaneve te papergjegjshem e paguajne taksapaguesit shqiptare . Kete radhe fatura eshte 22 milion euro, por nese prona do tu kthehej pronareve konform Kushtetutes fatura do ishte zero. Do te duhen edhe disa vendime te tjera te Gjykates se Strasburgut qe Qeveria te kuptoje se Strasburgu nuk mban qendrime me dy standarde dhe nuk pranon presione apo korrupsion. Pasi te paguaj edhe disa milion euro te tjera per prona qe ne zbatim te nenit 181 te Kushtetutes, duhet tu hiqen politikaneve dhe tu kthehen te zoterve, Qeveria do te detyrohet ta pranoje propozimin e bere ne 2013 prej Shoqates se pronareve. Ky propozim konsiston ne ate qe Shteti te jete i detyruar te beje kthimin fizik  bazuar ne origjinen e prones sipas dokunentave te shtetezimit nga shteti komunist, dhe kompensimi te behet per prona qe gjate kohes , pas konfiskimit komunist, jane tjetersuar per nevoja publike. Vetem duke zbatuar Kushtetuten  taksapaguesi shqiptar nuk do te jete i detyruar te paguajne edhe miliona euro te tjera, qe paguhen per te mbrojtur trafikun e paligjshem te pronave te organizuar nga zbatimi i platformes se Ramiz Alise, per riciklimin ne pushtet dhe ne ekonomi te klaneve sipas platformes se Katovices.

Botuar në Koha Jone, 31.08.2016

Strasburgu detyron Qeverinë t’u paguajë pronarëve 22 milionë euroDështimi i qeverisë shqiptare për hartimin e një plani kombëtar për kthimin dhe kompensimin e pronarëve detyron shtetin shqiptar që të vijojë të paguajë faturat që sjellin vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Kështu në mbledhjen e sotme, Këshillit i Ministrave vendosi ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, që detyron Qeverinë Shqiptare t’u japë 22 milionë Euro pronarëve që kanë fituar gjyqet kundër Shqipërisë.

Bëhet fjalë për katër çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut; çështja “Aliçka”, “Karagjozi”, “Rista”, “Halimi” dhe “Sharra” kundër Shqipërisë. Duke iu referuar vendimeve të zbardhura të qeverisë rezulton se  shumën më të madhe e zë çështja “Rista”, që duhet të marrë nga Qeveria Shqiptare plot 10.7 milionë Euro.

Po ashtu, 21 ankimuesve të grupuar në atë që njihet si çështja “Karagjozi e të tjerë kundër Shqipërisë”, qeveria shqiptare është detyruar që t’u paguajë pronarëve legjitimë shumën prej 5.9 milionë euro, kurse çështja “Aliçka” me 5.1 milionë Euro.

Ndërsa për çështjen “Halimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.33839/11, në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, qeveria shqiptare do të paguajë 755 150 euro.

Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në këto vendime, në favor të ankuesve do të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, nga fondi i kontingjencës i Buxhetit të Shtetit, brenda 3 muajve nga dita që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s