Botuar në Gazetën MAPO, 21 qershor 2016
Gjykata Kushtetuese ka dërguar ligjin e pronave për opinion në Komisionin e Venecias. Ajo kërkon të dijë nëse ligji i ri është sipas standardeve të këshillit të Europës
Ligji i pronave mbërrin në Komisionin e Venecias. Gjykata Kushtetuese pas më shumë se dy muajsh diskutime të brendshme ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion më të specializuar lidhur me ligjshmërinë e tij dhe përputhjen me standardet Këshillit të Europës.
Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje Maksim Begeja, një nga përfaqësuesit e Partisë Republikane, ndërkohë që burime nga Gjykata Kushtetuese nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, ndërsa kanë theksuar se si procedurë një gjë e tillë bëhet e mundur në bazë të një marrëveshjeje që kjo gjykatë ka me Këshillin e Europës.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese përpara se të vendosë të kërkojë një opinion paraprak nga Komisioni i Venecias.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe për një tjetër çështje të nxehtë, siç ishte disa vite më parë ajo e ligjit të lustracionit dhe të cilin më pas Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
Dërgimi i ligjit të pronave në Venecia tregon se mes vetë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka një ndarje gati të barabartë mes atyre që duhet ta rrëzojnë dhe atyre që i kundërshtojnë kërkesat e paraqitura nga disa forca politike, PD, PR, shoqatat e pronarëve dhe Presidenti i Republikës.
Të gjitha këto subjekte në kërkesat e tyre kanë ngritur thuajse të njëjtat pretendime duke sjellë në vëmendje të Gjykatës se ligji në tërësinë e tij, cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Sipas, tyre çështja e pronës është e një rëndësie madhore për qytetarët shqiptarë dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në të gjitha aspektet e përparimit të vendit, çka e reflekton qartë edhe përcaktimi i saj si një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Ndërkohë që pak javë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzojë kërkesën e këtyre subjekteve për të pezulluar zbatimin e ligjit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar mbi kushtetueshmërinë e tij.
Por duket se pavarësisht këtij elementi, gjyqtarët kushtetues janë në dilemë sa i përket kushtetushmërisë së këtij ligji dhe raporteve të tij me standardet europiane.
Ndërkohë që duket se nga ana tjetër edhe qeveria i trembet një vendimi negativ në raport me ligjin e saj, pasi pas pak ditësh ajo ka nisur në masë të madhe miratimin e dosjeve që përfitojnë kompensim financiar.
Me këtë veprim ajo kërkon të minimizojë sado pak faturën financiare që ka problemi i pronave në vend. Ligji i miratuar dhe që është objekt gjykimi në Kushtetuese ndryshoi formulën e vlerësimit të pronës duke mos marrë në konsideratë gjendjen aktuale të saj por atë të kohës kur edhe a është sekuestruar apo shpronësuar nga qeveria komuniste.
Pra thënë ndryshe, për një pronë e cila sot gjendet në mes të Tiranës kompensimi i pronarit nuk do të bëhet si një pronë truall por si një pronë bujqësore ose livadh siç edhe ka qenë gjendja në kohën e marrjes së tokës nga qeveria komuniste.
Kjo uli ndjeshëm faturën financiare të çështjes së pronave ndërsa qeveria e konsideroi atë si zgjidhjen e vetme për t’i dhënë fund problemit të pronave në vendin tonë. Gjithashtu ligji prekte të gjitha vendimet e dhëna nga AKKP por të pa ekzekutuara.
Me pergjigjen qe ka kthyer Komisoni i Venecias, ka justifikuar vjedhjen e pronave dhe transferimet e paligjeshme te perjudhes postkomuniste. Venecies i eshte kerkuar opinion per nenet e ligjit 133,por ai pergjigjet se vendimet e marra per kompensim duhet te zbatohen dhe nese zbatohen vendimet e marra kjo nuk bie ndesh meKushtetuten.Argumentave qe kane paraqitur shoqatat, nuk jane shqyrtuar fare nga Komisioni i Venecies, osesepaku nukeshte pasqyruar asnje fjale e tyre ne pergjigje. Dyjuristet qekane shqyrtuar kerkesen lene te hapur justifikimin duke thene se besojne se kjo platforme mund ta zgjidhi problemin. Ata luajn rrolin e analfabetit funksional dhe bejne sikur nuk kuptojne nenin 181 te Kushtetutes. Perfundimish Venecia justifikohet duke e shkakrkuar detyrimin moral dhe juridik tek Gjykata Kushtetuese . Gezim Boçari
Jepni pronat nese nuk doni te jepni vleren e vertete, plehera!!!!!!!!!