Pronat/ Basha letër Strasburgut pas deklaratave të Ramës

Botuar në Gazetën MAPO, 19 qershor 2016

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër me 7 qershor Presidentit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, z.Guido Raimondi, duke ngritur shqetësimin mbi deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në Parlament, se sipas tij ai ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë shqiptare.

Basha i bën të ditur z.Raimondi se këto qendrime të Ramës janë mbajtur në Parlament, pas takimit që kanë patur me të me 9 maj në Strasburg, dy prej ministrave të qeverise shqiptare.

Kreu i oppzitës shprehet se kjo deklaratë e kryeministrit përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave.

Kryedemokrati Basha ngre shqetësimin se ky qëndrim i kreut të qeverisë bëhet për ti ushtruar presion Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht për të dëmtuar kredibilitetin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në opinionin publik shqiptar.

Në letër Basha nënvizon se në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rregullat e Gjykatës, nuk parashikohet asnjë rast që njëra prej palëve të arrijë marrëveshje të mundshme me Gjykatën në favor të saj, përpara shqyrtimit të çështjes.

Basha e siguron z.Raimondi se nuk kërkon ta bëjë Gjykatën e Strasburgut pjesë të debatit të brendshëm politik, dhe shpreh besimin e palëkundur në paanshmërinë e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe në shqyrtimin e pavarur e profesional të çështjeve prej saj.

Letra e zotit Basha është pjesë e qëndrimeve dhe strategjisë së Partisë Demokratike për tju kundërvënë presionit dhe ndërhyrjeve të qeverisë Rama ndaj gjykatave në vend përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe për shpalljen anti-kushtetuese të ligjit të ri për kompensimin e pronarëve, ligj që Basha dhe PD e kanë pagëzuar si Ligji i Shpronësimit të dytë të pronarëve.

 

Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua si , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s