Komunikatë e Koalicionit të Pronarëve

copy-kushtetuta.jpgKRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z. EDVIN RAMA

KRYETARIT TË PD Z. LULZIM BASHA

TRUPIT DIPLMATIK , TË AKREDITUAR NE SHQIPËRI

INSTITUCIONEVE FINANCUESE FMN, B.BOTËRORE, USAID

PRESIDENTIT TE KOMISIONIT TË VENESIAS Z. GIANNI BUQUICCHIO

KOMITETIT TË MINISTRAVE TË KËSHILLIT TË EUROPËS

PRESIDENTIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS Z. DONALD TUSK

14 QERSHOR 2016

Të nderuar zotërinj !

Kuvendi i shoqatave të pronarëve shqiptarë që përfaqëson 10 shoqata që veprojnë nga Kopliku në veri deri në Konispol në jugë të vendit, i mbledhur në nje kuvend në Dukat të Qarkut Vlorës, më datën 5 Qershor 2016, i adreson këtë apel publik drejtuesve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve.

Shoqatat tona që përfaqësojnë interesat e pronarëve të shpronësuar dhe konfiskuar me ligjet e diktaturës komuniste, kërkojmë demokracinë nëpërmjet ligjit, pronën e trashëguar, që na garanton Kushtetuta në fuqi dhe Konveta e të Drejtave të Njeriut:

  1. Qeveria Shqiptare, duke mos marrë në konsideratë origjinën e pronës dhe cilat janë pronat që duhet të kompensohet, në vend që të gjejë një mekanizëm që të rregullojë anarkinë 25 vjeçare të titujve të pronësisë, me ligjin 133/2015 për të cilin Gjykata Kushtetuese akoma nuk po shprehet, kërkon të na japi kompensim për pronat, që në këto vite tranzicioni i ka përfituar padrejtësisht oligarkia politike. Ne apelojmë që institucionet të analizojnë origjinën e pronës së Shtetit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës, që saktëson se çfarë është prona dhe si fitohet prona si dhe cila pjesë e pronave tona të konfiskuara nuk mund të kthehet por duhet të kompensohet.

  1. Ne kundërshtojmë me forcë dhe guzojmë ti mbrojmë të drejtat tona pasi ligji nr 133/2015 shkel parimet bazë të të drejtës për të gëzuar pronën e trashëguar.Ne nuk biem dakord me ligjin e fundit të Qeverisë Nr 133/2015 “Për trajtimin e pronave” pavaresisht deklarimeve mediatike të qeveritarëve sikur ky ligj është më i miri dhe është në interesin e pronarëve, dhe se ligji qënka pëlqyer nga KiE. Ky ligj pronat tona të trashëguara dhe të grabititura në kohën e diktaturës i trajton sikur të ishin prona të ligjëshme të shtetit demokratik dhe me frazeologji demokratike synon të justifikojë transferimet e paligjëshme dhe përfitimet e oligarkisë.
  1. Ne kërkojmë që të jetë detyrim i Shtetit që të kthejë pronat tona të grabitura siç përcakton Kushtetuta në nenet, 41, 181 dhe të korigjojë trafikun e pronave të periudhës së tranzicionit. Kompensimi për pronat e grabituara të bëhet vetëm per prona që para 1991 janë tjetërsuar për nevoja publike ose vazhdojne të shfrytëzohen për nevoja publike.
  1. Në shërbim të propagandës së oligarkisë politike për Ligjin 133/2015, janë vënë jo vetëm zyrtarët e qeverisë por dhe redaktorë gazetash siç është rasti i tipit “Mero Baze”, që duke abuzuar me shtypin i kundërvihet Presidentit të Republikës. Ky meceranar shkruan se Presidenti i Republikës, kur mbron pronarët paska konflikt interesi pasi mbron interesat e gruas së tij. Ky putha-dorë dhe mbrojtës i përfitimeve të oligarkisë politike na konsideron ne pronarëve sikur ne jemi mafia e pronave. Mercenarizimi i shtypit mban peng demokracinë pasi ndërkohë që ky kryeredaktor abuzon me shtypin pasi ai ka në dorë të botojë në gazetën e tij dhe në gazeta të tjera, ne shpesh i kemi dyert të mbyllura për t’ju përgjigjur servilëve të këtij tipi.
  1. Përputhja rastësore e interesave të familjes së gruas së Presidentit me interest tona, që kërkojmë vetëm pronën tonë ashtu siç e përcakton Kushtetuta, nuk përbën as imoralitet, as shkelje ligjore. Kjo rastësi, nuk vendos shoqatat tona në shërbim të interesave të pronave të gruas së presidentit, por fatmirësisht Presidenti i Republikës, që është institucioni që duhet të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ka kapur në detaje se si funksionon mafia e pronave. Presidenti z. Bujar Nishani dallon nga gjithë presidentët e tjerë pasi ka ankimuar ligjin e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese dhe në strukturat e KE dhe BE. Ne pronarët autoktonë, sot nëpërmjet Presidentit gjejmë sigurinë për të drejtat tona civile, gjë të cilën nuk do ta siguronim sikur në atë post të ishte një servil i tipit Mero Baze, zbatues i programit të Ramiz Alisë, për të ricikluar në politikë dhe në ekonomi një pjesë të nomenklaturës komuniste sipas platformës së Katovicës.
  1. Propaganda e qeverisë, e shpallur në mediat e shkruara dhe vizive çdo ditë, nuk do arrijë dot t’i mashtrojë shqiptarët se gjoja “mafia e pronave” po vepron kundër interesave të tyre dhe t’i joshi drejt pranimit të ligjit Nr.133/2015, pjellë e mafies së vërtetë shtetërore.
  1. Ne e kemi ofruar me kohë zgjidhjen e problemit, zgjidhje që nuk kërkon kosto buxhetore pasi secili merr pronën e tij conform nenit 181 të kushtetutës në fuqi dhe zgjidhja bëhet shumë shpejt, por pengesë mbetet mafia politike, që nëpërmjet ligjit 133/2015, kërkon të sigurojë burime korrupsioni, duke shtetëzuar gjithçka që duhet tu kthehet qytetarëve.
  1. Janë deputetët e qeverisë që kanë shtrirë duart e tyre mafioze deri në cepin e Karaburunit, duke nxitur e stimuluar falsifikatorët. Prokuroria ka filluar të evidentojë fallsifikatorët e pronave, por kjo është vetëm maja e ajzbergut.
  1. Nëpermjet ligjiit Nr 133/2015, do të shtohen dukshëm konfliktet sociale jashtë dhe brenda familjes. Mbi 8000 të vrarë për konflikte pronësie ka deklaruar në Kuvend vetë Kryeministri Edi Rama. Kemi pyetur publikisht se sa duhet të arrijë ky numur që ndërkombëtarët të sensibilizohen, por nuk kemi marrë përgjigje. Por edhe sikur të mos vazhdojë të vritet asnjë person, jemi të sigurtë se asnjë investitor i huaj nuk mund të vijë për sa kohë toka ku do të investohet nuk ka origjinë që përputhet me nenin 181 të Kushtetutës.
  1. Ne do jemi në mbrojtje të interesave tona legjitime, në mbrojtje të pronave tona të trashëguara, të bashkuar si një trup i vetëm nga veriu në jug, deri sa të fitojmë të drejtën tonë dhe të shporrim të gjithë kusarët, harbutët, arrogantët dhe injorantët që na kanë marrë votat, ajrin dhe shpirtin. Nëse nga faktori ndërkombëtar nuk fillohet me kushtëzimin për pronën, pavarësisht impenjimit të madh, duke filluar prej Ambasadorit të SHBA Z. Donald Lu dhe ambasadores së BE Znj. Romana Vlahutin, reforma në drejtësi do të deformohet nga të dy krahët e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

 Av. Axhem Imeri

Përfaqësues i Protestuesve në Dukat, Vlorë

Adresa: Kutia Postare nr 8195 PTT

Tirana – ALBANIA

 

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, International Organisations (OSCE, World Bank), Other countries' experience dhe u etiketua me , , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s