ATP, lista me 24 mijë vendimet për kompensimin e pronave

Botuar në Gazetën Shqiptare, 1 qershor 2016

Nga: Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 24 317 vendime, ku janë të përfshira vendimet për njohje prone, përllogaritje të faturës financiare dhe problematika e dosjes. Është përfunduar llogaritja financiare për 385 vendime të vitit 1993 dhe 3364 vendime të vitit 1994. Fatura në total për këto vendime arrin në rreth 9.2 miliardë lekë. Sipas ligjit në fuqi, fatura totale e pronave është 200 miliardë lekë, të cilat do të ndahen në 10 vite.

Dosjet e përfunduara

ATP bëri të ditur dje se në përfundim të procesit të verifikimit të vendimeve të administruara pranë arkivës së ATP-së, u identifikuan 385 vendime të vitit 1993 dhe 3364 vendime të vitit 1994, të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, mangësitë në dokumentacion apo vlerësimin përkatës jepen të detajuara në listën që shoqëron këtë njoftim. “Gazeta Shqiptare” publikon sot pjesën e parë të listës me 24 mijë vendime. Sipas listës, për një pjesë të kërkuesve është shpallur vlera ekonomike në lekë, një pjesë tjetër kanë përfituar më herët, e për ta shënimi bashkëngjitur është “Ezauruar”, ndërkohë që për të tjerë, kolona e vlerësimit është lënë bosh, çka do të thotë se Agjencia ka gjetur mangësi në dokumente (mbivendosje, mospërputhje të planvendosjes, mungesë të hartës etj.). Për këta të fundit, Agjencia ka bërë shënimet përkatëse për mangësitë dhe u ka lënë një afat 6-mujor për të korrigjuar pasaktësitë a për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, pas të cilit do të llogaritet edhe vlerësimi financiar.

 

Aplikimi

Pronarët për të cilët është llogaritur fatura financiare duhet të plotësojnë formuarin tip, që publikon gazeta dhe duhet ta dorëzojnë atë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Emrat të cilët bashkëngjitur lexojnë shumën financiare, duhet të paraqiten pranë ATP-së. Ndërsa për dosjet që nuk kanë faturë, duhet të plotësohen dokumentet sipas rastit që specifikohet në listë. Dokumentet janë përkatësisht: kërkesa për kompensim financiar, konfirmimi nga hipoteka për gjendjen juridike të pronës që kompensohet, vërtetimi nga gjykata kompetente nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore dhe dëshmia e trashëgimisë nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve. Gjithashtu, ATP kërkon nga pronarët prokurën e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, vërtetimin për numrin e llogarisë bankare, vërtetimin nëse subjekti ka përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore, dokumentin e identifikimit dhe një mandat pagese.

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “ATP, lista me 24 mijë vendimet për kompensimin e pronave

  1. Ligjet e miratuara nga Parlamenti per pjesen qe nuk marrin ne konsiderate origjinen e prones dhe ne zbatim te tyre aktet e ALIZNIt dhe ATP per kompensimin e pronareve origjinale e nxjerrin Shqiperime ne ankand. Kryeministri Edi Rama dhe keyetari opozites Lulzim Basha kane pergjegjesine per kete shkaterrim te themeleve historike te Shqiperise. Gezim Boçari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s