MINISTRI I DREJTESISE PROMOVON PADREJTESI PER PRONAT

Gazeta Dielli, 17 maj 2016

1 peshorja e drejtesise

-SI GUXON TI DHE MË KËRKON BALLAFAQIM,- ISHTE PËRGJGJA E MINISTRIT TË DREJTËSISË, PËR TRAJTIMIN BARBAR TË PRONËS DHE TË KUSHTETUTËS  NË SHQIPËRI/

 Me datë. 10.05.2015, Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë, i ka dërguar Ministrit të Drejtësisë zotit Ylli Manjani, një letër me këtë përmbajtje: Z. Manjani ! Jo vetëm sot në ditën e drejtësisë, por edhe ne raste të tjera, ju kemi dëgjuar të flisni për drejtësinë, për padrejtësinë për teorinë dhe filozofinë e jurisprudencës etj. Na keni përlqyer dhe mendojmë se keni “brumë”. Por na ngacmon një shprehje popullore që thotë: “… me sa dëgjojmë, lum si ne; me çfarë shikojmë, mjer ne …”. A mendoni vërtetë se populli i ha goricat e papjekura që këpusni ju për drejtësinë ?

Ju, sapo u kthyet nga Strasburgu (bëtë dhe fotografi me titullarin e Gjykatës Ndërkombëtare), ku shkuat të shisni si drejtësi një ligj për pronat, ligj i cili turpëron edhe fillestarët e drejtësisë ! Ju po kryeni një mision të turpshëm të injorimit të drejtësisë shqiptare para Botës. Ju po shpenzoni paratë e popullit nëpër Botë, me mision për të mbjellë padrejtësinë, njëlloj si pararendësi juaj. Ju po turpëroni veten, Qeverinë dhe popullin shqiptar, duke reklamuar padrejtësinë si drejtësi! Ju po konfirmoni veten tuaj si Ministër i padrejtësisë.Të ishim në vendin tuaj, nuk do pranonim që politika të na tërhiqte për hunde . Nëqoftëse mendoni se ne po ju rëndojmë pa të drejtë, ju sfidoj në një përballje të hapur mediatike, kur dhe ku të dëshironi ju. Do ishte në nderin tuaj të mbroni bindjet tuaja juridike. (Botuar ne gazeten “Dielli” dt 11.Maj 2016). Në pritje të përgjigjes nuk ka pasur reagim zyrtar, përveç faktit që Ministri i Drejtësisë zoti Ylli Manjani ka telefonuar z. Axhem Imeraj. Me bindjen e plotë se shtetin e mbajnë paratë e popullit, dhe se shtetasit kane plotesisht te drejte te kerkojne te drejtat qe ja garanton Kushtetuta, duke kërkuar ndihmën e medias, të analistëve dhe publikut e bëjmë publike këtë bisedë telefonike. Me datën 12.05.2016 në ora 16.40’ bie zilja e telefonit.

–                      Urdhëroni

–                      Jam Ylli Manjani, ju jeni Axhemi ?

–                      Po, unë jam, ju dëgjoj zoti Ministër.

–                      Çfarë doni nga unë që më keni bërë letër? (zëri tij ishte i lartë dhe plot nervozizëm)

–                      Dua ballafaqim mediatik se po mashtroni opinionin publik shqiptar dhe Gjykatën e Strasburgut për ligjin e pronave.

–                      Kush je ti (me shumë nervrikosje) që më kërkon ballafaqim mua?

–                      Unë jam ai pronari, që ti po e vjedh, po e mashtron dhe po e zvarit për të drejtat e tij,

–                      Çfarë të kam vjedhur ?

–                      Paratë e mia, Me paratë e mia dhe të pronarëve ti po bredh Evropën për t’i mashtruar (zëri ngrihet edhe nga ana ime)

–                      Janë paratë e Shtetit !

–                      Po Shteti i kujt është ? A nuk janë paratë e popullit që e mbajnë shtetin ?  A nuk po harxhoni paratë e popullit për t’a mashtruar këtë popull ?

–                      Ske punë me mua por me Sonila Qaton (kryetare e ATP)

–                      Lere Sonilën ti por merr pjesën tënde të përgjegjësisë.

–                      Unë jam Ministër, ti i ke problemet me Qeverinë dhe me Kuvendin. Unë nuk kam punë fare me ty !

–                      Po as parardhësi yt që merrej me ne pronarët, a nuk ishte ministër drejtësie ? A nuk je ti pjesë e kabinetit qeveritar ?

–                      Dhe çfarë do ti nga unë, si guxon ti dhe më kërkon ballafaqim ?

–                      Po ke kockë eja të ballafaqohemi në television dhe mbro bindjet e tua juridike për ligjin e pronave

–                      Kohë kam por jo për ty !

–                      Jo kohë por kockë; a je trim të mbrosh pikpamjet e tua për ligjin ?

–                      Ik zotni në të mbarë tënde se s’kam kohë të merem me ty !

–                      E mbarë të qoftë edhe ty në punën tënde

Kjo ishte biseda e Ministrit nga telefoni i tij fiks me mua me datën 12.05.2016, duke qenë përsëri të gatshëm për ballafaqimin

Për Kryesinë e Koalicionit të Pronarëve Shqiptarë

Av Axhem Imeraj

 

– See more at: http://gazetadielli.com/ministri-i-drejtesise-promovon-padrejtesi-per-pronat/#sthash.fIQmIsxp.dpuf

 

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Një mendim mbi “MINISTRI I DREJTESISE PROMOVON PADREJTESI PER PRONAT

  1. Jam e zhgenjyer si shume te tjere se besuam me renien e (komunizmit) do te ndryshonte pak dhe vendi yne.Si e shoh ndryshimin duke grabitur e shitur pronen e pronareve te vertet jane krijuar pronar te rinj (injorantet) dhe kane te drejte te shesin e blejne jo vetem ligjet ma cfar duan ata sic thoste i madhi Sander Prosi .Jam me mendimin qe cdo gje duhet te shkoj tek i zoti por besim nuk kam.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s