Shënim i shoqatave
Qeveria po ngutet te thelloje anarkine e prones , ajo eshte angazhuar me te gjitha mjetet propagandistike ti imponoje dhe mashtroje pronaret qe te paraqisin kerkesat dhe te nenshkruajne me doren e tyre se nuk i duan pronat dhe pranojne ligjin e qeverise, por a do ti nenshtohet Gjykata Kushtetuese presionit te Qeverise ? Po Gjykata e Strasburgut, a do gjykoje ankesat e pronareve shqiptare sipas standardeve antikushtetuese te propaganduara nga politikanet shqiptare ?
Deklarata e plotë e Drejtoreshës se Agjensisë së Trajtimit të Pronave Sonila Qato mbi afatin ligjor për depozitimin e kërkesave për njohje pronësie. Botuar në Syri.net, 17 maj 2016
Për te gjithë te interesuarit, trashëgimtare ligjore te subjekteve te shpronësuara ne vitet e para te regjimit komunist, ne mbështetje te ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimit te procesit te kompensimit” data 23 maj 2016 shënon mbylljen e afatit ligjor për depozitimin e kërkesave te reja për njohje pronësie nga çdo qytetar i interesuar pranë kësaj Agjencie.
Te gjitha strukturat përkatëse ne Agjencinë e Trajtimit te Pronës janë vene ne dispozicion te qytetareve për te pritur te gjitha kërkesat e reja për njohje pronësie te cilat duhet te depozitohen deri ditën e hëne date 23 maj afat ky, i cili bazuar ne ligjin ri “Për trajtimin e pronës” është cilësuar si prekluziv dhe si i tille është përfundimtar.
Vetëm dy dokumente nevojiten për te paraqitur kërkesën tuaj te re për njohje pronësie.
- Një dokument arkivor i njohur zyrtarisht
- Dhe një pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet për njohje pronësie.
Është Agjencia e re e Trajtimit te Pronës, ajo, e cila do te beje çdo verifikim apo hetim administrativ për te vërtetuar besueshmërinë e kërkesës se paraqitur nga ana e çdo aplikuesi brenda këtij afati ligjor duke i hequr pronarit një barre te rende burokracie e cila e ka dëmtuar ketë proces deri me sot.
Kush nuk ka pasur mundësi ne këta 23 vjet proces te paraqesë kërkesën për njohje te pronësisë ka mundësi ta kryeje ketë aplikim pranë sporteleve dhe ne adrese postare te Agjencisë se Trajtimit te Pronave, me afat përfundimtar deri me date 23 maj 2016.
Nga hyrja ne fuqi e ligjit te ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit te kompensimit te pronave” e deri me sot, Agjencia ka vijuar punën duke angazhuar te gjitha burimet njerëzore mbi zbatimin e te gjitha proceseve te rregulluara nga ky ligj i ri .
Kështu nga data 23 shkurt 2016 deri me date 16 maj 2016:
- Janë paraqitur pranë Agjencisë se Trajtimit te pronës 5000 pronare te interesuar mbi ketë proces te ri te sapo nisur; Nga te cilët 1300 aplikues janë për here te pare!
- Ne mënyre qe qytetaret te cilët presin vendimmarrjen administrative mbi kërkesat e paraqitura nga ana e pronareve për njohje pronësie; te vihen ne dijeni për ketë proces te nisur, nga muaji prill deri me sot janë njoftuar zyrtarisht 8630 përfaqësues pronash te cilët kane dosje ne shqyrtim ende pa vendim.
- Aplikuesve ne njoftimin e bere nga ATP-ja, i behet e ditur qe ka nisur procesi i shqyrtimit te dosjeve dhe nëse kane dokumentacion plotësues për vërtetimin e pronësisë
janë te lutur ta paraqesin pranë zyrave te ATP-se.
- Për 510 dosjet e para ka nisur menjëherë procesi i verifikimit, konfirmimit dhe hetimit administrativ ne përfundim te te cilit
Agjencia do te dale me vendimmarrjet e para mbi njohjen e pronësisë, kompensimin fizik ne pronën e njohur dhe kompensimin përkatës referuar kërkesave te ligjit te ri.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se ne date 30 maj 2016, ATP, bazuar ne metodologjinë e ligjit te ri mbi “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit te kompensimit”; do te beje për here te pare publike vlerësimin ekonomik te te gjitha vendimeve për kompensim te dhëna ne rang vendi gjate viteve 1993 dhe 1994.
Ky akt administrativ shënon nisjen nga puna te implementimit te ligjit te ri duke hapur procesin e aplikimeve te para për përfitim nga fondi i kompensimit i vene ne dispozicion te pronareve gjate këtij viti buxhetor.
Agjencia e Trajtimit te Pronës është e angazhuar maksimalisht te veje ne jete ketë nisme, te udhëhequr nga kuadri i ri ligjor, duke ftuar çdo qytetar dhe pronar te bashkërendoje me institucionin tone, me qellim realizim e objektivit te përfundimit te procesit te njohjes se pronësisë dhe kompensimit te pronave, duke garantuar një proces transparent dhe te orientuar nga parimi i trajtimit te barabarte te te gjithë pronareve.
Shih edhe: http://rtsh.al/lajme/njohja-e-pronesise-agjensia-e-trajtimit-te-pronave-aplikoni-deri-ne-23-maj/