Shoqata Pronësi me Drejtësi i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin si antikushtetues të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”
Tiranë, më 29 Mars 2016
Drejtuar: Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë
Kërkesë: Ligji 133/2015 15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”
E/I Nderuar,
Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” ka ndjekur me shqetësim zhvillimet që lidhen me nismën më të fundit të Qeverisë dhe Kuvendit për të imponuar kufizime të të drejtës sonë kushtetuese për mbrojtjen e pronës, nëpërmjet miratimit të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.
Shoqata është përpjekur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e saj që të bindë autoritetet të marrin parasysh në hartimin e këtij ligji shqetësimet dhe pritshmëritë e anëtarëve të saj, por fatkeqësisht pa sukses. Në këto kushte, duke mos pasur një tjetër zgjidhje, Ne i drejtohemi kësaj Gjykate të Nderuar me Kërkesën tonë për:
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”;
dhe
Pezullimi i zbatimit të Ligjit Ligjit nr 133/15 datë 5.12.2015 “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”.
Për këtë qëllim, autorizojmë Av. Suela Mëneri, me Nr Lic 8079 (të dhënat e detajuara bashkëlidhur kësaj Kërkese) të na përfaqësojë në proçesin para Gjykatës Kushtetuese.
Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni Kërkesën dhe Dokumentat në mbështetje të saj. Shoqata mbetet e gatshme, në dispozicionin Tuaj për të ofruar çdo informacion, a dokument të nevosjhëm për mbarëvajtjen e shqyrtimit të Kërkesës.
Me Konsideratën më të lartë:
RRAPO HAJREDIN DANUSHI
Kryetar i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”
Lexo kërkesën e plotë: 2016 03 29 Kerkesa ne GJK
Kemi shume te drejte po kush na degjon.
Pronaret jane me te diskriminuarit nga te gjitha qeverite.Ligji 7501 i fundosi e me keq se Enveri,se sipas ketyre ligjeve e vendimeve qe dalin skemi per te fituar por vetem po humbasim