DUKE FALENDERUAR PËR RAPORTIN E DASH PRONARËT PRESIN VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE NË 21 PRILL 2016

Nga Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë

Reforma ne drejtesi do do bëhet por nga duhet filluar si do bëhet bërë kjo reformë ? Ne duam të pranohemi ne Europe si pronare me pronat tona dhe jo si hajdutë të pronave të njeri tjetrit, duam rend demokratik ku Shteti e zbaton Kushtetutën Nëse reforma nuk fillon me pronën asgjë e mirë nuk mund të pritet, por kjo do të percaktohet nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese për ligjijn 133/2015 « për trajtimin e pronave ».

Legjislativi dhe ekzekutivi ka pasur dhe gjithnjë do vazhdojë të ketë probleme sepse Kuvendi i Shqipërisë pas vitit 1991ka miratuar ligje që në shkelje të « Detyrimeve Kryesore Kushtetuese » e transferuan pronën private të konfiskuar nga diktatura në persona të tretë. Veç ligjeve që bien ndesh me detyrimet kushtetuese dhe Kushtetutën në fuqi, anarkisë së titujve të pronësisë i është shtuar dhe zbatimi i keq i ligjeve nga vendimet e KKKP dhe AKKP ndër vite si dhe VKM për legalizim të pushtimeve me ndërtimet paleje të tokave të pronarëve.

Para disa vjetësh, Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kundër, pra me një votë të një gjyqtari refuzoi kërkesën e pronarëve për rrëzimin si antikushtetues të ligjit 7501. A kanë qenë ata gjytarë të paditur apo kanë qenë nën presionin e politikës ? Mjafton të arsyetojmë nëse përputhet neni 8 i këtij ligji, me « Dispozitat Kyesore Kushtetuese » të vitit 1991 dhe me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi ? Neni 8 i ligjit 7501 thotë « Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit”. Ky nen për rastin kur toka i kthehet pronatit është i drejtë, por edhe këtu duhet amenduar se prona nuk i jepet trashëgimtarit që jeton në fshat por i kthehet trungut familjar të trashëgimlënësit. Kjo është e njohur në praktikën e GJEDNJ.

Rreth 22 vjet pas miratimit të ligjit 7501,  Sali Berisha shprehu pendesë për këtë ligji për ndarjen e tokës që ai tha se u bazua në principin: toka i takon atij që e punon dhe atij që ndodhet pranë saj. Në intervistën e tij në 2013, Sali Berisha pranoi njëkohësisht se ky ligj që vazhdon të jetë në fuqi ishte në shkelje të hapur me parimin e pronësisë. Por çdo qytetar vëren se kaq nuk mjafton. Ka 25 vjet që loja me pronat po kalon nga mashtrimi ne mashtrim. Kjo ishte mbijetesa  e diktaturës në kushtet e pluralizmit me frazeologji demokratike. Gabimi u ngulit me nenin 8 të ligjit 7501/1991 që pengoi kthimin e pronës së grabitur tek i zoti. Ky nen shënoi fillimin e korupsionit  dhe të kriminalizimit të shtetit. Pasojat janë se shqiptarët po vriten me njeri tjetrin, konfliktet për pronën kanë ndarë vellezerit nga njeri tjetri, është futur sherri brenda familjeve, ndërmjet familjeve, në fis e në fshat , duke shkaktuar mbi 8000 të vrarë, shifër kjo e deklaruar në Kuvend nga Kryeministri Edi Rama dhe shumë deputetë të tjerë.  Ishte pikërisht presioni i politikës dhe vota pro e vetëm një antari të Gjykatës Kushtetuese disa vjet më parë që lejoi deputetët të vazhdonin me lëmshin e pronave duke nxjerre mbi 16 ligje të tjera që e ruajnë me fanatizëm djallëzinë e fjalës “nuk” të future në nenin 8 të ligjit 7501, që e mban të mpleksur problemin. Ndërkombëtarët  me fondet dhe kërkesat e tyre në vend që ta kushtëzonin  Qeverinë Shqiptare që ta shkulte kancerin e korrupsionit, ata i pudrosen dhe i ushqyen metastazat e korrupsionit dhe të komunizmit. Sot 25 vjet pas shpalljes të demokracisë raporti i DASH konstaton se me të drejtën e pronës janë bërë hapa prapa.

Deri sot politikanët kanë kultivuar idenë se problemi është shumë i vështirë, se nuk zgjidhet dot menjëherë, se duhen fonde kolosale dhe pranojnë dhe efektet e korrupsionit me pronat. Këto në pjesën më të madhe nuk janë të vërteta. Konceptet tona ndryshojmë me ato të Qeverisë. Zgjidhja futet  në rugën kushtetuese nëse kthimi dhe kompensimi pronave bëhet detyrim i shtetit dhe jo siç është vazhduar në këto 25vjet. Zgjidhja është dhenë nga shoqatat e pronarëve por deri sot nuk ka pasur vullnet politik për zgjidhjen. Detyrimi për zbatimin e Kushtetutës është i vetë Shtetit dhe në radhë të parë i Kuvendit dhe i Qeverisë. Mënyra e zgjidhjes duhet të ndryshohet duke pranuar të drejtën e pronësisë për pronarin e mirfilltë dhe të drejtën e përdorimit për personin që e shfrytëzon atë pronë në këto vite të pluralizmit politik. Çdo pronë që nuk i kthehet të zotit transformohet në faturë financiare për të gjithë shoqërinë, pa përmendur vrasjet për probleme prone, nivelin shumë të ulët të investimeve të huaja private, pamundësinë e zhvillimit të turizmit. Kancelarja gjermane Merkel, në planin e saj për Shqipërinë ka vendosur zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut, por siç ja kemi bërë të qartë dhe Ambasadorit të Gjemanisë, pa kthyer pronën tek subjekti i shpronësuar konform dokumentave të pronësisë  dhe kompensimin konform nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, Merkel do dështojë. Kushtetuta përcakton qartë  kompensim vetëm kur prona e shtetëzuar nga Shteti komunist është asgjesuar dhe nuk egziston (psh. Fabrika, punishte, bagëti etj), kur prona është tjetërsuar për nevoja publike (shtëpi banimi te ndertuara në periudhën 1945-1990) dhe kur prona vazhdon të shfrytëzohet për vevoja publike (rrugë, spitale etj).

Me statistikat zyrtare shteti është pronar i mirfilltë për 52% të sipërfaqes dhe subjektet e shpronësuar për 48% . Kështu nëse prona çlirohet nga pronarët e rremë që deklaroi Kryeministri Edi Rama,  Shteti e bën kompensimin me tokë të shtetit ekuivalente me pronën që duhet kompensuar dhe nuk ka asnjë grosh detyrim për buxhetin. Por kjo kërkon që vullneti politik të miratojë me procedurë të shkurtuar draftin e pronarëve që në mars 2013 ju është dërguar të gjitha institucioneve dhe ndodhet i publikuar në sitin www.defendingproperty.com së bashku me shume informacione të tjera. Drafti mund të paraqitet i plotë dhe zgjidh problemin në rrang republike, ose mund të modifikohet si « Projektligj për kthimin dhe kompensimin e pronave në zonën turistike, punë që ne e kemi të gatshme »

Problemi i pronave është madhor, eshte themeli i ekonomise dhe i shtetit. Zgjidhja është kthimi dhe secili të tijën dhe jo kompensimi. Z. Edi Rama në fushatën elektorale u angazhua se do ta zgjidhte problemin duke zbatuar kushtetutën por platforma e tij nuk e zgjidh problemin. Qeveria, duke dashur ta mbyllë këtë plagë dhe burimtë  korrupsionit pushtetar miratoi ligjin 133/2015. Gjatë kësaj kohe Qeveria është prëpjekur me të gjitha mundësitë  të bindi Europen se po sheshon mosmarrveshjet me pronaret dhe me ligjin 133/2015, ky problem ka hyre ne rrugen e zgjidhjes. FMN dhe B.Botërore, dhe KiE e kanë lënë në heshtje, këtë iluzion por defakto këtë e ka rrëzuar Gjykata e Strasburgut. Vendimet për kompensim me vlerën e hartës së vitit 2008 sygjerojnë se kompensimi duhet të jepet vetëm për prona që para vitit 1991 janë tjetërsuar për nevoja publike dhe është i parealizuashëm të bëhet për numurin e madh të vendimeve abusive që ka dhënë KKKP të rretheve dhe AKKP qendrore

Duket qartë se Platforma e Qeverisë është e gabuar. Në pikpamjen organizative pronarët u thirrën  për herë të parë  në tavolinën e rrumbullaket organizuar me 24 Tetor 2014, ne Mnistrine e Drejtesise. Aty u ra dakort që drafti i projekt ligjit të ri për pronat, te behej me grup pune me pjesmarres të grupeve të interesit.  Prej asaj kohe perfaqsuesit e pronareve nuk janë thirrur ne asnjë grup pune, madje as për formë të jashtëme.  AKKP ka refuzuar që pronarëve që janë grup i interesit t`u jepet drafti, me justifikimin se pritet që me parë këtë draft ta shikojnë përfaqsuesit e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian. Mos vallë janë europianet  apo institucionet tona  që kanë inters të zgjasin jetën e anarkisë së pronës !?  Reporterët Stefan Fule dhe Knut Fleckenshtein nuk mund të justifikohen për heshtjen sugjerimet dhe draftin e shoqatës të postuar në mars 2013 ? Apo mos valle shnderrohen ne sekserë që pranojnë të përdoren  për të na bindur neve që të falim pronat tona “për një copë bukë“? Dashur padashur, të huajt peshkohen dhe bëhen bashkëfajtore për shkeljen e të drejtës së pronës dhe pseudodemikracinë që së fundmi e denoncoi dhe raporti i DASH.

Zgjidhja pengohet se nuk meret në kosideratë dhe nuk diskutohet drafti i ofruar nga pronarët ! Pse u dashka medoemos të mbahet i pandryshuar neni 8 i ligjit 7501, duke shkelur nenet dhe frymën e kushtetutës dhe të shpenzohen paratë e popullit shqiptar për kompensim financiar kur egzistojn  zgjidhja konform kushtetutës që nuk ka kosto financiare. Vendimet e dhëna në 2015 dhe 2015 nga Strasburgu tregojnë se KKKP dhe AKKP nuk ka ditur ta lexoje Kushtetutën dhe se problem i pronës nuk mund të zgjidhet me platformën që ka menduar Qeveria. Ligjin e miratuar në Dhjetor 2015 në shkelje të procedurave Qeveria është nxituar ta bëjë pronën  ‘’fakt i kryer’’, por a do ndryshojë Gjykata e Strasburgut me vendimet e saj?  Nëse brezit te ri të bregdetit me artifice dhe mashtrime me konceptet juridike të “interesit publik” siç u bë nga Gjykata Kushtetuse për ligjin 7501, për të maskuar në emër të ligjit vjedhjet e pronave tona, rinia  ngelet pa pronë do të ndihet më mirë në një vend tjetër ku të drejtat themelore zbatohen. Ne jemi të bindur se duhet thënë jo për politikën e çorbës së Katovicës që përgatiti Ramiz Alia dhe duhet rrëzuar koncepti komunist se shteti është ‘’ZOTI’’. Me mundësinë që na jep shtypi apelojmë  që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese  të reflektojnë në patriotizmin dhe profesionalizmin e tyre dhe në detyrimin për të ndrequr gabimet e bëra nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe pasojat e 25 vjet anarki postkomuniste me pronat tona .

Shprehim bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk do ti pranojë presionet e politikës sepse Strasburgu do gjykojë me po atë standard që ka gjykuar deri sot.  Ne kemi besim se Gjykata Kushtetuese qo ti shkurtojë dorën politikanëve, që duke abuzuar me nenin 17 të Kushtetutës,  kërkojnë të tjetërsojnë për interesa të tyre pronat që i përkasin qytetarit. Si kudo edhe në Shqipëri prona e trashëguar, është e shenjte njëlloj si Atdheu dhe mbrohet nga Kushtetuta dhe veçanërisht neni 181 i saj. Këtë presim ta thotë dhe Gjykata Kushtetuese.

 

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua me , , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s