Fatura, 12 milionë euro, pagesa për 3 muaj

Gazeta Shqiptare, 8 prill 2016

Nga: Ornela Manjani

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i ka sjellë një tjetër faturë të majme shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për tri vendime në favor të pronarëve, të cilëve nuk u është kthyer prona. Vlera e faturës është 12 milionë euro, ku përfshihet kompensimi për tokën truall në bazë të hartës së vlerës, dëmshpërblimi për pemët e mbjella, madje edhe pagesa e faturave të shpenzimeve gjyqësore. Ndërkohë tri javë më parë Strasburgu dha një vendim me faturë 10 mln euro në favor të pronarëve.

Vendimet

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në faqen zyrtare të saj publikoi dje 3 vendime, për të cilat pronarët që kanë kërkuar të drejtën e pronësisë që nga viti 1995 do të ndajnë në total 12 milionë euro. Bëhet fjalë për pretendimet e ngritura në çështjet “Aliçka kundër Shqipërisë”, “Karagjozi kundër Shqipërisë” dhe “Halimi kundër Shqipërisë”. Në rastin “Karagjozi” dhe të tjerët “kundër Shqipërisë”, fatura është rreth 6 milionë euro ku përfshihet dëmi pasuror dhe jopasuror si dhe 850 euro, plus çdo taksë që mund të jetë e tatueshme në lidhje me kostot dhe shpenzimet Në rastin “Aliçka” dhe të tjerë “kundër Shqipërisë” fatura i kalon 4 milionë euro. Ndërsa në rastin “Halimi kundër Shqipërisë” fatura është rreth 800 mijë euro.

Shumën më të madhe, qeveria shqiptare do ta paguajë për 21 ankimues të çështjes “Karagjozi”, të cilët në 28 korrik të vitit 2006 kanë depozituar ankesën për një sipërfaqe prej 640 mijë m² në zonën e Vlorës. Gjykata, pas shqyrtimit të çështjes, e cila qëndronte prej 10 vitesh atje, ka dhënë vendimin final që këtyre individëve të familjeve Karagjozi, Kokona, Halimi etj. t’u paguhet brenda 3 muajve shuma 5 milionë e 919 mijë euro. Për të gjitha rastet, pagesa duhet të kryhet brenda tre muajve nga marrja e vendimit, në rast të kundër nis aplikimi i kamatëvonesave.

Vendimi i gjykatës

Duke iu referuar konstatimeve të mëparshme për paditë në lidhje me çështjen e pronave kundër Shqipërisë, për të cilat qeveria shqiptare nuk ka dhënë argumente për zgjidhjen, gjykata konstaton se autoritetet vendëse kanë dështuar për një kohë të gjatë për të zbatuar vendimet e brendshme përfundimtare, sidomos për kompensimin, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e ankuesve, bazuar në nenin 6 pika i dhe në bazë të nenit 1 të protokollit nr. 1 të Konventës. Lidhur me shkeljen e pretenduar për nenin 6.1 të Konventës, që citon kohëzgjatjen e procedurave, për të cilët aplikantët kanë bërë ankesë, gjykata e cilëson si të drejtë të zbatueshme, duke mos e shqyrtuar atë më vete, por në tërësi. Aplikantët pretendojnë se ka pasur një shkelje të nenit 6.1 dhe 13 të Komisionit Evropian të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), si edhe të nenit 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës, për mosekzekutim të vendimit të formës së prerë të gjykatave kombëtare, të cilat u japin atyre kompensim të pronave.

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities dhe u etiketua me , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

2 mendime mbi “Fatura, 12 milionë euro, pagesa për 3 muaj

  1. Eshte nje miopi madje eshte nje nivel politik medioker kryesisht i Qeverise qe nuk arrin te kuptoje se prona e trasheguar i takon pronarit shekullor. Ai duhet te kuptoje se vetem ne Komunizem prona eshte e gjithe Shoqerise, ndersa ne Kapitalizem prona eshte e atij qe e blen ose e trashegon.Nese Kryeministri nuk mendon keshtu buxheti (parate e taxapaguesave), por edhe parate e marra borxh nuk do te mjaftojne per te shlyer pronaret per tokat qe shteti “i zgjuar” shqipetar u a mori pronareve dhe ja fali kooperativisteve te tjere dhe ata i lene djerr ( pa punuara). E thene Shqip eshte nje qendrim inatcor e i pakuptimt i qeverise qe Shtetin Shqipetar e ka futur ne kolaps dhe do ta rrenoje dite per dite .

  2. Vendimi i Strasburgut eshte lajm i mire per te gjithe pronaret qe po vuajne arbitraritetin e shtetit me pronat. Shteti do paguaj miljona euro per toka qe duhet te ishin kthyer , por nuk i kthehen se politikanet e kane kufizuar kthimin duke thene toke bujqesore , toke truall,livadh etj . Normalisht duhet te kompensohen vetem ato prona qe nuk mund ter kthehen se shfrytezohen per nevoja publike. Kryeministri, ministri i Drejtesise dhe gjithe politikanet duhet ta kuptojne se e kane shkelur tej mase me pronaret . Kam besimin se Vendimet e Gjykates se Strasburgut jane nje mundesi e sigurte qe pronaret ta fitojne te drejten e tyne dhe ta ndeshkojne Qeverine .
    Loro Stajka

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s