Koment i “Pronesi me Drejtësi” dhe “Bregdeti”
Ndersa ne 2013 Sali Berisha pranoi publikisht gabimin me pronat, pse Kryeministri Edi Rama po ecen sa me shpejt ne rrugen e anarkise se titujve te pronesise ? Ne 2013 Edi Rama deklaroi ne Vlore se prona do ti kthehet pronarit , por sot po ben te kunderten edhe pse e di shume mire se per tapite qe po shperndan, pronat nuk jane te Qeverise por kane pronaret qe presin zbatimin e Kushtetutes(kthim fizik). Kryeministri e di mire se çdo vendim Strasburgu per kompensim do te jete sipas çmimeve te vitit 2008. Kryeministri po shkel kushtetuten pasi nuk i ka ato prona te blera , te dhuruara apo te trasheguara dhe nuk duhet te imitoje ndarjen e tapive nga Enver Hoxha ne vitin 1946. Kryeministri po tallet me Gjykaten e Strasburgut, po thellon konfliktin social, dhe gropen financiare per buxhetin e shtetit pasi Strasburgu standardin e ka te percaktuar. A po e nxjerr Shqiperine ne ankand kryeministri Edi Rama ?
Lexo në Panorama, 3 prill 2016