Rilindja Demokratike, 23 mars 2016
Në mbledhjen e fundit qeveria bëri me dije se nga sot do të nisë kthimi fizik i pronave aty ku ajo është e lirë, si dhe do të zbatojë kompensimin e pronarëve me një fond prej 24 milionë dollarësh.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se janë në dispozicion dhe 23 mijë ha tokë bujqësore me të cilat do të bëhet kompensim fizik për ata që e kanë të zënë tokën. “Ky është ligji i pronave dhe vendimi i qeverisë, është oferta më serioze që ka deri më sot shteti shqiptar për shtresën e pronarëve që pa të drejtë quhen ish-pronarë”.
“Që nesër në orën 08:00 kur të fillojë punën agjencia e re e trajtimit të pronës fillon menjëherë kthimi fizik i pronës. Për të gjithë ata që kanë pasur pyetje apo shqetësime të ngritura nga debati politik i pavend, që nesër fillon kthimi fizik. Ku është prona e lirë ajo kthehet.
Që nesër fillojnë të zbatohen me përparësi 24 milionë dollarët e parë si fond për kompensimin e pronave të pronarëve. Që nesër është gati lëvrimi.
Së treti, janë 26 mijë vendime qytetarë, pronarë të Shqipërisë që janë dhënë deri më sot nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por që askush nuk ka çarë kokën se çfarë duhet të bëjë me të. Që nesër këto vendime fillojnë të vlerësohen dhe do të kenë një çmim. Për këtë gjë do të informohen publikisht dhe individualisht të gjithë poseduesit e këtyre vendimeve.
Që nesër 23 mijë hektarë tokë bujqësore të gatshme për t’u vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë dhe shteti dhe ligji u ka borxh t’u japë diçka dhe 23 mijë hektarë tokë janë gati.
11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar në vite në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nëpërmjet dosjeve për të marrë pronën e tyre, por që sot statusi i atyre dosjeve është asgjë ose i pluhrosur në harresë, që nesër fillon shkundja e pluhurit, trajtimi dhe analiza e tyre me përgjegjësi publike.
Do të kenë informacion zyrtar që nesër.
Të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për të kërkuar pronën e tyre janë të lutur që sot të paraqesin një kërkesë me dy letra nga 30 që kanë qenë.
Një dokument origjine dhe një hartë të pretenduar se ku gjendet prona. Në momentin që paraqiten letrat me kërkesën është barra e agjencisë të verifikojë atë që është bërë deri më sot”, tha ministri Manjani.
Sipas tij të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje që sot fillon kthimi i parave të pronës së zënë për fat të keq ende në masën 70%, “kaq para kemi mbledh, mbesim me angazhimin që 30% të jetë i mbyllshëm ose i sqarueshëm deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, por në varësi të procesit të legalizimit edhe më shpejt mund të jetë e arritshme”.
z.Minister, pse genjeni? Pas deklarates per shtyp disa nga ne u ulem dhe i lexuam Vendimet ne fjale. TERMI “KTHIM” , NUK EKZISTON FARE, SIC NUK EKZISTON AS EDHE NE LIGJIN E RI. Pra keto deklarata ku i bazoni? Nga i gjetet? Pse nuk thoni te verteten? Vendimet jane dokumente publike, si eshte e mundur qe genjeni qytetaret ne kete menyre? Ju bej thirrje te gjithe pronareve te jene shume te kujdesshem, sepse nje aplikim sipas ligjit te ri – dhe derisa ai te shpallet antikushtetus- mund te kete pasoja shume negative. Kini kujdes cfare dokumentesh nenshkruani dhe me cfare kushtesh bini dakord. Ligji 133//2015 eshte me skandalozi qe eshte votuar deri sot. Nuk ka kthim, vetem kompensim, i cili do jete shume here me i vogel ne krahasim me vleren e prones se grabitur dhe qe nuk merr fare parasyth fitimin e humbur e ketyre 50 viteve. Pra te jeni shume te kujdesshem ne marredheniet tuaja me shtetin me skandaloz te kontinentit…
Zoti Minister Manjani, Nxitimi i Qeverise per te zbatuar Ligjin e ri “Per trajtimin dhe kompensimin e Prones” qe tashme eshte ne tavolinen e Gjykates Kushtetuese” nuk eshte Bujari apo korrektese ndaj pronareve, por eshte nje presion direkt ndaj Gjykates Kushtetues qe deri me sot ka treguar se eshte nje Gjykate politike e zgjedhur nga Politika e nene e urdherat e politikes. Por njeheresh indirekt doni ti beni presion edhe GJEDNJ ne Strasburg se gjoja tashme ne Qeveria Shqipetare po i Kompensojme Pronaret. Te lutem qe te publikoni se ku i keni keto mijera ha toke qe ti dije Populli. Faktikisht ato jane tokat e refuzuara nga Pseudo pronaret qe fabrikoi Politika me ligjin 7501 , sepse ata i duan jo vetem falas, por edhe toka cilesore ! Meqenese paski ca toka ne pronaret ju themi qe keto toka ja u falni pseudopronareve, ndersa neve na jepni pronen tone. Zoti Manjani mos u ndotni me strategjite e pista , delirante e te papergjegjeshme te disa kryepolitikaneve qe do pergjigjen nje dite para popullit.