Qeveria Shqipëtare në darën e Gjobave nga Strasburgu

Botuar në Gazetën Telegraf, 25 mars 2016

Seri Allushi, Pronar autokton , Dukat, Vlore,

Kush gabon: Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që len në fuqi ligjin antikushtetues 7501 apo GJEDNJ në Strasburg, që i jep të drejtën e pronës pronarëve qe e trashegojne?

“Për shkak të ligjit 7501, I cili është në kundërshtim me Kushtetutën , por edhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për Pronën, mijëra pronarëve u është mohuar e drejta e pronës dhe për këtë shkak deri më sot janë vrarë me njëri tjetërin mbi 8000 Shqipëtarë. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese e ngarkuar ligjërisht për mbrojtjen e Kushtetutës nuk ndërhynë.për zgjidhjen e këtij ngërci. Në këto kushte pronarët trashëgimtarë të pronave në shekuj I drejtohen për drejtësi Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Por, pse duhet që pronarët Shqipëtarë ta gjejnë të drejtën e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg ? Pse Gjykata Kushtetuese nuk u jep pronarëve të drejtën sipas Kushtetutës dhe Konventës Europiane për Pronën e ratifikuar nga Kuvendi I Shqipërisë ?, Kush gabon në këtë rast me dhënien e së drejtës së pronës Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që len në fuqi ligjin antikushtetues 7501 apo GJEDNJ në Strasburg, e cila vetëm me një vendim të diteve të fundit e dënon Shtetin Shqipëtar të paguaj 10,7 milionë euro për çështjen e pronave ? . Është kjo gjobitje e radhës arësyeja që Qeveria Shqipëtare u mblodh sot me urgjencë dhe publikoi se do të shpërndaje si kompensim një sasi toke fizike e një shumë të hollash, ndërkohë që ligji përkatës është kundërshtuar nga grupet e interesit dhe nga Presidenti I Republikës dhe është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për tu anulluar’.

Për shtetin me të varfër në Europë, 10.7 milionë Euro janë një shumë e madhe, sepse janë para të marra borxh nëpër botë ose të grumbulluara nga taxapaguesit shqipetarë. Kjo shumë do të paguhet si gjobë në vënd që të përdoren për përmirësimin e jetës së Shqipëtarëve te varfër që po ikin përditë nëpër botë ! Kjo është një gjobë që Shteti shqipëtar me një ligj absurd ka gjobitur vetveten, sepse pasi ratifikoi në Kuvënd Konventën Europiane të të drejtave të njeriut për pronën , si dhe pasi miratoi me Referendum kushtetutën e Republikës, sipas të cilave prona duhej tu kthëhej pronarëve që e trashëgonin, për cudi dhe korrupsion nxori ligjin 7501 dhe tokën e ndau me parimin komunist, sipas frymëve të populates qe banonte ne fshat !. Kjo nuk ishte nje reformë sociale,sic kërkojnë të justifikohen ata që drejtojnë politikën Shqipëtare, sepse sipërfaqja e tokës bujqësore në vitin 1990 ishte dyfishuar ( 700 mijë Ha kundrejt 390 mijë qe ishte ne vitin 1945), por ishte nje mendesi komuniste qe me pas do ushqente korrupsionin. Megjithëse ka vite që Europa dhe DASH i rekomandojnë Qeverisë dhe ligjvënësve Shqipëtare që ta zgjidhë këtë paradox me pronën, Qeveria, sajon lloje lloje zgjidhjesh absurde dhe për kokëfortësi, për vota dhe për korrupsion , nuk e zgjidh. Prandaj GJEDNJ Strasburg pervec disa milionave Euro gjobë te mëparëshme, së fundi, i vendos edhe 10.7 mln Euro të tjera dhe kjo vetëm për 6 dosje. Por në Strasburg janë edhe mbi 400 dosje të tjera që janë pranuar dhe presin te gjykohen e do të shkojnë edhe mijëra dosje të tjera për gjykim dhe detyrimet e gjobat do shkojnë në miliarda.“ Për tetë çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t’i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Në një raport të posaçëm për Shqipërinë, FMN deklaron se “pretendimet për kompesimin e ish-pronarëve janë sa 70% e Prodhimit Kombëtar te Shqiperise, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 8 miliardë euro”. Rrjedhimisht shtetit shqipëtar do ti duhet të shesë përvec fushave dhe maleve edhe detin për të shlyer MOSZBATIMIN E KUSHTETUTËS për kthimin e pronave pronarëve që I trashëgojnë.

Gjykata Kushtetuese ka sot në tavolinë kundërshtimin e Ligjit të prodhuar e miratuar nga Qeveria e Kuvëndi i Shqipërisë, “Për trajtimin dhe kompensimin e Pronës”, i cili jo vetëm nuk zgjidh asgjë, por e fut problemin e kthimit të pronës në një rrugë pa krye, popullin e fut në vllavrasje , shtetin e zhyt në gjoba e borxhe- Pra është një ligj turpi i atyre që e ideuan dhe e miratuan. Prandaj i bëjmë thirrje që për hir të së drejtës legjitime të pronarëve të vërtetë e të brezave paraardhës të tyre, për hir të së ardhmes së shtetit e të popullit Shqipëtar, Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë cështjen me përgjegjësi Juridike, duke injoruar ndërhyrjet e drejtuesave aventurjere të politikës Shqipetare dhe duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare për pronën dhe neneve përkatëse të kushtetutës dhe ti japin fund kësaj maskarade 25 vjecare.

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s