Botuar në Gazetën Shqiptare, 18 mars 2016
Nga Ornela Manjani*
Qeveria shqiptare duhet të paguajë brenda tre muajve, deri në 17 qershor, 10.7 milionë euro për kompensimin e gjashtë dosjeve pronarësh që kanë fituar të drejtën e kompensimit nga Gjykata e Strasburgut. Vendimi është marrë dje nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, që dënoi shtetin shqiptar me një shumë prej 10 mln e 700 mijë euro. Vendimi është në favor të dosjes “Rista kundër Shqipërisë”, ku përfshihen shtatë çështje, gjashtë prej të cilave janë gjetur brenda afateve me konform ligjeve dhe konventave që zbatohen nga Strasburgu për rastet mbi të drejtën e pronës.
Ankimimi
Gjashtë dosjet me 57 përfitues, pronarë e trashëgimtarë të tyre, janë depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për mosekzekutimin e vendimeve për kompensim të pronës, të cilat janë dhënë në favor të tyre në periudha të ndryshme nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Sipas vendimit, ku përfshihen 7 çështje, Gjykata Europiane ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë në favor të pronarëve një shpërblim, që kap shumën prej 10 milionë e 700 mijë euro. Ky shpërblim duhet të ekzekutohet nga qeveria shqiptare brenda një periudhe tremujore dhe me kalimin e këtij afati, për vonesën e ekzekutimit paguhen penalitete.
Vendimi
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut mban datën 17 mars. “Duke iu referuar konstatimeve të mëparshme për paditë në lidhje me çështjen e pronave, kundër Shqipërisë, për të cilat qeveria shqiptare nuk ka dhënë argumente për zgjidhjen, gjykata konstaton se autoritetet vendëse kanë dështuar për një kohë të gjatë për të zbatuar vendimet e brendshme përfundimtare, sidomos për kompensimin, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e ankuesve, bazuar në nenin 6 pika i dhe në bazë të nenit 1 të protokollit nr. 1 të konventës”, thuhet në vendim. Sipas vendimit, gjykata i shpall aplikimet për shkelje të nenit 6(1) dhe nenit 13 të Konventës dhe nenin 1 të protokollit nr.1, lidhur me zbatimin e vendimit të formës së prerë të gjykatave kombëtare, si edhe për kohëzgjatjen e procedurave, të pranueshme dhe pjesën tjetër të aplikimit të papranueshme. “Gjithashtu, ajo shprehet se ka pasur një shkelje të nenit 6(1) dhe nenit 13 të KEDNJ dhe të nenit 1 të protokollit nr.1. Për më tepër, gjykata shton se nuk është e nevojshme që të shqyrtohet kërkesa për tejzgjatje të procesit në kuadrin e nenit 6(1). Veçanërisht GJEDNJ vendos se shteti në shkelje duhet të sigurohet që ka një zbatim të vendimeve të formës së prerë të gjykatave kombëtare, se shteti duhet t’u paguajë aplikantëve përkatës shumën e vendosur nga gjykata brenda 3 muajve, si edhe çdo taksë tjetër që lidhet me konvertimin e shumës në monedhën vendëse, gjithashtu vendos një interes të ulët sipas Bankës Qendrore Europiane, nëse shpërblimi i vendosur nga gjykata nuk jepet brenda 3 muajve”, thuhet në vendimin e Strasburgut.
Link tek Gjykata e Strasburgut: Vendimi Rista etj. kundër Shqipërisë është publikuar në anglisht
10.7 milione Euro gjobe per nje shtet me te varferin ne Europe . Jane para te marra borxh neper bote ose te grumbulluara nga taxapaguesit shqipetare , qe do paguhen si gjobe ne vend qe te perdoren per permiresimin e jetes se Shqipetareve te varfer qe po ikin perdite neper bote derisa ketu te mbeten vetem politikanet ……….! Kjo eshte nje gjobe qe Shteti shqipetar me nje ligj absurd ka gjobitur vetveten, sepse pasi ratifikoi ne Kuvend Konventen Europiane te te drejtave te njeriut per pronen , si dhe pasi miratoi me Referendum kushtetuten e Republikes, sipas te cilave prona duhej tu kthehej pronareve qe e trashegonin, per cudi dhe injorance nxori ligjin 7501 dhe token e ndau komunisteshe sipas frymeve te popullates. Megjithese ka vite qe Europa dhe DASH i rekomandojne Qeverise dhe ligjvenesve Shqipetare qe ta zgjidhe kete paradox ata, Qeveria, sajon lloje lloje zgjidhjesh absurde dhe per kokefortesi, per vota dhe per korrupsion , nuk e zgjidh. Prandaj GJEDNJ Strasburg pervec disa milianave Euro gjobe te mepareshme, se fundi, i vendos edhe 10.7 mln Euro te tjera dhe kjo vetem per 6 dosje, por atje ne Strasburg jane edhe 400 dosje te tjera qe presin te gjykohen si dhe do te shkojne edhe mijera dosje te tjera per gjykim dhe gjobat do shkojne ne dhjetra milioneshe e per rrjedhoje shtetit shqipetar do ti duhet te shese pervec fushave dhe maleve edhe detin per te shlyer budallallikun dhe injorancen e tyre.
Gjykata Kushtetuese ka sot ne tavoline kundershtimin e Ligjit te prodhuar e miratuar nga Qeveria e Kuvendi i Shqiperise, “Per trajtimin dhe kompensimin e Prones”, i cili jo vetem nuk zgjidh asgje, por e fut problemin e kthimit te prones ne nje rruge pa krye e popullin e fut ne vllavrasje , shtetin e zhyt ne gjoba e borxhe- Pra eshte nje ligj turpi i atyre qe e ideuan dhe e miratuan. Prandaj i bejme thirrje qe per hir te se drejtes legjitime te pronareve te vertete e te brezave paraardhes te tyre, per hir te se ardhmes se shtetit e te popullit Shqipetar, Gjykata Kushtetuese te shqyrtoje ceshtjen me pergjegjesi Juridike, duke injoruar nderhyrjet e drejtuesave aventurjere te politikes Shqipetare dhe ti referohen te drejtes nderkombetare per pronen dhe neneve 41, 42, dhe 181 te kushtetutes dhe ti japin fund kesaj maskarade.