Kishat e xhamitë, zgjidhet problemi i ndërtimeve pa leje

Botuar në Gazetën Shekulli, 10 mars 2014

Artan Lame dhe Sonila Qato

Temat Kryesore

  • Dy institucionet përgjegjëse për trajtimin e pronave do të shqyrtojnë dhe zgjidhin dosjet problematike të objekteve fetare brenda 3 viteve

Nga Neritan Gjergo

Komunitet fetare do t’i dorëzojnë ALUZINI-t dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave evidencat e sakta mbi pronat e tyre në të gjithë vendin, para dhe gjatë sistemit komunist. Situata në Shqipëri për trojet që i përkasin komuniteteve fetare është problematike, për arsye se gjatë periudhës së komunizmit dhe në vitet e tranzicionit mbi këto toka janë ndërtuar objekte banimi pa pasur një leje ndërtimi. Por, një gjë e tillë pritet të marrë fund pasi përmes një bashkëpunimi mes ALUIZNI-t dhe Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nën administrimin e së cilës do të ngrihet edhe një njësi e posaçme për trajtimin e 236 dosjeve të komuniteteve fetare.

172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë gjatë 23 viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit për to. Në një takim të zhvilluar dje me temë “të drejtat e pronësisë të komuniteteve fetare në vend”, drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato tha se brenda 3 viteve, procesi do marrë fund.

“Një njësi, le të themi administrative, do të trajtojë vetëm dosjet apo kërkesat për njohje pronësie të paraqitura nga ana e komuniteteve fetare. Këtij procesi të tejzgjatur 25-vjeçar duhet t’i vijë fundi brenda një mandati 3-vjeçar, ashtu sikurse e parashikon ligji i ri ku numrin më të madh të kërkesave për njohje pronësie e ka komuniteti mysliman”, u shpreh Qato. Ndërkohë, kreu i ALUZNI-t, Artan Lame fajësoi qeveritë e kaluara për situatën e krijuar nga ndërtimet pa leje të objekteve fetare. “Vetë komunitetet fetare kanë ndërtuar pa leje në mënyrë masive, domethënë, për sa i takon përqindjes së tyre në raport me popullsinë, po aq kanë ndërtuar si gjithë pjesa tjetër e popullsisë pa leje, ndërkohë organizmat shtetërore kanë qenë në shumë raste shumë të paafta t’i pajisin me leje paraprakisht. Në 10 vite janë legalizuar 30 objekte fetare. Të identifikuara kemi 957 objekte kulti që kanë bërë vetëdeklarim për t’u legalizuar. Ka një numër objektesh fetare të padeklaruara”, tha ai.

 

Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s