PSE REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË NË RRUGË TË GABUAR

Botuar në Gazetën Dielli, 17 Jan 2016

LETËR PUBLIKE DREJTUESVE TË POLITIKËS DHE TË SHTETIT SHQIPTAR

NGA LORO STAJKA-SHBA

1 Envelope

Duke uruar që ta keni të sinqertë dëshirën për të bërë shtet dhe nuk ju mungon partiotizmi, ju drejtohem nëpërmjet kësaj letre të hapur. Quhem Loro Stajka,jam nga Shiroka, jetoj prej ma shumë se 50 vjet me familjen time në SHBA, por ndjek me vëmendje zhvillimet e politikës në Shqipëri. Lidhur me dështimin e marrëveshjes ndërmjet PS dhe PD për problemin e reformës në drejtësi, gazeta Shqiptare dhe gazeta Shqip e dates 16 Janar 2016 ka publikuar mendimin e z. Pandeli Majko, që mbështet mendimin e Kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen nëpërmjet referendumit. Në pamje të parë kjo duket shumë mirë por thelbi i problemit dhe i kundërshtimeve duket se është të mbrohet me çdo kusht korrupsioni pushtetar. Në rradhë të parë i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, ministrit të Drejtësisë zotit Ylli Manjani, zotit Pandeli Majko dhe të gjithë drejtuesve të politikës dhe të shtetit Shqiptar, për të ju thënë troç se si të majtë dhe të djathtë po nuk korigjuat gabimet me pronat, jeni ju që po shkatëroni Shqipërinë. Ju keni 25 vjet që po flisni për drejtësi, për të drejta të njeriut, për Kushtetutë dhe shtet ligjor por jeni në rrugë të gabuar. Ju nuk keni vullnetin ti analizoni mendimet nga populli dhe kufizoni lirinë e medias. Unë jam i djathtë, por me konceptet perendimore. Ishte regjimi i diktaturës ai që më detyroi të arratisem nga vendi im dhe për këtë, pa gjyq dhe vetëm me urdhër të Komitetit të partisë më kanë sekuestruar shtëpinë në Shirokë dhe oborin rreth shtëpisë, por i atillë ishte ai sistem. Por nuk mund te justifikoj pse ky mentalitet antikombtar vazhdon edhe sot e kesaj dite.

Jam i interesuar veçanërisht për problemin e pronave të konfiskuara nga diktatura që pas vitit 1991, pasqyrojnë anarki postkomuniste, shumë ma të damshme dhe antisociale se konfiskimi komuniste që për 25 vjet po rëndon mbi familjen time dhe për shumë familje të tjera shqiptare. Si mund të flisni për demokraci ju deputetët që keni 25 vjet që nuk doni ta zgjidhni problemin e pronës. E keqja eshte se pas vitit 1991, ju deputetët që populli ju ka votuar për të drejtuar Shtetin, po vazhdoni në po atë mentalitet të gabuar dhe po bëni punën e agjensive antishqiptare, po shkatërroni themelet e shtetit, njëlloj si specialistët që dërgoi Jugosllavia për ta sabotuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare . Çfarë emri ka sistemi që ju keni krijuar në këto 25 vjet kur Shteti nuk zbaton kushtetutën, kur gjykata nuk zbaton as ligj e as Kushtetutë . Nuk e kuptoj pse unë duhet të baj gjyq për të rimarrë posedimin e pronës që ma ka grabit Shteti, pse u dashka që gjykata të marri vendimin për të kthyer pronën time, kur shteti i ka të gjitha dokumentat se çfarë më kanë sekuestruar pa vendim gjyqi. Mjafton që të analizoni vendimin e Gjykatës Shkodër ku gjyqtari që duhet të japi drejtësi sipas ligjit, në kundërshtim me sa përcaktohet qartë në dokumentin e sekuestrimit, në Vendimin në emër të Drejtësisë dhe Shtetit ma kthen shtëpinë por nuk ma kthen oborrin për rreth saj. Avokati im mbrojtës në ujdi me gjyqtarin, ka heshtur dhe nuk e ka kundërshtuar vendimin, sikur nuk din me i lexu dokumentat. Këtë allishverish dhe absurditet ku gjyqtari e ka formuluar vendimet sipas porosive që ka marrë, unë e kam kap me vonesë pasi jetoj kryesisht në SHBA. Kështu mua më duhet një elikopter per të hyre në shtëpi nga çatia kur të kthehem në Shtëpi, ose të strehohem persëri në hotele. Por ju pyes A ka filtra per këta gjyqtarë që abuzojnë në mënyrë kaq flagrante ? Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrit i kam shkruar disa herë për problemin e pronës time, por ata nuk kanë vepruar. Në këto kushte ju pyes publikisht: A mund të flitet për drejtësi atje ku gjyqtari dhe avokati mbrojtës i lexojnë keq dokumentat dhe nuk zbatojnë ligjin. Në Shqipëri ka shumë njerëz të ndershëm në të gjitha nivelet e jetës, por ata kanë frikë të flasin se i heqin nga puna. Këtë e kuptoj dhe më vjen keq për disa nga kryeredaktorët e gazetave, që kanë frikë ti botojnë shkrimet kritike që ju kam nis. Po nuk ja nisët me pronën e grabitun, ju jeni të dështuar dhe nuk mund të flisni për reformë në drejtësi sepse sistemi vetëm emrin ka drejtësi sepse brendine e ka horrllek, që mbron kastën e politikanëve që pasunohen me allishverishe dhe abuzime.
Për ju që drejtoni shtetin Shqiptar, si dhe për ambasadorët e BE, të Gjermanisë dhe SHBA që përpiqen të ndihmojnë, Unë si qytetar i thjeshtë, që mendoj si shqiptar për të mirën e vendit dhe të popullit tim, ju adresoj këtë kërkesë publike, duke theksuar se nëse doni zgjidhjen e problemit të pronës, vizitoni faqen e internetit të pronarëve, ku do të gjeni letrat e shumë pronarëve të tjerë dhe ma me randësi aty do të gjeni edhe zgjidhjen që ju ka ofruar Shoqata Pronësi me Drejtësi. Gjej rastin të falenderoj ata intelektuale shqiptarë që kanë hapur faqen e internetit të Shoqatës http://www.defendingproperty.com ku gjej shumë informacion. Kjo faqe interneti sqaron ma së miri çdo drejtues shteti dhe çdo politikan që kërkon të punojë për të mirën e demokracisë, të popullit dhe vendit të tij.
Po përsëris disa gazetarë që theksojnë se burim i të gjitha të këqijave për popullin janë deputetët që pas vitit 1991 miratuan për pronat ligje antikushtetuese dhe nuk po reagojnë për ti korigjuar ato edhe kur zgjidhja ju jepet e gatëshme. Mendoj se ju të majtët keni gabuar rendë duke kaluar çdo kufi në dhjetor 2015, kur miratuat ligjin për pronat duke pretenduar se me atë ligj do zgjdhet përfundimisht problemi i pronës. Ata që e kanë përgatit këtë ligj, kërkojnë të justifikojnë të gjitha veprimet e paligjëshme të Shtetit dhe të individëve për 25 vjet. Kjo është jo vetëm antidemokratike por hellësisht antinjerëzore dhe antishqiptare dhe pasojat bien mbi popullin. Ju e keni deklaruar me gojën tuaj në Kuvend se shqiptarët janë në konflikt me njëri tjetrin dhe vriten me njëri tjetrin për pronën. Ju lutem ta deklaroni sa është numuri i saktë i të vrarëve dhe kur do marri fund vëllavrasja dhe ky genocid. Mua më çudit fakti se si ju arrini ta mashtroni edhe opinionin ndërkombëtar. Ju të majtë a të djathtë nuk mund të keni sukses për reformën në drejtësi nëse nuk analizoni kërkesat e kushtetutës dhe propozimin ose alternativeën e pronarëve për problemin e ligjit të pronës. Me siguri që për ambassadorët është absurde kur Kuvendi shkel Kushtetutën, duke miratuar ligj që në vend të kthimit fizik të pronës së grabitur, pronarit të ligjshëm i kthehet fizikisht ndonjë pjesë brenda pronës së tij të njohur, përkundrejt disa formulave mashtruese, ndërsa pronën e tij e trajtojnë dhe e perfitojne ata deputetë që u futën në politikë për tu pasuruar. Nëse doni të bëni një veprim efektiv për dekriminalizimin e Kuvendit dhe pastaj të shtetit duhet të filloni me pronën tek i zoti, se kjo është themeli i shtetit dhe i demokracisë. Për sa kohë Kuvendi nuk bën një ligj me të cilin Shteti kthen pronën e grabitur tek i zoti, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, por vjedhje prej klaneve që sigurojnë pushtetin. Ju po përdorni fjalët legalizim, zona informale, ndërtime informale etj. Raste të veçanta mund të ketë por kur ato inkludohen nënë ligje dhe vendime qeverie, kjo asht nji nga mënyrat për vjedhje të mbrojtur me ligj. Në këto 25 vjet ju vetëm sa keni ndryshuar fasadën por me pronën e keni perkeqësu thelbin e sistemit sllavokumunist. Tradhëtia dhe prona nuk falen për interesa të politikanëve. Nuk e njoh personin por jam i bindur se drejtori i ALUIZNit Artan Lame, kur firmos dhe legalizon ndërtimet pa leje të bëra në tokën e tjetrit, e kupton se çfarë dertyre po kryen. Ai e kupton shumë mirë se çfarë Agjensie po drejton dhe se çfarë njolle i vendos fytyrës dhe familjes së tij, me këtë veprimtari që shkel çdo nen të Kushteturës. Mendoj se dorëheqja dhe arsyetimi publik i tij, mund ta shlyente dhe lehtësonte diçka nga barra që ka. Eshtë turp dhe nuk mund të ketë demokraci kur Shteti favorizon shkelësin e ligjit. Në mbyllje ju kujtoj se Mark Twain ka thanë “No man’s life, liberty, or property is safe while the legislature is in session”.. Por këto 25 vjet ju me bindjet tuaja të gabume po bani mbi atë popull, atë që nuk e ka ba asnji armik i tij.
Besoj në kthjellimin tuaj, për respektin dhe detyrimin për të zbatuar Kushtetutën.
Me respekt
Loro Stajka

 

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua me , , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Një mendim mbi “PSE REFORMA NË DREJTËSI ËSHTË NË RRUGË TË GABUAR

  1. Seri Allushi,
    Drejtuesit e Shtetit e te politikes Pozite dhe Opozite pergjigjes te padiskutueshem dhe te vetemit per situaten jo vetem qe qindra mije kerkesa te pronareve nuk i perfillin e nuk bejne drejtesi sipas kushtetutes, por nuk duan te ndegjojne se cfare u thone edhe Institucionet prestigjoze nderkombetare FMN dhe GJEDNJ ne Strasburg, per rrezikun e falimentimit te Shtetit nga fatura e kompensimit te Pronave. Realisht stuata eshte identike si ne vitin 1996-97 me Piramidat, por populli ja ktheu patkojte qeverise Berisha dhe pasojat dihen . Edhe sot treshja Rama – Meta – Berisha kane gjithe te drejten e gjithe mundesite qe ta zgjidhin kthimin e prones dhe pa pasoja sociale, por keta kerkojne ta imponojne zgjidhjen ne rruge anti demokratike pa perfillur te drejten nderkombetare e pa zbatuar kushtetuten per pronen. Keta zoterinj kerkojne te bejne reforme ne drejtesi duke u marre me emerat e gjyqetareve e te prekuroreve e duke synuar kapjen e ketyre institucioneve, por ne u themi se reforma ne drejtesi behet duke bere vete Shteti drejtesi pra reforma ne drejtesi behet duke nisur nga zbatimi i kushtetutes e nga kthimi i prones qe eshte themeli i Demokracise. Populli e ka te qarte se gjithe te zezat i vijne vetem nga Klasa Politike e drejtuesit e saj , te cilet duhet te reagojne sa nuk eshte von.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s