Informacionet e mëposhtme në shpip janë publikuar në këtë faqe të Gjykatës së Strasburgut: http://www.echr.coe.int/Pages/home.aspx?p=applicants/sqi&c
Neni 47 i Rregullores së Gjykatës, i cili përcakton kushtet për t’iu drejtuar Gjykatës dhe për depozitimin e një ankimi të plotë dhe të vlefshëm, është ndryshuar më 1 Janar 2016. Ndryshimet janë të vogla dhe janë përshkruar në detaje në njoftimin për shtyp të nxjerrë nga Gjykata më 1 Dhjetor 2015.
Pas ndryshimeve, të gjitha dokumentet përkatëse duke përfshirë formularin e ankimit dhe Shënimet mbi plotësimin e formularit të ankimit janë përditësuar. Ankuesit dhe përfaqësuesit e tyre duhet të përdorin versionin e tanishëm të formularit të ankimit. Formularët e vjetër të ankimit, të cilët kanë qenë në përdorim prej 1 Janarit 2014 dhe që janë dërguar në Gjykatë përpara 1 Janarit 2016 do të vazhdojnë të pranohen nëse janë në përputhje me kërkesat e Nenit 47.