Legalizimet në bregdet, procedurat për lejet

Botuar në Ballkanweb, 13 dhjetor 2015

Nga: Ornela Manjani

Mosazhurnimi i pasurive nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe mungesa e planeve rregulluese pengojnë dhënien e lejeve të legalizimit në zonat bregdetare. Në qytetin e Sarandës, ku janë shpërndarë shumë pak leje legalizimi, pritet miratimi i masterplanit për zhvillimin e zonës, i cili duket se po mban “peng” procesin e pajisjes me leje legalizimi për ndërtimet pa leje. Ndërkohë, në zonat e mbrojtura në Sarandë është ndërtuar në 1.000 raste pa leje, dhe ndërtuesit kanë vetëdeklaruar e janë në pritje të miratimit të planit urbanistik nga ana e pushtetit vendor për të vijuar me procesin e legalizimeve. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, drejtoresha e ALUIZNI-t për Sarandën, Otida Cama, shpjegon procedurat që do të ndiqen për legalizimet në zonën bregdetare dhe zonat e mbrojtura.
Sa është numri i vetëdeklarimeve për ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura në Sarandë?
Numri i vetëdeklarimeve që nga viti 2006 dhe deri tani është afërsisht 1.000 ndërtime pa leje.
Cilat zona mbulon Drejtoria e ALUIZNI-t Sarandë?
Shtrirja gjeografike e Drejtorisë së ALUIZNI-t Sarandë është që nga Bashkia Konispol e deri në Fterr e Çorap, fshatra të Bashkisë Himarë.
Cilat janë zonat e mbrojtura që mbulon drejtoria juaj?
Zonat e mbrojtura janë: Syri i Kaltër, Parku i Butrintit, fshati Manastir në afërsi të Manastirit të Shën Gjergjit, zonat arkeologjike në qendër të qytetit. Por edhe në shtrirje më të gjerë, në Bashkitë Sarandë e Finiq. Do zbatohet ligji i legalizimeve për ndërtimet në këto zona.
Si po vijon procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare?
Në bregdet, duke qenë se jemi në pritje të planeve rregulluese, edhe procesi i legalizimit është në pritje.
Sa leje legalizimi për ndërtimet pa leje janë dhënë deri tani?
Deri tani, nga Drejtoria e ALUIZNI-t janë dhënë 2-3, në rastet kur parcela ndërtimore ka qenë me certifikatë pronësie.
Pse ka ecur kaq ngadalë procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit?
Bregdeti, me përjashtim të fshatit Borsh, pjesa tjetër është e paazhurnuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ka problematika me trojet në këto zona, e deri në zgjidhjen e tyre ne mundohemi ta trajtojmë situatën me delikatesë. Pra, edhe mosazhurnimi i zonës, edhe mungesa e planeve rregulluese pengojnë dhënien e lejeve të legalizimit në këto zona. Jemi në pritje të masterplanit.

 

Ky zë u postua te Albanian Authorities dhe u etiketua si , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s