APEL PUBLIK TË GJITHË DEPUTETEVE TE KUVENDIT TE SHQIPËRISË

1 Kuvendi shqiperise

Nga Loro Stajka- Fredericksburg,USA/
Zotëri deputetë,/
Quhem Loro Stajka. Jam nga Shiroka e Shkodres, por i deryruar nga represioni i diktaturës sllavokomuniste jam detyruar të arratisem dhe jetoj në SHBA qysh prej vitit 1957. Prej 23 vjetësh po përplasem me korrupsionin me pronat që të më kthehet prona që më grabiti diktatura, por nuk po ju drejtohem per pronën time, por për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar  dhe rruga me të cilën Kryeministri Edi Rama  po kërkon të sakrifikojë Shqipërinë, të  justifikojë këtë aferë antikombëtare  duke  kërkuar në Kuvend për ta miratuar si ligj , këtë djallëzi që ai e quan zgjidhje të problemit të pronave.

Janë të shumtë artikujt e botuar në media por unë po i referohem artikullit te dated 30 Nendor botuar në gazeten “Telegraf” me titull”Projektligji i ri i Pronave i shërben vetëm oligarkisë Politike” që i drejtohet avokatit të Shtetit por ai shkrim zberthen plotësisht rrugën e gabuar të Qeverisë. Prej artikujve të shumtë të botuar në gazetën Shqip, i referohem shkrimit të botuar me datën 1 Dhjetor 2015 me titull “Argumenti i Qeverisë, Ska më ish-pronarë, vendosim një afat kohor për mbylljen e procesit” që I referohet justifikimeve demagogjike të Kryeministrit Edi Rama për projektligjin.  Ky draft është votuar nga 8 prej 11 deputetëve që nevoiten për të plotësuar kuorumin e  nevojshëm , është turp për drejtësinë pasi tenton të bëjë një përligjie e hajnisë, shumë më të keqe se shtetëzimi komunist I Enver Hoxhës. Ky ligj e nxjerr Shqipërinë ne treg,  jugun e Shqipëris  ja fal Greqisë dhe pjesën tjetër të vendit e zhyt në anarki dhe korrupsion. Dëshira e atyre që duan këtë ligj ta miratojnë si zgjidhje ngjan si dy pika uji me ato që po ndodhin në  Kosovë. Zotëri Deputetë, lidhur me këtë ligj , jeni të lutun ti referoheni veç të dhënave të tjera këtyre dy shkrimeve në Telegraf dhe Shqip  dhe nëse  ky projektligj kaq djallëzor nuk do të tërhiqet nga Qeveria por do të paraqitet para jush , që ta votoni atë,  ju baj kët APEL PUBLIK, që ta refuzoni kategorikisht pasi pavarësisht nga detyrimet partiake që keni apo interesa të tjera, në rradhë të parë jeni betuar se do zbatoni Kushtetutën dhe do ti shërbeni Atdheut. Nëse do votoni këtë draft, që shqiptarëve në vend të pronës së grabitur ti jepni  ca dollarë  ju do të  bëheni pjesë e tradhëtisë kombëtare. As të parët tuaj, fëmijët tuaj dhe as historia nuk do t’ju falin

Besoj në respektin dhe detyrimin tuaj për të zbatuar Kushtetutën

Me  respekt

Loro Stajka

Fredericksburg,USA

 

Ky zë u postua te Uncategorized dhe u etiketua si nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

1 mendim mbi “APEL PUBLIK TË GJITHË DEPUTETEVE TE KUVENDIT TE SHQIPËRISË

  1. TE LUMTE DORA JU NUK KENI BERE GJE TJETER VEC DETYRES SI NJE PATRIOT I VERTETE DHE BIRE I KETIJ POPULLI TE SHUME VUAJTUR JU UROJ GJITH TE MIRAT DHE ME NJE SHQIPERI TE LIRE E PA HAJNA E LEGENA QE HERET A VONE DOTIA TREGOJME VENDIN………….!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s