U merrte para qytetarëve, në gjyq dosja ndaj zyrtarit të hipotekës

Botuar në Gazetën Shqip, 30 nëntor 2015

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën kundër shtetasit Artan Tushe, ish-Shef i zonës nr.1 të Hipotekës Tiranë, i akuzuar për “korrupsion pasiv…” dhe “shpërdorim detyre…”. Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas u merrte para qytetarëve të ndryshëm për veprime administrative që i kishte për detyrë t’i kryente.  Pas veprimeve të para procedurale, ndaj tij u vendos nga gjykata e rrethit Tiranë masa e sigurisë “arrest në burg”. Kjo masë u zbut në Gjykatën e Apelit Tiranë, në “arrest në shtëpi”. Por, pas rekursit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme arriti të bindi Gjykatën e Lartë për të rikthyer sërish masën e sigurisë “arrest në burg”.

Njëkohësisht me rikthimin e masë së sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Lartë, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe dërgoi kërkesën në gjyq. Hetimi ndaj të pandehurit Artan Tushe filloi në bazë të dy kallëzimeve, të mbërritura nga, Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si edhe nga Policia e Tiranës, në bazë të pamjeve tw njw emisioni televiziv. Për rastin e parë, në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se:

Shtetasi Artan Tushe, në cilësinë e shefit të zonës nr. 1 të Hipotekës Tiranë, ka ndërhyrë tek vartësit e tij për të regjistruar pronën në emër të një shtetasi rreth dy muaj para se aplikuesi të dorëzonte kërkesën në ZVRPP (Hipotekë). Nëpërmjet ndërhyrjes së tij, ai ndihmoi qytetarin, kundrejt shumave financiare, që të regjistronte pronën truall në qytetin e Tiranës, në emër të tij, pavarësisht se nuk kishte bërë aplikim.

Për rastin e dytë, në bazë të pamjeve filmike të administruara prej emisionit televiziv, shtetasi Artan Tushe rezulton se i ka marrë, në dy episode të ndryshme, dy shtetasve, shumat e 500 euro dhe 50 mijë lekë (të reja). Nga hetimet për këto dy raste të filmuara, Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet, duke pyetur edhe personat që kanë dhënë paratë. Sipas deklarimeve të këtyre shtetasve, ata kishin aplikuar në ZVRPP për të kryer veprime administrative me pronat e tyre, veprime të cilat po vonoheshin me qëllim që të paguanin para pranë zyrtarëve të Hipotekës për të marrë shërbimin. Duke qenë se gjendeshin në këto kushte, këta qytetarë i janë drejtuar emisionit investigativ.

Në njërin prej këtyre rasteve, qytetari kërkon ndihmën e shefit Artan Tushe, për ta ndihmuar të kryente veprimin administrativ brenda afatit kohor ligjor dhe “me më pak para, meqenëse kam dëgjuar se punonjës të tjerë kërkojnë 1500 euro”, shumë të cilën ai nuk e dispononte. Nga hetimi rezultoi se i pandehuri Artan Tushe, “e ndihmon”, duke i marrë “vetëm 500 euro” dhe ia kryen veprimin administrativ në kohë optimale për qytetarin. Edhe në rastin e dytë, me qytetarin që i dha 50 mijë lekë, prezantohet e njëjta situatë, ku shefi i zonës nr.1 të Hipotekës Tiranë “e ndihmon” me më pak para se sa mund t’i kërkonin persona të tjerë.

Pjesë të zbardhura nga regjistrimet e emisionit investigativ:

Qytetari:  Si je ?

Artan Tushe: Ça bëre ti, mirë ?

Qytetari: Na fal…

Artan Tushe: S’ka gjë. E mo, sat ë kanë kërkuar ?

Qytetari: 1500 ( njëmijë e pesëqind ) euro.

Artan Tushe:  Sa e ke me qejf ?

Qytetari: A e di si e kisha problemin se unë prandaj e futa edhe atë…

Artan Tushe: Sa e ke me qejf, flasim troç!

Qytetari: Ça të them unë i shkreti, unë futa një, edhe i thashë, thuj Tanit, unë lek për momentin s’kam. Të marri se unë kam tre certifikata. Të ma marri certifikatën, sat ë shes tokën. Unë po e shes 10 ( dhjetë ) milionë lekë, se po e shes për hall. S’kam lekë. Po ashtu më thuaj ti, se sa ? Se ata më kanë kërkuar 1500 euro. Ku I kam 1500 euro ?  Më thuaj ndonjë shumë, ti gjej, ti sjell. S’ka problem, më thuaj ti sa?

Artan Tushe:  Sa e ke ti me qejf të them?

Qytetari: Po sa, me qejf …500 ( pesëqind eurosh, ta sjell?

Artan Tushe: Më prit dy minuta të marr tabelën. Flasim, mirë ?

Qytetari: Mirë.

( pas një ndërprerje nga drejtuesit e emisionit, në pamjet filmike dëgjohet Artan Tushe duke numëruar një shumë parash, të cilat janë prerje 100 dhe 50 euroshe: 100, 200, 300, 400, 500. Më pas jepen pamjet shtetasit Artan Tushe, duke hyrë në ambientet e një lokali, ku aty e prêt një person, me të cilin zhvillon bisedën e mëposhtme:)

Qytetari: Të kam bezdis ëëë?

Artan Tushe: Ku e gjetët atë mut avokati, ku e gjetët?

Qytetari: Ku e gjeta unë?! Ai më gjeti kur e shita tokën.

Artan Tushe: Ia shite ti atij ?

Qytetari: Jo, jo, ma gjeti ai që ia shita unë.

Artan Tushe: Edha tha hajde se ti rregulloj unë.

Qytetari: Tani si i bëhet ? Kam hyrë në një valle, në një siklet të madhe që se ke idenë. As më njeh, as të njoh, pop o të qaj hallin.

Artan Tushe: Jo mo, do ta bëjmë.

Qytetari: Për zotin. Tani ajo, mund të dalë të hënën?

Artan Tushe:  Do mundohemi ta nxjerrim.

( ndërkohë qytetari nxjerr një shumë parash )

Artan Tushe: Sa ke lënë

Qytetari: Unë kam lënë 500 ( pesëqind )

( Artan Tushe merr paratë nga qytetari dhe i mbështjell. Ndërkohë biseda vazhdon )

Qytetari: Jo, numëroi pot ë duash se…vetëm ma mbaro si punë të lutem!

Artan Tushe:  Ta mbarojmë që sot o nesër, të hënë ta mbarojmë

Qytetari: të lutem se e kam litarin në fyt, për zotin. Mirë hajd lëvizim pra.

Artan Tushe: Dil përpara ti.

30 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Advertisements
Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s