Argumenti i qeverisë: Nuk ka më ish-pronarë, vendosim një afat kohor për mbylljen e procesit

Botuar në Gazetën Shqip, 1 dhjetor 2015, nga HERION MESI

Komisioni i Ligjeve ndryshoi 22 nene – Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi e vetme të premten e kaluar projektligjin e ri për trajtimin e pronës, duke ndryshuar rreth 22 nene të tij, nga 38 nene që kishte projektligji i qeverisë. Pas shqyrtimit nen për nen, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin në tërësi edhe pse në mbledhje ishin vetëm 8 deputetë nga 11 që nevojiten për të plotësuar kuorumin e nevojshëm, ashtu siç ndodhi në votimin në parim.

Qato: Pronat shtetërore në dispozicion të kompensimit – Drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato, në prononcimet e saj në mediat ka rrëzuar pretendimet e pronarëve për pabarazi, ndërsa ka theksuar se respektohen parimet kushtetuese, por garanton edhe shpërndarjen e fondit fizik të pronave shtetërore që AKKP-së i janë vënë në dispozicion për kompensimin e pronarëve. Ajo është shprehur se afatet e përcaktuara në projektligj janë më se të mjaftueshme për mbylljen e procesit.

Ja tri pikat e strategjisë për zgjidhjen e çështjes së pronave 

Synimet e qeverisë

– Përcakton qartësisht organin kompetent që do të administrojë këtë proces.

– Përcakton përfundimin e shqyrtimit dhe dhënien e vendimeve për kërkesat që janë të patrajtuara brenda një afati 3-vjeçar.

– Përcakton heqjen e procedurave të përsëritura të aplikimit dhe përcakton se vlerësimi financiar i vendimeve për kompensim përfundon brenda një afati 3-vjeçar.

– Përcakton përfundimin e likuidimit të të gjitha vendimeve të kompensimit brenda një afati 10-vjeçar, duke garantuar shlyerjen e këtij detyrimi nëpërmjet fondit financiar të përvitshëm të përcaktuar në projektligj, si dhe fondit të tokës të përcaktuar e të garantuar në projektligj.

RelacioniPër qeverinë shqiptare projektligji për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është një strategji për zgjidhjen e çështjen e pronave në Shqipëri, por nuk nënkupton fshirjen përfundimtare të të gjitha padrejtësive që u janë bërë pronarëve gjatë këtyre viteve, por zvogëlimi i tyre, brenda kushteve dhe mundësive ekonomiko-sociale të vendit tonë. Dhe me këtë strategji, pikësëpari, qeveria synon heqjen përfundimtare të termit “ish-pronarë”, duke theksuar se shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme. Ndërkaq, lidhur me strategjinë e për zgjidhjen e çështjes me pronarët e vjetër, qeveria në relacionin e saj bashkëngjitur projektligjit, thekson se zgjidhja do të bëhet përmes tre proceseve: duke saktësuar fondin e kompensimit për ish-pronarët, i cili do të operojë në mënyrë transparente sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit; duke eliminuar me ligj dhe në praktikë zvarritjet burokratike, si bazë për korrupsionin që lidhet me procesin e kthim/kompensimit të pronave; si dhe duke orientuar procesin e privatizimit të pasurive publike drejt kompensimit të ish-pronarëve. Dhe ky projektligj, sipas qeverisë, vjen pikërisht si përgjigje e angazhimit të qeverisë për zgjidhjen procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës, proces ky që zvarritet prej vitesh.

Vendimet e gjykatave

Në relacionin e saj, qeveria sqaron gjithashtu, se drafti pasqyron teknikisht doktrinën e krijuar deri më sot nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me fushën e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Sipas kësaj doktrine, objektivi i shtetit të sotëm demokratik është të zvogëlojë padrejtësitë e kryera nga regjimi i mëparshëm totalitar dhe komunist, duke i dhënë mundësinë e një shpërblimi të drejtë, që nuk do të thotë të jetë i plotë. “Propozimi përmes projektligjit, në referim edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, bëhet për të zgjidhur çështjen e pronarëve të vjetër duke eliminuar me ligj dhe në praktikë zvarritjet burokratike, si dhe për të sjellë barazi te të gjithë ish-pronarët, të cilëve u është njohur prona për kompensim, me qëllim realizimin e një shpërblimi të drejtë, sipas kushteve ekonomike e sociale të shtetit. Gjykata Kushtetuese, në të njëjtën kohë, ka çmuar se shfuqizimi i legjislacionit të miratuar nga regjimi komunist për rreth 50 vjet nuk mund të çojë në rivendosjen e marrëdhënieve të pronësisë siç kanë qenë në vitin 1944, as në shpërblimin e plotë të dëmeve të pësuara, për arsye të ndryshimeve objektive në kohë e për shkaqe të justifikuara juridike. Megjithatë, ky projektligj gjen një balancë mes interesit publik dhe së drejtës së pronës”, thuhet në relacion. Gjithashtu, qeveria sqaron se projektligji është përgatitur duke pasur si referim vendimin pilot të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Republikës së Shqipërisë” dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar rekomandimet e parimet përkatëse të vendimmarrjeve të këtyre gjykatave. Dhe në këtë kuadër, ajo ka përfunduar këtë strategji duke hartuar, sipas saj, një formulë efikase dhe realiste për kompensimin e pronarëve; një afat të arsyeshëm dhe të përcaktuar kohor për përfundimin e të gjithë procesit; si dhe duke paraqitur një zgjidhje të drejtë, duke respektuar normat kushtetuese për të gjithë pronarët, por gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët, duke mbajtur në konsideratë interesin publik.

Kthimi i pronës

Sa u përket debateve të fundit nga palët e përfshira në këtë proces, qeveria thekson se projektligji i saj për pronat, nuk kufizon të drejtën për kthimin e pronës. Konkretisht, në pikën 1 të nenit 21, parashikohet se, subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kompensohen pa kufizim fizikisht, brenda pronës së njohur, pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila, nëse konsiderohet e lirë, kompensohet fizikisht deri në 100 hektarë. Ndërsa lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës, qeveria shprehet se nga viti 2005 dhe deri më sot është aplikuar si mënyrë shpërblimi kompensimi financiar për tokën truall. Me këtë formë kompensimi është arritur të shlyhet një pjesë të pronarëve me kompensim për një pjesë të truallit 200 – 500 metra/katrorë (në varësi të sipërfaqes së njohur për kompensim) dhe, sipas rendit kronologjik të vendimmarrjes, ka arritur deri në vitin 1994. Ndërsa për tokën bujqësore, akoma nuk ka filluar asnjë procedurë kompensimi. “Duket qartë se formula e përdorur për kompensimin e ish-pronarëve nuk është efektive” argumenton Ekzekutivi në relacion.

 

 

Ligji i pronave

Gjoba për zyrtarët nëse s’përgjigjen në afat

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi e vetme të premten e kaluar  projektligjin e ri për trajtimin e pronës dhe mbylljen e procesit të kompensimit për 10 vite, për shkak se anëtarët opozitarë braktisën mbledhjen e komisionit. Ndërsa, mazhoranca vijoi e vetme shqyrtimin nen për nen të projektligjit, duke ndryshuar rreth 22 nene të tij, nga 38 nene që kishte projektligji i qeverisë. Një tjetër element i shtuar nga ligjvënësit, pas diskutimeve me grupet e interesit, janë dhe kundërvajtjet administrative në rast të shkeljes së dispozitave të këtij ligji. Zyrtarët të cilët nuk u përgjigjen në afat ish-pronarëve, do të dënohen me gjoba administrative. Ligji i ri parashikon masa për punonjësit e AKKP-së. Shkeljet për administrimin e fondit të kompensimit, dënohen me gjobë nga 200-800 mijë lekë. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të kompensimit dënohet me gjobë 50-300 mijë lekë. Niveli i gjobës përcaktohet në përpjesëtim të drejtë me nivelin e kundërvajtjes dhe përgjegjësinë e kundërvajtësit në procesin e kompensimit. Në rast të përsëritjes së kundërvajtjes, zyrtari gjobitet me gjobë në vlerë dyfishe. Gjobat nisin nga 50 000 deri në 800 000 lekë, sipas llojit të shkeljes. Pas shqyrtimit nen për nen, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin në tërësi edhe pse në mbledhje ishin vetëm 8 deputetë nga 11 që nevojiten për të plotësuar kuorumin e nevojshëm, ashtu siç ndodhi në votimin në parim.

Ky zë u postua te Uncategorized nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s