Pronari nga Dukati i shkruan perfaqesuesit të Këshillit të Europës në Shqipëri

Botuar në Gazetën Dielli

KËRKESË PUBLIKE ZOTIT MARKO LEIDEKKER PËFAQESUES I KËSHILLIT TË EUROPËS NË SHQIPËRI

Shqiperi,17 Gusht 2015

I nderuar zoti Marko Leideker, përfaqësues i Këshillit të Europës. Duke ju falenderuar për veprimtarinë tuaj për të ndihmuar zhvillimet demokratike në Shqipëri, ju lutemi të na bëni të ditur publikisht komentin që kanë bërë specialistët e Këshillit të Europës për projektligjin e Qeverisë për kompensimin e pronave.
Llogjika na thotë se ka një manipulim nga Ministria e Drejtësisë duke bërë lojë fjalësh dhe keqpërdorur emrin e Këshillit të Europës. Sqarimi publik nga ana juaj, është i nevojshëm për të rivendosur besimin tonë ndaj institucioneve ndërkombëtare si dhe transparencën për veprimet e autoriteteve shqiptare. Përgjigja juaj publike do të sqarojë njëkohësisht mijëra pronarë në të gjithë zonën turistike perfshi dhe qindra pronarë në fshatin tim të Dukatit, ku secili pret kthimin me ligj të pronës së grabitur për 45 vjet nga diktatura komuniste dhe prej 24 vjetësh nga pjella e tyre e ricikluar në politikë prej Ramiz Alisë nëpërmjet mashtrimit pseudodemokratik të Katovicës.
Unë jam anëtar i Shoqatës “Dukati” dhe në harmoni te plotë me Shoqatën Kombëtare “Pronësi me Drejtësi’ dhe shoqatat e tjera, kërkojmë ndihmën tuaj për të korigjuar gabimet e qeverisë me pronat tona të trashëguara. Dukati është nje nga fshatrat e zonës turistike të Gjirit të Vlorës. Fshati ka pak tokë bujqësore të punueshme por në çdo kohë ka jetuar me nder. Nuk kemi vjedhur dhe përvetësuar kurrë më parë pronën e tjetrit, por kemi jetuar me punën e ndershme dhe me djersën e ballit, duke shfrytezuar atë pak tokë bujqësore, blektorinë dhe kullotat e Karaburunit që i trashëgojmë prej shumë brezash. Diktatura komuniste i grabiti pronat tona, na denigroi si kulakë, na persekutoi etj. Nese Evropa, Banka Botërore etj, e dëshirojnë Shqipërinë demokratike, ata ashtu siç imponojnë uljen e pensioneve dhe rritjen e energjisë elektrike, duhet që më parë të dertyrojnë shtetin të kthejë pronën e graditur tek i zoti. Politikanë me eksperiencë si ish presidenti Bamir Topi, po fokusohen tek referenca e çmimit të kompensimit. Zgjidhja nuk është çmimi por detyrimi i Shtetit për të zbatuar kushtetutën. Siç u shprehën ne deklaratën publike të shtatë shoqatat e pronarëve kompensimi e ka rradhën pas kthimit dhe është i pranushëm vetëm për pronat që nuk mund të kthehen pasi janë tjetërsuar dhe shërbejnë për nevoja publike.Ne nuk do të lejojmë pazare çmimash me të drejtat tona me dinjitetin tonë.

Kompensimi qoftë edhe me para për pronat tona është mashtrim i rradhes se Shteti po merr borxhe për të shlyer borxhet. Kompensimi qoftë dhe me çmimin e tregut për prona që kanë përvetësuar padrejtësisht ose duan të përvetësojnë klanet e politikës është shkelje e Kushtetutës. Qeveria nëse ka para ose toka të lira , le të kompensojë grabitësit e perjudhës 1991-2015. Drafti i Qeverisë e shkel ne çdo rrjesht Kushtetutën sepse e konsideron pronën e grabitur me ligjet e diktaturës si pronë të shtetit. Ne, qytetarë dhe fashatarë, çuditemi pse KE , në emër të ligjit ka mbështetur vjedhjen . Si mundet që KE të pranojë zgjidhje me kompensimin pa korigjuar më pare, me ligj dhe me rrugë gjyqësore vendimet pa bazë Kushtetuese dhe gabimet e bëra me kthimin fizik. Gabimi korigjohet duke filluar aty ku ka nisur. Ne jemi në dijeni për kushtin dhe afatin kohor që Strasburgu i ka vënë Qeverisë Shqiptare për zgjidhjen e anarkisë së titujve të pronësisë konform Kushtetutës dhe Vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut.
Zoti Leideker, nga Kryesia e Shoqatës jemi vënë në dijeni se shoqata ka kërkuar të bëhen pransparente se çfarë i kanë kërkuar autoritetet shqiptare (AKKP etj) institucioneve ndërkombëtare KE dhe komentet e bëra nga ndërkombëtarët për draftin e Qeverisë por e vërteta po maskohet.
Në 10 Korrik 2015 Ministri i Drejtësisë i dërgoi shoqatave projektligjin dhe ftoi, në prezantimin që Qeveria do bënte datë 16 Korrik 2015 në hotelin “Sheraton”. Në ditën e prezantimit pronarët kërkuan të kishin mundësinë e diskutimit që të shprehnin konsideratat e tyre për projekligjin që ju ishte dërguar dhe e kishin analizuar, por nga drejtoresha e AKKP, pronarëve ju mohua e drejta të shprehnin mendimin e tyre. Për të mos qenë si kukulla për të mbushur sallën, ne të gjithë pronarët përfshi edhe unë u larguam nga salla. Ndërsa në takimin e parë ku ishte present dhe Kryeministri ishin të pranishëm shumë gazetarë dhe televizione, ndërsa në dy takimet e tjera që u zhvilluan datë 21 Korrik dhe dt. 31 Korrik, mediat dhe gazetarët u ndaluan të futen në sale, por asnjë gazete nuk foli. Në takimin e parë, unë personalisht para largimit, u takova dhe bisedova shkurt me Kryeministrin dhe ai më tha se do të vinte të bisedonte dhe sqarohej me pronarët, por nuk erdhi në asnjë nga dy takimet e mëvonshme.
Me vonë nga Kryesia e shoqatës jemi informuar se autoritetet shqiptare , që në Mars Prill 2015, paskan kërkuar nga strukturat e Këshillit të Europës për të ndihmuar për hartimin e ligjit të kompensimit dhe se projektligji ishte përfunduar para Korrikut 2015.
Në deklarimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Projektligji është hartuar dhe me konsultimin paraprak me ekspertët e Këshillit të Evropës, etj. Këtu nuk ka transparencë. Nuk duam ta besojmë se drafti që praktikisht na vjedh pronat tona të trashëguara është hartuar me konsultimin të ekspertëve të Këshillit të Evropës. Shtrojmë pyetjen: përse këta ekspertë nuk kanë marrë në konsideratë asnjë nga sugjerimet tona. Si mund të bëhet kompensimi pa korigjuar kthimet fizike të gabuara, të bëra në kundështim me çdo ligj si dhe kthimet fizike të penguara nga AKKP në kundërshim të plotë me ligjet në fuqi. Zoti Stavri Semanjaku, një nga kryetarët e shoqatava paraqiti në takim argumenta të shumta që Agjensia nuk ka funksionuar për kthimin por për vjedhjen e pronave dhe nuk u kundërshtua as nga drejtoresha e AKKP që ishte prezente në takim. Pyesim përsëri si ka mundësi që specialistët e KE të miratojnë një draft që kërkon kompensim që bie ndesh me nenin 41 dhe 181 te Kushtetutes pra del mbi ligjet, del mbi Kushtetutën , dhe kërkon të ndryshoje dhe rregulloren e Gjykatës së Strasburgut. Pse ai draft i bërë sipas interesave të disa personave na është servirur si zgjidhje e mbështetur nga Këshilli i Europës. Ju lutemi na sqaroni nëse specialistet e KE kanë ardhur në Tiranë, pse nuk janë takuar qoftë dhe një herë të vetme me kryesinë e pronarëve por paskan punuar dhe përfunduar projektligjin në fshehtësi të pronarëve !
Ju zoti Leideker jeni në dijeni për standardet e dyfishta se në Shqipërinë e veriut, çdo trung familjar ka marrë pronën e tij të trashëguar dhe anarkia e titujve të pronësisë eshtë krijuar kryesisht në zonën turistike pasi kjo është zona e lakmuar nga politikanët . Kjo ka futur ne hasmëri familjet me njëra tjetrin, ka krujuar konflikte brenda fisit dhe familjes. Në eksperiencën time që kam mbushur të 80 vjet, kjo situatë që nuk di ti gjej emrin e përshtatshëm nuk ka ndodhur as në kohën e Mbretit Zog, as në kohën e pushtimit nazifashist dhe as në kohën e diktaturës së egër komuniste.
Ju nuk duhet të heshtni përderisa ju jeni ne dijeni se në Kuvendin e Shqipërisë disa deputetë përfshi Kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Pandeli Majko, dhe deputetë të tjerë e kanë pohuar se për shkak të anarkisë së pronës janë vrarë mbi 8000 shtetas dhe ju e dini se ky numur shkon në rritje.
Ju jeni në dijeni se ish Kryeministri Sali Berisha në 2013 pranoi publikisht gabimin e Katovicës me pronat dhe megjithatë Qeveria po vazhdon në rrugën e tij të gabuar.
Qeveria aktuale e z. Edi Rama, në këto dy vjet ka miratuar ligje për legalizimin e grabitjeve dhe ndërtimeve paleje, veprim që në zonat turistike është absolutisht i papranushëm. Vjedhja në emër të ligjit e Karaburunit dhe pronave tona turistike është thelbi i projektligjit të fundit që Qeveria pretendon se ka marrë miratimin e Këshillit të Ruropës. Unë dhe bashkëfshatarët e mi, jemi të bindur dhe nuk mund ta besojmë atë që thuhet zyrtarisht se ky projektligj është konsultuar nga specialistet e KE pasi ky projektligj e ndërlikon mundësinë e zgjidhjes dhe nuk të çon në demokraci dhe BE. Nëse ky draft është vullneti i KE, shpresa jone e fundit, se me pranimin e Shqiperise ne BE, Europa do ti vendose Shqiperise kushte te forta, per zbatimin e Kartes se te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetutes, po vdes. Dhe meqenese shpresa vdes e fundit, do te thote se pas saj vjen vdekja jone. Por mëenyra se si ne do te vdesim eshte natyrisht problemi yne. Ne dimë ti mbrojmë të drejtat tona, pronën dhe dinjitetin tonë njerëzor. Nqs. ne BE prona mbrohet me ligj, dhe ne Shqiperi prona vidhet me ligj dhe pronari shkaterrohet me te gjitha menyrat, a mund të pranohemi në BE.
Meqenese ju partneret tane europiane keni marre ne dore dhe ndikoni ne fatet e Shqiperise, po ju drejtohemi qe te luani rolin tuaj per problemin e prones, si nje te drejte njerezore qe e dallon diktaturën komuniste nga demokracia. Vënia juaj në krahe të ketyre formave te qeverisjes shqiptare ju ben bashkepunetore ne shkeljen e parimeve dhe ligjeve demokratike.
Ju lutem referojuni letres së fundit qe ju eshte adresuar nga shoqatat e pronarëve por dhe letrave të tjera të mëparshme. Unë dhe të gjithë ne pronarët jemi të gatshëm për çdo sqarim të dhe besojmë se do gjejmë mirkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj drejt zgjidhjes së çështjes së kthimit të pronës ashtu siç përcakton neni 181 i Kushtetutës.
Ne pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt
Nuro Kulluri
Pronar autokton nga fashati Dukat i Vlorës
Tel 0682508014

Tags: , , ,

 

Advertisements
Ky zë u postua te Albanian Authorities, European Court of Human Rights, European Integration, Posts in Shqip dhe u etiketua me , nga defendingproperty. Faqeruani permalidhjen.

Rreth defendingproperty

Përmes www.defendingproperty.com shoqatat "Pronësi me drejtësi" dhe "Bregdeti" synojnë të sensibilizojnë shoqërinë civile shqiptare dhe ndërkombëtare dhe donatorët e miqtë e Shqipërisë mbi problemin e pronave dhe kërkesat tona për zgjidhjen e tij: kthim i menjëhershëm i pronave të konfiskuara nga komunizmi pronarëve të ligjshëm dhe mirëadministrim i të drejtave të pronësisë. Kthimi i pronave dhe respektimi i të drejtës themelore të pronësisë private janë nga premtimet kryesore të shtetit të ri demokratik shqiptar të fillimit të '90. Deri më sot ky angazhim nuk është realizuar. Përkundrazi, politikanët e të dyja anëve kanë abuzuar me pronat dhe i kanë përdorur si burim pasurimi personal ose klanor, ndër të tjera për të siguruar vota. Zgjidhja e këtij problemi 20 vjeçar kondicionohet nga funksionimin korrekt i shtetit ligjor dhe mposhtja e korrupsionit; zgjidhja do t'i hapë rrugën investimeve serioze dhe është një nga kushtet kryesore për integrim evropian. Me qindra raste janë dërguar para Gjykatës Europiane të të Drejtave Njerëzore dhe Gjykatave shqiptare. Në sit do të gjeni dokumentet tona kryesore si dhe KËRKESAT TONA URGJENTE PËR AUTORITETET SHQIPTARE https://defendingproperty.com/our-position/shqip/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s